LIRITĖ RELIGJIOZE

LIRIA E MENDIMIT, E NDĖRGJEGJES DHE  E BESIMIT

LIRIA PĖR TĖ PRANUAR DHE NDĖRRUAR RELIGJIONIN OSE BESIMIN,

LIRIA PĖR T’I MANIFESTUAR KĖTO TĖ DREJTA

>>Ēdokush ka tė drejtėn e lirisė sė mendimit, tė ndėrgjegjes dhe tė besimit; kjo e drejtė pėrfshin lirinė e ndėrrimit tė  besimit apo tė bindjeve dhe lirinė qė njeriu, qoftė vetė ose nė bashkėsi me tė tjerėt, tė shfaqė publikisht ose privatisht besimin apo bindjen e vet me anė tė dhėnies sė mėsimeve, kryerjes sė kultit dhe riteve fetare.<<

Neni 18, DEKLARATA UNIVERSALE PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT

 

TREGIMI ILUSTRUES

I burgosuri 38 vjeēar Turkmen Kristian Shageldi Atakov, i tha lamtumirė gruas sė tij Artygyl me rastin kur asaj iu lejua ta vizitojnė atė nė burgun Seidi, njė kamp pune nė Turkmenistanin verilindor. Atakov i tha gruas sė tij se nuk ia merrte mendja se do tė mbijetonte trajtimin brutal fizik tė cilin po e pėrjetonte aty.

Nė kohėn kur ajo e vizitoi atė, ai kishte hematome dhe ishte i rrahur, kishte dhimbje nė veshka dhe nė mushkėri dhe vuante nga verdhėza. Ai mezi ecte dhe shpesh humbte vetėdijen.

Para se ta arrestonin mė 18 dhjetor tė vitit 1998 nė shtėpinė e tij, Atakovi ishte kėrcėnuar dy herė nga zyrtarėt shtetėror qė t’i ndėrpresė predikimet dhe pjesėmarrjen nė kishėn e tij, pėr njė grumbullim tė paregjistruar Evangjelist tė Krishterėve Baptisėt.

 

Pasi qė njė muaj mė herėt njė polic i kishte bėrė vėrejtje fshehurazi, , njė javė para se ta arrestonin, njė udhėheqės i lartė mysliman, sė bashku me njė pėrfaqėsues tė komitetit lokal pėr ēėshtje fetare, shkoi nė shtėpinė e tij pėr t’ia pėrsėritur se nėse do tė vazhdonte kėshtu, ai mund tė pėrballej me “akuza ligjore”.

Tre muaj pas arrestimit, Atakovi u dėnua me dy vjet burg. Mirėpo, nė mars tė vitit 1999, prokurori parashtroi ankesė pėr shkak se dėnimi ishte “shumė i butė”.

 

Shtatė muaj mė vonė, gjatė kohės sė rigjykimit tė tij ai ishte rrahur aq shumė, sa qė i kishte lutur  fėmijėt e tij tė mos e preknin sepse kishte dhimbje tė mėdha.

Nė muajin shkurt tė vitit tė kaluar, gruaja e Atakovit dhe pesė fėmijėt e tyre janė pėrndjekur nga shtėpia e tyre nė Meri, nė azil tė brendshėm nė Kahka, ku ende vazhdojnė tė jetojnė nė “arrest fshatar”.

Urdhėrat sekrete tė policisė erdhėn pasi qė gruaja e tij refuzoi t’i lejojė fėmijėt e saj tė pėrkulen para fotografisė sė presidentit, gjatė ritualit tė pėrditshėm nė shkollat publike.

 (Ky incident ėshtė raportuar pranė njė OJQ-je evropiane, e cila ka qėllim promovimin e demokracisė, sundimit tė ligjit dhe tė drejtave individėve nė gjithė botėn. Raportimi pėr kėtė rast ende nuk ėshtė vazhduar.)

 

Marrė nga pėrmbajtja e raportit: Human Rights Without Frontiers, available at: http://www.hrwf.net/newhrwf/html/tukey2001.html, October 2002   

PYETJET PĖR DISKUTIM

1. Ēka mendoni, cilat janė arsyet pėr trajtimin e tillė tė Z. Atakov?

2. Ēka mendoni se mund tė bėhet pėr tė parandaluar pėrsėritjen e situatave tė tilla? A keni njohuri pėr ndonjė sistem ekzistues pėr mbrojtje?

3. A keni dėgjuar pėr incidente tė ngjashme nė vendin tuaj?

 

>>Asnjė njeri nga natyra nuk ėshtė i betuar ndonjė kishe tė caktuar ose ndonjė sekti, por ēdokush i bashkohet vullnetarisht atij grupi nė tė cilin ai beson se ka gjetur adhurimin dhe manifestimin e vėrtetė dhe tė pranueshėm pėr Zotin. Arsyeja e vetme e bashkangjitjes sė tij, ėshtė shpresa pėr shpėtim, prandaj ėshtė edhe arsyeja e vetme pėr qėndruar aty . . . Atėherė, kisha ėshtė njė shoqėri e anėtarėve tė bashkangjitur vullnetarisht pėr atė qėllim.<<  

XHON LLOKU (JOHN LOCKE), LETRA PĖR TOLENRACĖ, 1689

E DOMOSDOSHME TĖ DIHET

1. LIRITĖ RELIGJIOZE: NJĖ RRUGĖ E GJATĖ E CILA KA MBETUR ENDE PĖR T’U UDHĖTUAR

Miliona njerėz besojnė se ekziston diēka mbinjerėzore qė na udhėheq shpirtėrisht. Ndodh qė pėr shkak tė asaj nė ēka besoni, tė detyroheni ta mohoni atė besim, ta braktisni familjen, tė ndiqeni, burgoseni ose edhe tė vriteni.

 

Gjatė shekullit tė III tė erės sė re, nė Indi budistėt u persekutuan pėr shkak se besonin nė mėsimet e Budės. Duke filluar nga shekulli IX, nė periudhėn e njohur si “Vitet e Errėta” tė Evropės, besimtarėt mysliman dhe jokrishterė u persekutuan “nė emėr tė Zotit”. Mė pas, lufta pėr zgjerimin e Perandorisė Osmane dhe pėrhapjen e besimit islam e tmerroi Evropėn. Hebrenjtė u mbyllėn nėpėr geto, jo vetėm nga tė krishterėt por edhe nga myslimanėt. Gjithashtu, gjatė procesit tė pėrhapjes sė krishterimit u bė zhdukja e indianėve tė Amerikės Latine. 

Sikurse nė tė kaluarėn, edhe tani, njerėz tė ndryshėm religjiozė dhe joreligjiozė janė tė kėrcėnuar pėr shkak se besojnė ose nuk besojnė nė diēka. Aftėsia pėr tė besuar nė diēka dhe pėr ta shfaqur atė besim, njihet dhe mbrohet si liri religjioze dhe kjo nuk ėshtė vetėm ēėshtje ligjore por edhe morale. Besimi fetar ndėrhyn thellė nė jetėn private tė njeriut, sepse prek bindjet dhe kuptimet personale mbi botėn tonė.

Feja ėshtė njė ndėr elementet kryesore pėr tė shprehur identitein kulturor tė njeriut, prandaj kjo edhe ėshtė arsyeja pse liritė fetare janė tema mjaft tė ndieshme pėr t’u adresuar dhe duket se shkaktojnė mė shumė probleme sesa ēėshtjet e tjera tė tė drejtave tė njeriut.

Njė tjetėr problem e ka penguar rregullimin e lirive religjioze nė kuadėr tė tė drejtės ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut. Religjioni dhe besimi janė elemente kyēe tė politikės dhe tė politikanėve, nė gjithė botėn. Liritė dhe besimet religjioze shpesh keqpėrdoren pėr kėrkesa politike dhe pretendime tė pushtetit, me ē’rast, shpesh, kur religjioni dhe politika janė tė ndėrlidhura rezultohen argumente tė gabuara.

Pasi qė nė gjithė botėn jotoleranca dhe persekutimi religjioz janė duke u paraprirė shumė konflikteve tragjike qė pėrfshijnė probleme etnike, racore dhe tė urrejtjes ndaj grupeve tė caktuara, gjatė viteve tė fundit ėshtė bėrė mjaft aktuale ofrimi i mbrojtjes adekuate. Nė konfliktet e kohės sė sotme nė shtetet multireligjioze, ose brenda shtetit, mund tė shihen perskutime mbi baza religjioze si mes besimtarėve dhe jobesimtarėve, religjioneve tradicionale dhe atyrė tė “reja”, mes njė religjioni zyrtar ose tė preferuar dhe individėve ose bashkėsive qė nuk i takojnė atij religjioni.

Sot, shkeljet e lirive religjioze shfaqen, qė nga ndalimi i besimeve tė ndryshme nė Kinė, “spastrimi etnik” ndaj myslimanėve edhe tė krishterėve nė Bosnjė dhe Kosovė, tensionet nė Irlandėn Veriore, e deri te ndarjet religjioze tė kufijve nė Saharėn Jugore, nga Etiopia deri nė Nigeri, dhe vrasjet me motive religjioze. Kėto shkelje shfaqen qė nga rritja e ndikimit tė religjionit nė konfliktin mes Indisė dhe Pakistanit, ose mes hinduve dhe myslimanėve, i cili tani ka arritur nė kėrcėnim me armatim nuklear, e deri te shfaqja e ekstremizmit religjioz tek islamizmi dhe sė fundi ėshtė rritja e ndjenjave antiislamike nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nė Evropė.

Fatėkeqėsisht, ekzitojnė edhe shumė raste tė tjera qė theksojnė domosdoshmėrinė e trajtimit tė lirive religjioze, e nė veēanti tė atyre qė janė tė lidhura me ekstremizmin. Megjithatė, ky fenomen duhet tė adresohet ndaras.

* E domosdoshme tė dihet

 

Liritė religjioze dhe siguria njerėzore

Liria nga frika ėshtė vlera themelore e sigurisė njerėzore. Kjo vlerė themelore ėshtė duke u rrezikuar pa masė nga shkeljet e lirive religjioze. Nė qoftė se njė person nuk mund tė besojė nė ēfarėdo “Zoti” ose koncept tjetėr pėr universin tė cilin vetė e preferon, atėherė liria dhe siguria personale do ta jenė larg realizimit. Kėrcėnimet ndaj lirisė sė mendimit, ndėrgjegjes, besimit dhe religjionit tė individėve dhe grupeve tė njerėzve ndikojnė drejtpėrdrejt nė sigurimin dhe zhvillimin e integritetit tė tyre personal.

Kur diskriminimi dhe persekutimi mbi baza religjioze ėshtė sistematik dhe i institucionalizuar, ai mund tė rezultojė me tensione mes bashkėsive e madje edhe nė kriza ndėrkombėtare. Shkaktarė tė pasigurisė mund tė jenė tė gjithė - individėt, grupet, por edhe shtetet. Kjo kanosje e plotfuqishme dhe e gjithėpranishme ndaj sigurisė personale, e bazur nė besim ose religjion, kėrkon masa tė posaēme mbrojtėse. Arsimimi dhe mėsimi pėr tė drejtat e njeriut paraqet bazė pėr krijimin e respektit ndaj mendimeve dhe besimeve religjioze tė tė tjerėve. Mėsimi pėr respektin, tolerancėn dhe dinjitetin njerėzor nuk mund tė arrihen me forcė. Ky duhet tė jetė njė pėrkushtim afatgjatė i gjitha subjekteve me qėllim tė ndėrtimit tė pėrbashkėt tė sigurisė individuale dhe globale.

 

>>Nuk do tė ketė paqe ndėrmjet kombeve pa pasur paqe ndėrmjet religjioneve. Nuk do tė ketė paqe ndėrmjet religjioneve pa dialog mes religjioneve. Nuk do tė ketė dialog ndėrmjet religjioneve, pa e hulumtuar themelimin e religjioneve.<<

HANS KÜNG, PRESIDENT I FONDACIONIT PĖR EIKĖ GLOBALE    

 

2. DEFINIMI DHE PĖRSHKRIMI I ĒĖSHTJES

 Ē’ ėshtė religjioni?

Nė kuadėr tė debateve filozofike dhe sociologjike, nuk ekzisotn ndonjė definicion i pėrbashkėt pėr religjionin. Megjithatė, nga definicionet e ndryshme qė janė propozuar, ekzistojnė disa elemente tė pėrbashkėta.

Religjoni, i cili etimologjikisht lidhet me fjalėn latine religere i referohet “lidhmshėrisė”. Religjioni ėshtė ai qė lidh besimearėt me diēka “absolute”, tė konceptuar, qoftė sipas konditave personale qoftė sipas atyre jopersonale. Zakonisht pėrfshin njė pėrmbledhje tė riteve dhe ritualeve, rregullave dhe rregullimeve, tė cilat ua mundėsojnė individėve ose bahkėsive ta lidhin ekzistencėn e tyre me njė “Zot” ose disa “Zota”.  Sipas Millton J. Jinger (Milton J. Yinger), religjioni mund tė jetė “njė sistem i besimeve dhe praktikimeve pėrmes tė cilave njė grup i njerėzve lufton problemet mė tė mėdha tė jetės.”

Sa pėr krahasim, Black’s Law Dictionary, e definon religjionin si

“Marrėdhėnie e njeriut ndaj Hyjnorės, adhurimit, kultit, bindjes dhe nėnshtrimit ndaj mandatit dhe porosive tė krijesave supernatyrore ose superiore. Nė kuptimin e tij mė tė gjerė, religjioni pėrfshin tė gjitha format e besimit pėr ekzistimin e krijesave superiore, tė cilat ushtrojnė pushtet mbi njerėzit pėrmes dhunės, imponimit tė rregullave tė sjelljes dhe shpėrblimeve ose dėnimeve tė ardhshme.”

 

Ky dhe tė gjitha definicionet e tjera, pėrfshijnė pranimin e ekzistimit tė njė diēkaje tė personalizuar ose jo, qė ėshtė superiore, e shenjtė, absolute dhe e jashtėzakonshme. “Supremja” ose “e para” ka funksion normativ dhe nga besimtarėt pritet t’i respektojnė mėsimet dhe rregullat e sjelljes sipas religjionit tė tyre, si rrugė drejt kėtij “absolutizmi”. Gjithashtu, nga besimtarėt pritet t’i shprehin besimet e tyre religjioze tė ndryshme pėrmes adhurimit ose kryerjes sė kultit. Nė pėrgjithėsi, por jo gjithėherė, janė themeluar kisha ose institucione tė tjera, me qėllim tė organizimit tė grupit ose praktikimit tė adhurimit.

 Ē’ ėshtė besimi?        

Besimi ėshtė koncept mė i gjerė sesa religjioni. Besimi pėrfshin religjionin, por nuk kufizohet vetėm nė kuptimin e tij tradicional. Black’s Law Dictionary, e definon atė si “besim nė tė vėrtetėn e njė propozimi, qė subjektivisht ekziston nė mendje dhe ėshtė nixtur nga agumenti, bindja ose prova e adresuar ndaj gjykimit.”

Pėrkundėr kėtij koncepti eurocentrik tė besimit si njė akt i mendimit, besimi nėnkupton tė besosh nė supremen, shenjtėrinė, absoluten dhe tė jashtėzakonshmen. Nė dokumentet ndėrkombėtare, termi besim ėshtė adaptuar pėr t’i pėrfshirė edhe tė drejtat e personave joreligjiozė, siē janė ateistėt (tė cilėt nuk i besojnė Perėndisė), agnostikėt (tė cilėt janė tė pasigurt pėr ekzistimin e “Zotit”) dhe racionalistėt. Besimet e karaktereve tė tjera, qoftė politike, kulturore, shkencore ose ekonomike, nuk pėrfshihen nė kuadėr tė kėsaj mbrojtjeje, por duhet tė adresohen ndaras.

* Moduli pėr Lirinė e Shprehjes dhe Lirinė e Mediave.

 Ē’ janė liritė religjioze?

Nė tė drejtėn ndėrkombėtare, liritė religjioze mbrohen si liri tė mendimit, ndėrgjegjes dhe religjionit. Kėto tri liri themelore aplikohen njėsoj ndaj bindjeve teistike dhe religjioze, si dhe pėrfshijnė gjitha besimet me pikėpamje tė jashtėzakonshme ndaj universit dhe njė kod normativ tė sjelles.

Nė kuptimin e ngushtė, liria e religjionit dhe e besimit pėrfshijnė lirinė e religjionit dhe besimit dhe lirinė nga religjioni dhe besimi, tė cilat mund tė kuptohen si tė drejta pėr tė pranuar ose pėr tė mos pranuar njė rregull ose sjellje religjioze.

Liria e mendimit dhe ndėrgjegjes ėshtė e mbrojtur njėsoj sikurse edhe liria e religjionit dhe besimit. Kjo pėrfshin lirinė e mendimit nė tė gjitha ēėshtjet dhe bindjet personale, si dhe pėrkushtimet ndaj religjonit ose besimit, qoftė pėrmes manifestimit individual ose sė bashku me tjerėt.

Ashtu siē tregon numri i madh i “tė burgosurve tė ndėrgjegjes” nė gjithė botėn, liria e ndėrgjegjes shkilet mjaft shpesh. Kėta tė burgosur, nė tė shumtėn e rasteve u takojnė minoriteteve religjioze tė njė regjioni dhe burgosen pėr shkak tė besimeve tė tyre religjioze. Tregimi pėr Z. Atakov ėshtė vetėm njė nga shembujt e panumėrt.  Liria e mendimit dhe ndėrgjegjes, si dhe liria pėr tė zgjedhur dhe ndryshuar religjionin ose besimin, janė tė mbrojtura pa rezervė. Askush nuk mund tė detyrohet t’i zbulojė mendimet e tij ose tė saj, e as t’i bashkohet ndonjė religjioni ose besimi.

Standardet ndėrkombėtare

E drejta mbi tė drejtat e njeriut i shmanget kontraversės sė definimit tė religjionit dhe besimit, por pėrmban njė katalog tė tė drejtave pėr tė mbrojtur lirinė e mendimit, ndėrgjegjes, religjionit dhe besimit. Pėr tė kuptuar mė mirė kompleksitetin e lirive religjioze, mund tė bėhet njė klasifikim i tyre nė tri nivele:

1. Liritė e praktikimeve tė posaēme individuale

2. Liritė e praktikimeve kolektive

3. Liritė e godinave tė caktuara

 

Ų                  Liritė e praktikimeve tė posaēme individuale:

Neni 18 i Deklaratės Universale pėr tė Drejtat e Njeriut (UDHR) identifikon liritė religjioze si tė drejta tė “tė gjithėve” (qė do tė thotė se i mbron fėmijėt, tė rriturit, vendorėt dhe tė huajt), tė cilat nuk mund tė derogohen, madje as nė raste tė gjendjes sė jashtėzakonshme ose luftės. Lista e lirive individuale religjioze e parashikuar me Nenin 18 tė Paktit Ndėrkombėtar pėr tė Drejta Civile dhe Politke, ofron formulimin e detajizuar tė tė drejtave qė gjinden brenda standardeve minimale tė pranuara ndėrkombėtarisht:

·                    Lirinė pėr tė manifestuar individualisht ose sė bashku religjioni dhe besimin, si dhe pėr tė themeluar dhe mbajtur vende pėr kėtė qėllim;

·                    Lirinė pėr tė prodhuar, blerė dhe pėrdorur deri nė njė masė tė caktuar, artikujt dhe materiale tė nevojshme qė kanė tė bėjnė me ritet ose zakonet e njė religjioni dhe besimi;

·                    Lirinė pėr tė kėrkuar dhe pranuar ndihma financiare dhe kontribute tė tjera nga individėt dhe institucionet e tjera; 

·                    Lirinė pėr tė trajnuar, emėruar, zgjedhur, ose caktuar sipas trashėgimisė udhėheqėsit e caktuar, sipas kėrkesave dhe standardeve tė ēfarėdo religjioni ose besimi;

·                    Lirinė e individėve pėr tė zbatuar ditėt e pushimit dhe pėr tė festuar ditėt e shenjta dhe ceremonitė, nė pajtim me parimet e religjionit dhe besimit tė tij/saj;

·                    Liritė religjioze nė punė, duke pėrfshirė tė drejtėn pėr t’u lutur, veshur dhe pėr tė ngrėnė sipas parimeve tė religjionit dhe besimit tė caktuar;

·                    Lirinė pėr t’u mbledhur dhe bashkuar pėr tė kryer dhe zbatuar ritet;

·                    Lirinė pėr tė deklaruar lirshėm besimin;

·                    Tė drejtėn pėr tė ndryshuar dhe refuzuar njė religjion;

·                    Tė drejtėn pėr arsimim religjioz pėr “interesa” tė fėmijės.

 

Ų                  Liritė e Praktikimeve kolektive:

Liritė religjioze nuk u mundėsojnė vetėm individėve gėzimin e lirive tė pėrmendura mė lartė. Njė religjion ose besim mund dhe zakonisht manifestohet nė bashkėsi me tjerėt, qė do tė thotė se manifesohet nė vende publike. Kjo nėnkupton respektimin e lirisė sė grumbullimit dhe bashkimit, gjithashtu edhe tė bashkėsive tė besimtarėve.

 

Ų                  Liritė e godinave tė caktuar:

Organet e caktuar qė janė tė bazuara nė parime religjioze, gjithashtu gėzojnė mbrojtje tė plotė pėrmes lirive religjioze. Kėto organe mund tė jenė shtėpitė e kultit ose institucionet arsimore qė merren me ēėshtje religjioze, ose edhe OJQ-tė.

Tė drejtat e tyre pėrfshijnė:

·                    Lirinė pėr tė themeluar dhe mbajtur institucione tė caktuara bamirėse ose humanitare;

·                    Lirinė pėr tė shkruar, publikuar dhe pėrhapur publikime tė rėndėsishme tė kėtyre fushave;

·                    Lirinė pėr tė ofruar mėsime pėr religjion nėpėr vende tė pėrshtatshme.

 

Parimi i mosdiskriminimit

Diskriminimi dhe jotoleranca mbi baza religjioze qė nėnkupton ēfarėdo dallimi, pėrjashtimi, kufizimi, ose preferencė tė bazuar nė religjion ose besim, ėshtė i ndaluar. Ndalimi i diskriminimi dhe jotolerancės religjioze nuk vlen vetėm pėr jetėn publike, por gjithashtu ka tė bėjė me sferėn private tė individėve, nė tė cilėn janė tė futura thellė besimet dhe religjionet. Kjo do tė thotė, se as shteti e as punėdhėnėsi juaj, ose ndonjė individ tjetėr, nuk lejohet tė ndėrmarrė ndonjė veprim diskriminues ndaj jush.

* Moduli pėr mosdiskriminim

 

Edukimi

Prindėrit kanė tė drejtė tė vendosin se nė ēfarė religjioni dėshirojnė t’i edukojnė fėmijėt e tyre. Dsipozita “nė interesin mė tė mirė tė fėmijės”, ka pėr qėllim kufizimin e lirisė sė veprimit tė prindėrve, vetėm atėherė kur njė praktikė fetare mund ta dėmtojė shėndetin fizik ose mental tė fėmijės. Si praktikė e tillė mund tė jetė refuzimi i prindit pėr trajtim mjekėsor dhe arsimim shkollor tė fėmijės. Pėr shembull, refuzimi i transfuzionit tė gjakut mund tė shkaktojė vdekjen e fėmijėve te Dėshmitarėt e Jehovait (Jehovah’s Witnesses), besimi i tė cilėve ėshtė nė kundėrshtim me trajtimet mjekėsore.

Nė sferėn publike, shtetet kanė obligim tė ofrojnė arsimimin, i cili mbron fėmijėn nga jotoleranca dhe diskriminimi religjioz dhe tė ofrojė planprograme, tė cilat pėrfshijnė edhe mėsimin e lirisė sė mendimit, ndėrgjegjes dhe religjionit. 

 PYETJET PĖR DISKUTIM

·                    Si rregullohet pėrdorimi i religjionit nė vendin tuaj?

·                    Planprogrami shkollor dhe librat shkollore nė vendin tuaj, a trajtojnė lirinė e religjionit dhe besimit, si dhe pėrfshin edhe lirinė pėr tė mos besuar?

·                    A ka masa siguruese nė vendin tuaj, pėr tė siguruar pavarėsinė e pėrdorimit tė religjionit?

 

Manifestimi i besimit

Liria pėr tė manifestuar besimin religjioz pėrfshin mbrojtjen e fjalėve, mėsimeve, praktikimeve, kulteve dhe zbatimit tė atij besimi. Sipas kėsaj ke tė drejtė tė flasėsh pėr fenė tėnde, ta mėsosh atė, ta praktikosh vetė ose sė bashku me tjerėt dhe t’i zbatosh rregullat lidhur me ushqimin, veshjen ose pėrdorimin e njė gjuhe tė caktuar, si dhe ritualet e lidhura me besimin e caktuar. Manifestimi i religjionit ose besimit nėnkupton gjithashtu mundėsinė e shmangies sė veprimeve tė kundėrta me rregullat e besimit konkret. Veprimet e tilla mund tė jenė refuzimi i dhėnies sė betimeve, shėrbimet ushtarake, pjesėmarrja nė ceremoni fetare, pranimet ose trajtimet e detyrueshme mjekėsore.

 

Kufizimiet e lirive religjioze

Deri sa nuk ėshtė e rėndėsishme nė ēka besohet, manifestimi i besimit mund t’i arrijė limitet, kur me anė tė tij preken interesat e tė tjerėve. Kufizimet e tė drejtės sė manifestimit tė besimit religjioz duhet tė jenė proporcionale dhe tė bazuara nė ligj. Kufizimet mund tė vihen vetėm kur kjo ėshtė e domosdoshme pėr sigurinė dhe rendin publik, shėndetin, moralin ose tė drejtat dhe liritė fundamentale tė tė tjerėve. Kufizimet e kėtyre lirive lejohen pėr shembull te rastet e sakrificave njerėzore, vetėvrasjeve, gjymtimit gjenital tė femrave, skllavėrisė, prostitucionit, veprimeve shkatėrruese dhe praktikave tė tjera qė kėrcėnojnė shėndetin njerėzor dhe integritetin fizik.

 

3.  PERSPEKTIVAT NDĖRKULTURORE/ ĒĖSHTJET KONTRAVERSE

 Shteti dhe feja

Ndėr dallimet mė tė mėdha lidhur me mbrojtjen e lirive fetare nė botė, kanė tė bėjnė me marrėdhėniet ndėrmjet shteteve dhe religjioneve ose besimeve. Kemi disa modele kryesore tė raportit tė shtetit dhe fesė: shtete religjioze, kisha tė themeluara, neutralitet shtetėror ndaj feve dhe institucioneve tė tjera, mosekzistim tė ndonjė religjioni zyrtar, ndarje mes shtetit dhe kishės dhe mbrojte e grupeve religjioze tė pranuara me ligj.

Standardet ndėrkombėtare nuk kėrkojnė ndarjen e shtetit nga kisha ose religjioni. Kjo nėnkupton se nuk caktohet ndonjė model konkret i raportit mes shtetit dhe ndonjė besimi, dhe nė veēanti nuk kėrkohet krijimi i shoqėrive laike, tė cilat e pėrjashtojnė religjionin nga ēėshtjet publike. Kėrkesa e vetme ndėrkombėtare ėshtė qė njė marrėdhėnie e tillė nuk duhet tė rezultojė nė diskriminim ndaj atyre qė nuk i takojnė besimit tė pranuar zyrtar, ose feve tė pranuara me ligj. Mirėpo, atje ku vetėm njė religjion pranohet si pjesė pėrbėrėse e identitetit kombėtar, ėshtė pikėpyetje nėse mund tė sigurohet trajtim i barabartė i feve tjera ose feve mė tė vogla.

Sipas pikėpamjeve perėndimore, njė marrėdhėnie neutrale mes religjionit dhe shtetit e bėn mė shumė tė mundshėm garantimin e mbrojtjes sė plotė tė lirive religjioze tė individėve. Pėr shembull, e drejta tradicionale islame ose E drejta e Sheriati si kontrast i kėsaj pikėpamjeje i lidh shtetin dhe fenė, sepse konsideron se njė sistem i tillė mundėson mbrojtje mė tė mirė tė lirive religjioze pėr popullin. Sido qė tė jetė, mund tė thuhet se kur nė shtet ėshtė i lidhur me njė kishė ose religjion tė caktuar, ėshtė e pamundshme qė tė drejtat e anėtarėve tė minoriteteve religjioze tė kenė mbrojtje tė barabartė.

 PYETJET PĖR DISKUTIM

·                    Cili ėshtė qėndrimi i vendit tuaj ndaj besimeve?

·                    A i pranon vendi juaj institucionet e feve tė ndryshme?

·                    A mendoni se ėshtė e mundur tė vendoset sistemi i barabartė ndaj tė gjitha feve deri sa privilegjohet njėra?

·                    A konsideroni se ėshtė legjitime tė lejohen parti politike religjioze?

 

Apostatizmi – liria pėr tė zgjedhur ose ndryshuar fenė

Pėrkundėr ekzistimit tė rregullave tė qarta ndėkrombėtare, akti i apostasisė, ose braktisjes sė njė religjionit pėr shkak tė religjionit tjetėr, ose pėr tė jetuar si laik, vazhdon tė mbetet njė ēėshtje kontraverse.

Njė person ėshtė apostat, nėse ai ose ajo braktis njė religjion dhe merr njė religjion tjetėr ose vazhdon tė jetoj si laik. Historikisht, islamizmi, krishterimi dhe religjionet e tjera kanė marrė qėndrim shumė tė errėt ndaj apostatėve. Shpesh, dėnimi pėr ata ka qenė ekzekutimi. Sot, nė islamizėm, pra nė ato shtete qė janė tė bazuara nė Tė drejtėn e Sheriatit, apostatizmi vazhdon tė dėnohet shumė rėndė. Nė praktikė, kjo shpesh lė tė kuptohet se nė kėto raste nuk ekziston e drejta pėr tė zgjedhur ose ndryshuar religjionin e caktuar.

E drejta ndėrkombėtare nė mėnyrė shumė tė qartė e kundėrshton kėtė pikėpamje. Ēdo person ka tė drejtė ta zgjedhė besimin e tij, lirshėm dhe pa kurrfarė shtrėngimi. Debati pėr kėtė ēėshtje ėshtė shumė emocional dhe i ndieshėm, sepse prek thellė bindjet dhe kuptimet e ndryshme pėr liritė religjioze. Ky debat, duke i ndarė “perėndimorėt” nga tė “tjerėt”, tregon dallimet kulturore nė perceptimin ndaj religjioneve dhe lirive tė tjera.

PYETJET PĖR DISKUTIM

A mendoni se nė praktikė, njerėzit mund ta zgjedhin lirshėm besimin e tyre ose ta ndėrrojnė atė? A mund tė shkkatojė kjo ndeshje me tė drejtat e tjera tė njeriut? 

 

Proselitizmi – e drejta pėr tė pėrhapur besimin

Pėrderisa nuk pėrdoret shtrėngimi dhe forca, njeriu ka tė drejtė ta pėrhapė besimin e tij dhe t’i inkurajojė njerėzit qė tė konvertohen nga njėra fe nė tjetrėn. Ky veprim njihet si proselitizėm ose evangjelizėm.

Gjatė promovimit tė programeve misionare tė religjioneve tė huaja nė Evropė Qendrore dhe Lindore dhe nė Afrikė, kanė lindur konflikte mes kishave lokale dhe atyre religjioneve. Madje nė disa raste, qeveritė kanė ndaluar aktivitetet e tilla. Tė drejtat e njeriut kėrkojnė nga qeveritė tė mbrojnė tė drejtėn e tė shprehurit dhe qė besimtarėve t’iu garantohet liria pėr t’u kyēur nė forma jo tė dhunshme tė proselitizmit, siē janė “zgjimi i thjeshtė i ndėrgjegjes” ose ekspozimi i posterėve dhe pllakateve.

Nėse dikush detyrohet qė me forcė tė konvertohet nga njėra fe nė tjetrėn, kjo ėshtė shkelje e qartė e tė drejtave tė njeriut, por nėse shtrohet pyetja se ēka ėshtė e lejuar, kjo ende nuk ėshtė rregulluar me tė drejtėn ndėrkombėtare. Nė mėnyrė qė tė kufizohet proselitizmi, duhet tė paraqitet njė “rrethanė e shtrėngimit” siē mund tė jetė: pėrdorimi i parave, dhuratave ose privilegjeve pėr ata qė konvertohen; ose kur proselitizmi bėhet nė vende ku njerėzit ndodhen sipas detyrės ose kur kjo u kėrkohet me ligj (nė shkolla, ndėrtesa ushtarake, burgje dhe institucione tė ngjashme).

 

Kundėrshtimi i ndėrgjegjshėm i shėrbimit ushtarak

Kontraversa ndėrkulturore mbi tė ashtuquajturin kundėrshtim i ndėrgjegjshėm i shėrbimit tė detyrueshėm ushtarak, ende vazhdon. Njė person mund tė pėrjashtohet nga shėrbimi ushtarak, nėse detyrimi pėr tė pėrdorur armė tė ftohta ndeshet nė mėnyrė serioze me ndėrgjegjen e atij personi; dhe nėse ndaj personave tė besimit tjetėr nuk rezultohet nė ndonjė dallimi tė kundėrt.

Ky trend i njohjes sė kėsaj tė drejte nga ana e ligjeve kombėtare vėrehet nė disa shtete nė tė cilat ofrohen shėrbimiet shoqėrore si alternativė (Austri, Francė, Kanada ose SHBA). Nė anėn tjetėr, nė shtetet e tjera ku nuk ekziston kundėrshtimi i ndėrgjegjshėm i shėrbimit tė detyrueshėm ushtarak, njerėzit mund tė burgosen pėr refuzim e mbajtjes sė armėve.

 PYETJET PĖR DISKUTIM

·                    A ka nė vendin tuaj tė burgosur tė ndėrgjegjes?

·                    A mendoni se ekziston nevoja pėr tė drejtėn e refuzimit pėr tė vrarė, e cila duhet tė njihet shprehimisht  me standarde ndėrkombėtare?

 

4. ZBATIMI DHE MONITORIMI

Problemi kryesor pėr implementimin e tė drejtave religjioze, ėshtė thjesht mungesa e njė instrumenti tė obligueshėm ndėrkombėtar. Deklarata e OKB-sė pėr Eliminimin e tė Gjitha Formave tė Jotolerancės dhe Diskriminimit tė bazuar nė Religjion dhe Besim e vitit 1981, ka njė efekt tė konsiderueshėm juridik, sepse mund tė konsiderohet si rregull i vendosur i tė drejtės ndėrkombėtare zakonore. Por, deklarata nuk ėshtė marrėveshje, prandaj edhe nuk krijon obligime ligjore. Me gjithė njė pajtim ndėrkombėtar pėr nevojėn e ekzisitmit tė njė konvente, ende nuk ėshtė arritur njė pajtim se nė ēka duhet pėrqendrohet mė shumė fokusi.

Me qėllim tė implementimit dhe monitorimit tė Deklaratės sė vitit 1981, ėshtė themeluar Raportuesi Special pėr Jotolerancė Religjioze nė vitin 1986. Kryesisht, mandati i tij ėshtė identifikimi i incidenteve dhe veprimeve tė qeverisė tė cilat janė nė kundėrshtim me dispozitat e Deklaratės, si dhe t’u bėjė shteteve rekomandime pėr mjetet dhe masat qė duhet t’i ndėrmarrin. Ėshtė vėrtetuar se persekutimi dhe diskriminimi religjioz ka prekur individė dhe komunitete nė mbarė botėn dhe tė tė gjitha feve. Persekutimi dhe diskriminimi religjioz paraqitet duke filluar nga pėrmasat e vogla si persekutimi dhe diskriminimi religjioz, shkeljet e parimit tė mosdiskriminimit dhe tolerancės nė religjion dhe besim, e deri te atakimi i sė drejtės pėr jetė, integritetit fizik dhe sigurisė njerėzore tė personit.

Gjithashtu, edhe instrumente regjionale merren me implementimin e lirisė sė religjionit: pėr shembull Komisioni Afrikan pėr tė Drejtat e Njeriut nė rastet e fundit nė Sudan ka vendosur qė aplikimi i tė drejtės sė Sheriatit duhet tė bėhet nė pajtim me obligimet ndėrkombėtare.

 

Masat parandaluese dhe strategjitė e ardhshme

Para se tė vazhdohet tė punohet nė drejtim tė njė konvente tė obligueshme ligjore, me qėllim tė zhvillimit tė njė kulture tė bashkjetesės multireligjioze, duhet tė promovohet mė mirė Deklarata e OKB-sė pėr Eliminimin e tė Gjitha Formave tė Jotolerancės dhe Diskriminimit tė bazuar nė Religjion dhe Besim e vitit 1981. Vėmendje e posaēme duhet tė vendoset te roli i arsimimit, si metodė kryesore e luftimit tė jotolerancės dhe diskriminimit religjioz. Sipas tė sė drejtės ndėrkombėtare, shtetet kanė obligim tė qartė pėr t’iu kundėrpėrgjigjur dhunės dhe diskriminimit nė ēėshtjet e besimit. Ėshtė e qartė se, me qėllim tė mbrojtjes sė tė persekutuarve dhe promovimit tė tolerncės, OJQ-tė, organizatat religjioze dhe ato laike, pėrmes fushatave informative, ngritjes sė vetėdijes, programeve arsimuese dhe mėsimit, gjithashtu kanė rol tė barabartė pėr ndriēimin e shkeljeve nga shteti dhe tė tjerėt.

 

Ēka mund tė bėjmė ne?

Ne mund tė parandalojme diskriminimin dhe persekutimin religjioz, duke filluar t’i respektojmė tė drejtat e tė tjerėve. Toleranca religjioze e ndėrlidhur me fenė, pėrfshin respektimin e besimtarėve tė feve tė tjera, pa marrė parasysh se a mendojmė ne qė feja e tyre ėshtė e vėrtetė apo jo. Ky respekt dhe kjo kulturė e tolerancės kėrkon nga ne qė tė refuzojmė tė diskriminojmė, denigrojmė dhe nėnvlerėsojmė religjionet e tė tjerėve, si dhe ta respektojmė tė drejtėn fundamentale pėr tė qenė i ndryshėm. Kjo gjithashtu nėnkupton refuzimin pėr tė diskriminuar kundėr tė tjerėve nė punėsim, strehim dhe qasje ndaj shėrbimeve publike, pėr shkak tė besimit tjetėr. Pėr mė tepėr, neve na duhet respekti pėr tė filluar tė ndryshojmė sjelljen. Ekziston nevoja pėr dialog ndėrfetar, si dhe pėr takim mes besimtarėve dhe jobesimtarėve nė njė vend tė pėrbashkėt, pėr t’u mėsuar tė shprehin respekt ndaj njėri-tjetrit.

 

 

E DOBISHME TĖ DIHET

1. PRAKTIKA TĖ  MIRA

Dialogu ndėrfetar pėr pluralizėm religjioz

Gjatė disa dekadave tė fundit, pyetjet e pluralizmit religjioz dhe kulturor kanė ringjallur pėrsėri interesimin e bashkėsive kishtare dhe interesimin e besimtarėve. Ekziston njė ndjenjė e sensit tė menjėhershėm pėr ndėrtimin e marrėdhėnieve pozitive mes popujve tė besimeve tė ndryshme. Me rritjen e interesit pėr dialog ėshtė rritur, gjithashtu, edhe aktualiteti i tij, duke ua mundėsuar kėshtu bashkėsive tė ndryshme religjioze qė ta kuptojnė mė mirė njėra-tjetrėn dhe tė punojnė mė shumė sė bashku pėr edukimin dhe zgjidhjen e konflikteve, si dhe nė pėrditshmėrinė e jetės sė komuniteteve tė tyre. Ndėr OJQ-tė ndėrkombėtare tė shumta qė punojnė nė promovimin e dialogut religjioz dhe paqes, janė:

 

·                    Kėshilli Botėror i Kishave;

·                    Konferenca Botėrore mbi Religjionin dhe Paqen (WCPR) me grupet punuese tė pėrhershme pėr “religjionin dhe tė drejtat e njeriut”;

·                    Parlamenti Botėror i Religjioneve;

·                    Fondacioni i Etikės Globale;

·                    Bashkėsia Botėrore e Kėshillave Ndėrreligjioze (WFIRC).

 

Krahas kėtyre, njė numėr i madh i iniciativave lokale dhe regjionale, pėrmes dialogut nė mbarė botėn, janė duke ndihmuar zgjidhjen e konflikteve dhe parandalimin e konflikteve nė botė:

 

·                    Nė Lindjen e Mesme, klerikėt pėr paqe mbledhin rabinėt, priftėrinjtė, pastorėt dhe imamėt e Izraelit dhe Bregut Perėndimor (West Bank), qė tė ndėrmarin veprime tė pėrbashkėta dhe tė jenė dėshmitarė tė paqes dhe drejtėsisė nė rajon;

·                    Nė Indinė Jugore, kėshilli i hirėsisė mbledh sė bashku hindut, tė krishterėt, myslimanėt, budistėt, jainsit, zoroastrianėt, hebrenjtė dhe siksėt, nė pėrpjekje qė tė adresohen rastet e konflikteve tė bashkėsive;

·                    Nė Pacifik, hulumtimi ndėrfetar mbledh sė bashku pėrfaqėsuesit e shumė religjioneve nė Fixhi, duke bėrė pėrpjekje pėr tė tejkaluar paragjykimet dhe pėr tė promovuar respektin e ndėrsjellė dhe vlerėsimin pėr njėri-tjetrin.

·                    Nė Evropė, “Projekti: Evropa ndėrfetare” ėshtė i pari i llojit tė tillė, qė fton politikanėt urbanė dhe pėrfaqėsuesit e religjioneve tė ndryshme nga e gjithė Evropa nė qytetet e Gracit dhe Sarajevės.

 PYETJET PĖR DISKUTIM

“Nė dialog, bindja dhe ēiltėrsia mbahen tė balancuara.” Si mund tė bėhet kjo, individualisht dhe nė bashkėsi?

 “Religjionet pėr paqe” pėrmes arsimimit

Arsimimi ndėrreligjioz inkurajon respektimin pėr njerėzit e feve tė tjera dhe pėrgatit studentėt pėr t’i lėnė anash barrierat e paragjykimeve dhe jotolernacės.

·                    Nė Izrael, projekti i quajtur “Vlerat e pėrbashkėta/ Burimet e ndryshme” mbledh nė njė vend hebrenjtė, myslimanėt dhe tė krishterėt, pėr t’i studiuar sė bashku tekstet e shenjta, nė kėrkim tė vlerave tė pėrbashkėta, qė do tė mund t’i zbatonin nė jetėn e tyre tė pėrditshme dhe eventualisht tė dilnin me njė libėr pėr pėrdorim shkollor;

·                    Nė Tajlandė dhe Japoni, kohėt e fundit, Kampet Etike tė tė Rinjėve Liderė, mblodhėn nė njė vend pėrfaqėsuesit e rinj tė bashkėsive religjioze tė kėtyre shteteve pėr programe trajnuese nė pikėpamje tė lidershipit, etikės morale, shėrbimeve shoqėrore dhe forcimin e pajtimit.

·                    Nė Gjermani, Angli dhe nė shtete tė tjera, mėsimdhėnėsit janė duke analizuar trajtimin e traditave religjoze nė librat shkollore, tradita tė cilat janė tė panjohura pėr audiencėn, sė cilės i janė kushtuar kėto libra.

 

2. TRENDET

Kultet, sektet dhe lėvizjet e reja religjioze

Dhjetėra ndėrtesa dėmtohen si rezultat i sulmit tė turmės sė indonezianėve ndaj sektit islamik: XHAKARTA, 24 dhjetor: Policia njoftoi sot se, nė provicėn indoneziane tė Javės perėndimore, turmat kanė dėmtuar dhe demoluar afėr njėzet shtėpi dhe dy xhami tė lidhura me sektin Ahmadiyah Islamik. Jana tha se hetimet janė duke vazhduar, por ende nuk ėshtė bėrė ndonjė arrestim.

(AFP) (Vendosur nė ora 10:00 PST)

BURIMI: HTTP://WWW.DAWN.COM/2002/12/24/WELCOME.HTM, JANAR 2003

 

Liria e religjionit nuk duhet tė interpretohet ngushtė nė atė mėnyrė qė do tė nėnkuptonte vetėm religjionet tradicionale tė botės. Religjionet e reja dhe religjionet e vogla kanė gjithashtu tė drejtė pėr mbrojtje tė barabartė. Ky parim ėshtė i rėndėsisė sė veēantė nė dritėn e ngjarjeve tė fundit, ku lėvizjet e religjioneve tė reja janė bėrė shėnjestra tė herpashershme tė diskriminimit dhe represionit. Kėto lėvizje tė reja njihen me disa emra tė ndryshėm dhe kanė nevojė pėr studim mė tė afėrt. Termet “kult” ose “sekt” pėrdoren pėr t’iu referuar grupeve tė ndryshme religjioze, tė cilat nė besim dhe praktika tė tyre dallojnė prej religjioneve kryesore. Tė dyja kėto shprehje janė tė paqarta, por nė pėrgjithėsi sekti i referohet njė grupi tė ndarė nga njė religjion, pra si njė degė e ndarė e njė religjioni madhor, derisa kultet nė pėrgjithėsi njihen si sisteme ortodokse ose tė kopjuara tė besimeve religjioze, qė shpesh pėrcillen me rituale tė njėjta. Pasi qė tė dyja kėto terme janė definuar duke “u ndarė nga baza”, pikėpamjet lidhur me atė se ēka e pėrbėn njė sektė ose njė kult, dallojnė te besimet e ndryshme. Budizmi dhe hinduizmi do ta pėrdornin kėtė nė formė shumė neutrale, deri sa nė botėn perendimore “sekti” ose “kulti” shpesh pėrdoren nė konteksit negativ. Kėto lėvizje nuk dalin gjithėherė vetėm nga dallimet e kėtyre grupeve nė krahasim me bazėn, por gjithashtu sepse janė tė lidhura shpesh nga dedikimi i plotė dhe keqpėrdorimi i bazuar financiar. Njė shembull i famshėm dhe kontravers ėshtė Kisha e Shkencės, sė cilės nė disa shtete, ndėr to nė Gjermani si shembulli mė i mirė, nuk i ėshtė dhėnė liria religjioze, sepse konsiderohet tė jetė kompani.

 PYETJET PĖR DISKUTIM?

·                    A mbrohen besimet e vogla nė vendin tuaj dhe nėse po, si?

·                    A kanė ato tė drejta dhe pėrkrahje tė barabartė si besimi(et) kryesore?

 

Gratė dhe feja

Pėrgjatė historisė gratė janė diskriminuar pothuaj nga tė gjitha fetė. Dhe, vetėm tani vonė janė adresuar liritė e tyre religjioze. Diskriminimi i grave nė religjione ėshtė i dyfishtė. Atyre u mungon liria e manifestimit tė fesė sė tyre, pasi qė nuk kanė qasje tė barabartė nė vendet e lutjes, nuk predikojnė dhe nuk udhėheqin. Po ashtu, ato mund tė bėhen viktima tė feve tė caktuara, sa herė qė rregullat fetare, praktikat dhe zakonet i dėnojnė ato, ose edhe e kėrcėnojnė jetėn e tyre:

 

·                    Pėrqindja e vajzave tė reja tė gjymtuara nė vendet rurale tė Egjipit ėshtė 95%. Gjymtimi gjenital i femrave ėshtė traditė religjioze dhe kulturore nė shumė shtete dhe kundėrshtohet fuqishėm me standarde ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut. Si pasojė e kėsaj, mund tė shkaktohen probleme tė rėnda shėndetėsore, tė cilat mund tė rezultojnė nė vdekje.

·                    Martesat e dhunshme tė cilat shpesh rezultojnė nė skllavėri, zbatohen sidomos nė disa pjesė tė Nigerisė, Sudanit, Pakistanit dhe rajone tė tjera. Nė kėto raste, nuk ėshtė i nevojshėm pajtimi i gruas pėr martesė. Nganjėherė ndodh qė  “gratė” tė jenė mė tė vjetra se nėntė vjeē.

·                    Dhuna si formė specifike e “spastrimit etnik”: nė shumė raste pėrkatėsia fetare e viktimave ka qenė motiv pėr dhunime masive nė ish=-Jugosllavi, Gjeorgji, Sudan, Ruandė ose Ēeēeni. Shtatėzanėsitė e imponuara tė grave tė dhunuara, kanė bėrė qė ato tė njollosen publikisht si tė dhunuara dhe nė kėtė mėnyrė pėrveēse janė dėmtuar fizikisht, ato edhe janė turpėruar dhe ēnderuar.   

 

Ekstremizmi religjioz dhe ndikimi i tij

Pas sulmeve tė 11 shtatorit tė vitit 2001, po duket se terrorizmi ka instrumentalizuar besimin religjioz mė shumė se kurdoherė. Shumė njerėz konkludojnė se kjo ngjarje tragjike vetėm se ka shėnuar kulmin e lidhjes mes terrorizmit dhe fesė: rrėmbimi i aeroplanėve, bombardimi i ambasadave perėndimore nė shtetet dominuese myslimane, pastaj “ēėshtja e palestinezėve” dhe konfliktet e tjera nė botė tė “intensitetit mė tė ulėt”, kanė theksuar religjionin pėr arsyetime politike.

Sido qė tė jetė, njė ndėrlidhje e tillė ėshtė shumė e rrezikshme. Njė gjė e tillė e ndan botėn, nė tė “mirėt” dhe tė “kėqinjtė” dhe kėshtu i njollos njerėzit nė bazė tė pėrkatėsisė sė tyre fetare. Por, jo tė gjithė terroristėt ose ekstremistėt janė religjiozė, ashtu siē nuk do tė jenė tė gjithė besimtarėt terroristė. Nė ato raste kur sulmet ekstremiste lidhen me fenė, pra kur kryesit theksojnė se e kanė kryer krimin “nė emėr tė Zotit”, religjioni dhe liritė e tij pėrdoren dhe keqpėrdoren pėr t’i mbuluar veprimet ose kėrkesat e motivuara politike.

Duke pasur parasysh se ekstremizmi paraqet njė kėrcėnim global dhe jo tė kufizuar vetėm ndaj njė shoqėrie ose feje tė caktuar, por njė goditje tė bazuar nė injorancė dhe jotolerancė, pėrdorimi i terrorizmit nė emėr tė fesė nuk paraqet ndeshje mes kulturave tė ndryshme tė bazura nė besime religjioze.

 PYETJET PĖR DISKUTIM

·                    Cilat janė arsyet kryesore pėr konflikte brenda dhe nė mes bashkėsive religjioze. A mund tė japėsh ndonjė shembull nga pėrvoja personale?

·                    Ēka mendoni, cili ėshtė roli i feve nė kėrkim tė paqes dhe zgjidhjes sė konflikteve? Mendo pėr ndonjė shembull ku religjioni ka shėrbyer si agjent pėr pajim!

 

3. KRONOLOGJIA

Hapat kryesor tė zhvillimit historik tė lirive religjioze

 

1776  Ligji mbi tė Drejtat i Virgjinisė, Amandamenti i parė

1948  Deklarata Universale pėr tė Drejtat e Njeriut (Nenet 2 dhe 18)

1948  Konventa pėr Parandalimin dhe Dėnimin e Krimeve tė Gjenocidit (Neni 2)

1950 Konventa Evropiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive Fundamentale tė Njeriut (Neni 9)

1966  Pakti Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat Civile dhe Politike (Nenet 18, 20, 24, 26f)

1969  Konventa Amerikane pėr tė Drejtat e Njeriut (Nenet 12, 13, 16f, 23)

1981 Deklarata e OKB-sė pėr Eliminimin e tė Gjitha Formave tė Jotolerancės dhe Diskriminimit tė bazuar nė Religjion ose Besim

1981  Karta Afrikane pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Popujve (Nenet 2, 6, 12)

1990  Deklarata e Kairos pėr tė Drejtat e Njeriut nė Islam (Neni 10)

1992 Deklarata e OKB-sė pėr tė Drejtat e Personave tė Minoriteteve Etnike, Religjioze dhe Gjuhėsore (Neni 2)

1998 Karta Aziatike pėr tė Drejtat e Njeriut (Neni 6)

 

AKTIVITETE TĖ PĖRZGJEDHURA

 AKTIVITETI  1:

                   FJALĖT QĖ PLAGOSIN

                   PJESA  I: HYRJE

Ky aktivitet ka pėr qėllim t’i tregojė kufijtė e lirisė sė shprehjes, pra kur ajo ēka ne bėjmė ose flasim ndeshet me besimet religjioze dhe ndjenjat e tė tjerėve.

Forma e aktivitetit: diskutim

 

PJESA  II: INFORMATA TĖ PĖRGJITHSME PĖR USHTRIMIN

Qėllimet dhe Synimet

·                    Tė zbulohen dhe tė pranohen ndenjat religjioze tė njerėzve tė tjerė

·                    Tė mėsohen pėrkufizimet e lirisė sė shprehjes

 

Grupi i synuar: tė rriturit e rinj dhe tė rriturit

Madhėsia e grupit/organizimi shoqėror: 8 – 25

Kohėzgjatja: sė paku njė orė

Materiali: tabelė dhe marker

 

Pėrgatitja:

Duhet tė pėrgatitet tabela dhe markerėt

Aftėsitė e pėrfshira:

Dėgjimi i tė tjerėve, ndieshmėria dhe pranimi i tė tjerėve

 

PJESA  III: INFORMATA SPECIFIKE PĖR USHTRIMIN

Pėrshkrimi i aktivitetit/ Instruksionet

·                    Kėrko nga pjesėmarrėsit tė japin ide tė shpejta pėr tė krijuar njė listė tė komenteve ose deklaratave lėnduese dhe stereotipeve qė kanė tė bėjnė me ndėrgjegjen ose besimin religjioz tė dikujt; ndaj atyre qė pjesėmarrėsit e dijnė se do tė shkaktojnė shqetėsim. Zgjidh disa nga deklaratat mė tė kėqija dhe shėnoji ato nė tabelė.

·                    Ndajo pjesėmarrėsit nė grupe prej 4 deri nė gjashtė persona. Njėri nga secili grup duhet ta lexojė deklaratėn e parė. Grupi thjehst duhet tė pranojė se komenti i tillė e ka lėnduar dikė. Mirėpo, nuk do tė pyeten nėse ata mendojnė se deklarata ishte lėnduese ose jo.

·                    Nxiti pjesėmarrėsit pėr tė biseduar pse personat e lėnduar mund tė ndihen ashtu si ndihen; a u duhet lejuar njerėzve tė flasin gjėra tė tilla, pa marrė parasysh efektin e atyre fjalėve; dhe ēka duhet bėrė nė rastet kur kjo ndodh.

·                    Pėrsėrite kėtė pėr secilėn deklaratė.

 

VLERĖSIMI

Diskutimi

·                    Si ndihen pjesėmarrėsit pas aktivitetit? A ishte vėshtirė tė pranoheshin komentet qė lėnduan tė tjerėt dhe tė rrish i qetė?

·                     Ēfarė kufizimesh duhet tė vendosen pėr atė se ēka mund tė flasim pėr mendimet dhe besimet tona? A duhet tė kemi mundėsi tė themi gjithmonė atė qė dėshirojmė?

 

Kėshilla metodlogjike

Gjatė kėtij aktiviteti, mundohu tė jesh diskret, duke mos i peshuar deklaratat.

 

Sygjerime pėr ndryshim

Si pėrmbyllje e aktivitetit: njė letėr tė gjithėve. Shkruaj emrat e tė gjithė pjesėmarrėsve nė njė letėr tė vogėl, kėrko nga secili tė vizatojė diēka dhe t’i shkruajė gjėra tė kėndshme atij personi, njė pėrfundim i pėrshtatshėm pėr shumė aktivitete qė nxisin kontraversa dhe emocione.

 

PJESA  IV: VAZHDMI

Nėse pjesėmarrėsit vazhdojnė tė punojnė bashkėrisht, do tė ishte aktivitet i pėrshtatshėm nėse i lejohet grupit tė pėrcaktojė dhe tė vendosė rregullat e diskutimit ose komunikimit tė cilat do tė ngjiteshin nė mur, nė mėnyrė qė tė gjithė ta kenė rastin t’iu referohen atyre, kurdo qė ata mendojnė se kjo ėshtė e nevojshme.

 

Tė drejtat e ngjashme: liria e tė shprehurit

 AKTIVITETI  II: FEJA IME DHE FEJA E FQINJIT TIM

                   PJESA  I: HYRJE

Objekt i kėtij aktiviteti ėshtė parimi i mosdiskriminimit dhe ndalimi i jotolerancės sė bazuar nė religjion. Mė sė miri ėshtė tė punohet me grupe tė besimeve tė ndryshme religjioze.

Forma e aktivitetit: aktivitet i shumanshėm

 

PJESA  II: INFORMATA TĖ PĖRGJITHSHME PĖR USHTRIMIN

Qėllimet dhe Synimet

·                    Tė pėrpunohet dhe kuptohet nocioni i tolerancės

·                    Tė analizohen faqet e lirive religjioze

·                    Tė zhvillohen imagjinata dhe aftėsitė pėr mendim kreativ

·                    Tė mėsohet pėr zakone dhe kultura tė ndryshme

 

Grupi i synaur: tė rriturit e rinj dhe tė rriturit. Me njė modifikim tė vogėl, ky aktivitet mund tė pėrdoret me nxėnės tė tė gjitha moshave.

Madhėsia e grupit/organizimi shoqėror: 5 – 30

Kohėzgjatja: 2-4 orė

 

Pėrgatitja:

Duhet tė pėrgatiten tabela, letra pėr tabelė dhe markerė pėr tė shkruar

 

Aftėsitė e pėrfshira: aftėsi sociale: dėgjim i analizave tė tė tjerėve, komunikim; aftėsi pėr mendim kritik; shfaqje e mendimit tė tjerėve, mendim reflektiv; aftėsi kreative: krijim i metaforave dhe simboleve ilustruese.

 

PJESA  III: INFORMATA SPECIFIKE PĖR USHTRIMIN

Pėrshkrimi i aktivitetit/ Instruksionet

Pjesa e parė

·                    Aktivitet grupor: krijo njė tabelė me dy kolona. Emėrto njėrėn kolonė “Tolerancė” dhe tjetrėn “Jotolerancė”. Kėrko nga pjesėmarrėsit tė japin shembuj tė shpejtė pėr t’i shkruar nėn secilėn kolonė.

·                    Pastaj kėrko nga ata t’i shqyrtojnė dhe krahasojnė tė dy kolonat. (kėshillė: ajo qė ndodh mė sė shpeshti ėshtė se tė gjitha definicionet dhe shembujt nėn `Tolernacė` janė mė parė `pasive` sesa `aktive`. Nėse ndodh kėshtu, atėherė potencoje kėtė fakt.)

·                    Raportimi i pėrvojave personale tė jotolerancės: kėrko nga pjesėmarrėsit tė pėrshkruajnė njė incident tė jotolerancės qė ata e kanė pėrjetuar. Si do tė ishte dashur tė trajtohej ose shmangej ai? A mendojnė pjesėmarrėsit se ekzistojnė mėnyra pėr tė edukuar njerėzit pėr sjellje tolerante?

 

Vlerėsimi

Nocioni i tolerancė: duke i krahasuar tė dy kolonat, ēka mund tė vėrejnė pjesėmarrėsit? Ēka do tė duhej tė pėrfshinte njė definicion i pėrgjithshėm i tolerancės ose jotolerancės? Pyeti pėr kėtė pjesėmarrėsit dhe vėshtro pikėpamjen e tyre tė pėrbashkėt. Pastaj jepjua pjesėn e parė tė definicionit nga Deklarata e OKB-sė mbi Parimet e Torturės: “[toleranca] ėshtė njė qėndrim aktiv dhe pėrgjegjėsi qė pėrkrah tė drejtat e njeriut, pluralizmin (duke pėrfshirė pluralizmin kulturor), demokracinė dhe sundimin e lgjit.”

 

Pjesa e dytė

·                    Organizo njė takim multikulturor. Kėrko nga secili pjesėmarrės tė prezantojė njė anėtar tė njė grupi tjetėr religjioz.

·                    Kėrko nga ata tė ilustrojnė me anė tė pikturimit, pantomimės, kėngės, vizatimit ose aktrimit, diēka qė do tė shfaqte zakonet dhe besimet e rajoneve tė tyre.

·                    Lejo pjesėmarrėsit tė pėrgatiten pėr 20 minuta.

·                    Kėrko nga ata tė bėjnė njė prezantim pėr zakonet e ndryshme qė kanė tė bėjnė me secilin religjion qė ata pėrfaqėsojnė.

 

Vlerėsimi

·                      Ēka mund tė mėsojnė pjesėmarrėsit nga aktiviteti? A kanė prezantimet e ndryshme diēka tė pėrbashkėt?

·                      A ėshtė mė lehtė pėr pjesėmarrėsit qė t’i tolerojnė besimet/religjionet e tjera pasi qė kanė pasur rast tė mėsojnė diēka pėr to?

·                      Shpėrndaje pjesėn e dytė tė Deklaratės sė OKB-sė mbi Parimet e Torturės: [Toleranca] i obligon shtetet anėtare tė “t’i edukojnė qytetarėt qė tė jenė tė kujdesshėm dhe pėrgjegjės ndaj kulturave tė tjera, tė jenė nė gjendje t’i ēmojnė vlerat e lirisė, ta respektojnė dinjitetin dhe dallimet njerėzore, dhe tė jenė tė aftė t’i parandalojnė konfliktet ose t’i zgjidhin ato pėrmes mjeteve jo tė dhunshme.

 

Kėshilla metodologjike

Pėr pjesėn e dytė tė ushtrimit, kujdesu qė grupi t’i respektojė besimet e pjesėmarrėsve tė tjerė. Pėr kėtė arsye, ky aktivitet nuk duhet tė pėrdoret si “aktivitet pėr t’u njohuar”. Gjithashtu, sigurohu qė prezentimi i zakoneve tė ndryshme nuk do t’i lėndojė ndjenjat e besimtarėve tė tjerė dhe nuk do t’i diskriminojė ata. Ky ushtrim prezantohet te pjesėmarrėsit si pėrpjekje pėr t’i paraqitur lutjet ose ritet e caktuara, e jo pėr tė treguar pse ata janė tė “mirėt” ose tė vetmit “tė vėrtetė”. Para se tė fillohet, ėshtė mirė qė tė gjithė pjesėmarrėsit tė pajtohen pėr njė shenjė (p.sh. njė copė letėr e kuqe), qė do tė ndalojė prezentimin, i cili mund tė jetė ofendues, ose thjesht i bazuar nė keqkuptime ose informata tė gabuara.

Nėse me gjithė instruksionet tuaja pjesėmarrėsit vazhdojnė tė jenė tė diskriminuar, ndėrprite prezantimin dhe bisedo pėr motivet e keqkuptimit te tė dyja palėt.

 

Sygjerime pėr ndryshim

Nėse punoni me fėmijė mund t’i pėrdorni dy pjesėt e aktivitetit, duke i lėnė anash definicionet e pėrcaktuara nė Deklaratėn e OKB-sė mbi Parimet e Torturės. Nėse punoni nė shkollė, pėr pjesėn e dytė tė ushtrimit mund tė bashkėpunoni me mėsuesin e artit. Prezantimi mund tė bėhet gjithashtu me plastelin dhe materiale tė tjera.

 

PJESA  IV: VAZHDIMI

Pas kėtij aktiviteti tė bazuar nė pėrvojė dhe kreativitet, mund tė vazhdoni me disa informacione intelektuale, si p.sh. me materiale mbi tolerancėn dhe jotolerancėn.

 

Tė drejtat e ngjashme/ fushat e tjera tė hulumtitmit

Diskriminimi mbi baza tjera, si raca, ngjyra, gjinia ose pėrkatėsia etnike.

 

BURIMI: MARRĖ NGA CHYBERSCHOOLBUS, AVAILABLE AT:

HTTP://WWW.UN.ORG/CYBERSCHOOLBUS/HUMANRIGHTS/DECLARATION/18.ASP, DECEMBER 2002

 

BIBLIOGRAFIA

Amor, Abdelfattah. Report of the Special Rapporteur on Religious Intolerance, U.N. ESCOR 54th Sess., Agenda Item 18, U.N. Doc. E/CN.4/1998/6.

http://www.hri.ca/fortherecord1998/documentation/commission/e-cn4-1998-6.htm

 

Black’s Law Dictionary, 6th ed. 1990. West Group.

 

Boyle, Kevin and Juliet Sheen. 1997. Freedom of Religion and Belief – A World Report. Pointing- Green Publishing Services, London and New York.

 

Evans, Malcolm D. and Rachel Murray, eds. 2002. The African Charter on Human Rights and People’s Rights. The System in Practice, 1986-2000. Cambridge University Press.

 

Krishnaswami, Arcot. Study of Discrimination in the Matter of Religious Rights and Prakctices, U.N. Doc. E/CN.4/Sub.2/200/Rev1, U.N. Sales no. 60.XIV.2 (1960), reprinted in 11 N.Y.U.J. Int’l L. & Pol. 227 (1987) Publication, Sales No. 60.XIV.2.

 

General Comment on Art. 18 of the ICCPR by the Human Rights Committee, CRP.2/Rev.1.20 July, 1993.

 

Küng, Hans, and Karl-Josef Kuschel, eds. 1993. A Global Ethic. The Declaration of the Parliament of World’s Religions. Continuum, London.

 

Marshall, Paul. 2000. Religious Freedom in the World: A Global Report of Freedom and Persecution. Broadman & Holman, Nashville, Tenn. Lerner, Natan, 2000. Religion Beliefs, and International Human Rights. Orbis Books, New York.

 

Odio Benito, Elisabeth. Study of the Current Dimesnions of the Problem and Belief, U.N. ESCOR 39th Sess., Agenda Item 13, U.N. Doc. E/CN.4/Sub.2/1987/26.

 

Witte, John J. Jr., and Johan van der Vyver. eds. 1996. Religious Human Rights in Global Perspektives. Martinus Nijhoff Publishers, Dordercht/London/Boston.

 

Yinger, J. Milton. 1970. The Scientific Study of Religion. McMillan, New York.

 

World Council of Churches- Inter-religious Relations & Dialogue

http://www.wcc-coe.org/wcc/what/interreligious/indx-e.html

 

World Conference on Religion and Peace (WCRP): http://www.wcrp.org/

 

International Cosultative Conference on School Education in Relation with

Freedom of Religion and Belief, Tolernace and Non-Discrimination in Madrid, November 2001. available online at: http://www.unhchr.ch/html/menu2/7/b/main.htm

 

INFORMATA PLOTĖSUESE

 

Afhkami, Mahanaz. ed. 1995. Faith and Freedom: Women’s Human Rights in the Muslim World. (Gender, Culture and Politics in the Middle East). Syracuse University Press, Syracuse.

 

Diouf, Sylviane A. 1998. Servants of Allah: African Muslims Enslaved in Americas. New York University Press, New York.

 

Gahrana, Kanan. 2001. Right to Freedom of Religion: A Study in Indian Secularism. International Academic Publishing.

 

Lipton, Edward P. and Bob P. Temple, eds. 2002. Religious Freedom in the Near East, Northern Africa and the Former Soviet States. Nova Science Publishers.

 

Surush, Abd Al-Karim et al. 2000. Reason, Freedom and Democracy in Islam: Essential Writings of Abdolkarim Suroush. Oxford University Press.

 

Annual (United States) Department Report on Internaitonal Religious Freedom:

http://www.uscirf.gov/dos01Pages/irf_exec.php3?mode=print

 

Anti-Defamation League (ADL): http://www.adl.org/

 

Center for Religious Freedom- A Division of Freedom House: http://www.freedomhouse.org/religion

 

Council for a Praliament of the World’s Religions: http://www/cpwr.org/

European Court of Human Rights. Case of Kokkinakis v. Greece from 25 May 1993, available online at: http://hundoc.echr.coe.int/hudoc/ViewRoot.asp?Item=2&Action=Html&X=604114335&Notice=O&Noticemode=&RelatedMode=0

 

Global Ethic Foundation: http://www.weltethos.org

 

Human Rights Watch: http://www.hrw.org/religion/

 

Human Rights Without Frontiers: http://hrwf.net/newhrwf/

 

International Association for Religious Freedom:

http://www.iarf-religiousfreedom.net/

 

Internatioanl Journal of Philosophy of Religion, Department of Philosophy, University of South Carolina: USA. http://www.kluweronline.com/issn/0020-7047/contents

 

Journal of Religion and Society, Center for the Study of Religion & Society, Creighton University, http://www.crighton.edu/JRS

 

Marburg Journal of Religion, available online at: http://www.uni-marburg.de/religionswissenschaft/journal/mjr

 

Ontario Consultants of Religion Freedoms: http://www.religioustolerance.org

 

Soka Gakki International (SGI) Worldwide Buddhist Association: http://www.sgi.org/

 

Special Rapporteur of the Commission on Human Rights on Freedom of Religion or Belief: http://www.unhchr.ch/html/menu2/7/b/mrei.htm