TĖ DREJTAT E GRAVE
SHIKIMI I TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT NGA PERSPEKTIVA E NDIESHME GJINORE
FUQIZIMI I GRAVE
>>Pėrparimi i grave dhe arritja e barazisė mes grave dhe burrave
ėshtė ēėshtje e tė drejtave tė njeriut dhe kusht pėr drejtėsinė sociale, dhe
nuk duhet tė mbahen tė izoluara si probleme tė grave.<<
DEKLARATA DHE PLATFORMA PĖR VEPRIM E PEKINIT
TREGIMI ILUSTRUES
Rast i vėrtetė: Tregimi i Maria da Pena Maja Fernandez (Maria da Penha Maia
Fernandes).
Mė
29 maj tė vitit 1983, Maria da Pena Maja Fernandez, u qėllua me armė deri sa
ishte duke fjetur, nga bashkėshorti i saj Marco Antonio Heredia Viveiros. Edhe
pse mori lėndime tė rėnda, si dhe trauma fizike, psikike dhe paraplegji tė
pėrhershme, pėr fat tė mirė ajo mbijetoi. Bashkėshotri i saj, i cili tentoi tė
mbulonte sulmin e tij tė parė duke e raportuar atė si tentim tė plaēkitjes,
vetėm dy javė pasi qė bashkėshortja e tij ishte lėshuar nga spitali, tentoi ta
mbyste atė me rrymė deri sa ajo ishte dukė bėrė banjė. Pas kėtij sulmi tė dytė,
Zyra e Prokuroti Publik ngriti aktakuzė kundėr Z.Viveiros. Gjykatės sė Parė tė
Qarkut iu deshėn tetė vjet qė tė vendosė pėr rastin. Mė 4 maj tė vitit 1991,
juria e gjeti Z.Viveiros fajtor pėr sulm dhe tentim vrasje dhe e dėnoi atė me
10 vjete burg. Pas ankesės, gjykimi i dytė u mbajt nė vitin 1996, ku Z.Viveiros
u dėnua me burgim prej 10 vjet e gjashtė muajsh. Mbrojtja e tij parashtroi
ankesė tė re dhe qė atėherė, nė mėnyrė tė vazhdueshme janė paraqitur fakte tė
reja dhe si rezultat i ngadalshmėrisė sė sistemit gjyqėsor, nuk ėshtė arritur
njė vendim pėrfundimar pėr kėtė krim. Mė 20 gusht tė vitit 1998, Maria de Pena
Maja Fernandez, Qendra pėr Drejtėsi dhe tė Drejtė Ndėrkombėtare (CEJIL) dhe
Komiteti Latino-Amerikan dhe Karaibik pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Grave
(CLADEM),i parashtruan ankesė
Komisionit Interamerikan pėr tė Drejtat e Njeriut, duke pretenduar se Republika
Federative e Brazilit ka dėshtuar pėr mė se 15 vjet tė ndėrmarrė masa efektive
pėr ndjekjen dhe dėnimin e Z. Viveiros. Ankuesit, pėrveė argumentimit pėr
shkelje tė Nenit 1, paragrafi 1 (obligimi pėr tė respektuar tė drejtat), Nenit
8 (e drejta pėr gjykim tė drejtė), Nenit 23 (e drejta pėr mbrojtje tė
barabartė) dhe Nenit 25 (e drejta pėr mbrojtje gjyqėsore) tė Konventės
Amerikane pėr tė Drejtat e Njeriut, nė lidhje me Nenin 2 dhe 18 tė Deklaratės
Amerikane pėr tė Drejtat dhe Detyrimet e Njeriut, gjithashtu pretendonin pėr
shkelje tė Neneve 3 dhe 4 tė Konventės Interamerikane pėr Prandalimin, Dėnimin
dhe Ērrėnjosjn e Dhunės ndaj Grave dhe Neneve 5 dhe 7 tė Konventės sė
rėndėsishme tė Belem do Paros (Belém do Paró). Sikurse edhe nė rastet tjera,
Shteti i Brazilit nuk e komentoi kėtė ankesė. Nė raportin e 16 prillit tė vitit
2001, Komisioni Iner-Amerikan vendosi qė Brazili kishte shkelur tė drejtėn e
Maria de Pena Maja Fernandez pėr gjykim tė drejtė dhe mbrojtje gjyqėsore. Pėr
mė tepėr, Komisioni vendosi qė Brazili kishte shkelur edhe Nenin 7 tė Konventės
sė Belém do Parós. Si rezultat i kėtij raporti, nė vitin 2002, gati 20 vjet pas
tentimi tė parė pėr ta vrarė gruan e tij, Z.Viveiros u arrestua dhe u dėnua me
burg.
BURIMI:
INTER-AMERICAN COMMISSION ON HUMAN RIGHTS ORGANIZATION OF AMERICAN STATES. 2001. REPORT No 54/01, CSE 12.051, MARIA DA PENHA MAIA FERNANDES BRASIL, 16 APRIL 2001, AVAILABLE ONLINE AT: HTTP://WWW.CIH.OAS.ORG/ANNUALREP/2000ENG/CHAPERTIII/MERITS/BRAZIL12.051.HTM
PYETJET
PĖR DISKUTIM ![]()
1. Cilat janė problemet kryesore qė ngriten nga
ky rast?
2. Si mund tė
arrihet drejtėsia, kur qasja ndaj gjyqeve dhe zhvillimi i gjykimeve tė drejta
janė nė rrezik, pėr shkak tė gjinisė sė viktimės?
3. A mjaftojnė
ligjet dhe rregulloret pėr tė garantuar mundėsitė e barabarta pėr tė gjithė
njerėzit?
4. A mund tė parandalohen veprimet e ngjashme? Pėrmend mekanizma e nivelit lokal, regjional dhe ndėrkombėtar qė mund tė pėrdoren pėr ta arritur kėtė.
E DOMOSDOSHME TĖ DIHET ![]()
1. TĖ DREJTAT E GRAVE
Gratė kanė qenė tė detyruara qė pėr njė kohė tė gjatė tė luftojnė pėr njohjen dhe pranimin e tyre si qenie tė plota njerėzore dhe pranimin e tė drejtave tė tyre themelore, por fatkeqėsisht, kjo luftė ende nuk ka pėrfunduar. Edhe pse situata e tyre ėshtė pėrmirėsuar nė shumė sfera nė mėnyrė globale, strukturat shoqėrore dhe paragjykimet janė ato qė ende po pengojnė implementimin e plotė dhe tė menjėhershėm tė tė drejtave tė grave. Shekulli i XX-tė ka sjellė shumė pėrmirėsime dhe keqėsime, por edhe gjatė kėaj kohe tė paqes dhe pėrparimit, grave dhe tė drejtave tė tyre nuk u ėshtė kushtuar ndonjė vėmendje e posaēme. Sidoqoftė, nė tė gjitha periudhat e historisė, mund tė gjenden heroina tė cilat kanė luftuar pėr tė drejtat e tyre, qoftė me armė ose me fjalė. Pėr shmbull, Ellenor Ruzvellt (Eleanor Roosevelt), insistonte qė nė Deklaratėn Universale pėr tė Drejtat e Njeriut tė vitin 1948, nė Nenin 1 tė draftit, nė vend tė tė gjithė njerėzit janė vėllezėr, tė pėrdoret tė gjitha qeniet njerėzore janė tė barabarta. Ndryshimi i tillė nė kėtė formulim bėri tė qartė se tė drejtat e njeriut u takojnė tė gjitha qenieve njerėzore, pa marrė parasysh nėse janė femra apo meshkuj dhe kjo bėri qė barazia tė jetė njė ndėr parimet fundamentale tė tė drejtave tė njeriut.
Parimi i barazisė duke mos bėrė diferencimin mes grave dhe burrave, ashtu si gjendet formalisht nė ligj, shpesh nė mėnyrė tė fshehtė nėnkupton diskriminim ndaj grave. Duke pasur parasysh pozitat dhe rolet e ndryshme qė kanė gratė dhe burrat nė shoqėri, shpesh barazia de iure rezulton nė diskriminim de facto. Kjo gjendje ka detyruar aktivistėt e tė drejtave tė grave tė promovojnė diferencimin (dallimin) mes barazisė formale dhe reale.
Nė shumė raste, nocionet formale pėr barazinė tė bazuara mbi hipotezat e barazisė ndėrmjet tė gjitha qenieve njerėzore, nuk u kanė ndihmuar njerėzve nėpėr situata jo tė favorshme. Nocioni i tillė duhet lėvizur drejt definimit real tė barazisė, duke marrė parasysh pluralizmin, dallimet, disavantazhin dhe diskriminimin. Sikurse Dairijan Shanti (Dairian Shanti) thekson nė artikullin e saj Barazia dhe Struktura e Diskriminimit, neutraliteti nuk lejon qė ndieshmėria tė dėmtojė dhe me kėtė tė parandalojė disa njerėz tė pėrfitojnė nga trajtimi i barabartė. Prandaj pėrqendrimi duhet tė orientohet drejt potencimit tė `rezultateve tė barabarta` dhe `pėrfitimeve tė barabarta`. Barazia e vėrtetė ndėrmjet grave dhe burrave mund tė arrihet vetėm nėse sė bashku realizohen plotėsisht barazia formale dhe ajo reale.
>>Gjatė mileniumit tė ardhshėm do tė bėhet pėrkthimini (transformimi) i forcės sė numravė nė forcėn e veprimit pėr gratė, nga gratė dhe nė partneritet me burrat.<<
AZZA
KARAM
Gjinia dhe zgjerimi i
koncepti tė gabuar pėr tė drejtat e grave
Gjinia ėshtė njė koncept qė nuk adreson vetėm gratė dhe tė drejtat e tyre, por ėshtė njė koncept mė kompleks, me qė pėrfshinė si burrat ashtu edhe gratė. Pėr herė tė parė ėshtė pėrdorur nė vitet e 70-ta nga Suzan Moller (Susan Moller) dhe ėshtė definuar si institucionalizim i thellė i fshehjes sė dallimeve seksuale qė pėrshkojnė shoqėrinė tonė, dhe pastaj nė gjithė botėn u zhvillua si rezultat i zhvillimeve dinamike politike, shoqėrore dhe transformimeve ekonomike. Statuti i Romės i Gjykatės Ndėrkombėtare Penale i vitit 1998, pas njė diskutimi intensiv mes pėrfaqėsuesve tė shteteve lidhur me pėrmbajtjen dhe konceptin e gjinisė, ku disa kundėrshtonin zgjerimin e saj nė orientim seksual, definoi gjininė si dy sekse, mashkull dhe femėr, pėrbrenda kontekstit tė shoqėrisė. . ..
Megjithatė, nė vend se gratė tė pranohen si gjysma e popullatė botėrore, gjysma e popullsisė sė ēdo vendi, tė ēdo populli autokton dhe shumė komuniteteve, ėshtė shumė e zakonshme tė shihen definicion pėr gra si grupe tė veēanta. Ky lloj koncepti mund tė gjindet nėpėr dokumente nė tė cilat gratė vendosen nė paragrafe ose kapituj bashkė me grupet e tjera tė rrezikuara, siē janė popujt autoktonė, tė moshuarit, njerėzit me aftėsi tė ndryshme dhe fėmijėt. Ajo qė i lidh tė gjitha kėto grupe tė rrezikuara, ėshtė fakti se tė gjithė ata kanė pėrjetuar dhe ende pėrjetojnė diskriminim, si dhe nuk kanė mundur dhe ende nuk mund tė gėzojnė nė tėrėsi tė drejtat e tyre elementare.
Sidoqoftė, gjinia ėshtė njė kategori e dobishme pėr tu analizuar, qė neve na ndihmon tė kuptojmė se si gratė dhe burrat nė shoqėri marrin pėrgjegjėsi, role dhe pozita tė ndryshme. Pėrfshirja e analizave gjinore nė teorinė dhe praktikėn e tė drejtave tė njeriut, na bėn ne tė ndieshėm nė veēanti ndaj dallimeve mes grave dhe burrave nė shoqėri dhe pėr mėnyrat specifike tė shkeljes sė tė drejtave tė grave.
Prandaj, ėshtė e qartė se duhet promovuar opinioni pėr ndieshmėrinė-gjinore, me qėllim tė arritjes sė tė drejtave tė barabarta pėr tė gjithė, pa dallim gjinie, ngjyre, race dhe religjioni.
Siguria njerėzore dhe
gratė
Deri sa konfliktet ekzistuese po keqėsojnė gjendjen e pabarazisė dhe diferencimit, siguria njerėzore dhe statusi i grave, janė tė lidhura ngusht mes vete. Njė vėmendje e veēantė dhe mbrojtje e posaēme u duhet kushtuar refugjatėve dhe personave tė zhvendosur brenda vendit, shumica e tė cilėve janė gra, tė moshuar dhe fėmijė .
Siguria njerėzore ka tė bėjė gjithashtu me sigurimin e qasjes sė barabartė dhe pėr tė gjithė njėsoj ndaj arsimimit, shėrbimeve sociale dhe punėsimit edhe gjatė kohės sė paqes. Grave shpesh u mohohet qasja e plotė nė kėto fusha. Prandaj, gratė dhe fėmijėt nė veēanti janė pėrfitues tė qasjes sė sigurisė njerėzore nga perspektiva e tė drejtave tė njeriut, e cila dėshmon se nuk mund tė arrihet kurrfarė sigurie njerėzore nėse nuk respektohen tė drejtat e njeriut nė tėrėsi. Kėshtu qė, ērrėnjosja e ēfarėdo forme tė diskriminimit, nė veēanti ndaj grave dhe fėmijėve, do duhej tė ishte prioritet i agjendės sė sigurisė njerėzore.
Pėr sigurinė njerėzore, njė rėndėsi tė veēantė ka gjendja e grave gjatė konflikteve tė armoatosura, qė do tė diskutohet mė poshtė.
2. DEFINIMI DHE PĖRSHKRIMI
I ĒĖSHTJES ![]()
Pėr tu kuptuar mė mirė kėrkesat e sotme tė grave pėr tė drejtat e tyre ėshtė i dobishėm shqyrtimi i historikut tė lėvizjeve pėr tė drejtat e grave.
Njė vėshtrim historik
Revolucioni francez, si njė ngjarje e rėndėsishme historike, paraqet fillimin e pėrpjekjeve tė femrave pėr tu njohur nė botėn e meshkujve si qenie njerėzore tė barabarta. Kjo epokė nuk paraqet vetėm fillimin e lėvizjes pėr tė drejta civile dhe politike, por gjithashtu kjo kohė i shtroi rrugėn lėvizjes sė parė tė grave pėr liri dhe barazi. Njėra nga shtytėset mė tė famshme tė kėsaj lėvizje ishte, Olimp de Guzh (Olympe de Gouges), e cila ka shkruar Deklaratėn pėr tė Drejtat e Gruas dhe Qytetarės Femėr. Ajo, sikurse edhe shumė bashkėmendimtare tė saj femra, e kanė paguar me gijotinė pėrkushtimin e tyre.
Gruaja lind e lirė dhe gėzon tė drejta tė barabarta mė mashkullin nė ēdo aspekt.
Neni 1 i Deklaratės pėr tė Drejtat e Gruas dhe Qytetares Femėr, 1798.
Edhe Britania e Madhe ka njė traditė tė vjetėr dhe tė fortė tė luftės sė femrave pėr tė drejta tė barabarta. Britania e Madhe shpesh quhet edhe atdheu i feminizmit. Qysh nė vitet e 1830-ta, gratė britaneze filluan tė kėrkojnė tė drejtėn e votės. Ato luftuan pėr mė shumė se 70 vite pėr ndryshimin e kėtyre metodave, pėr tė pasur sukses pėrfundimisht nė vitin 1918, kur grave duke filluar nė moshėn 30 vjeēare iu dha e drejta pėr tė votuar. Fushat e tjera tė veprimit tė tyre kanė pėrfshirė qasjen nė arsimim, tė drejtat e grave tė martuara nė pronė dhe tė drejtėn pėr tė mbajtur pozita publike.
Gratė sidomos nė Britani tė Madhe dhe Shtete tė Bashkuara tė Amerikės kanė pėrdorur edhe metoda radikale, madje edhe greva tė urisė. Sufragjeta (partizane e tė drejtave tė grave nė Angli) e njohur Emilli Devjison (Emily Davison), gjatė njė gare nė vitin 1913 zgjodhi vdekjen me qėllim duke e hedhur veten para kalit tė Mbretit Xhorxhi i V-tė.
Kėshilli Ndėrkombėtar i Grave, i cili u themelua nė vitin 1888, ekziston edhe sot. Ky Kėshill ka selinė nė Paris dhe merr pjesė aktive pėr tė siguruar tė drejtat e grave pėrmes takimeve ndėrkombėtare, seminareve dhe workshopeve ndėregjionale dhe vendore, pastaj programeve intensive pėr zhvillim tė projekteve nė bashkėpunim me agjencionet ndėrkombėtare, rezolutave tė pėrpiluara dhe tė miratuara nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė, si dhe pėrmes bashkėpunimit nė tė gjitha nivelet me organizatat e tjera joqeveritare dhe planit trevjeēar tė veprimit nė secilin nga pesė Komitetet e tij tė pėrhershme..
Organi i parė ndėrqeveritar i cili ka trajtuar tė drejtat e grave ėshtė Komisioni Interamerikan i Grave (CIM) pėr Regjionin e Amerikės Latine i cili ėshtė krijuar nė vitin 1928. Ky organ ka qenė pėrgjegjės pėr pėrpilimin e Konventės Interamerikane tė Grave, tė miratuar nga Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) nė vitin 1933. Kjo konventė nxiti debat pasi qė regjioni po zhvillonte njė trup tė ligjeve qė do tė trajtonte tė drejtat e njeriut.
Qysh nė vitin 1945, pra nga fillet e hershme tė Kombeve tė Bashkuara, gratė kishin tentuar tė marrin pjesė brenda strukturės sė saj dhe tė bėnin prezencėn e tyre tė dukshme nė pėrmbajtjen dhe implementimin e instrumenteve dhe mekanizmave pėr tė drejtat e njeriut.
Komisioni pėr Statusin e Grave (CSW), i cili ka mandatin pėr promovimin e tė drejtave tė grave nė gjithė botėn, u krijua nė vitin 1946. Kryesuesja e parė e tij ishte Bogil Boegstrup nga Belgjika. CSW-ja promovoi pėrfshirjen eksplicite tė tė drejtave tė grave nė Deklaratėn Universale pėr tė Drejtat e Njeriut.
Edhe pse gratė qė nga fillimi kontribuan nė mėnyrė tė barabartė evolucionin e sistemit ndėrkombėtar politik, ekonomik dhe social, vėmendja ndaj problemeve tė tyre ka qenė minimale. Dekada tė tėra tė verbėrisė gjinore nė dokumente pėr tė drejtat e njeriut, kanė bėrė qė edhe njerėzit tė verbėrohen pėr kėto fakte. Tė drejtat fundamentale tė mė shumė se gjysmės sė njerėzimit u harruan, gjė qė sjell domosdo deri te konkluzioni se deri sa shoqėritė nėpėr gjithė botėn ende nuk janė neutrale ndaj gjinive dhe vazhdojnė tė diskriminojnė gratė, nuk mund tė ekzistojė neutralitet gjinor nė ligje ndėrkombėtare dhe vendore.
Pabarazia nė shumė fusha tė jetės sė pėrditshme, pastaj varfėria nė mesin e grave dhe diskriminimi ndaj fėmijėve vajza ishin ato rrethana qė shtynė Kombet e Bashkuara qė gjatė viteve tė 1970-ta, tė vendosin pėr lansimin e Dekadės sė Kombeve tė Bashkuara pėr Gratė: Barazia, Zhvillimi dhe Paqja, nga viti 1976 der mė 1985. Nė vitin 1979, me miratimin e Konventės pėr Eliminimin e tė Gjitha Formave tė Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW), Dekada arriti kulminacionin. Kjo Konventė ėshtė instrumenti mė i rėndėsishėm pėr mbrojtjen dhe promovimin e tė drejtave tė grave. Pėr herė tė parė, CEDAW, i cili nė vete pėrmban tė drejta civile, politike dhe ekonomike, sociale e kulturore, duke bashkuar kėshtu dy kategori tė tė drejtave, tė cilat pėrndryshe janė tė ndara nė dy kategori, njohu gratė si qenie tė plota njerėzore.
Diskriminimi
ndaj grave nėnkupton ēdo dallim, pėrjashtim ose kufizim tė bazuar nė gjini, qė
ka pėr efekt ose qėllim tė komprimitojė ose tė asgjėsojnė njohjen, gėzimin ose
ushtrimin nga gratė, cilado qoftė gjendje e tyre martesore, mbi bazėn e
barazisė sė burrit dhe tė gruas, tė tė drejtave tė njeriut dhe tė lirive
themelore nė fushat poltike, ekonomike, shoqėrore, kulturore e civile ose nė
ēdo fushė tjetėr.
NENI 1 i Konventės pėr Eliminimin e tė Gjitha Formave tė Diskriminimit ndaj Grave CEDAW-it.
Pėrveē kėsaj, CEDAW-i gjithashtu obligon shtetet anėtare:
· Tė pėrfshijnė nė kushtetutat e tyre kombėtare ose nė ndonjė dispozitė tjetėr ligjore tė pėrshtatshme parimin e barazisė mes grave dhe burrave;
· Tė sigurojnė zbatimin efektiv tė parimit tė barazisė;
· Tė miratojnė masa ligjore dhe masa tė tjera tė pėrshtatshme, duke pėrfshirė edhe sanksione nėse ėshtė nevoja, pėr ndaljen e ēdo diskriminimi ndaj grave;
· Tė vendosin baza tė barabarta pėr mbrojtje e tė drejtave tė grave dhe burrave;
· Tė mos ndėrmarrin asnjė veprim ose praktikė diskriminuese ndaj grave dhe tė arrijnė qė autoritetet publike dhe institucionet publike ti pėrmbahen kėtij detyrimi;
· Tė marrin tė gjitha masat e pėrshtatshme pėr tė eliminuar diskriminimin tė cilin e ushtron ndonjė person, organizatė ose ēfarėdo ndėrmarrje ndaj grave;
· Tė anulojnė tė gjitha dispozitat penale qė pėrbėjnė ndonjė diskriminim ndaj grave;
· Tė sigurojnė zhvillimin e plotė dhe pėrparimin e grave mbi bazat e barazisė me burrat, me qėllim qė tu garantojnė atyre nė mėnyrė tė barabartė ushqimin dhe gėzimin e tė drejtave tė njeriut e tė lirive themelore;
· Tė ndryshojnė skemat dhe modelet sociale e kulturore tė sjelljes sė burrit dhe gruas;
· Tė arrijnė zhdukjen e paragjykimeve dhe ēfarėdo praktike tjetėr zakonore, qė mbėshtetet nė idenė e inferioritetit ose tė superioritetit tė njerės apo tjetrės gjini, ose stereotipe tė rolit tė burrit dhe gruas;
· Tė sigurojnė qė edukimi familjar tė pėrfshijė kuptimin e drejtė tė maternitetit si funksion social dhe njohjen e pėrgjegjėsisė sė pėrbashkėt tė burrit dhe tė gruas pėr pėrkujdesjen ndaj rritjes sė fėmijėve dhe zhvillimit e tyre, duke bėrė tė qartė se kusht parėsor nė tė gjitha rastet ėshtė interesi i fėmijėve;
· Tė marrin gjitha masat e pėrshtatshme pėr tė zhdukur tė gjitha format e trafikimit tė grave dhe ndalimin e prostitucionit tė grave.
· Tė sigurojnė votimin e grave nė tė gjitha zgjedhjet dhe referendumet publike, si dhe mes tjerash tė jenė tė zgjedhshme nė tė gjitha kėto organe;
· Tu japin grave tė drejta tė barabarta me burrat nė fushėn e marrjes, ndėrrimit dhe mbajtjes sė shtetėsisė;
· Tu sigurojnė grave tė drejta tė barabarta me burrat nė fushėn e arsimimit.
Konventa rregullon ēėshtjet nga jeta private edhe ajo publike e grave. Disa dispozita kanė tė bėjnė me rolin e grave nė familje dhe shoqėri, nevojėn pėr ndarjen e pėrgjegjėsive brenda familjes dhe nevojėn urgjente pėr implementimin e ndryshimeve nė sistemet sociale dhe kulturore, tė cilat i atribuohen pozitės subordinuese tė grave. Njohja e tė drejtave tė grave nė nivel global mund tė bėhet vetėm pėrmes kėtyre ndryshimeve themelore. Kur njė shtet bėhet palė e CEDAW-it, ai obligohet qė me tė gjitha mjetet e nevojshme dhe pa kurrfarė vonese ta respektojė politikėn e eliminimit tė diskriminimit dhe ēdo akti tjetėr diskriminues ndaj grave.
Mė 6 tetor tė vitit 1999, Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė me njė vendim histroik pėr gratė, tė bazuar nė konsensus, miratoi Protokolin Opcional tė Konventės pėr Eliminimin e tė Gjitha Formave tė Diskriminimit ndaj Grave me 21 nene dhe u bėri thirrje tė gjitha shteteve palė tė Konventės, tė bėhen sa mė parė palė edhe tė kėtij instrumenti. Ky Protokol ofron mundėsinė qė Komisionit ti adresohen ankesa individuale tė bazuara nė CEDAW. Deri nė prill tė vitit 2003 Protokolin Opcional, e kanė nėnshkruar 75 shtete, deri sa tashmė e kanė ratifikuar 50 shtete.
BURIMI:
HTTP://WWW.UN.ORG/WOMENWATCH/DAW/CEDAW/SIGOP.HTM
Konferenca
Botėrore pėr tė Drejtat e Njeriut e mbajtur nė Vjenė, nė qershor tė vitit
1993, mblodhi mijėra aktivistė dhe ekspertė pėr tė drejtat e njeriut. Deklarata dhe Programi pėr Veprim e Vjenės,
e miratuar si rezultat i kėsaj Konference, vė theksin te promovimi dhe mbrojtja
e tė drejtave tė grave dhe tė vajzave nė pėrgjithėsi dhe parandalimin e dhunės
ndaj grave. Gjithashtu, deklaron se pjesėmarrja e plotė dhe e barabartė e grave
nė jetėn politike, civile, ekonomike, sociale dhe kulturore nė nivel vendor,
regjional dhe ndėrkombėtar, si dhe ērrėnjosja e tė gjitha formave tė
diskriminimit tė bazuar nė gjini, janė objektiva prioritare tė bashkėsisė
ndėrkombėtare.
Komisioni mbi Statusin e Grave, nė kuadėr tė mandatit tė tij ka organizuar katėr konferenca globale kryesore, me qėllim tė drejtave tė grave si tė drejta tė njeriut, tė bėhen tradicionale:
· Meksikė, 1975
· Kopenhagė, 1980
· Najrobi, 1985
· Pekin, 1995
Pėr mė tepėr, nė New York nė vitin 2000, u mblodh Takimi i 23-tė Special i Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, Gratė 2000: Barazia Gjinore, Zhvillimi dhe Paqja nė shekullin XXI, me qėllim tė vlerėsimit tė progresit tė pėrkushtimeve tė bėra nga qeveritė nė vitin 1995, gjatė Konferencės Botėrore pėr Gratė nė Pekin. Kjo ėshtė arsyeja, si dhe pse ky takim ėshtė quajtur Pekini + 5.
Pas ēdo konference kryesore, lansohet njė instrument i planit pėr veprim, i cili pėrmban njė tėrėsi tė masave dhe politikave, tė cilat shtetet duhet ti marrin nė konsideratė pėr tė arritur barazinė mes grave dhe burrave.
Platforma e Pekinit pėr Veprim, e miratuar nė vitin 1995 gjatė Konferencės sė Katėrt Botėrore tė
Kombeve tė Bashkuara pėr Gratė, ka njė rėndėsi tė posaēme. Preambula dhe 12
kapitujt e saj, pėrbėjnė programin mė tė plotė pėr tė drejtat e grave, i cili
pėrmban diagnozėn mbi gjendjen e grave dhe ekzaminimin e politikave,
strategjive dhe masave pėr promovimin e tė drejtave tė grave nė gjithė botėn.
Vėmendje e posaēme u ėshtė kushtuar 12
fushave kryesore tė shqetėsimit: varfėrisė, arsimimit, konflikteve tė
armatosura, ekonomisė, procesit tė vendimarrjes, mekanizmave institucionale, tė
drejtave tė njeriut, mediave, mjedisit, fėmijėve vajza dhe rregullimit
institucional dhe financiar.
Gratė dhe Varfėria
Nė mėnyrė qė tė kuptohet ndikimi i ndryshėm i varfėrisė te gratė dhe burrat, ėshtė e domosdoshme tė shikohet ndarja e pjesės mė tė madhe tė tregut tė punės nė botė mbi bazt gjinore. Shumė shpesh, edhe pse kontributet e grave janė tė domosdoshme shoqėrisht dhe ekonomikisht dhe do duhej tė vlerėsoheshin shumė lart, gratė punojnė nė mirėmbajtjen e shtėpive, duke plotėsuar obligimet e tyre pėr pėrkujdesjen ndaj fėmijėve, ndaj tė sėmurėve dhe tė moshuarve, si dhe duke bėrė punėt e tyre tė pėrditshme dhe pėr kėtė nuk marrin kurrfarė kompensimi material, dhe gati askund nuk kanė sigurim tė mirėfilltė.
Njė ndėr dimensionet e varfėrisė qė prekin gratė ėshtė ndarja e tregut tė punės duke u bazuar nė gjini. Funksioni biologjik i maternitetit, paraqet njė dimension tjetėr strukturor, i cili kuptohet si funksion dhe pėrgjegjėsi shoqėrore e prindit.
Moduli
i Punės dhe Moduli i Varfėrisė
>>Deri
sa varfėria prek familjen nė tėrėsi, si rezultat i ndarjes sė punės dhe
pėrgjegjėsive pėr mirėqenien familjare nė baza gjinore, gratė duke tentuar qė
nėn kushte tė shtimit tė mungesės tė bėjnė menaxhimin e konsumit dhe prodhimit
familjar, e mbajnė barrėn e shpėrpjestuar.<<
PLATFORMA
E PEKINIT PĖR VEPRIM
Varfėria gjithashtu krijohet pėrmes pagesės jo tė barabartė pėr punė tė njėjtė dhe mohimit ose kufizimit tė qasjes nė arsimim ose shėrbime publike e sociale, si dhe mohimit ose kufizimit tė tė drejtave trashėgimore dhe pronėsisė sė tokės.
Varfėria nė dimensionin e saj politik, shfaq pabarazinė e tė drejtave mes anėtarėve tė shoqėrisė tonė, gjė qė u krijon atyre pengesė tė madhe nė qasje ndaj tė drejtave civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Varfėria gjithashtu zvogėlon qasjen ndaj informatave dhe ndaj mundėsive pėr pjesėmarrje nė organizata publike dhe procese tė vendimmarrjes. Nė kontekstin e migracionit, sidomos nė Amerikėn Latine, Azi dhe Evropė Juglindore, varfėria gjithashtu dėrgon drejt shtimit tė trafikimit tė grave.
Statistikat pėr Kilin nga viti 1996 tregojnė se burrat realizojnė 67% tė fitimit komercial dhe nuk bėjnė asnjė punė tė shtėpisė, deri sa gratė realizojnė 37% tė fitimi komercial dhe bėjnė 100% tė punėve tė shtėpisė. Kjo sasi e punės pa pagesė ndikon nė reprodukim tė shoqėrisė dhe pėrfaqėson bazėn strukturore tė varfėrisė, e cila i prek gratė.
ROSA BAVO (1998)
Gratė dhe shėndeti
Shėndeti i grave pėrfshin mirėqenien e tyre emocionale, sociale dhe fizike. Shėndeti i grave pėrcaktohet nga konteksti i jetės sė tyre shoqėrore, politike dhe ekonomike dhe nga biologjia. Reproduktimi i shėndetit shikohet si njė gjendje e plotė e mirėqenies fizike, mentale, shoqėrore dhe shėndetit seksual, qėllimi i sė cilės ėshtė pėrmirėsimi i jetės dhe marrėdhėnieve personale. Marrėdhėniet e barabarta mes grave dhe burrave nė ēėshtjet e marrėdhėnieve seksuale dhe reprodukimit, kėrkojnė respekt dhe pajtim tė ndėrsjellė, dhe gjithashtu edhe ndarje tė pėrgjegjėsive. Siē tregon edhe rasti i Filipineve, realiteti ėshtė tjetėr:
Shkaku kryesor i vdekjes sė grave tė moshės reproduktive ėshtė shtatėzanėsia dhe lindja e fėmijės. Gjakderdhja pas lindjes kryeson listėn dhe pason nga ērregullimet hipertensive tė shtatėzanėsisė (pre-eklampsia dhe eklampsia). Njėra nė gjashtė shtatėzanėsi nė Filipine pėrfundon me abort ilegal, pasi qė, ose janė tė paplanifikuara ose tė padėshiruara. Llogaritet se ēdo vit bėhen rreth 300.000 deri nė 400.000 abortime ilegale, shumica prej tė cilave pėrfundojnė me komplikime siē janė sepsa ose vdekja. Sė paku 2 milion gra tė martuara tė moshės reproduktive dėshirojnė ta aplikojnė planifikimin familjar, por pėr shkaqe tė ndryshme, pėrfshirė edhe mungesėn e shėrbimeve pėr planifikim familjar, ende nuk mund ta bėjnė kėtė.
Llogaritet se 7 milion gra tė moshės reproduktive, janė nė rrezik tė lartė pėr tė mbetur shtatėzėna sepse janė: shumė tė reja (nėn moshėn 18 vjeēare); kanė pasur katėr ose mė shumė shtatėzanėsi; kanė pėrfunduar vonė shtatėzanėsinė; ose janė vazhdimisht tė sėmura . . . Edhe pse pėrballen me kėtė rrezik, 2.6 milion e kėtyre grave pritet tė mbesin shtatėzėna ēdo vit.
. . . shkalla e vdekshmėrisė sė nėnave prej 172 vdekjeve nė 100.000 lindje tė shėndosha dhe shkalla vdekshmėrisė sė fėmijėve prej 32 vdekjeve nė 1000 tė lindur tė gjallė . . . janė ndėr mė tė lartat nė botė.
DOMINI M. TOREVILLAS (2002)
Moduli pėr Shėndetin.
>>24
gra nga Polonia, Rusia, Italia, Shqipėria dhe Turqia, janė liruar nga polica
pas bastisjes sė njė shtėpie publike nė Gjermani, ku ishin mbajtur si skllave
dhe ishin detyruar nė prostitucion. Dy gra ishin mbyllur pėrafėrsisht pėr 7
muaj pa parė asnjėherė dritėn. Njė bandė prej 16 tė dyshuarve nga Turqia,
Italia dhe Shqipėria ishin arrestuar, kurse policia po kėrkon edhe gjashtė tė
tjerė. Pretendohet se tre policė tė Luedensheidit (Luedenscheid) kishin
bashkėpunuar me rrjetin e trafikantėve. Ky operacion ishte ndėr mė tė mėdhenjtė
kundėr njė unaze tė krimit tė organizuar nė Gjermani.<<
ERICH
REIMANN (1996)
Gratė dhe Dhuna
Nė shumė shoqėri gratė edhe vajzat i nėnshtrohen dhunės fizike, seksuale dhe psikologjike, tė cilat si nė jetėn publike edhe nė atė private ndėrprejnė vijat e tė ardhurave, klasės dhe kulturės. Gratė shpesh bėhen viktima tė dhunimit, abuzimit seksual, ngacmimit seksual dhe kėrcėnimit. Skllavėria seksuale, shtatėzanėsia, postitucioni i detyruar, sterilizimi, abortimi i detyruar, zgjedhja e parakohshme e gjinisė dhe vrasja e foshnjeve vajza, janė gjithashtu vepra tė dhunės sė kryer ndaj grave.
Aktet e tilla tė dhunės shkelin, pengojnė ose pamundėsojnė gratė tė gėzojnė qė tė drejtat dhe liritė e tyre fundamentale. Prandaj miratimi i Deklaratės pėr Eliminimin e Dhunės Ndaj Grave me koncensus nė vitin 1993, nga Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė, si mjet pėr parandalimin e dhunės ndaj grave, ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė. Pėrveē kėsaj, nė vitin 1994 ėshtė emėruar Raportuesi Special pėr Dhunė ndaj Grave.
Zbatimi
dhe Monitorimi
Dhuna ndaj grave pėrfshin,
por nuk kufizohet vetėm nė:
a) Dhunėn fizike, seksuale dhe psikike qė ndodhin nė familje duke pėrfshirė rrahjen, abuzimin seksual tė fėmijėve vajza nė familje, dhunėn e lidhur me pajėn, dhunimin martesor, gjymtimin gjenital tė femrave dhe praktikat tjera tradicionale qė dėmtojnė gratė, si dhe dhunėn jomartesore dhe dhunėn e lidhur me shfrytėzim;
b) Dhunėn fizike, seksuale dhe psikike qė ndodh brenda komunitetit tė gjerė duke pėrfshirė dhunimin, abuzimin seksual, ngacmimin dhe kėrcėnimin seksual nė vend pune, institucione arsimore dhe gjetiu, si dhe trafikimin e grave dhe prostitucionin e detyruar;
c) Dhunėn fizike, seksuale dhe psikike qė kryhet nga shteti ose lejohet tė ndodhė kudo.
Neni 2 i Deklaratės pėr Eliminimin e Dhunės Ndaj Grave
Pėrveē sistemit ekzistues ndėrkombėtar, disa organizata regjionale i janė pėrkushtuar parandalimit ose ērrėnjosjes sė dhunės ndaj grave. Pėr shembull, sistemi Interamerikan i tė drejtave tė njeriut ofron mbrojtjen e grave pėrmes Konventės Interamerikane pėr Parandalimin, Dėnimin dhe Ērrėnjosjen e Dhunės Ndaj Grave tė Belem do Paros (1995).
Pjesa
pėr Praktikat e Mira
Gratė dhe Konfliktet e
Armatosura
Gratė gjatė luftės dhe konflikteve tė armatosura shpesh bėhen viktimat e para tė konfliktit tė armatosur. Ruth Seifert nė eseun e saj Fronti i Dytė: Logjika e Dhunės Seksuale, thekson se nė shume raste ėshtė strategji ushtarake qė tė goditen femrat pėr ta shkatėrruar armikun. Sipas vendimit tė Tribunalit Ndėrkombėtar Penal tė Ruandės, dhunimi i cili gjatė konflikteve tė armatosura ėshtė i shpeshtė, paraqet njė krim, i cili kur kryhet me qėllim tė shkatėrrimit tė tėrėsishėm ose pjesėrishėm tė njė grupi, pėrbėn edhe gjenocid. Spastrimi Etnik si strategji e luftės dhe dhunimi si njė nga metodat e saj, duhet tė goditen dhe nuk bėn tė lejohen tė mbeten edhe mė tutje nėn hijen e pandėshkueshmėrisė. Nė statutin e Gjykatės Ndėrkombėtare Penale tė vitit 1998, pėr herė tė parė nė histori, nė mėnyrė shprehimore krimet si dhunimi, shtatėzanėsia e detyruar, prostitucioni i detyruar etj, janė inkuadruar dhe ofron njė sistem qė ka pėr qėllim qė brenda jurisdiksioni tė vet tė sjellė drejtėsi, si pėr viktima ashtu edhe pėr kryesit e krimeve tė tilla.
Gratė, rrallė luajnė rol aktiv nė vendimet qė shkaktojnė konfliktet e armatosura, por nė vend tė kėsaj, gjatė konflikteve ato punojnė pėr ta ruajtur rendin shoqėror dhe bėjnė ēdo gjė pėr tė siguruar njė jetė sa mė normale. Ashtu siē thekson Qendra Ndėrkombėtare pėr Hulumtime e Grave nė buletinin e saj pėr rindėrtimin e pasluftės, gratė shpesh janė bartėse tė ndarjes sė shpėrpjestuar tė pasojave tė luftės. Shumė gra mbeten tė veja dhe pėrballen me barrėn e tepėrt pėr mbajtjen e familjes, deri sa shpesh edhe vetė duhet tė pėrballen me trauma tė shkaktuara gjatė luftės nga ekspozimi i tyre ndaj dhunės, e nė veēanti ndaj dhunės seksuale. Nė mėnyrė qė grave tu ofrohet sa mė shumė asistencė nė plotėsimin e nevojave tė tyre tė veēanta, sidomos gjatė misioneve tė ardhshme paqėruajtėse, tė gjithė kėta faktorė duhet tė merren nė konsideratė mė shumė.
>>Shumica e rasteve tė dokumentuara kanė ndodhur nga vjeshta e vitit 1991 deri nė fund tė vitit 1993, me njė pėrqendrim mė tė lartė mes muajve prillit - nėntor tė vitit 1992. Megjithėse nė Bosnjė dhe Hercegovinė janė raportuar dhunime si nga gratė myslimane, kroate dhe serbe, shumica e rasteve janė dhunime tė grave myslimane nga burrat serbė. Kryesit e kėtyre dhunimeve ishin ushtarė, grupe paramilitare, policė lokalė dhe persona civilė. Numri i dhunimeve ėshtė i diskutueshėm. Njė delegacion i Bashkimit Evropian ka sygjeruar njė numėr prej 20.000 dhunimeve; Ministri i Punėve tė Jashtme tė Bosnės ka thėnė 50.000; Komisioni i Ekspertėve refuzoi tė spekulojė pėr ndonjė numėr.<<
CATHERINE N. NIARCHOS (1995)
Gratė dhe Resurset
Natyrore
Fragmenti i Vadana Shivės, Monokulturat, Monopolet, Mitet dhe Mashkullizimi i Agrikulturės tregon se kur bėhet fjalė pėr ruajtjen e njohurive pėr resurset natyrore dhe mjedisin nė Indi, gratė luajnė njė rol tė rėndėsishėm. Sipas Vandana Shivės, gjatė kėtyre mileniumeve, gratė fermere kanė qenė ruajtėset dhe kultivueset e farėrave. Kjo nuk vlen vetėm pėr Indinė, por pėr gjithė botėn. Pėrmes menaxhimit dhe pėrdorimit tė resurseve natyrore, gratė u kanė sigurar mjete pėr jetesė familjeve dhe bashkėsive tė tyre.
Shkatėrrimi i resurseve natyrore ka ndikim negativ nė shėndetin, mirėqenien dhe kualitetin e jetės sė popullsisė nė tėrėsi, por qė nė veēanti prek gratė. Pėr mė tepėr, njohuritė, aftėsitė dhe pėrvojat e tyre, rrallė merren nė konsideratė nga vendimmarrėsit, tė cilėt kryesisht janė meshkuj.
>>Fenomeni i biopiraterisė, pėrmes sė cilės korporatat perėndimore po vjedhin njohuritė e mbledhura dhe zbulimet shekullore qė kanė bėrė gratė e botės sė tretė ėshtė duke marrė pėrmasa epidemike. Kjo biopirateri tani ėshtė duke u justifikuar si njė partneritet i ri mes agrobizneseve dhe grave tė botės sė tretė. Pėr ne, vjedhja nuk mund tė jetė bazė e partneritetit.<<
VANDANA SHIVA (1998)
Fėmija Vajzė
Nė shumė shtete, fėmijėt vajza nga fazat mė tė hershme, gjatė fėmijėrisė dhe nė adoleshencė pėrballen me diskriminim. Nė disa vende tė botės, si rezultat i sjelljeve dhe praktikave tė dėmshme siē janė, gjymtimi gjenital i femrave, preferenca pėr fėmijė meshkuj, martesat e hershme, eksploatimi seksual dhe praktikat e lidhura me shėndetėsi dhe alokim tė ushqimit, moshėn e adoleshencės e arrijnė mė pak vajzat sesa djemtė. Nė ato shoqėri ku djemtė preferohen mė shumė sesa vajzat, praktika e vrasjes sė foshnjeve vajza ėshtė shumė e pėrhapur. Si rezultat i mungesės sė ligjeve mbrojtėse, ose dėshtimit tė zbatimit tė ligjeve tė tilla, vajzat janė mė shumė tė rrezikuara ndaj tė gjitha llojeve tė dhunės dhe nė veēanti dhunės seksuale. Nė shumė regjione tė botės, vajzat pėrballen me diskriminim nė qasjen e arsimimit dhe trajnimeve specializuese.
Shembull nga njė gazetė e
Indisė
Edhe nė njė incident tjetėr
tė vrasjes sė foshnjeve vajza, nė njė fshat tė rajonit, si rezultat i helmimit
nga prindėrit dhe gjyshėrit e saj, ka vdekur njė vajzė e posalindur. Siē
raportoi tė shtunėn Komesari i Policisė sė Rajonit M. N. Manjunatha para
gazetarėve, prindėrit dhe gjyshėrit janė arrestuar dhe sipas Nenit 302 tė
IPC-sė (vrasja), ndaj tyre ėshtė filluar rasti. Ai theksoi se njė zyrtar
administrativ i fshatit Mollahalli Pudur ka parashtruar ankesė se javėn e
kaluar njė Kavitha, pasi qė i kishte lindur vajza e tretė me radhė, e kishte
helmuar atė.
BURIMI: HTTP://NEWSARCHIVES.INDIAINFO.COM/2000/12/17/17FEMALE.HTML
3. PERSPEKTIVAT NDĖRKULTURORE DHE ĒĖSHTJET
KONTRAVERSE
Koncepti i universalitetit ėshtė themelor pėr tė drejtat e njeriut dhe kjo vlen nė veēanti kur kemi tė bėjmė me tė drejtat e grave. Diversiteti kulturor ėshtė pėrdorur sė tepėrmi si asyetim ose pengesė pėr implementimin e plotė tė tė drejtave tė grave. Dokumenti i miratuar nė vitin 1993 gjatė Konferencės Botėrore pėr tė Drejtat e Njeriut nė Vjenė, ėshtė njė arritje esenciale pėr gratė, pasi qė nėnvizon se:
Tė gjitha tė drejtat e njeriut janė universale, tė pandashme, recipocikisht tė varura dhe tė ndėrlidhura . . .Deri sa rėndėsia e karakteristikave kombėtare dhe regjionale si dhe veēoritė e ndryshme historike, kulturore dhe fetare duhet tė merren parasysh, ėshtė obligim i shtetit, pa marrė parasysh sistemin e tij politik, ekonomik dhe kultutror, tė promovojė dhe mbrojė tė gjitha tė drejtat dhe liritė fundamentale tė njeriut.
Me gjithė pėrhapjen e gjerė tė konceptit tė universalitetit, shumė sfera tė jetės sė pėrditshme tė grave, edhe mė tutje janė burime pėr kontraversa tė shumta. Nė disa religjione, gratė nuk gėzojnė trajtim tė njėjtė me burrat. Nė kėto vende, mohimi i qasjes sė barabartė nė arsimim dhe mundėsitė e punėsimit, si dhe pėrjashtimi i hapur nga proceset politike tė vendimmarrjes konsiderohen si normale. Nė disa raste ekstreme politikat dhe qėndrimet e tilla paraqesin kėrcėnim pėr sigurinė personale tė grave dhe tė drejtėn e tyre pėr jetė.
Nė Nigeri gjatė vitit 2002, njė grua e re nigeriane ishte dėnuar sipas ligjit tė Sheriatit me vdekje me goditje tė gurėve. Sipas Amnesty International tė Australisė, krimi pėr tė cilin ishte pretenduar se e kishte kryer Amina Lawal, ishte lindja e fėmijės jashtė lidhjes martesore. Ky aktgjyim shkaktoi reagim tė madh ndėrkombėtar dhe parashtroi pyetjen mbi pajtueshmėrinė e disa praktikave kulturore dhe fetare me universalitetin e tė drejtave tė njeriut.
Njė praktikė tjetėr fetare qė prek jetėn e pėrditshme tė grave mund tė gjendet nė Indi, ku me gjithė ndalimin nė vitin 1892 nga qeveria britanike, tradita e hinduve e njohur si suti (suttee) ose sati pėr diegien e tė vejave sė bashku me bashkėshortėt e tyre tė vdekur bazuar nė rastin e fundit tė regjistruar nė Indi nė vitin 2002, ende vazhdon tė praktikohet.
Sot, pjesėmarrja e gruas nė
politkė ėshtė mė e rėndėsishme se kurrė, pasi qė gratė mė sė miri mund ti
pėrmirėsojnė problemet e tyre. Gjatė 50 viteve tė fundit, grave gjithnjė e mė
shumė u janė dhėnė tė drejta pėr votim, kandidim dhe zgjedhje nė pozita
publike. Shpresohet se kjo do tė rezultojė nė mė shumė politika tė ndieshmėrisė
gjinore nė mbarė botėn.
Moduli
pėr Demokraci
>>Pjesėmarrja
e grave nė politikė nuk mund tė shikohet mė vetėm si njė shėrbim ofruar grave
nga institucionet ende tė dominuara nga burrat, por si njė pėrgjegjėsi dhe
obligim pėr tė krijuar njė botė mė tė barabartė dhe mė demokratike.<<
BENGT SÄVE-SÖDERBERGH, SEKRETARI GJENERAL I IDESĖ NDĖRKOMBĖTARE.
Qė nga rrėzimi i komunizmit, gratė e shteteve postkomuniste tė cilat kanė kualifikimet e njėjta me kolegėt e tyre meshkuj, pėr punėn e njėjtė fitojnė shpėrblim mė tė vogėl pėr 1/3 e shumės sė pėrgjithshme. Brenda Bashkimit Evropian (EU), Neni 141 i Marrėveshjes pėr Themelimin e Bashkimit Evropian kėrkon pagesė tė njėjtė pėr gratė dhe burrat qė bėjnė punė tė njėjtė dhe kanė kualifikime tė njėjta. Sidoqoftė, nė realitet, shumė shtete anėtare tė BE janė larg pėrmbushjes sė plotė tė kėrkesės pėr pagesė tė njėjtė midis grave dhe burrave pėr punėn e njėjtė.
Moduli
pėr Punėn
Po ashtu, zakonet dhe traditat paraqiten si burim i rrezikut pėr fėmijėt vajza dhe vajzat tinejxhere.
Pėr shembull, Gjymtimi Gjenital i Femrave (FGM), ėshtė bėrė pėrafėrsisht te 135 milion gra dhe vajza tė botės. Pėr mė tepėr, sipas Amnesty International, ēdo vit dy milion vajza gjenden nė rrezik nga gjymtimi, qė do tė thotė se pėrafėrsisht ēdo ditė 6000 vjaza pėrballen me rrezik nga gjymtimi gjenital. Disa pjesė tė Afrikės dhe Lindja e Mesme janė vendet kryesore ku praktikohet FGM-ja. Bashkėsitė e imigrantėve kanė sjellė FGM-nė edhe nė disa pjesė tė Azisė, Pacifkut, Amerikės Veriore dhe Latine dhe nė Evropė.
Tradita e martesės sė fėmijėve, gjithashtu ka shkaktuar probleme shėndetėsore pėr fėmijėt vajza. Sipas dokumenteve tė organizatės joqeveritare Komiteti pėr UNICEF, lidhur me problemet shėndetėsore te fėmijėt vajza, mė sė shumti nė Azi martesat e hershme pashmangshėm rezultojnė nė shtatėzanėsi tė hershme qė shkaktojnė vdekshmėrinė e nėnave te vajzat e moshės 10 -14 vjeēare pesė herė mė shumė se sa te gratė e moshės 20-24. OJQ-ja Komiteti pėr UNICEF, gjithashtu ofron shėnime pėr HIV/AIDS-in, qė tregojnė se fėmijėt vajza janė nė rrezik tė lartė nga infektimi me virus, qoftė pėrmes nėnave tė tyre, ose nga dhuna seksuale, pėr shkak tė dhunimit, qė mund tė kryhet ndaj tyre.
4. ZBATIMI DHE MONITORIMI
Pėr zbatimin e plotė tė drejtave tė grave, nevojiten pėrpjekje tė veēanta pėr reinterpretimin e njė numri tė insrumenteve ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut dhe zhvillimin e mekanizmave tė reja pėr sigurimin e barazisė gjinore.
Sa i pėrket zbatimit tė drejtave tė grave, ekzistojnė pikėpamje tė ndryshme tė cilat do tė mund tė respektohen, jo vetėm nga qeveritė, por gjithashtu edhe nga shoqėria civile.
· E rėndėsisė parėsore ėshtė qė pėrmes sistemit tė shkollimit formal ose joformal pėr arsimim mbi tė drejtat e njeriut tė bėhet pėrhapja e instrumenteve dhe mekanizmave pėr tė drejtat e grave. Nėse gratė nuk i dijnė tė drejtat e tyrere, nuk ka gjasė qė ato ti ushtrojnė kėto tė drejta.
· Pėrkrahja e grave pėr tė bėrė monitorimin e veprimeve tė shtetit tė tyre ėshtė njė hap tjetėr i rėndėsishėm pėr tė parė se a janė duke i pėrmbushur shtetet obligimet e tyre qė gjenden nė instrumentet ndėrkombėtare, tė cilat i kanė ratifikuar. Nėse obligimet shtetėrore nuk janė pėrmbushur nė mėnyrė tė rregullt, atėherė OJQ-tė mund tė pėrgatisin raporte alternative ose paralele pėr komitete pėrkatėse. Gratė duhet tė inkurajohen qė tė pėrgatisin raporte alternative CEDAW-it, si dhe komiteteve ose organeve tė tjera tė parapara me konventa. Raportet paralele u mundėsojnė pjesėtarėve tė shoqėrisė civile ti konsiderojnė qeveritė e tyre tė pėrgjegjshme ndaj obligimeve dhe pėrkushtimeve qė kanė marrė nė nivel ndėrkombėtar. Pėrveē kėsaj, ato kontribuojnė pėr ngritjen e vetėdijes nė vendin e tyre, lidhur me procesin e raportimit nė CEDAW.
· Nė ato vende ku Protokoli Opcional i CEDAW-it nuk ėshtė ratifikuar ende, duhet tė organizohen fushata lobimi pėr ratifkimin e tij sa mė tė shpejtė. Ratifkimi i kėtij Protokoli Opcional nėnkupton qė shteti ratifikues e njeh kompetencėn e Komitetit pėr Eliminimin e Diskriminimit Ndaj Grave pėr tė pranuar dhe shqyrtuar ankesat e individėve ose grupeve, brenda jurisdiksionit tė shteteve pėrkatėse. Komiteti gjithashtu monitoron pajtueshmėrinė e shteteve anėtare me obligimet e marra me CEDAW.
· Njė hap i rėndėsishėm nė drejtim tė implementimit tė plotė tė instrumenteve pėr tė drejta tė grave ėshtė edhe trajnimi i femrave avokate pėr pėrdorimin e mekanizmave pėr tė drejtat e njeriut. Pėr momentin, shumė pak gra kanė njohuri pėr instrumentet ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut, ndėrsa edhe mė pak i dijnė mėnyrat e drejta pėr pėrdorimin e atyre instrumenteve.
Konferenca
Botėrore pėr tė Drejtat e Njeriut e mbajtur nė vitin 1993 nė Vjenė, pėrkrahu
krijimin e Raportuesit Special pėr Dhunė
ndaj Grave si njė mekanizėm i ri. Zonja Radhika Coomaraswamy nga Shri
Lanka, ka kryer kėtė detyrė qė nga viti 1994. Si pjesė e detyrės sė saj, ajo
viziton vendet e ndryshme dhe ekzaminon nivelin e dhunės ndaj grave atje, por
gjithashtu me qėllim tė krijimit tė pajtimit tė praktikave tė tyre me normat
ligjore ndėrkombėtare nė fushėn e tė drejtave tė grave, bėn edhe rekomandime.
Me gjithė pėrmirėsimet e dukshme qė janė bėrė nė fushėn e tė drejtave tė grave gjatė 30 viteve tė fundit, paraqitja e mendimeve ultrakonservative dhe fundamentaliste nė shumė shoqėri, ka qenė njė hap prapa pėr tė drejtat e grave, prandaj, pa marrė parasysh koston, ėshtė shumė e rėndėsishme qė vazhdimisht tė theksohet kėrkesa pėr implemetimin e plotė tė drejtave tė grave.
E DOBISHME TĖ DIHET
1. PRAKTIKA TĖ MIRA
Gjatė viteve tė fundit, organizatat joqeveritare dhe qeveritare janė angazhuar nė procesin e vėshtirė tė hartimit tė dispozitave tė obligueshme ligjore pėr sigurimin e tė drejtave tė grave, si dhe nė projekte me vlerė tė lartė praktike pėr realizimin e qėllimeve tė standardeve tė zhvilluara.
Tashmė ka filluar procesi i interpretimit tė instrumenteve ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut nga njė aspekt mė i madh i ndieshmėrisė gjinore. Njė nga shembujt mė tė mirė ėshtė mirtimi i Komentit tė Pėrgjithshėm 28, nga Komitetit i OKB-sė pėr tė Drejtat e Njeriut nė mars tė vitit 2000. Duke bėrė Komiteti interpretimin e Nenit 3 tė ICCPR-sė (Paktit Ndėrkombėtar pėr tė tė Drejtat Civile dhe Politike) pėr tė drejtėn e barabartė tė burrave dhe grave nė gėzimin e tė gjitha tė drejtave civile dhe politike, ai rishikoi tė gjitha nenet e paktit pėrmes thjerrėzės sė ndieshmėrisė gjinore.
Mė 1992, CLADEM-i sė bashku me Komitetin Amerikano-Latin dhe Karaibik pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Grave, duke pėrfshirė organizata nga e gjithė bota filloi njė fushatė, e cila rezultoi me draftimin e Deklaratės Universale pėr tė Drejtat e Njeriut me Perspektivė Gjinore. Kjo Deklaratė tani pėrdoret si deklaratė paralele pėr qėllime arsimuese. Qėllimi i saj ėshtė qė gratė, jo vetėm tė inkurajohen tė mėsojnė pėr tė drejtat e njeriut, por qė nė kuadėr tė kėsaj kornize dhe gjuhės sė tyre ti inkuadrojnė edhe pėrvojat personale, kėrkesat si dhe dėshirat e tyre.
Miratimi i Konventės Interamerikane pėr Prandalimin, Dėnimin dhe Ērrėnjosjen e Dhunės ndaj Grave, nė vitin 1995 nė Belém do Paró tė Brazilit, paraqet njė ndėr momentet mė tė rėndėsishme nė histori tė kushtimit tė vėmendjes ndaj tė drejtave tė grave nė kuadėr tė sistemit tė drejtave tė njeriut. Kjo Konventė ėshtė pėrgatitur nga Komisioni Interamerikan i Grave, gjatė njė procesi pesėvjeēar. Konventa ėshtė miratuar pothuaj nė tė gjitha vendet e rajonit dhe paraqet njė kornizė politike dhe ligjore tė njė strategjie, e cila duke bėrė tė obligueshėm implementimin e strategjive publike pėr parandalimin e dhunės dhe ndihmėn e viktimave pėr shtete, do tė trajtojė problemin e dhunės.
Nė kuadėr tė strukturės sė Komisionit Afrikan pėr tė Drejtat e
Njerėzve dhe Popujve, ėshtė hartur njė Protokol
Shtesė pėr tė Drejtat e Grave si hap pozitiv drejt leximit tė Kartės mė
nga njė prspektivė mė e madhe e ndieshmėrisė gjinore. Sidoqoftė, ajo ende nuk
ėshtė miratuar nga Unioni Afrikan (AU).
Pėrmes fillimit tė Pasaportės sė Dinjitetit dhe serialit Gratė mbajnė Qiellin, Lėvizja Popullore pėr Arsimim nė tė Drejtat e Njeriut (PDHRE) ka bėrė njė kontribut tė rėndėsishėm pėr avancimin e tė drejtave tė grave. Pasaporta e Dinjitetit pėrmes shqyrtimit global tė 12 fushave kryesore tė shqetėsimit nga Platforma e Pekinit pėr Veprim dhe duke u bazuar nė raporte tė ekspertėve, si dhe nė informata tė dorės sė parė nga gratė, krijon njė raport mes obligimeve ligjore dhe realitet nė shumė shtete. Me pėrkrahjen e Institutit tė Vjenės pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim dhe Departamentit pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Austrisė, nė vitin 1999 me rastin e festimit tė 20 vjetorit tė CEDAW-it, ėshtė botuar manual tjertėr Nė mesin e tregimeve tė tyre dhe realitetit tonė, si pjesė integrale e serialit tė lartpėrmendur, gratė mbajnė qiellin. Me kėtė kontribut tė ēmuar, Lėvizja Popullore pėr Arsimim mbi tė Drejtat e Njeriut, ofroi material tė ēmueshėm pėr trajnimin e brezave tė ardhshėm tė aktivistėve pėr tė drejtat e grave.
Organizata joqeveritare gjermane Terre des Femmes, gjatė vitit 2000 organizoi njė fushatė kundėr trafikimit tė grave dhe pėrkrahu projektin Malinkowa tė Minskut, nga Bellorusia, i cili informon dhe ua tėrheq vėrejtjen grave pėr ekzistimin e kėrcėnimit pėr tafikim, abuzim seksual dhe prostitucion tė detyruar. Fushata e tyre e fundit pėrqendohet nė ndalimin e martesave tė imponuara dhe luftimin e dhunės ndaj grave.
>>Nė
kėtė ēast tė rėndėsishėm dėshiroj tu bėj nderim grave tė Takimit tė Grave pėr
Drejtėsi Gjnore, tė cilat kanė mėsuar pėrvojėn e grave qė kanė pėrjetuar luftėn,
identifikuan strategjitė pėr trajtimin e dhunės dhe tejkaluan kundėrshtimin e
fuqishėm tė shumė pėrfaqėsuesve gjatė negociatave pėr Gjykatėn Ndėrkombėtare
Penale (ICC) dhe ia arritėn tė sigurojnė qė dhunimi, skllavėrimi seksual,
shtatėzanėsia e detyruar dhe format e tjera tė dhunės seksuale tė bazara nė gjini, tė pėrfshihen nė
statutin e ICC-sė<<.
MARY
ROBINSON, ISH-KOMESARE E LARTĖ
E OKB-SĖ PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT
2. trendet
Gjatė dekadės sė fundit, OJQ-tė e grave janė involvuar aktivisht nė njė numėr tė ēėshtjeve tė lidhura me tė drejtat e njeriut dhe tė drejtėn humanitare. Nė Konferencėn e Romės tė vitit 1998, gjatė draftimit tė Statutit tė Gjykatės Ndėrkombėtare Penale pėr tė siguruar qė draftuesit do ti merrnin seriozisht nė konsiderim tė drejtat e grave dhe do ti inkorporonin ato nė statut, nė konferencė mori pjesė edhe njė grup i grave. Gratė kuptuan se pa njė organizim tė mirė, shqetėsimet e grave nuk do tė promovoheshin dhe mbroheshin nė mėnyrė tė drejtė. Duke gjykuar nga Statuti i Romės, i cili ka hyrė nė fuqi mė 1 korrik 2002, ato patėn sukses.
Statuti i Gjykatės Ndėrkombėtare Penale i vitit 1998, paraqet njė etapė tė re historike pėr tė drejtėn ndėrkombėtare humanitare. Zhvillimet nė hapėsirat e Ish-Jugosllavisė dhe Ruandės kanė treguar se mbrojtja e grave dhe e tė drejtave e tyre duhet tė bėhen pjesė e njė Gjykate Ndėrkombėtare Penale. Deri mė 10 prill tė vitit 2003, Statutin e Romės e kanė nėnshkruar dhe i janė aderuar 139 shtete, deri sa 89 shtete tanimė e kanė ratifikuar.
Statuti i Romės pėr herė tė parė nė histori pėrmend nė formė eksplicite krimet e ndryshme qė kryhen ndaj grave e qė ndėshkohen me statut. Pėr shembull, Neni 7 (1) thekson se dhunimi, skllavėrimi seksual, prostitucioni dhe shtatėzanėsia e detyruar, sterilizimi i detyruar, ose ēfarėdo forme tjetėr e dhunės seksuale tė rrezikshmėrisė sė krahasueshme, pėrbėjnė krimet kundėr njerėzimit. Pėr mė tepėr, vėmendje e veēantė u ėshtė kushtuar viktimave dhe dėshmitarėve. Neni 68 i Statutit, thekson se do tė sigurohet siguria, mirėqenia fizike dhe psikike, dinjiteti dhe privatėsia e viktimave dhe dėshmitarėve dhe se organi gjyqėsor mund tė urdhėrojė zhvillimin e ēdo pjese tė procedurės pėrmes kamerave, ose do tė lejojė prezentimin e provave pėrmes mjeteve elektronike dhe mjeteve tė tjera tė veēanta. Nė veēanti, kėto masa duhet tė aplikohen nė rastin e viktimave tė dhunės sekuale, ose nė rastet kur fėmija ėshtė ose viktimė ose dėshmitar . . .kėto masa mbrojtėse janė gjithashtu rezultat i pėrvojės sė fituar gjatė gjykimeve tė mbajtura nė Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare pėr Jugosllavi (ICTY) ose Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare pėr Ruandė (ICTR).
BURIMI: HTTP://WWW.ICCNOW.ORG
Lėvizjet e grave kanė arritur qė gjithashtu me sukses tė promovojnė tė drejtat e grave nė nivel kombėtar. Nė Ugandė, gratė deputete lobuan pėr njė ligj tė ri mbi tokėn, i cili do tu lejonte grave tė trashėgojnė tokėn nga bashkėshortėt e tyre tė vdekur. Zakonet e kanė ndaluar kėtė pėr njė kohė tė gjatė. Pėrfundimisht ato patėn sukses, dhe tani shumė gra e kuptojnė se kanė tė drejtė pėr tokėn e cila u nevojitet pėr tė mbajtur veten. Ky sukses i inkurajoi gratė qė tė merren edhe me probleme tė tjera tė rėndėsishme, siē ėshtė ligji pėr Marrėdhėnie Familjare, i cili ka pėr qėllim tė ndalojė disa dukuri siē janė poligamia ose rrahja e gruas.
BURIMI: HTTP://WWW.ONEWORLD.ORG/IPS/SEPT98/17_03_046.HTML
3. KRONOLOGJIA
1789 Deklarata pėr tė Drejtat e Gruas dhe Qytetares Femėr nga Olimpe de Guzh (Olympe de Gouges)
1888 Themelimi i Kėshillit Ndėrkombėtar tė Grave
1921 Konventa Ndėrkombėtare pėr Ndalimin e Trafikimit tė Grave dhe Fėmijėve dhe Protokoli Shtesė
1933 Konventa Ndėrkombėtare pėr Ndalimin e Trafikimit tė Grave tė moshės madhore
1950 Konventa Ndėrkombėtare pėr Ndalimin e Trafikimit tė Personave dhe Ekspolatimit tė tjerėve pėrmes Prostitucionit
1953 Konventa pėr tė Drejtat Politike tė Grave
1957 Konventa pėr Shtetėsinė e Grave tė martuara
1962 Konventa pėr Pajtim nė Martesė, Moshėn Minimale pėr Martesė dhe Regjistrimin e Martesave
1967 Deklarata pėr Eliminimin e tė gjitha Formave tė Diskriminimit ndaj Grave
1975 Konferenca e parė Botėrore e Kombeve tė Bashkura pėr Gratė (Meksiko Siti)
1976 Fillimi i Dekadės sė OKB-sė pėr Gratė: Barazia, Zhvillimi dhe Paqja
1979 Konventa pėr Eliminimin e tė gjitha Formave tė Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW)
1980 Konferenca e dytė Botėrore e Kombeve tė Bashkura pėr Gratė (Kopenhagė)
1985 Konferenca e tretė Botėrore e Kombeve tė Bashkura pėr Gratė (Nairobi)
1985 Miratimi i Strategjive tė Nairobit tė Parapara pėr Avancimin e Grave deri nė vitin 2000
1995 Konferenca e katėrt Botėrore e Kombeve tė Bashkura pėr Gratė (Pekin)
1998 Statuti i Romės i Gjykatės Ndėrkombėtare Penale
2000 Protokoli pėr Parandalimin, Ndalimin dhe Dėnimin e Trafikimit tė Personave, nė veēanti tė Grave dhe Fėmijėve, si plotėsim i Konventės sė OKB-sė kundėr Krimit tė Organizuar Transnacional
2000 Takimi i 23 tė Special i Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, Gratė 2000: Barazia Gjinore, Zhvillimi dhe Paqja nė shekullin XXI
AKTIVITETE TĖ
PĖRZGJEDHURA
AKTIVITETI I: PARAFRAZIMI I CEDAW-IT
PJESA 1: HYRJE
Ky aktivitet ka qėllim pėrmirėsojė tė kuptuarit e Konventės pėr Eliminimin e tė gjitha Formave tė Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) dhe nė veēanti ėshtė paraparė pėr laik (jo avokat), tė cilėt nuk e njohin terminologjinė juridike.
Forma e aktivitetit: ushtrim
PJESA II: INFORMATA TĖ
PĖRGJITHSHME PĖR AKTIVITETIN
Qėllimet dhe Synimet:
· Ngritja e vetėdijes pėr tė drejtat e grave.
· Familjarizimi me terminologjinė juridike.
· Shqyrtimi i qėndrimeve tė ndryshme pėr tė drejtat e grave.
· Diskutimi pėr instumentet ligjore qė trajtojnė tė drejtat e grave.
Grupi i synuar: Tė rriturit e rinj dhe tė rriturit
Madhėsia e grupit/organizimi shoqėror: 20 25 njerėz
Kohėzgjatja: afėrsisht 60 minuta.
Matriali: Kopje tė CEDAW-it, letėr dhe lapsa.
Aftėsitė e pėrfshira:
Leximi dhe parafrazimi i terminologjisė juridike, komunikimi, bashkėpunimi dhe vlerėsimi i qėndrimeve tė ndryshme.
PJESA III: INFORMATA SPECIFIKE PĖR AKTIVITETIN
Pėrshkrimi i aktivitetit/
Instruksionet
Pas zhvillimit tė njė prezantimi hyrės pėr CEDAW-in, moderatori duhet ti lusė pjesėmarrėsit qė tė ndahen nė 4-5 grupe. Secilit grup i caktohet njė pjesė e caktuar e CEDAW-it pėr ta pėrkthyer nė gjuhėn e pėrditshme, pra LAIKE (JOLIGJORE). Gjithashtu, ėshtė e mundur qė njė dispozitė ose dispozitat e njėjta tu caktohen tė gjitha grupeve, gjė qė do tė bėnte diskutimet e hollėsishme mė interesante, pasi qė njerėzit e ndryshėm mund ti shohin disa shprehje ndryshe nga tjerėt.
Pasi qė rezultatet e pėrkthimit u paraqiten tė gjithėve, grupi duhet tė shohė gjendjen nė vendin e tyre. Diskutimi i gjitha ose disa pyetjeve qė pasojnė, mund tė jenė tė dobishme pėr vlerėsimin e asaj qė ēfarė duhet tė ndryshohet:
·
A pėrcaktohen tė drejtat e grave
ndaras prej tė drejtave tė njeriut nė shoqėrinė tuaj? Si bėhet ky segregacion:
me ligj? me zakone?
· A ėshtė i hapur segregacioni? Apo ėshtė realitet jetėsor pėr tė cilin nuk flet askush?
· A i pėrfshin tė gjitha gratė? Nėse jo, cilat gra janė mė tė prekurat?
· Pėrshkruaj njė shembull konkret tė segregacionit gjinor?
· Si pėrgjigjen gratė ndaj kėtij segregacioni?
· A ekzistojnė tė drejta tė caktuara qė burrat i gėzojnė pa problem, kurse gratė duhet tė bėjnė pėrpjekje tė veēanta pėr tiu njohur tė drejtat e njėjta?
· A ekzistojnė fusha tė jetės ku gratė duhet tė veprojnė pėrmes ndėrmjetėsimit tė burrave? Cilat janė pengesat e autonomisė sė grave?
· Ēka thotė kushtetuta e vendit tuaj pėr tė drejtat e grave? A ka mospajtim mes realitetit jetėsor dhe parimeve tė kushtetutės?
· A dini pėr ndonjė rast konkret qė ėshtė duke u zhvilluar nė gjyq lidhur me tė drejtat e grave? Pėr ēka bėhet fjalė? Cilat tė drejta janė shkelur?
· A kanė nė pėrgjithėsi avokatėt njohuri pėr CEDAW-in dhe instrumentet e tjera ligjore pėr tė drejtat e grave?
Kėshilla praktike
Puna nė grupe prej 4-5 prsonave, mundėson diskutim mė intensiv, kurse pjesėmarrėsve tė qetė dhe tė pasigurt u jep rast mė tė madh pėr tu pėrfshirė. Sidoqoftė, rezultatet e punės sė grupit gjithmonė duhet tė prezantohen dhe diskutohen pranė tė gjithėve, nė mėnyrė qė tė sigurohet niveli i njėjtė i njohurisė pėr tė gjithė pjesėmarrėsit.
Sygjerime pėr ndryshim
Varėsisht prej interesit tė pjesėmarrėsve dhe temės sė kursit, ky aktivitet mund tė zhvillohet me ēfarėdo lloj dokumenti ligjor.
PJESA IV: VAZHDMI
Njė vazhdimi i pėrshtatshėm do tė ishte organizimi i njė fushate pėr tė drejtat e grave.
Tė drejtat e ngjashme/
fushat e tjera tė hulumtimit
Tė drejtat e njeriut, tė drejtat e minoriteteve
AKTIVITETI II: GJUHA E SHENJAVE, E GRAVE DHE BURRAVE
PJESA I:
HYRJE
Ajo qė thuhet pėrbėn 10% tė porosisė kurse mėnyra se si thuhet 90%. Shumė njerėz nuk janė tė vetėdijshėm sa gjuha e shenjave ndikon nė paraqitje dhe komunikim, ndėrsa edhe mė pak janė tė vetėdijshėm qė gratė dhe burrat veprojnė ndryshe, jo vetėm me fjalė por edhe me gjeste dhe lėvizje.
Forma e aktivitetit: njė ushtrim/ luajtje e roleve
PJESA II: INFORMATA TĖ PĖRGJITHSHME PĖR
AKTIVITETIN
Qėllimet dhe Synimet:
·
Sensibilizimi pėr komunikim
·
Pėrkrahja e identifikimit tė rasteve
me veten
·
Kuptimi i roleve gjinore
Grupi i synuar: Tė rriturit e rinj dhe tė rriturit; djemtė dhe vajzat nga mosha 12 vjeēare
Madhėsia e grupit/organizimi shoqėror: 20 25 njerėz; puna nė grupe tė vogla dhe ēifte dhe puna e pėrbashkėt
Kohėzgjatja: afėrsisht 60 minuta.
Pėrgatitja: Duhet pasur kujdes qė pjesėmarrėsit tė kenė hapėsirė tė mjaftueshme pėr tė lėvizur.
Aftėsitė e pėrfshira: Aftėsi kreative, aktrim
PJESA III: INFORMATA SPECIFIKE PĖR AKTIVITETIN
Pėrshkrimi i aktivitetit/
Instuksionet
Sė pari, pjesėmarrėset femra mėsojnė gjuhėn e shenjave qė ėshtė tipike pėr femra, pastaj edhe meshkujt, gjuhėn e shenjave tipike mashkullore. Kjo pėrfshin pozitat tipike gjatė ecjes, uljes ose gjatė bisedės me tė tjerėt, gjatė situatave tė ndryshme. Pjesėmarrėsit nuk duhet tė flasin vetėm pėr gjuhėn e shenjave, por tė provojnė edhe gjestikulacione dhe pozicione tė ndryshme.
Mė pas, moderatori duhet tiu tregojė pjesėmarrėsve sjelljet specifike gjinore dhe gjuhėn e shenjave gjatė situatave tė ndryshme (p.sh. me vizatime ose fotografi). Pjesėmarrėsit duhet tė mundohen tė imitojnė pozicionet e paraqitura dhe tė mendojnė se si ndihen gjatė pozicionit tė caktuar.
Pas kėtij ushtrimi fillestar, grupi duhet tė ndahet nė ēifte, preferohet nė ēifte tė pėrziera dhe tė pėrpunojnė njėrėn nga skenat e dhėna mė poshtė, qė pastaj i prezantohen grupit:
· Babai ėshtė hidhėruar nė vajzėn e cila ėshtė kthyer vonė nė shtėpi.
· Njė djalė i ri mundohet tė hyjė nė bisedė me njė grua nė rrugė.
· Njė vajzė e re nė njė kompani e lut njė koleg mashkull pėr ndihmė, pasi qė ajo nuk di shumė pėr kompaninė.
· Njė ēift i ri ha darkė nė restorant. Ata bėjnė pagesėn dhe shkojnė.
Kėto shfaqje tė vogla duhet tė bėhen para audiencės. Pastaj, njė diskutim i mundshėm mund tė bėhet pėr efektin e gjuhės sė shenjave, p.sh. si reagon shoqėria kur njė burrė fillon tė sillet si njė femėr dhe e kundėrta.
Kėshilla praktike
Do tė ishte pėrvojė shumė interesante pėr pjesėmarrėsit ti ndėrrojnė rolet femėr/mashkull, por kjo me siguri do tė shkkatonte shumė vėshtirė pėr pjesėmarrėsit qė vijnė nga kulturat ku rolet e gjinive janė shumė strikte dhe dallojnė shumė mes vete. Pra, mbetet pėr moderatorin tė vendosė se ēka mund tė presė, pa hasur nė rrezikun e rebelimit.
PJESA IV: VAZHDIMI
Njė vazhdmi i pėrshtatshėm do tė ishte pėr shembull analizimi i sjelljes sė grave dhe burrave nė njė debat ose film artistik.
Tė drejtat e ngjashme/
fushat e tjera tė hulumtitmit
Tė drejtat e njeriut nė pėrgjithėsi, tė drejtat e minoriteteve
BIBLIOGRAFIA
Abiella, Rosalie. 1987. The Evolutionary Nature of Equality. in: Mahoney, Kathleen and Sheilah Martin. Equality and Judicial Neutrality. Toronto: Carswell.
Achieng, Judith. 1998. RIGHTS-UGANDA: Women benefit from new Land Legislation. available online at: http://www.oneworld.org/ips2/sept98/17_03_045.html
Amnesty Interational Australia. Defending womens rights. Nigeria: Condemnation of the death penalty. Concerns on the implementation of new Sharia-based penal codes. available online at: http://www.amnesty.org.au/women/action-ltter09.html
Amnesty International. Female Gender Mutiliation A Human Rights Information Pack. available online at: http://www.amnesty.org/ailib/intcam/femgen/fgm1.htm
Another girl chiled killed in Tamil Nadu. available online at: http://www.newsarchives.indiainfo.com/2000/12/17/17female.html
Benedek, Wolfgang and Gerd Oberleitner, Esther Kisaakye(eds.). 2002. Human Rights of Women: International Instruments and African Experinces. London: Zed Books.
Boletķn Red Feminista Latinoamerica y del Caribe contra la violencia domestica y sexual. Isis, No.20. July/Septemer 1998.
Bravo, Rosa. 1998. Pobreza por razones de Género y Pobreza, Nuevas dimensiones. Santiago de Chile: Editores Isis.
Cook, Rebeca. 1994. State Accauntability under Ėomens Convention. in: Human Rights of Women. University of Pennsylvania.
ECLAC Women and Development Unit. 2000. The challenge of gender equity and human rights on the threshold of the tėenty-first century. Santiago.
Emily Davison. Available online at: http://www.spartacus.schoolnet.co.uk/Wdavison.htm
Falcón O`Neil, Lidia. 1999. Historia de los Derechos de las Mujeres. La construcciņn del Sujeto Politico. Seminario Internacional de Derechos Humanos. Movimiento Manuela Ramos. Lima.
Inter-American Commission on Human Rights Organization of American States. Report No.54/01, Case 12.051, Maria da Penha Maia Fernandes Brazil, 16 April 2001. available online at: http://www.cidh.oas.org/annualrep/2000eng/ChapterIII/Merits/Brazil12.051.htm
International Center for Research on Women. 1988. Information Bulletin: After the Peace: Women in Post-Conflict Reconstruction. available online at: http://www.icrw.org/docs/postconflictinfobulletin.pdf
Kamat, Jyostna. The tradition of Sati in India. available online at: http://www.kamat.com/kalranga/hindu/sati.htm
Karam, Azza. 1998. Beyond Token Representation, in: Women in Parliament: Beyond Numbers. available online on: http://www.idea.int/ėomen/parl/toc.htm
Koenig. Shulamith. 1998. Embracing Women as Full Owners of Human Rights, in: Haxton, Eva and Claes Olsson (eds.), Gender Focus on the WTO. Uppsala: ICDA.
Moller Okin, Susan. 1998. Justice, Gender and the family, New York: Basic Books.
Neuhold, Brita and Brigit Henökl. 2000. Womens Rights Human Rights: From Dream to Reality. Vienna: Austria Service for Development Co-Operation.
NGO Committee on UNICEF. Factsheet: Girl Child Health Issues. available online at: http://www.girlrights.org/factsheet/health.pdf
NGO Committee on UNICEF. Factsheet: Girl Child Health Issues. available online at: http://www.girlrights.org/factsheet/hivfactsheet.pdf
Niarchos, Catherine M. 1995. Women, War, and Rape: Challenges Facing The International Tribunal for the Former Yugoslavia. Human Rights Quarterly 7.4 (1995) 649-690. available online at: http://muse.jhu.edu/demo/human_rights_quarterly/17.4naiarchos.html#Rape
Pandjiarjian, Valeria. 2003. Investigating and Analyzing a Strategy, in: Women, Law and Development International. Saõ Paulo: Cladem Brazil.
Peoples Decade for Human Rights Education. 2002. Women Hold up the Sky. New York.
Peoples Decade for Human Rights Education. 1999. Between their Stories and our Realities. New York.
Power, Carla. 2002. The Shackles of Freedom. The end of communism ėas supposed to make life better for women. Has it? Newsweek International, 18 March 2002. available online at: http://www.cdi.org/russia/johnson/6142-2.cfm
Reimann, Erich. 1996. German Breaks Up Sex Slave Ring, Associated Press, 13 December 1996. available online at: http://www.catwinternational.org/fb/Germany.html
Resolution A/Res/48/104, 20 December 1993. Declaration on the
Elimination of Violence against Women.
Seifer, Ruth. 1996. The Second Front: The Logic of Sexual Violence in Wars in: Womens Studies International Forum 19 (1/2) 1996, 35-43.
Shanti, Dairian. 1998. Equality and the Structures of Discrimination. in: Yaeli, Danieli and Elsa Stamatopoulou, Clarence Dias (eds.). New York.
Shiva, Vandana. 1998. Monocultures, Monopolies, Mythsand the Masculinisation of Agriculture, http://gos.sbc.edu/s/shiva2html
The Prosecutor vs. Jean-Paul Akayesu. ICTR-96-4, 2 September 1998.
The Vienna Declaration and Programme of Action. 1993.
Torrevillas, Domini M. 2002. Why I am for House Bill 4110, The Philippine Star, August 29, 2002. available online at: http://www.remedios.com.ph/fhtml/mk4q2002_wiaf.htm
United Nations. 2001. Multilateral Treaty Frameėork: An Invitation
to Universal Participation, Focus 2001: Rights of Women and Children.
United Nations. 2000. Women, Peace and Security, Study submited by the Secretary-General pursuant to Security Council resolution 1325 (2000).
INFORMATA PLOTĖSUESE
Campaign for a Latin American and Caribbean Convention in Sexual Rights and Reproductive Rights: www.convencion.org.uy
CLADEM Latin American and Caribbean Committee for the Defense of Women Rights: www.cladem.org (in English, Portuguese and Spanish).
Economic Commission for Latin America and the Caribbean: http://www.eclac.org
International Council of Women: http://www.icw-cif.org
Terre des Femmes Menschenrechte für die Frau e.V.: http://www.terresdesfemese.de
Organization of American States: http://www.oas.org
Peoples Movement for Human Rights Education: http://www.pdhre.org
RSMLAC Latin American Womens Health Network: http://rsmlac.org
United Nations: Commission on the Status of Women: http://www.undp.org/fwcw/csw
United Nations: Committee on the Elimination od
Discrimination against Women:
http://www.un.org/DPCSD/daw/cedaw
United Nations: Division for the Advancement of Women: http://www.un.org/DPCSD/daw