PARATHĖNIE
Siguria njerėzore ėshtė e qendėrzuar kah populli ajo i vė individėt dhe bashkėsitė e tyre si pikė kryesore tė referimit. Krijimi i njė kulture tė politikės globale, tė bazuar nė tė drejtat pėr tė gjithė, ėshtė kėrkesė e domosdoshme pėr pėrmirėsimin e sigurisė njerėzore.
Siguria njerėzore kėrkon kuptimin e vėrtetė tė tė drejtave tė njeriut. Pėr kėtė arsye, si kryesuese e Rrjetit tė Sigurisė Njerėzore, si tema prioritare tė Rrjetit tė Sigurisė Njerėzore pėr vitin 2002/2003, kam caktuar Arsimimin pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Fėmijėt e Prekur nga Konfliktet e Armatosura.
Arsimimi pėr tė Drejtat e Njeriut, pėrmes bartjes sė dijes, ndėrtimit tė aftėsive dhe dimensionit tė formimit tė sjelljeve, ngre vetėdijen tonė tė pėrgjithshme pėr mbrojtjen e dinjitetit njerėzor dhe tė sigurisė njerėzore. Pėr kėtė qėllim, unė kam autorizuar Qendrėn Evropiane tė Trajnimit dhe Hulumtimit pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Demokraci nė Grac, qė me ndihmėn e rreth 30 ekspertėve ndėrkombėtarė, duke pėrfshirė institucionet e Partenerėve tė Rrjetit tė Sigurisė Njerėzore nga pesė kontinente, tė pėrpilojė njė Doracak pėr Kuptimin e tė Drejtave tė Njeriut. Ky doracak ėshtė destinuar qė pėrmes perspektivės sė sensitivitetit kulturor tė bazuar nė universalitetin e tė drejtave tė njeriut, tė ketė pėrdorim global.
Ky doracak ndėrtohet mbi bazat e Deklaratės mbi Parimet e Arsimimit pėr tė Drejtat e Njeriut dhe tė Sigurisė Njerėzore, miratuar nga Ministrat e Rjetit gjatė takimit tė tyre nė maj tė vitit 2003 nė Grac, qytetin e parė tė tė Drejtave tė Njeriut nė Evropė. Synohet qė ky doracak tė jetė njė kontribut afatgjatė nga Rrjeti i Sigurisė Njerėzore, nėn kryesinė e Austrisė pėr sigurinė njerėzore tė popujve, sot dhe nė tė ardhmen.
Besoj se ky Doracak do tė ndihmojė Partnerėt e Rrjetit, por dhe mė gjerė, nė pėrpjekjet e tyre pėr Arsimim pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Komesarin e Lartė tė OKB-sė pėr tė Drejtat e Njeriut nė pėrmbushjen e mandatit tė tij, dhe, gjithashtu, tė kontribuojė dhe inspirojė mė tutje edhe aktivitetet jashtė Dekadės sė Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtat e Njeriut.

Dr. Benita Ferrero-Waldner
Ministre e Punėve tė Jashtme e Austrisė
Grac, Takimi i Pestė Ministror i Rrjetit tė
Sigurisė Njerėzore
9 maj 2003
MIRĖNJOHJET
Duke u besuar nga Ministria e Punėve tė Jashtme e
Austrisė, nė gusht tė vitit 2002 ETC-ja (Qendra Evropiane e Trajnimit dhe
Hulumtimit pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Demokraci), ka filluar hartimin e
Doracakut Kuptimi i tė Drejave tė Njeriut, ku me rastin e Takimit Ministror
tė Rrjetit tė Sigurisė Njerėzore tė mbajtur prej 8-10 maj 2003 nė Grac, me
qėllim tė zhvillimit tė konceptit tė doracakut, janė ftuar partnerėt e Rrjetit
tė Sigurisė Njerėzore dhe mė gjerė, qė tė kontribuojnė pėr kompletimin e tij. Gjatė
dy takimeve tė ekspertėve, tė mbajtura nga Ministria e Punėve tė Jashtme e
Austrisė, njė numėr i madh i ligjėruesve- ekspertė dhe praktikantė pėr tė
drejtat e njeriut nga shtetet anėtare tė Rrjetit tė Sigurisė Njerėzore, janė ftuar
tė kontribuojnė nė kėtė pėrpjekje edukuese, ndėrkulturore, brezore dhe vėrtet
tė re, pėr tė drejat e njeriut.
Doracaku Kuptimi i tė Drejtave tė Njeriut ka
dalė si rezultat i shkathtėsisė, profesionalizmit tė madh dhe energjisė sė
parreshtur tė shumicės sė bashkėpunėtorėve.
Njė falėnderim i posaēėm u shkon autorėve dhe
kontribuesve kryesorė pėr pėrkushtimin e tyre tė jashtėzakonshėm nė punė:
Hyrje nė Sistemin e tė Drejtave tė Njeriut: Wolfgang Benedek, ETC-Grac;
Ndalimi i Torturės: Minna Nikolova, ETC;
Liria nga Varfėria: Alpa Vora, YUVA dhe Minar Pimple,
Nagpur, PDHRE (Dekada Popullore pėr Arsim pėr tė Drejtat e Njeriut) Indi;
Mosdiskriminimi: Eva Schöfer, ETC-Grac; E Drejta
nė Shėndet: Kathleen Modrowski, PDHR,
New York;
Tė Drejtat e Grave: Susana Chiarotti, PDHRE/CLADEM, Argjentinė dhe Anke Sembacher, ETC-Grac; Sundimi i
Ligjit dhe Gjykimi i Drejtė: Leo Zwaak dhe
Hatice Senem Ozyavuz, SIM-Utrecht, Angelika Kleewein, ETC-Grac;
Liritė Fetare: Petra
Sulovska, ETC-Grac;
Tė Drejtat e Fėmijės: Helmut Sax, BIM (Instituti pėr tė Drejtat e Njeriut, Ludwig
Boltzmann)-Vjenė;
Tė Drejtat e Njeriut gjatė Konfliktit tė
Armatosur: Alexandra Kleewein dhe Antoine
A. Bouvier, ICRC (Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar) Grupi i Gjenevės: Angelina Kleewein, ETC-Grac;
Liria e Shprehjes dhe Liria e Mediave: Wolfgang Benedek, Universiteti i Gracit
dhe ETC-Grac;
Demoracia: Satya
Das, Qendra pėr Paqe dhe tė Drejta tė Njeriut John Humphrey, Edmonton,
Kanada dhe Christoph Wertisch, Angelika Kleewiein, Minna Nikolova dhe Catrin Pekari, ETC-Grac
Burimet Plotėsuese: Angelika Kleewiein, Verena ahousen, Claudia Pekari, Evelin Kammerer dhe
Petra Sulovska, ETC-Grac
Vėshtrim i Pėrgjithshėm mbi Metodologjinė e
Arsimimit pėr tė Drejtat e Njeriut: Claudia
Pekari, ETC
Korrektura: Elisabeth
Ernst-McNeal dhe Suzanne Marlow,
Universiteti i Gracit
Disenji: Markus
Garger, Robert Schrotthofer dhe Wolfgang Gosch, Kontrapart-Grac
Editorėt dhe koordinuesit e projektit: Wolfgang Benedek dhe Minna Nikolova, ETC-Grac
Shprehim falėnderim tė posaēėm pėr rrjetin e
PDHRE, pėr kontribut tė madh pėr hartimin e kėtij doracaku. Shprehim
falėnderimet mė tė sinqerta pėr ekspertėt, kėshilltarėt, shokėt dhe
institucionet vijuese pėr pėrkrahjen e vazhdueshme, komentet e ēmuara dhe
sugjerimet pėr realizmin e doracakut:
Shulamith
Koenig Lėvizja
Popullore pėr Arsimim pėr tė Drejtat e Njeriut (PDHRE) New York, Adama
Samassekou dhe ekipi i PDHRE Mali, Renate Kicker Universiteti i Gracit,
Manuela Rusz dhe ekipi i Institutit pėr tė Drejtėn Ndėrkombėtare dhe Marrėdhėnie
Ndėrkombėtare tė Universitetit tė Gracit, Anton Kok Qendra pėr tė Drejtat e
Njeriut tė Universitetit tė Pretorias, Yannis Ktistakis Fondacioni
Marangopoulos pėr tė Drejtat e Njeriut Athinė, Otto König Universiteti i
Gracit, Debra Long dhe Barbara Bernath Shoqata pėr Parandalimin e Torturės
(APT) Gjenevė, Gerd Oberleitner London School of Economics and Political
Sciences, Christian Pippan Fakulteti Juridik, Universiteti i New Yorkut,
Yvonne Schmidt Universteti i Gracit, Manfred Nowak Instituti pėr tė Drejtat
e Njerit Ludwig Boltzmann (BIM) Vjenė, Monique Prindezis CIFEDHOP Gjenevė, Lidhja e Anti-Shpifjes
(ADL) New York, Komiteti Ndėrkombėtr i Kryqit tė Kuq (ICRC) Gjenevė dhe
ekipi i Sektorit pėr tė Drejtat e Njeriut nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė
Austrisė, nėn kryesinė e Georg Mautner-Markhof dhe Ursula Werther-Pietsch.
SI TĖ PĖRDORET KY DORACAK
Ideja pėr njė doracak tė pėrgjithshėm pėr
arsimimin nė fushė tė tė drejtave ka ardhur nga ETC-ja nė Grac (Qendra
Evropiane e Trajnimit dhe Hulumtimit pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Demokraci),
si kontribut konkret pėr punėn e Rrjetit tė Sigurisė Njerėzore (HSN) gjatė
kryesimit Austriak. Ministira e Punėve tė Jashtme e Austrisė ia besoi njė ekipi
nga ETC-ja zhvillimin e kornizės ideore dhe hartimin e librit.
Doracaku Kuptimi i tė Drejtave tė Njeriut, ėshtė
paraparė si mjet pėr tė ndihmuar arsimimin pėr tė drejtat e njeriut pėr ata qė
mėsojnė, edukatorėt e shteteve anėtare tė Rrjetit tė Sigurisė Njerėzore (HSN)
dhe mė gjerė, nė pėrpjekjet e tyre pėr tė mėsuar sfonde tė ndryshme kulturore,
si strategji pėr pėrmirėsimin e sigurisė njerėzore. Ashtu si ėshtė disenjuar,
ky doracak mund tė shėrbejė si pikė e dobishme fillestare pėr kuptimin e tė
drejtave tė njeriut, si dhe tė padrejtėsive, me qėllim tė trajnimit tė
trajunuesve tė ardhshėm dhe pėr hapjen e forumit tė diskutimit pėr shkėmbime
ndėrkulturore dhe tė njohurive.
Doracaku paraqet njė pėrmbledhje tė zgjedhur
teorike, tė ndėrtuar pėrmes praktikės, qė gjithashtu ofron komponentėn pėr
ndėrtimin e aftėsive dhe formimin e qėndrimeve. Temat e ndryshme tė trajtuara
kėtu, kanė qėllim kryesor stimulimin e hulumtimeve tė njė qėndrimi tė
pėrbashkėt dhe tė njė perspektive tė ngjashme njerėzore, si dhe paraqitjen e
ēėshtjeve kontraverse shikuar nga perspektiva e ndieshmėrisė kulturore.
Doracaku pėrbėhet nga tri pjesė kryesore, tė cilat
janė: hyrja e pėrgjithshme nė bazat e tė drejtave tė njeriut, pjesa speciale me
ēėshtjet kryesore nė formė tė
moduleve, tė cilat duhet tė ndihmojnė pėr kuptimin e funksionimit tė tė
drejtave tė njeriut nė jetėn e pėrditshme dhe e treta, e ashtuquajtura pjesa e burimeve plotėsuese, e cila
pėrmban informata tė dobishme pėr institucionet e rėndėsishme, referenca pėr
lexime plotėsuese dhe burime on-line.
Pėr tė lehtėsuar orinentimin nė kėtė libėr, do
tju ndihmojnė shenjat e poshtėshėnuara:
- e domosdoshme tė dihet;
- praktika tė mira;
-
pyetjet pėr diskutim;
- aktivitete tė zgjedhura;
- perspektiva ndėrkulturore dhe ēėshtjet
kontraverse;
- pėr mė shumė informata shiko
Ky doracak mund tė pėrdoret nga shfrytėzues tė
ndryshėm dhe nė mėnyra tė ndryshme. Pėrmes strukturės sė tij fleksibile dhe tė
lehtė, kemi bėrė pėrpjekje tė inkurajojmė leximin kritik dhe kuptimin aktiv, si
tek ata qė mėsojnė, ashtu edhe tek edukatorėt. Nė qoftė se kėrkoni konceptet
dhe parimet kryesore tė tė drejtave tė njeriut pėr njė njohuri tė pėrgjithshme,
mund tė filloni me pjesėn e parė tė doracakut, qė pėrmban hyrjen. Ata qė
kėrkojnė shembuj konkretė nga ēėshtjet e tė drejtave tė njeriut, apo ēelėsin
pėr arritjen e sigurisė njerėzore, gjurmimin e tyre mund tė fillojnė nė pjesėn
e moduleve e dobishme pėr tė ditur.
Nė qoftė se kėrkoni analiza sistematike dhe tė thelluara pėr ndonjė ēėshtje nga
tė drejtat e caktuara, mund tė filloni me pjesėt e moduleve tė ndryshme e domosdoshme tė dihet. Kurse, ata qė
janė tė interesuar tė hulumtojnė ose ligjėrojnė pėr tė drejtat e njeriut nė
bazė tė metodologjive tė reja mėsimore, si tė adoleshentėve, ashtu edhe tė tė
rriturve, mund tė kalojnė drejtpėrdrejt te pjesėt e moduleve mbi aktivitetet e
zgjedhura dhe tė shikojnė vėrejtjet e pėrgjithshme mbi metodologjinė e tė
drejtave tė njeriut. Doracaku pretendon tė jetė i pakufizuar dhe qėllimisht
trajton vetėm njė numėr tė zgjedhur tė ēėshtjeve mė tė rėndėsishme. Dėshirojmė
tju inkurajojmė qė me shembuj, tregime, pyetje dhe pėrvoja tė kontekstit tuaj
personal, tė plotėsoni vazhdimisht kėtė doracak.
Mirėpresim ēfarėdo reagimi, pasi qė kjo na
ndihmon neve tė plotėsojmė doracakun nė pajtim me ambiciet e tij pėr tė qenė i
dobishėm pėr ata qė mėsojnė, edukatorėt si dhe pėr trajnuesit, tė cilėt vijnė
nga kulturat e ndryshme dhe kanė shkallė tė ndryshme tė njohurisė pėr tė
drejtat e njeriut. Kėnaquni me kėtė libėr dhe ndihuni tė lirė qė duke i shtuar
praktikat tuaja tė mira dhe tė shkėlqyeshme, si dhe brengat e komuniteteve
tuaja, ti kontribuoni kėsaj pune qė ėshtė nė zhvillim, dhe gjithashtu
inkurajoni sa mė shumė njerėz qė tė lexojnė dhe kuptojnė enegjinė e
aktualitetit dhe magjepsjen e vazhdueshme e tė drejtave tė njeriut.
Wolfgang Benedek and Minna Nikolova, at:
office@etc-graz.at
LISTA
E SHKURTESAVE
ACHR American Convention on Human Rights; (Konventa Amerikane pėr tė Drejtat e Njeriut)
ACHPR African Convention on Human and Peoples Rights; (Karta Afrikane pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Popujve)
ACF African, Caribbean and Pacific States; (Shtetet Afrikane, Karaibe dhe Pacifike)
ANC African National Congress; (Kongresi Kombėtar Afrikan)
ASEM Asia and Europe Meeting; (Takimi Aziatik dhe Evropian)
BIM Ludwig Boltzmann Institute of Human Rights, Vienna, Austria; (Instituti pėr tė Drejtat e Njeriut Ludwig Boltzmann, Vjenė, Austri)
CCW Convention on prohibitions or restrictions on the use of certain conventional weapons; (Konventa pėr ndalimin dhe kufizimin e pėrdorimit tė armėve tė caktuara konvencionale)
CEDAW Convention on the Elimination of All Forms of Discrimination against Women; (Konventa pėr Eliminimin e tė Gjithave Formave tė Diskriminimit ndaj Grave)
CERD United Nations Convention on the Elimination of All Forms of Racor Discrimination; (Konventa e OKB-sė pėr Eliminimin e tė Gjitha Formave tė Diskriminimit Racor)
CESCR Committee on Economic, Social, and Cultural Rights; (Komiteti i tė Drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore)
CJ Citizens Juries; (Juritė e Qytetarėve)
CRC United Nation Convention on the Rights of the Child; (Konventa e OKB-sė pėr tė Drejtat e Fėmijės)
ECHR European Convention for the Protection of Human Rights and Fundamental Freedoms; (Konventa Evropiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut dhe Lirive Fundamentale)
ECOSOC Economic and Social Council; (Kėshilli Ekonomik dhe Social)
ETC European Training and Research Center for Human Rights and Democracy, Grac, Austria; (Qendra Evropiane e Trajnimit dhe Hulumtimit pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Demokraci)
EU Europian Union; (Bashkimi Evropian)
EUMC European Monitoring Center on Racism and Xenophobia; (Qendra Monitoruese Evropiane pėr Racizėm dhe Ksenofobi)
FARE Football Against Racism in Europe; (Futbolli kundėr Racizmit nė Evropė)
FDC Freedom from Debt Coalition; (Koalicioni Liria nga Borxhet)
FGM Female Gential Mutiliation; (Gjymtimi Gjenital i Femrave)
GA United Nations General Assembly; (Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė)
GATS General Agreement on Trade Services; (Marrėveshja e Pėrgjithshme mbi Shėrbimet Tregtare)
GC General Compact; (Pakti i Pėrgjithshėm)
GDP Gross Domestic Product; (Prodhimi i Pėrgjithshėm Vendor)
HDR UNDP Human Development Report; (Raporti i UNDP pėr Zhvillim Njerėzor)
HIPC Heavily Indebted Poor Countries; (Shtetet e Varfėra me Borxhe tė Mėdha)
HRE Human Rights Education; (Arsimimi pėr tė Drejtat e Njeriut)
ICC International
Criminal Court; (Gjykata Ndėrkombėtare Penale)
ICCPR International
Covenant on Civil and Political Rights; (Pakti Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat
Civile dhe Politike)
ICESCR International
Covenant on Economic, Social and Cultural Rights; (Pakti Ndėrkombėtar pėr tė
Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore)
ICRC International Committee of the Red Cross; (Komiteti Ndėrkombėtar i Kryqit tė Kuq)
ICTY International Criminal Tribunal for the Former Yugoslavia; (Tribunali Ndėrkombėtar Penal pėr ish-Jugosllavinė)
IHL International Humanitarian Law; (E Drejata Ndėrkombėtare Humanitare)
IJC International Commission of Jurists; (Komisioni Ndėrkombėtar i Juristėve)
ILO Intenraitonal Labour
Organziation; (Organizata Ndėrkombėtare e Punės)
IMF International Monetary Fund; (Fondi Monetar Ndėrkombėtar)
IPEC International Progrmme for the Elimination of Child Labour; (Programi Ndėrkombėtar pėr Eliminimin e Punės sė Fėmijės)
MPs Members of Parliament; (Anėtarėt e Parlamentit)
NGO Non Governmental Organizations; (Organizatat joqeveritare)
NPA National Plan of Action; (Plani i Veprimit Kombėtar)
OAU Organization of African Unity; (Organizata e Unionit Afrikan)
OECD Organization for Economic Cooperation and Development; (Organizata pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim Ekonomik)
ODIHR Office for Democratic Institutions and Human Rights; (Zyra pėr Institucione Demokratike dhe tė Drejta tė Njeriut)
OSCE Organization for Security and Cooperation in Europe; (Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė).
PDHRE Peoples Movement for Human Rights Eduction; (Lėvizja Popullore pėr Arsimim pėr tė Drejtat e Njeriut).
PRODEC The Decennial Development Program on Education; (Programi Dhjetėvjeēar pėr Zhvillim Arsimor)
PRSPs Poverty Reduction Strategy Papers; (Punimet Strategjitke pėr Reduktim tė Varfėrisė)
SAPs Structural Adjustment Pogrammes of the World Bank; (Programet e Bankės Botėrore pėr Rregullimin e Strukturės)
SEE South Eastern Europe; (Evropa Juglindore)
SIM Netherlands Institute of Human Rights, Utrechts, Netherlands; (Instituti Holandez pėr tė Drejtat e Njeriut, Utreht, Holandė)
TRIPs Trade-Related Aspects of Intellectual Property Rights; (Aspektet Afariste tė tė Drejtave tė Pronės Intelektuale)
UDHR Universal Declaration of Human Rights; (Deklarata Universale pėr tė Drejtat e Njeriut)
UEFA Union of European Football Association; (Unioni i Shoqatės Evropiane tė Futbollit)
UNCED United Nations Conference on Environment and Development; (Konferenca e OKB-sė pėr Ambient dhe Zhvillim)
UNDP United Nations Development Program; (Programi i OKB-sė pėr Zhvillim)
UNESCO United Nations, Educational, Scientific and Cultural Organization; (Organizata e OKC pėr Arsim, Shkencė dhe Kulturė)
UNICEF United Nations Childrens Fund; (Fondi i OKB-sė pėr Fėmijė)
UNMIK United Nations Mission in Kosovo; (Misioni i OKB-sė nė Kosovė)
UNMISET United Nations Mission of Support of East Timor; Misioni Mbėshtetės i OKB-sė pėr Timorin Lindor)
UNTAET United Nations Transitional Administration in East Timor; (Administrata Tranzitore e OBK-sė nė Timorin Lindor)
WCAR World Conference Against Racism, Racor Discrimination, Xenophobia and Related Intolerance; (Konfernca Botėrore kundėr Racizmit, Diskriminimit Racor, Ksenofobisė dhe Mostelerancės sė ngjashme)
WHO World Health Organization; (Organizata Botėrore e Shėndetėsisė)
WSSD World Summit on Sustainable Development; (Konferenca Botėrore pėr Zhvillim tė Qėndrueshėm)
WTO World Trade Organization; (Organizata Botėrore e Tregtisė)
WUK Kinderkultur
Werkstatten und Kulturhaus Kinderkultur