E DREJTA PĖR ARSIMIM

 

Disponueshmėria dhe qasja nė arsimim

 

Fuqizimi pėrmes arsimimit

 

 

 

“….Arsimi duhet tė drejtohet kah zhvillimi i plotė i personalitetit tė njeriut dhe kah forcimi i respektimit tė tė drejtave tė njeriut dhe lirive themelore …..”

 

Neni 26(2), DEKLARATA UNIVERSALE E TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT.

 

TregimI ilustrues

Tregimi pėr Majan

“Quhem Maja. U linda 14 vjet mė parė nė njė familje tė varfėr fshatare. Aty kishte mjaft fėmijė dhe kur u linda unė askush nuk ishte i lumtur. Kur isha ende e vogėl, mėsova t’i ndihmoja nėnės dhe motrės sime mė tė vjetėr nė punė tė shtėpisė. I pastroja dyshemetė, rrobat, bartja ujė dhe dru zjarri. Disa nga shokėt e mi luanin jashtė, por unė nuk mund t’iu bashkohesha. Unė isha shumė e lumtur kur m’u lejua tė shkoja nė shkollė. Bėra shokė tė ri atje, dhe mėsova tė shkruaj dhe tė lexoj. Por, kur arrita nė klasėn e katėrt, prindėrit e mi mė ndaluan nga shkolla. Babai im thoshte se nuk ka tė holla pėr t’i paguar shpenzimet. Po ashtu, nevojitesha nė shtėpi pėr t’i ndihmuar nėnės dhe tė tjerėve. Nėqoftėse do tė mė jepej zgjedhja pėr tė lindur pėrsėri, do tė preferoja tė bėhesha djalė.”

 

BURIMI:

THE MILLENNIUM REPORT, UN. 2000.

 

>> Jeto sikurse do tė vdesėsh nesėr. Mėso sikurse do tė jetosh pėrgjithmonė<<

                                                                                              (Anonim)

 

 

Pyetje pėr diskutim?

Cilat janė problemet kryesore tė ilustruara nė kėtė rast? A ndjeni simpati pėr Majan, dhe veē kėsaj, a mendoni se ka ndonjė mėnyrė qė ajo tė ngritet nga varfėria dhe ta gjejė rrugėn pėr arsimim? Nėse po, ēfarė?

 

A mund t’i mendoni aryset pse pėrqindja kaq e madhe e njerėzve analfabetė janė femra?

 

A mendoni se atje ka dije tė ndryshme? Nėse po, cila dije ėshtė e rėndėsishme? Cili lloj e humb rėndėsinė?

 

A mendoni se e drejta pėr arsimim ėshtė momentalisht prioritet pėr komunitetin ndėrkombėtar?

 

Pėrgjegjėsi e kujt ėshtė zhdukja e injorancės dhe analfabetizmit?

 

Ēfarė masash duhen tė merren nė mėnyrė qė tė zhduket analfabetizmi?

 

A ėshtė arsimimi i rėndėsishėm pėr gėzimin e tė drejtave tjera tė njeriut? Nėse po, pėrse? 

 

A mendoni se arsimimi mund t’i kontribojė sigurisė njerėzore? Nėse po, si?

 

 

E domosdoshme tė dihet!?

1. Hyrje

Pse e drejta e njeriut pėr arsimim?

Afėr 1 miliard njerėz hynė nė shekullin XXI tė paaftė qė tė lexojnė njė libėr apo tė shkruajnė emrin e tyre. Shifra tregon pėr 1/6-ėn e popullatės botėrore apo sa e gjithė popullata e Indisė, dhe kjo vazhdon tė rritet. E drejta pėr arsimim mund tė karakterizohet si njė “e drejtė e aftėsimit-fuqizimit”. Njė e drejtė e tillė i ofron individit mė shumė kontroll pėr drejtimin e jetės sė tij apo saj, nė veēanti kontrollin mbi veprimet e shtetit kundrejt individit. Me fjalė tė tjera, ushtrimi i tė drejtės sė aftėsimit i ndihmon personit qė t’i pėrjetojė tė mirat e tė drejtave tė tjera.

Gėzimi i shumė tė drejtave politike dhe civile, siē ėshtė e drejta pėr informim, liria e tė shprehurit, e dreja pėr votim dhe pėr t’u zgjedhur, dhe shumė tė tjera, varen nga sė paku njė shkallė minimale e arsimimit. Ngjajshėm, njė numėr i tė drejtave ekonomike, shoqėrore dhe kulturore, sikurse e drejta pėr zgjedhjen e punės, pėr tė marrė pagė tė njėjtė pėr punė tė njėjtė, pėr tė gėzuar tė mirat e pėrparimit shkencor e teknik dhe pėr tė marrė arsimim tė lartė nė bazė tė aftėsive, mund tė ushtrohet nė mėnyrė kuptimplotė nėse ėshtė arritur njė shkallė minimale e arsimimit. 

E njėjta mban tė vėrtetėn pėr tė drejtėn e pjesėmarrjes nė jetėn kulturore. Pėr minoritetet etnike dhe gjuhėsore, e drejta pėr arsimim ėshtė njė mjet thelbėsor pėr ta ruajtur dhe forcuar identitetin kulturor.

Arsimimi mund tė nxisė (megjithėse nuk garanton) mirėkuptimin, tolerancėn, respektin dhe miqėsinė ndėrmjet popujve, grupeve etnike apo religjioze dhe mund tė ndihmojė krijimin e kulturės universale tė tė drejtave tė njeriut.

 

Arsimimi dhe Siguria Njerėzore

Mohimi dhe shkelja e tė drejtės pėr arsimim dėmton aftėsinė e njėrėzve qė t’i zhvillojnė personalitetet e tyre, tė mbėshtesin dhe ta mbrojnė vetveten dhe familjet e tyre, si dhe tė marrin pjesė pėrshtatshmėrisht nė jetėn shoqėrore, politike dhe ekonomike. Nė shkallėn e gjerė tė shoqėrisė, mohimi i arsimimit dėmton ēėshtjen e demokracisė dhe pėrparimit shoqėror, dhe si vazhdim, paqen ndėrkombėtare dhe sigurinė njerėzore. Nėpėrmjet arsimimit dhe mėsimit pėr tė drejtat e njeriut dhe pėr tė drejtėn humanitare, mund tė ndalohen apo rregullohen shkeljet e tė drejtave tė njeriut dhe konfliktet e armatosura, si dhe mund tė lehtėsohet rindėrtimi shoqėror pas pėrfundimit tė konflikteve.

 

Arsimimi ėshtė mė shumė se sa tė mėsohet leximi, shkrimi dhe llogaritja. Vet fjala nė gjuhėn latine do tė  thotė “pėr tė udhėhequr dikė jashtė.”  E drejta e personit pėr arsimim pėrfshinė mundėsinė dhe qasjen nė arsimim fillor, tė mesėm dhe tė lartė. Pėrderisa tė vetdijshėm pėr konceptin e gjerė tė sė drejtės pėr arsimim, ky modul pėrqendrohet nė arsimim elementar apo fillor, pasiqė shumica e njerėzve janė tė privuar madje edhe nga themelet e mėsimit i cili zgjat sa vet jeta. E drejta e njeriut pėr arsimim siē ėshtė pėrckatuar nė Kartėn pėr tė Drejtat e Njeriut tė Kombeve tė Bashkuara, i referohet arsimimit pa pagesė nė shkallėn “fillore dhe tė domosdoshme”. Megjithatė, shtetet e interpretojnė kėtė kėrkesė nė forma tė ndryshme.

Shumica e shteteve respektojnė obligimin qė tė ofrojnė arsimim “fillor dhe tė domosdoshė pa pagesė pėr shkollimin fillor (shkalla e parė e shkollimit tė rregullt). Nė Evropė, Amerikėn Veriore, Australi dhe nė disa pjesė tė Azisė, arsimimi “fillor” vazhdon deri nė arsimimin e plotė tė mesėm; megjithėse, sė paku 22 shtete nė botė nuk kanė moshė pėr arsimim tė detyruar fare.

 

Zhvillimi historik

 

Nė Evropė para kohės sė iluminizmit, arsimimi ishte sė pari pėrgjegjėsi e prindėrve dhe kishės. Arsimimi filloi tė bėhej ēėshtje publike dhe pėrgjegjėsi e shtetit vetėm me shfaqjen e shtetit laik modern.  Nė fillim tė shekujve XVI dhe XVII, filozofėt e shquar Xhon Lloku dhe Zhan Zhak Ruso nė shkrimet e tyre aludojnė drejt koncepteve moderne tė tė drejtės individuale pėr arsimim.

Nga kontrasti, instrumente civile klasike siē ishte Karta Britanike e tė Drejtave e vitit 1689, Deklarata e Virgjinias pėr tė dejtat e vitit 1776, Deklarata Amerikane e Pavarėsisė e vitit 1776 apo Deklarata Franceze pėr tė Dejtat e Njeriut nuk kanė pasur as njė tė drejtė tė ndėrlidhur veēanėrisht me tė drejtėn pėr arsimim.

Nė shekullin XIX, shfaqja e socializmit dhe liberalizmit e vendosi arsimimin mė fuqishėm nė fushėn e tė drejtave tė njeriut. Shkrimet e Marksit dhe Engelsit e pėrceptonin shtetin si njė institucion atėror dhe bamirės. Mendimet liberale dhe anitklerikale tė shekullit XIX gjithashtu ndikuan nė definimin e tė drejtės pėr arsimim tė cilat u fromuluan qė tė mbrojnė dhe pėrparojnė idetė e lirisė sė shkencės, hulumtimit dhe mėsimit kundėr ndėrhyrjes sė kishės dhe shtetit.

Gjatė gjysmės sė fundit tė shekullit XIX u shfaq qartė njohja e tė drejtės pėr arsimim. Mė 1871 Kushtetuta e Perandorisė Gjermane pėrmbante njė pjesė tė titilluar “Tė Drejtat Themelore tė Popullit Gjerman”, ngjashėm kushtetuta e Gjermane e Vajmarit e vitit 1919 pėrfshiu njė pjesė pėr“ Arsimimin dhe Shkollimin” e cila qartė njihte detyrėn e shtetit qė tė garantojė arsimimin me anė tė shkollimit tė detyryeshėm dhe pa pagesė. Nėnshkrimi i traktateve tė ndryshme pas Luftės sė Parė Botėrore dhe proklamimi i Deklaratės sė Gjenevės mė 1924, i prinė njohjes ndėrkombėtare tė sė drejtės pėr arsimim. Gjatė shekullit XX pikėpamjet e tė drejtės pėr arsimim u pėrfshinė nė kushtetutat shtetėrore dhe Kartėn Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat, ose u njohėn legjislacionet jokushtetuese apo tė rėndomta vendore. E drejta pėr arsimim ka qenė qartėsisht e pėrmendur nė kushtetutat e pesėdhjetė e dy vendeve, pėr shembull, Nikaragua, Qipro, Spanja, Vietnami, Irlanda, Egjipti, Japonia, Paraguai dhe Polonia. Anglia dhe Peruja e kanė njohur tė drejtėn pėr arsimim nė legjislacionin jokushtetues, Korea Jugore, Maroko dhe Japonia e kanė njohur nė tė dyja, nė kushtetutėn e tyre dhe legjislacionin e rėndomtė.

Asnjė e drejtė pėr arsimim nuk ėshtė e pėrmendur nė Kushtetutėn e Shteteve tė Bashkuara. Gjykatat e SHBA-ve nė tė dyja nivelet - atė federal dhe shtetėror, kanė zhvilluar  kapituj tė caktuar pėr arsimim, veēanėrisht lidhur me barazinė e mundėsive pėr arsimim.

 

 

2. Defnimi dhe pėrshkrimi i ēėshtjes

Pėrmbajtja e tė Drejtės pėr Arsimim dhe Obligimet Shtetėrore.

 

E drejta pėr Arsimim ka bazė solide nė tė drejtėn ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut. Ajo ishte e shtruar me kujdes nė disa dokumente Regjionale dhe Universale pėr tė Drejtat e Njeriut. Si shembujt janė, Deklarata Universale pėr tė Drejtat e Njeriut (Neni 26), Pakti Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (Neni 13 dhe 14) Konventa pėr Eliminimit e tė Gjitha Formave tė Diskriminimit kundė Gruas (Neni 10)  dhe Konventa mbi tė Drejtat e Fėmijės (Neni 28 dhe 29). Nė shkallėn regjionale janė, Konventa Evropiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive Fundamentale tė Njeriut (Neni 2 i Protokolit tė Parė), Konventa Amerikane pėr tė Drejtat e Njeriut (Neni 13 i Protokollit Shtesė tė Konventės Amerikane pėr tė Drejtat e Njeriut nė sferėn e tė drejtave eknonomike, sociale dhe kulturore) dhe Karta Afrikane pėr tė Drejtat e Njeriut dhe tė Popujve ( Neni 17).

E drejta themelore pėr arsimim u jep tė drejtė tė gjithė individėve qė t’i sigurojnė format adekuate te sjelljes nga qeveria pėrkatėse. Shtetet kanė obligim tė respektojnė, mbrojnė dhe t’i pėrmbushin tė drejtat pėr arsimim.

Obligimi pėr respektim ia ndalon vetė shtetit qė tė veprojė nė kundtrshtimė me tė drejtat dhe liritė e njohura, ndėrhyrjen me apo detyrim tė ushtrimit tė kėtyre tė drejtave apo lirive. Shtetet duhet, inter alia (nė mes tė tjerash),  tė respektojnė lirinė e prindėrve tė zgjedhin shkollat private apo publike pėr fėmijėt e tyre dhe tė sigurojnė arsimimin moral dhe religjioz pėr fėmijėt e tyre, nė pėrputhje me bindjen e tyre. Nevoja pėr arsimimin e djemve dhe vajzave barabarėsisht duhet tė respektohet, sikurse pėr tė gjitha grupet religjioze, etnike dhe gjuhėsore. Obligimi pėr t’i mbrojtur kėrkon nga shtetet qė tė ndėrmarrin hapa nėpėrmjet legjislaturės apo mekanizmave tė tjerė qė tė mbrojė dhe ndalojė shkeljen e tė drejtave dhe lirive individuale nga persona tė tretė. Shtetet duhet tė sigurojnė qė shkollat private nuk zbatojnė praktika diskriminuese apo nuk u shkaktojnė dėnime trupore nxėnėsve. Detyrimi pėr pėrmbushjen nė PNDESK mund tė karakterizohet si njė obligim pėr realizimin progresiv tė sė drejtės. Detyrimet e mbikėqyrjes dhe obligimet e rezultatit mund tė dallohen. Detyrimet pėr mbikėqyrje obligojnė veprime apo masa tė caktuar qė shteti duhet tė adoptojė. Shembulli mė i mirė pėr kėtė ėshtė Neni 14 i Paktit Ndėrkombėtar mbi tė Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kluturore (PNDESK) sipas tė cilit, palėt e reja shtetėrore tė cilat nuk kanė siguruar ende arsimimin e detyruar fillor, obligohen;

 “tė hartojnė dhe tė adoptojnė planin e detajuar tė veprimit pėr zbatimin progresiv, brenda njė numri tė arsyeshėm tė viteve…nga parimi i arsimimit tė detyrueshėm pa pagesė pėr tė gjithė.”

 

>>… arsimimi duhet tė drejtohet kah zhvillimi e plotė i personalitetit njerėzor dhe ndjenja e dinjitetit tė tij, dhe do ta forcojė respektin pėr tė drejtat njerėzore dhe liritė themelore. Ata mė tej pajtohen se arsimimi do t’u mundėsojė tė gjithė personave qė tė marrin pjesė efektivisht nė shoqėrinė e lirė, pėrkrah mirėkuptimin, tolerancėn dhe miqėsisė sė tė gjitha kombeve dhe tė gjitha grupeve racore, etnike apo religjioze; dhe i pėrparon veprimtaritė e Kombeve tė Bashkuara pėr ruajtjen e paqes.<< Neni 13(1) Pakti Ndėrkombėtar pėr tė Drejta Civile dhe Politike (PNDCP)

 

Standarded qė duhet tė arrihen;

Arsimim fillor i detyruar dhe pa pagesė;

Disponim i arsimimit tė mesėm i cili ėshtė i lejuar pėr tė gjithė;

Arsimim i lartė i  lejuar pėr tė gjithė, nė bazė tė kapaciteteve;

Shtimin e arsimimit themelor pėr ata qė nuk e kanė kryer arsimimin fillor;

Eliminimi i analfabetizmit dhe injorancės, nėpėrmjet mjeteve tė kooperimit ndėrkombėtar, duke marrė parasysh nevojat e veēanta tė shteteve nė zhvillim

 

Kjo do tė thotė se pėrmirėsimi i qasjes nė arsimim pėr tė gjithė, nė bazė tė parimit tė barazisė dhe jodiskriminimit dhe lirisė pėr tė zgjedhur llojin dhe pėrmbajtjen e shkollės, paraqet shpirtin dhe thelbin kryesor tė tė drejtės pėr arsimim  Komenti Gjeneral 13 i Komitetit nėn Paktin Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (PNDESK) identifikon katėr elemente tė detyrimeve shtetėrore luidhur me tė drejtėn pėr arsimim. Ato janė: disponueshmėria, mundėsia e kyējes, pranueshmėria dhe adaptueshmrėia.

 

Disponueshmėria

Detyra pėr tė siguruar arsimim fillor tė detyruar dhe pa pagesė ėshtė pa dyshim njė parakusht i realizmit tė sė drejtės pėr arsimim. Sigurimi i shkollave tė gatshme fillore pėr tė gjithė fėmijėt kėrkon njė angazhim tė konsiderueshėm financiar dhe politik. Pėrderisa shteti nuk ėshtė ofruesi i vetėm i arsimimit, e drejta ndėrkombėtare e tė drejtave tė njeriut e detyron atė tė jetė ofruesi i fundit dhe tė sigurojė se shkollat fillore mundėsohen pėr fėmijėt e tė gjitha moshave. Nė qoftė se kapaciteti i pranimit tė shkollave fillore ėshtė mė i vogėl se numri i fėmijėve tė moshės shkollore, atėherė obligimet legale tė shtetit sa i pėrket arsimimit tė detyruar nuk janė zbatuar nė praktikė, dhe qasja nė arsimim do tė mbetet  nevojė qė do tė realizohet si e drejtė.

Dispozitat e arsimimit sekondar apo terciar jane po ashtu njė element i tė drejtės pėr arsimim. Kushti i “ hyrje pėrparimtare e arsimimit tė lirė” nuk do tė thotė se shteti mund shfajėsohet nga obligimet e tij.

 

>> Arsimimi i femrės ėshtė arsimimi i familjes,komunitetit, kombit. <<

                                                                                  PROVERBĖ AFRIKANE

Qasja

Si minimum, qeveritė janė tė detyruara qė tė sigurojnė realizimin e sė drejtės pėr arsimim nėpėmjet garantimit tė qasjes nė institucionet ekzistuese nga tė gjithė, vajzat dhe djemtė, gratė dhe burrat, nė bazė tė barazisė dhe pa dallim.

Zotimi pohues qė tė sigurohet qasje e barabartė nė institucionet e arsimimit pėrfshin ato fizike dhe konstruktive. Qasja fizike nė institucione ėshtė me rėndėsi tė veēantė pėr tė vjetrit dhe tė hendikepuarit. Qasja konstruktive nėnkupton se barrierat e pėrjashtueshmėrisė duhet tė largohen, pėr shembull eliminimi i koncepteve stereotipe tė rolit tė mashkullit dhe tė femrės nga tekstet shkollore dhe strukturat arsimore, siē parashikon Neni 10 i Konventės pėr Eliminimin e tė Gjitha Formave tė Diskriminimit kundėr Gruas (KEFDG).

 

Pranueshmėira

Raportuesja Speciale pėr tė Drejtėn nė Arsimim, Katarina Tomasevski, ka thėnė nė njėrin nga raportet e saj se “shteti ėshtė i detyruar tė sigurojė se tė gjitha shkollat pėrputhen me kriterin minimal i cili zhvillohet, po ashtu, si pėrcaktim se arsimimi ėshtė i pranueshėm pėr prindėrit dhe fėmijėt.”

Ky element pėrfshin tė drejtėn e zgjedhjes sė arsimimit tė pranuar, dhe tė drejtėn pėr themelim, mbajtje, drejtim dhe kontroll ne institucionet private arsimore. Nxėnėsit dhe prindėrit kanė tė drejtė tė jenė tė lirė nga indoktrinimi si i tillė, studimi i detyrueshėm i materialeve qė nuk janė nė pėrputhshmėri me besimin religjioz apo besimet e tjera se nxėnėsi mund ta shkelė tė drejtėn pėr arsimim. Ēėshtja e gjuhės sė instruksioneve ka shkaktuar polemikė. Nuk ka tė drejtė tė pergjithshme ndėrkombėtare tė njeriut pėr mėsimin e gjuhės amtare nė shkollė kur i pėrket pakicės gjuhėsore tė vendit. Neni 27 i PNDCP shpall se praktikimi i gjuhės nuk duhet tė mohohet, por ai mbetet i heshtur pėr ēėshtjen e gjuhės amėtare. Nė Konventėn Kornizė pėr Mbrotje tė Pakicave Kombėtare, Kėshilli i Evropės e ka njohur tė drejtėn e tė mėsuarit tė gjuhės amtare, por nuk e ka njohur njėkuptimisht tė drejtėn pėr tė pranuar mėsimdhėnie nė gjuhėn ametare.

 

Karta Evropiane pėr Gjuhė Rajonale apo tė Pakicave ka shkuar njė hap mė larg nė pėrkrahje tė sė drejtės pėr arsimin nė gjuhėn amtare, si njė e drejtė zgjidhje pėr ato shtete tė cilat e kanė nėnshkruar Kartėn; qėllimi i dygjuhėsisė sė pakicave nė ato vende ėshtė i njohur nga shteti.

Megjithatė, ka pakica tė cilėt nuk janė tė mbrojtura nė kėtė mėnyrė dhe nuk kanė as tė drejtė tė mėsojnė gjuhėn e tyre amtare, siē janė romėt ne Evropė dhe aborigjinėt nė Australi.

 

Adaptueshmėria

Normalisht, ajo qė fėmija mėson nė shkollė duhet tė pėrcaktohet nga nevojat e atij apo asaj pėr tė ardhmen.  Kjo nėnkupton se sistemi edukativ duhet te jetė i adaptueshėm, duke marrė parasysh interesin mė tė mirė tė fėmijės, por edhe zhvillimin social dhe pėrparimin nė shkallė nacionale dhe ndėrkombėtare.

 

Pėrgjegjėsia e sigurimit tė arsimimit pėr tė ndihmuar pėrmbushjen e tė drejtės pėr siguri, duhet tė jetė qendrore nė kuptimin e kėrkesave tė sigurisė njerėzore. Qeveritė obligohen tė sigurojnė qė tė drejtat e njeriut nė arsimim janė tė respektuara, tė mbrojtura dhe tė pėrmbushura. Megjithatė, pėrgjegjėsia e ushtrimit tė kėtyre detyrave dhe zotimi nuk ėshtė vetėm ēėshtje e shtetit. Ėshtė po ashtu detyrė e shoqėrisė civile qė tė pėrkrahė dhe asistojė pėr zbatimin e plotė tė sė drejtės pėr arsimim.

 

3. Prespektivat ndėrkulturore dhe ēėshtjet KONTRAVERSE

Sot, shqyrtimi i raporteve shtetėrore dhe varėsia nga indikatorėt e pėrkohshėm janė metodat mė efektive pėr tė kontrolluar ēėshtjen. Kėta indikatorė na tregojnė pabarazinė nė zbatimin e tė drejtės pėr arsimim nė rajone tė ndryshme botėrore.

 

Afrika e nėnsaharės

Regjistrim: Nga 25 % nė 1960, regjistrimi rajonal primar ėshtė ngritur afrėsisht 60 % deri mė 1980. Pas njė rėnieje mė 1980, regjistrimi ėshtė pėrsėri afėrsisht 60%. Mė shumė se 40 milionė fėmijė tė moshės pėr shkollė fillore nuk janė nė shkolla.

 

Gjinia: Hapėsira ėshtė ngushtuar shumė, me shkallėn e pjesėmarrjes sė vajzave prej 57 % dhe tė djemve prej 61%  (Megjithatė, Benini si shembull ka pabarazinė mė tė madhe nė regjistrimin fillor, me shkallėn e vajzave 30% mė tė ulėt se ajo e djemve.)

 

Efektiviteti: Nė rajon, njė e treta e fėmijėve tė regjistruar nė shkollat fillore braktisin ato, para se tė arrijnė nė klasė tė pestė.

 

Pėrmbajtjet: Konfliktet e armatosura dhe presionet ekonomike nga borxhet dhe poltikat strukturore tė rregullimit kanė ndikuar ne njė masė tė madhe nė arsimim. Rajoni pėrfshin rreth 30 shtete tė zhytura nė borxhe, dhe qeveritė shpenzojnė nė borxhe, aq sa nė shėndetėsi dhe arsimimin fillor sė bashku.

 

Pėrparimi dhe risitė: Nė mes tė shteteve qė e arrijnė shkallėn e regjistrimit fillestar 90 % apo mė shumė janė: Botsuana, Kepi i Gjelbėr, Malavi, Mauritania, Afrika Jugore dhe Zimbabveja.

 

Amerika Latine dhe Karaibet

 

Regjistrimi: Kyēja ne arsimimin fillestar ėshtė pothuaj universale, me njė regjistrim me mė shumė se 90 %.

 

Gjinia: Megjithėse diskriminimi kundrejt gruas dhe vajzava ėshtė problem nė rajon, regjistrimi fillestar i vajzave ka qenė i njėjtė me atė tė djemve pėr dekada.

 

Efektiviteti: Niveli i lartė i brakisjes dhe pėrsėritja e klasėve janė njė problem serioz.

 

Pėrmbajtjet:  Rajoni ka pabarazitė mė tė larta nė mes tė tė pasurve dhe tė varfėrve, dhe popullsia vendėse dhe e varfėruar pėrballen me vėshtirėsi qė tė kenė kyēje nė arsimimin kualitativ.

 

Pėrparimi dhe risitė: Regjistrimi ne shkollat fillore ėshtė ngritur nga nėn 60% nė vitin 1969 nė 90%.

 

EVROPA LINDORE DHE QENDRORE, SHTETET E PAVARURA TĖ KOMONUELTIT DHE SHTETET BALTIKE

Regjistrimi:Qasja universale per arsimimin bazik tė lirė ėshtė arritur nė fillim tė viteve ‘80.

 

Gjinia: Ėshtė njė paritet ndėrmjet djemve dhe vajzave tė regjistruara nė shkollat fillore dhe shkallės sė pėrfundimit tė saj.

 

Efektiviteti: Nė shkollat fillore ekzistuese, shkalla e pėrfundimit duket tė jetė mbi 90%, pėrafėrsisht njė e treta e vendeve nė rajon nuk kanė tė dhėna tė kompletuara.

 

Pėrmbajtjet: Investimi real publik nė arsimim ka dėshtuar nė shume vende, nga njė e treta e Federatės Ruse dhe nga tre tė katėrtat ose mė shumė nė Azerbejxhan, Bullgari, Gjerogji dhe Kirgistan. Shumė ndėrtesa tė shkollave kanė nevojė tė riparohen dhe ngrohja ėshtė problem nė disa vende.

 

Pėrparimi dhe risitė: Reformat arsimore janė nė agjendat e disa prej shteteve.

 

 

Vendet e industrializuara

Regjistrimi: Regjistrimi fillestar nė shtetet e industralizuara qėndron afėrsisht 100 %.

 

Gjinia:  Ka njė barazi nė mes shkallės sė regjistrimit tė vajzave dhe djemve nė nivele fillore dhe tė mesme.

 

Efektiviteti:  Nė vitet ‘60, vetėm gjysma e njerėzve nė vendet e industrializuara mbaronin shkollėn e lartė.  Deri mė 1980, pėrpjestimi u rrit nė dy tė tretat dhe vazhdoi tė rritet. Megjithatė, njė mesatare pre 15% e tė rriturve nė 12 vendet e industrializuara janė analfabetė; nė Irlandė, Mbretėri tė Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, shkallėt janė mė shumė se 20 %.

 

Pėrmbajtjet:  Nuk ėshtė befasi qė varfėria ēon nė nivele mė tė ulta akademike dhe shkallė mė tė larta tė braktisjes. 

 

Pėrparimi dhe risitė: Mė shumė se tre tė katėrtat e fėmijėve tė rinj nė Evropėn Pėrendimore janė nė programe parashkollore.

 

BURIMI:

UNICEF, 1999.

 

Pavarėsisht nga pėrparimi i mrekullueshėm nė orvatjet pėr t’ua mundėsuar fėmijėve qė t’i gėzojnė tė drejtat e tyre pėr arsimim, njė pjesė e madhe e punės mbetet pėr t’u bėrė nė mėnyrė qė tė arrihen qėllimet. Ende ka shumė ēėshtje tė pazgjidhura tė diskriminimit, pabarazisė, shpėrfilljes dhe shpėrdorimit, qė prek vajzat, gratė dhe pakicat. Andaj, shoqėritė duhet t’i shpejtojnė pėrpjekjet qė t’i adresojnė veprimet kulturore dhe shoqėrore qė i kontribuojnė direkt pasigurisė sė kėtyre grupeve dhe i ndalojnė ato t’i gėzojnė plotėsisht tė drejtat e tyre.

 

4. ZBATIMI dhe Monitorimi

Qė nga zanafilla mė 1945, Kombet e Bashkuara kanė njohur nevojėn e “bashkėpunimin  ndėrkombėtar pėr zgjidhjen e problemeve ndėrkombėtare tė karakterit ekonomik, social, kulturor dhe politik.”

Bashkėpunimi ndėrkombėtar, nėpėrmjet shkėmbimit tė informatave, diturisė dhe teknologjisė ėshtė qenėsor pėr realizimin efektiv tė sė drejtės pėr arsimim, veēanėrisht pėr fėmijėt nė vendet e pazhvilluara. Ėshtė vėzhguar dhe studiuar se e drejta pėr arsimim ėshtė njė nevojė ekonomike nga e cila varet zhvillimi i vendit.  Pėrkujdesja pėr arsimimin duhet tė konsiderohet nga tė gjitha shtetet si njė investim afatgjatė me prioritet tė lartė, pėr arsye se zhvillon burimet njerėzore, si njė pasuri nė procesin e zhvillimit kombėtar.

Textfeld: “zbatimi efektiv i tė drejtės sė fėmijės pėr arsimim ėshtė sė pari ēėshtje e dėshirės. Vetėm dėshira politike e qeverive dhe e bashkėsisė ndėrkombėtare mund tė shtyjė pėrpara kėtė tė drejtė themelore deri nė masė tė tillė qė tė kontribuojė pėr pėrmbushje nga ēdo individ dhe tė pėrparimit tė ēdo shoqėrie”
AMADOU-MAHATAR M’BOW, ish-drejor gjeneral i UNESCO-s
Fondet ndėrkombėtare, si Banka Botėrore dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar (FMN) theksojnė rėndėsinė e arsimimit i cili shihet si njė investimin nė kapitalin njerėzor. Megjithatė, saktėsisht kėto institute i detyrojnė qeveritė qė t’i shkurtojnė shpenzimet publike, pėrfshirė ato tė ndėrlidhura me arsimim, si rezultat i kushteve tė rrepta qė i kanė nė Programet pėr Rregullim  Strukturor. 

 

Konferenca Botėrore pėr Arsimim pėr tė Gjithė, e vitit 1990 e mbajtur nė Tajlandė, kumtoi se masat efektive pėr arsim pėr tė gjithė varen nga qėndrimi dhe dėshira politike e mbėshtetur nga politikat e pėrshtatshme fiskale, eknomike, tregtare, punėsimi dhe shėndetėsia. Njė studim i UNICEF-it qė pėrfshin nėntė vende ka gjetur 6 tema tė gjera pėr tė arritur rezultate mė tė mira, qė tė sigurojė tė drejtėn universale pėr arsim fillor. Kėto janė: zotimi politik dhe financiar, roli qendror i  sektorit publik, paanėsia nė sektorin publik, zbritja e kostos sė edukimit pėr shtėpi, dhe shkrirja e reformave arsimore nė strategjitė e gjera tė zhvillimit njerėzor.

Forumi Botėror i Arsimit, i mbajtur nė Dakar nga 26 deri 28 Prill 2000, ka qenė evoluimi mė i madh i bėrė ndonjėherė nė fushėn e arsimit. Nė tė u pėrfaqėsuan 164 shtete tė pėrfaqėsura, sė bashku me mė shumė se 150 grupe tė shoqėrisė civile, duke pėrfshirė edhe OJQ-tė. Pėrgatitjet pėr forum ishin bėrė nė tėrėsi. Njė masė e konsiderueshme e informatave ishte mbledhur duke theksuar situatat e ndryshme nga njė shtet nė tjetrin, me disa shtete tė cilat kishin bėrė njė pėrparim tė mrekullueshėm dhe tė tjerat qė po pėrjetonin probleme nė rritje nė fusha tė ndryshme tė arsimit. Pėrparimi i dalė nga forumi ishte miratimi i Kornizės sė Dakarit pėr Veprim. Trendet.

Ėshtė kėrkuar mbėshtetje e fuqishme institucionale pėr zbatim tė plotė tė sė Drejtės pėr Arsimim. Vetė UNESCO luan rolin udhėheqės pėr kėtė ēėshtje sepse arsimi ėshtė fusha kryesore dhe specialiteti i saj. UNESCO ka qenė ndihmues pėr nisjen e reformave arsimore dhe pėr shtytjen e zbatimit tė plotė tė sė drejtės pėr arsimim, si dėshmi e pėrmbledhjes sė gjerė tė instumenteve pėr standardizim, dokumenteve tė ndryshme, raporteve, por edhe tė njė numri tė madh tė forumeve, takimeve, grupeve punuese, dhe aktiviteteve tė koordinimit dhe bashkėpunimit me shtetet, organizatat ndėrkombėtare ndėrqeveritare dhe OJQ-tė. Si rrjedhojė e kėsaj UNESCO ėshtė agjencioni uhdėheqės pėr bashkėpunim ndėrkombėtar nė fushėn e arsimit. UNESCO ka zhvilluar njė numėr mekanizmash tė disenjuar pėr tė lejuar aplikimin mė efektiv tė masave tė adoptuara dhe pėr tė siguruar njė pėrmbushje mė tė mirė tė obligimeve tė marra nė lidhje me tė drejtėn pėr arsimim. Raportet periodike tė cilat u kėrkohen shteteve kanė njė efekt tė informimit pėr masat e marra nė vendet e tyre, pėr t’i pėrmbushur detyrimet e tyre sipas konventės palė nėnshkruese e tė cilės janė.  Palėt shtetėrore nėnshkruese tė Konventės Kundėr Diskriminimit nė Arsimim, duhet tė japin informata nė raportet e tyre periodike nė Konferencėn e Pėrgjithshme tė UNESCO-s, pėr masat e marra legjislative dhe adiministrative, tė cilat i kanė miratuar, apo edhe pėr veprime tė tjera tė ndėrmarra pėr zbatimin e konventės. Nė mėnyrė qė tė sigurojnė operim tė mirė, UNESCO ka ndėrtuar mekanizma ndihmėse pėr t’i analizuar raportet e shteteve anėtare, siē ėshtė Komisioni i Konventave dhe Rekomandimeve.

Komiteti pėr tė Drejta Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, si trup mbikėqyrės, ėshtė i pėrgjegjshėm pėr monitorimin dhe zbatimin e Paktit Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kluturore brenda palėve shtetėrore. Ai provon raportet nacionale tė dorėzuar rregullisht nga kėto shtete dhe vazhdon dialogun me ta, nė mėnyrė qė tė sigurojė zbatimin mė efektiv tė tė drejtave tė mbrojtura me Konventėn Ndėrkombėtare. 

 

Textfeld: Arsimimi nuk ėshtė mėnyrė pėr t’i ikur varfėrisė sė vendit. Ėshtė mėnyrė pėr ta luftuar atė.
JULIUS NEYRERE
Realizimi i plotė i tė drejtės pėr arsimim mund tė arrihet duke pėrmirėsuar sistemin e raportimit dhe monitorimit dhe me njė vendosmėri mė tė madhe nga ana e shteteve qė t’i pėrmbushin obligimet e raporteve sipas instrumenteve ndėrkombėtare, vazhdimisht dhe nė besim tė plotė. Si edhe me tė drejtat e tjera ekenomike, sociale dhe kulturore,  monitorimi i zbatimit tė sė drejtės pėr edukim nė baza pėrparimtare do tė pėrfitojė nga pėrvetėsimet dhe pėrdorimet e treguesve tė sigurt, siē janė krahasimi ndėrnacional dhe pozicioni i vendit. Nė fushėn e arsimimit, treguesit e sigurt tė hulumtimeve tė kohėpaskohshme, pėrfshirė ato tė shkallės sė shkrim-leximit, pėrqindjet e regjistrimit,  pėrqindjet e braktisjes dhe e pėrfundimit, dhe e shpenzimeve publike nė arsimim, si pėrqindje e shpenzimeve totale publike ose nė krahasim me sektorėt e tjerė, si ai i forcave tė armatosura.

 

Porblemet e zbatimit

Siē e kishte vėrejtur me zgjuarėsi njė komentator, nuk ėshtė e mjaftueshme qė tė deklarohen parimet kryelarta, nė qoftė se ato mbeten vetėm nė letėr, pėr arsye se metodat e zbatimit tė tyre janė konfuze apo tė gjymta.

Tė drejtat sociale, eknonomike dhe kulturore shpesh kėrkojnė pjesė tė mjaftueshme tė shpenzimit tė kapitalit gjatė kohės sė zbatimit tė tyre efektiv. Nė tė vėrtetė, nė pėrvojėn e shumė vendeve, arsimimi pėrbėn njėrin nga shpenzimet kryesore qeveritare.

 

Shpesh, pengesa kryesore e vonesės sė fėmijėve pėr ushtrimin e tė drejtės pėr arsimim  nė njė shtet nė zhvillim ėshtė varfėria.

Liria nga moduli i varfėrisė.

Problemi nuk qėndron se fėmijėt nuk kanė shkolla qė t’i vijojnė. Nė fakt, mė shumė se 90% e fėmijėve tė vendeve nė zhvillim e fillojnė shkollėn fillore.  Problemi qėndron nė shifra tė larta tė braktisjes sė shkollės nga nxėnėsit dhe pėrsėritjes sė vitit tė njėjtė shkollor. Mungesa e fondeve i pengon autoritetet qė t’i ndėrtojnė dhe t’i mirėmbajnė shkollat, programet pėr trajnimin e mėsuesve, rekrutimin e mėsuesve dhe personelit administrativ kompetent, ofrimin e materialeve pėr mėsues dhe mjeteve tė tjera, dhe ofrimin e sistemit tė pėrshtatshėm tė transportit pėr nxėnės. Tė gjitha kėto varen nė mėnyrė direkte nga rezervat e shtetit. Gjithashtu, varfėria ua bėn mė tė vėshtirė familjeve,  qė tė paguajnė tarifėn pėr shkollė dhe koston e materialeve shkollore dhe librave, ose kur shkolla ėshtė pa pagesė, dėrgimi i fėmijės nė shkollė ėshtė tė kontribuosh nė hollimin e buxhetit tė familjes. Njė studim i bėrė nga “Fondacioni Shpėtoni Fėmijėt” nxori nė pah se si rezultat i ngarkesės sė borxheve, shtetet afrikane janė tė detyruara nganjėherė qė t’i imponojnė apo t’i rrisin tarifat e shkollimit, duke e rritur nė kėtė mėnyrė koston e arsimit pėr familjet. Si rezultat, miliona fėmijė kurrė nuk kanė vijuar shkollėn, apo kanė dėshtuar tė mbarojnė edukimin fillor.

Edhe njė faktor, nė shumė shtete, ėshtė pėrdorimi i gjerė i fėmijėve si fuqi punėtore. Moduli i punės.

Fatkeqėsisht, shumė familjeve iu duhet kjo e hyrė plotėsuese qė tė mund ta arrijnė fundin e muajit. Mungesa e burimeve ekonomike si dhe varfėria pengojnė fėmijėt pėr pjesėmarrje dhe pėrfitim nga shanset e arsimimit. Varfėria prodhon uri dhe paushqyeshmėri, e cila mund ta dėmtojė pėrfundimisht trurin e fėmijės.

 

Nxėnėsi mesatar nė Zambi ecėn shtatė kilometra ēdo mėngjes pėr tė arritur nė shkollė, pa ngrėnė, i lodhur dhe i dėrrmuar nga parazitėt e zorrėve. Ai apo ajo ulet nė klasė me 50 nxėnės tė tjerė, tė cilėt ndodhen nė kushte tė ngjashme. Perceptimi i tyre ėshtė minimal. Dėgjimi ėshtė i keq. Nuk ka shkumės dhe nuk ka shumė fletore 

 

>>Arsimimi ėshtė mbrojtės mė i mirė i lirisė, sesa njė armatė e tėrė<<

EDUARD EVEETT

 

Varfėria dhe fuqia punėtore e fėmijėve janė njė pengesė e madhe pėr arsimimin e vajzave nė veēanti. Moduli i tė drejtave pėr femra. Shumė vajza duhet tė pranojnė punė shumė tė rėnda nė moshė mjaft tė re, nė mėnyrė qė tė mbijetojnė. Jo vetėm qė pritet nga ato qė t’u pėrgjigjen nevojave familjare dhe t’i marrin pėrsipėr detyrat e punės,  por ato pėrballen me paragjykimet shoqėrore pėr amėsi tė re dhe qėndrime tė vjetra tradiconale. Kėto kėndvėshtrime tradiconale, dritėshkurtra dhe tė njėanshme, sa i pėrket arsimimit tė vajzave, ende mbizotėrojnė, dhe rezultati i fundit ėshtė mungesa e motivit tė prindėrve qė t’i dėrgojnė vajzat nė shkollė. Grupe tė veēanta tė vajzave, siē janė ato tė rrėnjės sė bashkėsive nomade, minoriteteve etnike dhe vajzat e braktisura dhe tė hendikepuara, pėrballen me situatė veēanėrisht tė pafavorshme.

Si pasojė ėshtė rritja e brengosjes ndėrkombėtare qė tė ofrohet pėrfshirje e barabartė nė arsimim pėr vajzat dhe kėshtu t’u mundėsohet qė ta pėrmbushin potencialin e tyre njerėzor.

Konfliktet e armatosura tė brendshme dhe ndėrkombėtare. 

Moduli i tė drejtave tė njeriut nė konflikt tė armatosur, dhe lufta civile  mund tė pėrēajnė motivin normal tė jetės. Shkollimi i rregullt pėr nxėnėsit mund tė jetė i  pamundshėm kur shkollat gjenden afėr rajoneve tė konfliktit. Edhe pse janė tė mbrojtura me ligjin ndėrkombėtar humanitar, shkollat shumė shpesh janė cak i sulmeve.

 

Shtetet nė konflikt gjatė viteve tė 90-ta: Algjeria, Burundi, Kongo, Bregu i Fildishtė, Etiopia, Ish-Jugosllavia, Gambia, Guinea-Bisau, Haiti, Lesoto, Nigeria, Pakistani, Ruanda, Siera Leone, Somalia etj.

 

A E DINI SE:

Arritja e arsimimit fillor botėror nė njė decenie nė shtetet nė zhvillim do tė kushtojė 7-8 miliardė nė vite, qė pėrfaqėson: rreth shtatė ditė ‘vlerė tė shpenzimeve ushtarake botėrore, shtatė ditė’ vlerė tė transakcioneve financiare nė tregjet ndėrkombėtare, mė pak se gjysmėn e vlerės qė prindėrit amerikano-verior e shpenzojnė pėr lodrat e fėmijėve tė tyre ēdo vit.

 

E dobishme tė dihet

Praktika tė mira

·        Mauritania  ka miratuar ligjet pėr ndalesėn e martesave tė hershme dhe pėr arsimin e obliguar fillor, duke e bėrė moshėn 16 vjeēare, si moshė minimale tė lejuar pėr punė. Ka themeluar Kėshillin pėr Fėmijė pėr tė promovuar zbatimin e Konventės mbi tė Drejtat e Fėmijėve dhe nė qytetet kryesore ka promovuar themelimin e gjykatave pėr tė rinj.

·        Nė qarkun Mashan nė Kinė, fshatarėve dhe familjeve qė marrin masa efektive pėr t’i dėrguar vajzat nė shkollė, u jepet pėrparėsia pėr kredi apo fonde tė zhvillimit.

·        Populli i Republikės Demokratike tė Laosit ėshtė duke zbatuar me sukses njė disenjim gjithėpėrfshirės tė barazisė gjinore, i cili garanton pėrfshirje nė edukimin fillor kualitativ pėr vajzat nė zonat e pakicave. Pikėsynimi afatgjatė ėshtė qė tė sillen mė shumė vajza nė rrjedhėn e pėrgjithshme tė zhvillimit ekonomik, duke avancuar shkallėn e tyre tė arsimimit.

·        Nė Mumbaj (ish Bombajin) nė Indi, Nisma Arsimore Pratham e Mumbajit, njė partneritet nė mes edukatorėve, grupeve tė bashkėsisė, sponsoruesve tė korporatave dhe zyrtarėve qeveritarė, ka themeluar 1600 shkolla dhe ka ndihmuar tė modernizohen rreth 1200 shkolla fillore.

·        Afganistan, ku vajzat ishin tė pėrjashtuara nga sistemi zyrtar i edukimit, UNICEF-i ka marrė njė hap tė vėshtirė duke i mbėshtetur shkollat-shtėpi pėr djem dhe vajza. Qė nga 1999 deri nė fund tė 2001, nė shkollat-shtėpi ishin duke i mėsuar rreth 58.000 fėmijė.

·        Projekti CHILD (Fėmija) nė Tajlandė filloi me donacione siē janė kompjuterėt e monitorėt e dorės sė dytė, dhe duke mbikėqyrur ndėrlidhjet nė mes mėsimit tė fėmijėve dhe shėndetėsisė.

·        Programi  zhvillimor i Dekadės pėr Arsimim (PRODEC) ėshtė njė program me qėllim kryesor arritjen e shkallės sė regjistrimit deri 75% nė Mali deri nė vitin 2008.

Qendrat pėr Zhvillimin e Arsimit (QZHA) janė institucione arsimore nė Mali, tė cilat frekuentohen nga fėmijėt e moshės 15 vjeēare, tė cilėt nuk mund tė pėrfitojnė nga shkollat. Atyre u mėsohen njohuri fillestare pėr gjuhėn e tyre dhe tė profesionit. Ēdo klasė ka 30 vijues-15 djem dhe 15 vajza.

 

Promovimin e arsimimit, si e drejtė themelore;

Pėrmirėsimin e kualitetit tė arsimimit

Promovimi i eksperimentimeve, shpikjeve dhe shpėrndarja e informatės dhe praktikave mė tė mira, si dhe dialogu si politikė nė arsim.

 

Komisioni pėr tė Drejtat e Njeriut ka krijuar njė Raportues Special pėr tė Drejtėn nė Arsimimit mė 1997, me mandat tė raportimit mbarėbotėror lidhur me gjendjen e pėrparimit tė realizimit tė sė drejtės pėr arsimim, duke pėrfshirė kėtu edhe pėrfshirjen nė arsimin fillor, si dhe vėshtirėsitė qė ndeshen gjatė zbatimit tė kėsaj tė drejte.       

 

2. Trendet

Korniza e Dakarit pėr Veprim – Arsim pėr tė Gjithė  e miratuar nė Forumin Botėror tė Arsimimit (Dakar, Senegal, 26 deri 28 Prill 2000)  shpreh vendosmėrinė e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr realizmin e plotė tė sė drejtės pėr arsimim. Korniza e Dakarit pėr Veprim pėrcakton gjashtė synime pėr arsimin fillor deri mė 2015:

1.      Zgjerimi dhe pėrmirėsimi gjithėpėrfshirės i kujdesit dhe arsimimit fėmijėnor, nė veēanti pėr fėmijėt e prekshėm dhe tė dėmtuar;

2.       Sigurimi se deri nė vitin 2015 tė gjithė fėmijėt, e veēanėrisht vajzat, fėmijėt me kushte tė vėshtira dhe ata qė u pėrkasin pakicave kombėtare, tė kenė qasje nė arsimimin e obligueshėm fillor tė kualitetit tė lartė dhe pa pagesė;

3.      Sigurimi se do tė plotėsohen tė gjitha nevojat e mėsimit pėr tė gjithė tė rinjtė dhe tė rriturit, me njė qasje tė barabartė nė pėrvetėsimin e mėsimeve dhe programeve tė aftėsimit jetėsor;      

4.      Arritja e  pėrmirėsimit prej   50 % tė shkrim-leximit te tė rriturit, nė veēanti te femrat, dhe qasje te barabartė pėr arsimim fillor dhe atė nė vazhdim, pėr tė gjithė tė rriturit;

5.      Eliminimi i kontrastit gjinor nė arsimin fillor dhe tė mesėm deri nė vitin 2005, dhe arritja e barazisė gjinore nė arsimim deri mė 2015;

6.      Pėrmirėsimi i tė gjitha aspekteve tė kualitetit tė arsimimit dhe sigurimi i pėrsosmėrisė pėr tė gjithė, nė mėnyrė qė rezultati i mėsimit tė akredituar dhe mesatar tė jetė i arritur nga tė gjithė, veēanėrisht nė shkrim-lexim dhe aftėsi themelore jetėsore.

 

Arritja e arsimit fillor universal deri mė 2015 e komunikuar nė Samitin e Mileniumit nė shtator tė vitit 2000 ėshtė njėri nga qėllimet e zhvillimit tė mijėvjeēarit.

 

Tabela grafike duhet tė futet

Situata momentale me vėmendje pėr arritjen e arsimit fillor universal:             

51 shtete, me rreth 40 pėrqind  tė numrit botėror tė popullsisė, janė nė rrugė pėr arritjen e Arsimit Fillor Universal deri nė vitin 2015 apo e kanė arritur. Por 24 shtete kanė mbetur mbrapa, apo janė larg nga ky pikėsynim – dhe 93 vende, me rreth 40 pėrqind tė popullsisė botėrore, nuk kanė tė dhėna pėr ta mundėsuar vlerėsimin. Njė nė ēdo gjashtė fėmijė nė botė, tė moshės sė shkollės fillore nuk shkon nė shkollė.  Benini me njė Bruto Produkt Kombėtar (BPK-GDP) pėr kokė banori prej 990$- ėshtė nė rrugėqė tė fusė nė shkollė tė gjithė fėmijėt e moshės sė shkollės fillore, deri nė vitin 2015, kurse Katari, me tė ardhura 20 herė mė tė mėdha ka ngelur shumė mė mbrapa.

 

Tė ardhurat pėr kokė banori nė Egjipt janė mė tė ulėta se e njė e treta treta nė Hungari, por Egjipti ėshtė nė rrugė pėr tė arritur regjistrim fillor universal, kurse Hungaria ka ngecur mbrapa.

 

BURIMI: RAPORTI MBI ZHVILLIMET NJERĖZORE 2002, UNDP.                                 

Regjistrimi i pėrgjithshėm  i shteteve nė zhvillim u rrit  nga 50 % nė vitin 1970, nė 80 % nė vitin 1990 dhe nė 84 % nė vitin 1998. Shkalla e shkrim-leximit nė shtetet nė zhvillim po ashtu  u rrit nga 43% nė vitin 1970, nė 65 % nė vitin 1990 ,dhe nė mė shumė se 70 % nė vitin 1995. Megjithatė, si kontrast i kėtij pasqyrimi, disa fakte tė kundėrta me kėto,  mund tė shihen nė stagnimin e regjistrimit nė shtetet e tjera.

Nga numri i pėrgjithshėm botėror prej 854 milionė tė rriturish analfabetė, 544 milion janė gra.

60 % e fėmijėve tė cilėt nuk janė nė shkollė fillore rrethepėrqark botės janė vajza.

Regjistrimi i vajzave nė shkollė fillore ėshtė duke u pėrmirėsuar, ashtu si edhe edhe ai i djemve. Ekziston njė brengosje, megjithatė, se hapėsira po rritet. 113 milionė fėmijėve tė moshės sė shkollės fillore u ėshtė refuzuar e drejta pėr arsimim. 97 % e tyre janė nga vendet nė zhvillim. 93 vende me 39 % tė popullsisė botėrore nuk kanė tė dhėna mbi regjistrimin fillor.

 

3. KRONOLOGJIA

 

1948: Nė Deklaratėn Universale, arsimimi ėshtė deklaruar si e drejtė themelore e ēdo qenieje njerėzore.

1959: Deklarata pėr tė Drejtat e Fėmijėve ėshtė miratuar nga Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara. Arsimimi ėshtė shpallur e drejtė e ēdo fėmije.

1960-1966: Konferenca Rajonale Botėrore pėr Arsimim e UNESCO-s.

1969: Konventa Ndėrkombėtare pėr Eliminimin e tė Gjitha formave tė Diskriminimit Racor hyn nė fuqi, duke e proklamuar tė drejtėn e tė gjithėve pėr arsimim, pa marrė parasysh racėn apo pėrkatėsinė etnike.

1976: Konventa Ndėrkombėtare pėr tė Drejtėn Ekonomike Sociale dhe Kulturore hyn nė fuqi, duke garantuar tė drejtėn pėr arsimim pėr tė gjithė.

1981: Konventa pėr Eliminimin e tė Gjitha Formave tė Diskriminimit kundėr Femrės hyn nė fuqi dhe thėrret pėr tė drejta tė barabarta nė arsimim.

1985: Konferenca e Trete Botėrore pėr Gra. Arsimimi ėshtė shpallur si bazė pėr pėrmirėsimin e statusit tė femrės.

1990: Deklarata Botėrore pėr Arsimim pėr tė Gjithė nė Jomtien, Tajlandė. Konferenca e    bashkėsponzorizuar UNDP-ja, UNESCO, UNICEF-i, dhe Banka Botėrore e mė vonė nga UNFPA, ka treguar koncensusin global pėr njė vizion tė zgjeruar pėr arsimimin.

1993: Samiti i Arsimimit, E-9 nė Nju Delhi. Pėrfaqėsuesit e qeverive tė 9 kombeve mė tė populluara tė botės nė zhvillim (Bangladeshit, Brazilit, Kinės, Egjiptit, Indisė, Indonezisė, Meksikės, Nigerisė, dhe Pakistanit), janė zotuar tė arrijnė qėllimin e arsimimit fillor universal deri nė vitin 2000.

1994: Konferenca Botėrore pėr nevojat Speciale tė Arsimimit, Kyējes dhe Barazisė nė    Salamankė. Pjesėmarrėsit deklaruan se tė gjitha vendet duhet t’i shkrijnė nevojat speciale tė arsimimit nė strategjinė e tyre vendore pėr arsimim.

1994: Konferenca Ndėrkombėtare pėr Popullim dhe Zhvillim. Shtetet pjesėmarrėse marrin qėndrim tė promovojnė dhe tė arrijnė qasje tė barabartė universale tė arsimimit kualitativ pėr tė ndihmuar ērrėnjosjen e varfėrisė, promovimin e punėsimit,  integrimin nė pėrkujdesjen sociale, me theks tė veēantė nė arsimimin e vajzave.

1996: Ripohimi nė takimin e Amanit nė takimin e Mesdecenies tė Forumit Ndėrkombėtar Konsultativ pėr Arsimim  pėr tė Gjithė.

2000: Korniza e Dakarit pėr Veprim u miratua nė Forumin Botėror tė Arsimit nė Senegal.

 

AKTIVITETE TĖ ZGJEDHURA

VEPRIMI  I:

VEPRO !

 

PJESA I: HYRJA

Ky aktivitet ka pėr qėllim ta thellojė kuptimin e ēėshtjeve tė prezantuara nė modulin e tė drejtės pėr arsimim.

 

Lloji i aktiviteti: aktrim

 

PJESA II: PĖRSHKRIM I PĖRGJITHSHĖM PĖR AKTIN DRAMTIK

Qėllimet dhe Synimet

Teknika e aktrimit mund ta ndihmojė mėsimin. Synimi i saj ėshtė qė t’i bėjė pjesėmarrėsit ta pėrjetojnė njė situatė jo tė zakonshme dhe ta zhvillojnė pėrjetimin dhe vlerėn e pikėpamjeve tė ndryshme.

 

Grupi i synaur: tė rinjtė, tė rriturit

Madhėsia e grupit / organizimi shoqėror: rreth 20

Koha: 60 minuta

Pėrgatitja:  lexim me kujdes i modulit tė arsimimit

Materiali: fletėt; markerėt

Aftėsitė e pėrfshira: aftėsitė per gjuhė, aftėsitė e bashkėpunimit, aftėsitė e argumentimit, aftėsitė kritike dhe ato kreative

 

PJESA III: INFORMATA SPECIALE PĖR AKTIN DRAMATIK

Hyrje nė temė

Shpjego synimin se ushtrimi duhet tė vijė me njė paraqitje dramatike tė pėrmbajtjes sė modulit pėr arsimim.

Kėrko nga njerėzit qė tė ndahen nė grupe tė vogla (4-6) dhe ēdo grupi jepi nga njė fletė dhe marker.

Ēdo grupi ia jep dhjetė minuta pėr tė hedhur nė letėr tė gjitha idetė pėr modulin dhe pastaj t’i pėrzgjedhin dy apo tri ide kyēe, tė cilat do tė shpreheshin mė fuqishėm nė aktin dramatik.

Tani ua jep grupeve 30 minuta qė ta disenjojnė dhe tė bėjnė prova. Shpjego se duhet tė jetė pėrpjekje grupore dhe secili duhet tė ketė njė rol pėr vėnien nė skenė.

Pastaj, grupet mblidhen se bashku, nė mėnyrė qė tė gjithė tė mund ta shohin shfaqjen e njėri-tjetrit. 

Ua jepni disa minuta pas ēdo shfaqjeje pėr vlerėsim dhe diskutim

Kėrkoni nga mbikėqyrėsit dhe aktruesit qė t’i shprehin mendimet e tyre.

 

Shfaqja e aktit dramatik

Formojeni njė rreth, duke u kujdesur se ka vend tė mjaftueshėm pėr shfaqje nė mes tė kėtij rrethi.

Ia lejoni ēdo grupi qė ta aktrojnė “dramėn” e tyre tė vogėl.

Paralajnėrimet e organizimit:

Thėrrisni “ndal”gjatė njė momenti tė njė veprimi tė gjallė dhe kėrkoni nga aktorėt tė pėrshkruajnė emocionet e tyre nė atė moment apo thėrrisni tė tjerėt pėr tė analizuar se ēka po ndodh.

Pa paralajmirm, ndalo tė gjitha veprimet, kėrko nga aktorėt t’i ndėrrojnė rolet dhe vazhdoni veprimin aty ku keni mbetur.

Mbaj dikė pas ēdo aktori. Ndėrprite aktrimin nė mes tė rrugės dhe pyete “hijen” se ēka mendon se karakteri i tyre ndien dhe mendon dhe pėrse ndodh ashtu.

 

Vlerėsim:

Kontrolloje vetė rolin dramatik!

Si janė ndier njerėzit pėr kėtė aktivitet? Ēka ishte mė vėshtirė apo mė lehtė se ajo qė sė pari e imagjinuan? Cilat ishin aspektet mė tė vėshtira, apo ēėshtjet mė tė vėshtira tė pasqyruara?

A kanė mėsuar njėrėzit ndonjė tė re?

Ku janė ngjashmėritė e ndryshimeve nė mes tė njerėzve, dhe nėse po, ku?

 

Kėshilla metodologjike:

Roli dramatik mund tė marrė shumė forma, por nė tė gjitha ato, pjesėmarrėsit aktrojnė dramat e vogla tė cilat normalish shkaktojnė ndjenja tė fuqishme tek aktori, por edhe te shikuesit. Prandaj udhėheqėsi i grupit duhet tė inkurajojė vlerėsimin e asaj se ēka ndodhi dhe pastaj ta analizojė nė lidhje me tė drejtat e njeriut.

Para se ēdo grup ta nisė shfaqjen e tij, jepni instruksione tė qarta dhe siguroni kohė tė mjaftueshmė pėr zhvillim tė plotė dhe diskutim.

Bėhuni i ndieshėm pėr ndjenjat qė roli mund t’i nxisė tek aktorėt dhe shikuesit.

Lejo kohė pėr t’i pyetur tė dy palėt aktorėt dhe shikuesit se si janė ndier

Inkurajo velrėsimin se ēka ndodhi dhe analizo nė lidhje me modulin dhe tė drejtat e njeriut nė pėrgjithėsi.

 

Sygjerime pėr ndryshim:

Kryeje kėtė aktivitet si njė ushtrim vizatimi: bėni grupet tė prezantojnė njė poster dhe t’i shprehin idetė e tyre kryesore.

 

PJESA IV: VAZHDIMI

Shiko nė dramat apo nė literaturėn tjetėr me temė nga tė drejtat e njeriut dhe organizo njė shfaqje dramaturgjike pėr anėtarėt e bashkėsisė suaj lokale.

 

Tė drejtat e tjera: Tė gjitha tė drejtat e njeriut

 

Burimi: Shtrirja: Doracaku pėr tė Drejtėn e Arsimimit pėr Njerėzit e Rinj. Viti 2002. Cedex Strasbourg: Publikim i Kėshillit tė Evropės.

 

AKTIVITETI II:

KALLĖPI ROMBOIK

PJESA I: HYRJE

Ky aktivitet ka pėr qėllim kuptimin e principeve dhe masave nė Konventėn e tė Drejtave tė Fėmijėve (KDF-sė) dhe ta ndėrlidhin atė me tė drejtėn pėr arsimim nė veēanti.

 

Lloji i aktiviteti: Grupet punuese

 

PJESA II: INFORMATA TĖ PĖRGJITHSHME MBI USHTRIMIN

Qėllimet dhe Synimet:

Ky aktivitet merret me shqyrtimin e disa neneve tė KDF-sė pėr tė pėrfituar kuptimin e tė drejtės sė ēdo fėmije pėr tė qenė i arsimuar.

 

Grupi i synuar: tė rinjtė e moshės madhore

Madhėsia e Grupit / organizmi shoqėror: rreth 20

Koha: sė paku 60 minuta

Pėrgatitja:  

Radhitni nenet 12, 13, 14, 17, 18, 27, 28, 29, 32 tė KDF-sė nė njė fletė tė gjerė, pėr ta bėrė njė skicė nė mur.

Pregatitni njė grumbull tė kartave tė neneve pėr ēdo grup

Materiali: grumbull tė kartave nė zarfe

Aftėsitė e pėrfshira: gjuhėsore, bashkėpunuese, argumentuese, kritike dhe reflektive

 

PJESA III: INFORMATA SPECIFIKE MBI USHTRIMIN

Pėrshkrimi i aktivitetit/instruksionet:

Filloni me njė rishikim pėrbledhės tė  KDF-sė. Pyetni njerėzit se ēka dinė pėr tė. Trego skicėn e murit dhe lexo nenet kryesore.

Ndaje grupin nė grupe tė vogla. Shpėrndaj zarfet me kartat e KDF-sė.

Ēdo grup i vogėl duhet tė diskutojė nėntė nene duke marrė parasysh se sa i rėndėsishėm ēdo njėri ėshtė pėr jetėn e tyre.  Pastaj ata duhet t’i rregullojnė nė kallėpin romboik nė bazė tė rėndėsisė sė tyre – mbi tė gjitha ata duhet tė kenė 25 minuta pėr tė diskutuar, vendosur dhe eventualisht rivendosur formėn e kallėpit.

Kur grupet tė pėrfundojnė, ato duhet tė shikojnė se si i ka radhitur ēdo grup nenet e tyre.

Pastaj ata mund tė mblidhen pėr diskutim.

 

Grupi i synuar: tė rinjrė, tė rriturit

Madhėsia e Grupit / organizmi shoqėror: rreth 20

Koha: 60 minuta

Pėrgatitja:  lexim me kujdes i modulit tė arsimimit

Materiali: hamerėt; shėnuesit

Aftėsitė e pėrfshira: aftėsitė pėr gjuhė, aftėsitė pėr bashkėpunim, aftėsi tė argumentimit, aftėsitė kritike dhe ato kreative

 

Vlerėsimi / Evaluimi:

Fillo tė thėrrasėsh ēdo grup qė t’i prezentojė rezultat e tij. Pastaj vazhdo rishikimin se si pjesėmarrėsit e kanė pėlqyer aktivitetin dhe ēka kanė mėsuar.

Krijo disa pyetje si: ngjashmėritė dhe ndryshimet nė mes tė grupeve; pse kemi prioritete tė ndryshme; cilat argumente ishin mė bindėse, a ka ndonjė tė drejtė qė mungon nė KDF, si ėshtė situata nė bashkėsinė tona?

 

Kėshilla metotologjike:

Ndarja e pjesėmarrėsve nė grupe mė tė vogla ofron mundėsi mė tė madhe pėr pjesėmarrėje dhe bashkėpunim. Grupet e vogla punuese mund tė prodhojnė ide shumė shpejt dhe inkurajojnė ndėrlidhjen e pėrvojės personale me koncepte pėrmbledhėse.

Thekso se nuk ka mėnyrė tė drejtė apo tė padrejtė tė rregullimit tė kartave!

Ikurajo pjesėmarrėsit qė tė diskutojnė opinione tė ndryshme dhe pozita!

Tėrhiq vėmendjen pėr rėndėsinė e arritjes sė marrėveshjes pėrbrenda grupit!

 

Sygjerime pėr ndryshim:

Zgjidh njėrin nga nenet dhe nėpėrmjet artit, tregimit, poezisė, aktrimit etj., bėj njė shfaqje qė pėrfaqėson atė!

Lejo pjesėmarrėsit ta zgjedhin njė nen dhe tė flasin pėr atė rreth njė minutė!

 

PJESA IV: VAZHDIMI

Shiko politikat e menaxhinit tė shkollave dhe planprogramin, pėr tė parė se sa i pėrmbushin shkollat detyrat dhe pėrgjegjėsitė lidhur me KDF-nė.

 

Tė drejtat e tjera: Tė drejtat sociale dhe ekonomike dhe tė gjitha tė drejtat e tjera njerėzore.

 

Burimi: Tė miratuara nga shtrirja: Doracaku pėr tė Drejtėn e Arsimimit me Njerėzit e Rinj. Viti 2002. Cedex Strasbourg: Publikim i Kėshillit tė Evropės.

 

BIBLIOGRAFIA

Dejvid Betham, 1998.  Tė drejtat e njeriut: Dimensionet dhe sfidat e reja. Edituar nga: Janus Simonides. Demokracia dhe tė drejtat e njeriut: civile, eknomiko politike, sociale dhe kulturore. Doracak mbi tė drejtat e njeriut. Publikim i UNESCO-s.

 

Fons Komans, 1998. Idenitfikimi i shkeljeve tė sė drejtės pėr arsimim. Edituar nga Van Boven, Teho, Ses Flinterman dhe Ingrid Uesterndorp. Udhėzimet e Mastrihtit mbi shkeljen e tė drejtės ekonomike, sociale dhe kulturore, SIM special nr. 20. Utrecht: Instituti Holandez pėr tė Drejtat e Njeriut.

 

Fons Komans, 1995. Qartėsimi i elementeve kyēe tė sė drejtės pėr arsimim. Edituar nga Komans, Fons dhe Fred Van Hof. E drejta pėr ankesė rreth tė drejtės eknonomike, sociale dhe kulturore. SIM special nr. 18. Utrecht: Instituti Holandez pėr tė Drejtat e Njeriut.

 

Kėshilli i Evropės. 2002. COMPASS- Doracaku pėr tė Drejtėn e Arsimimit pėr Njerėzit e Rinj. Viti 2002. Strasbourg: Kėshilli i Evropės.

 

Ivet Daoudes dhe Kishor Sinh. 2001. E drejta pėr arsimim: njė analizė e instrumenteve pėr rregullimin e standardiit tė UNESCO’s.  Paris. Publikuar nga UNESCO.

 

Asociacioni Gjerman per Kombet e Bashkuara. Raport per zhvillimin njerėzor . Bon: DGVN (pėr UNDP).

 

Alfred Fernandez dhe Zigfrid Jenker. 1995. Deklaratat dhe Konventat Ndėrkombėtare mbi tė Drejtėn pėr Arsimim dhe Liri tė Arsimimit. Frankfurt Main: Info3 – Verlag.

 

Daglas Hodgson. 1998. Bashkėpunimi dhe Zhvillimi  Ndėrkombėtar mbi tė Drejtėn e Njeriut pėr Arsimim. Tekst shkollor. Aldershot: Ashgate Publishing.

 

Qendra e Burimit tė tė Drejtave tė Njeriut. Qarku i tė drejtave. Aktiviteti i tė drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore: Burimet e trajnimit. Nė dispozicion nė adresėn e internetit: http://hrusa.org/hrmaterials/IHRIP/circle/toc.htm

 

Manfred Novak. 2001.  E drejta pėr arsimim nė tė drejtėn eknomike, sociale dhe kulturore.  Edituar nga Edie, Asbjorn, Katarina Kraus dhe Rosas Allen. E drejta Eknonomike, Sociale dhe Kulturore, Tekst shkollor. Dordrecht: Martinus Nijhoff Publishers.

 

Zyra e Komisionerit tė Lartė tė Kombeve tė Bashkuara mbi tė Drejtat e Njeriut. 1999. Dekada e Kombeve tė Bashkuara pėr Arsimim pėr tė Drejtat e Njeriut (1995-2004) nr. 3. Pėrpilimi i masave rezervė tė instrumenteve ndėrkombėtare dhe rajonale qė merren me tė drejtėn e njeriut pėr arsimim. Gjenevė. Kombet e Bashkuara.

 

Amartya Seb. 2002. “Arsimi Bazė dhe Siguria Njerėzore”  nė “ Mbledhjen e punės nė arsimim, paanėsia dhe siguria”  mbajtur nė Kalkutė, Indi, prej 2 deri 4 Janar 2002.

 

Janus Simonides. 2000. Tė Drejtat e Njeriut: Konceptet dhe Standardet. Aldershot: Ashgate Publishing.

 

The Interdependent. Mujorja nr. 104, Shkurt 2002: www.nscentre.org

 

Katarina Tomashevski. 1999. Raporti Preliminar i Raportuesit Special mbi tė Drejtėn pėr Arsimim, dokument i KB. E/CN.4/1999/49. Po ashtu, shiko raportin e arritjeve tė Raportuesit Special. Dok. i KB E/CN.4/2000/6.

 

UNICEF. 1999. Kushtet e fėmijės  botėror 1999. Paris. UNICEF.

 

Kombet e Bashkuara. 2001. Pekini drejt Pekinit +5 Rishikimi dhe vlerėsimi i zbatimit tė platoformės sė Pekinit pėr raportin veprues tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm. New York.

Kombet e Bashkuara. 2001. Ne njerėzit: Roli i Kombeve tė Bashkuara nė shekullin 21, shkrime njoftuese pėr studentėt. New York. Publikime tė KB-sė.

 

INFORMATA PLOTĖSUESE

 

Arsimimi Ndėrkombėtar: www.ie-ei.org

 

Qendra Bazė Elektronike pėr tė Drejtėn e Njeriut pėr Arsimim: http://erc.hrea.org

 

Dritarja pėr mėsim elektronik nė internet:

www.unesco.org/education/elearning

 

Shoqėria e pėr tė Drejtėn e Njeriut pėr Arsimim: www.hrea.org

 

Interneti i tė Drejtave tė Njeriut: www.hri.ca

 

Rrjeti i tė Drejtave tė Njeriut: www.derechos.net

 

Zyra e Komsionerit tė Lartė pėr tė Drejtat e Njeriut: www.unhchr.ch

 

E Drejta pėr Arsimim: www.right-ti-education.org

 

Lėvizja Pupullore pėr tė Drejtėn e Njeriut pėr Arsimim: www.pdhre.org

 

Banka Botėrore: www.worldbank.org

 

Fondi i KB-sė pėr Fėmijė: www.unicef.org

 

Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e KB-sė: www.unesco.org

 

Programi i Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillim: www.undp.org

 

Forumi Botėror i Arsimit 2000: www.unesco.org/efa