DEMOKRACIA

PĖRFAQĖSIMI DHE PJESĖMARRJA

PLURALIZMI

DEMOKRATIZIMI

 

>> Gjithkush ka tė drejtė tė marrė pjesė nė qeverisjen e vendit tė tij, drejtpėrdrejt ose me anė tė pėrfaqėsuesve tė zgjedhur lirisht. Gjithkush ka tė drejtė tė barabartė pėr qasje nė shėrbimet publike nė vendin e tij. Vullneti i popullit ėshtė baza e pushtetit shtetėror; ky vullnet duhet tė shprehet nė zgjedhje periodike dhe tė lira, tė cilat duhet tė jenė tė pėrgjithshme dhe votimi i barabartė, si dhe me votim tė fshehtė ose sipas procedurės ekuivalente tė votimit tė lirė. <<

NENI 21. DEKLARATA UNIVERSALE E TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT.

 

TREGIM ILUSTRUES

Ndėrtimi i demokracisė nė Timorin Lindor.

Nė vitin 1999 pas mėse 450 vjet okupimesh tė huaja dhe 25 vjet okupimi nga Indonezia, timorezėt lindorė votuan pėr pavarėsi nė njė referendum popullor tė organizuar nga Kombet e Bashkuara. Thirrja pėr pavarėsi nga Indonezia u pėrcoll menjėherė me valė tė dhunės. Tė mbėshtetur nga Forcat e Armatosura tė Indonezisė, grupet e milicias pro-indoneziane u pėrgjigjėn duke vrarė sė paku 1000 persona dhe duke deportuar qindra mijėra tė tjerė nė Timorin Indonezian Pėrendimor. Qytete dhe fshatra u shkatėrruan nga kėto trupa.

 

Si pėrgjigje pėr krizėn, Kombet e Bashkuara dėrguan tupat mė 20 shtator 1999 dhe krijuan Administratėn e Pėrkohshme tė Timorit Lindor (APTLKB) me 26 tetor.

 

Me ndihmėn e Kombeve tė Bashkuara, Republika Demokratike e Timorit Lindor zyrtarisht filloi tė ekzistojė mė 20 maj 2002. Njė asamble e konstituar prej  88  anėtarėsh u zgjodh mė 30 gusht 2001, nw zgjedhjet e para demokratike nė Timorin Lindor. Asambleja shkruajti kushtetutėn e vendit, e cila krijoi njė republikė demokratike me parlament, kryeministėr dhe president ceremonial.

 

Zgjedhjet e para presidenciale u mbajtėn me 14 prill 2002. Fitues ishte Xanana Gusamo, njė ish-lider i gueriles sė luftės pėr pavarėsi. Gusamo ishte njė legjendė nė mes njerėzve dhe shpresohet se popullaritetit i tij do tė ndihmojė qė tė stabilizohet vendi. APTLKB u ndėrrua nga Misioni i Kombeve tė Bashkuara pėr Mbėshtetje tė Timorit Lindor (MKBMTL), i cili mbeti nė vend deri nė maj tė vitit 2003. Me 5000 trupat e tij dhe 1250 zyrtarėt e policisė, MKBMTL ndihmonte qeverinė qė tė ofrojė siguri pėr qytetarėt e tij gjatė vitit tė parė tė ekzistencės.

 

Mė 27 shtator 2002 Timori Lindor u bė anėtari i 191-tė i Kombeve tė Bashkuara.

 

Drejtėsia dhe pajtimi

Tranzicioni i Timorit Lindor nė demokraci ka qenė i mjegulluar nga fakti se shumica e njerėzve qė kishin bėrė krime nė vitin 1999 nuk kishin dhėnė llogari pėr krimet e tyre.

 

Shumica e autorėve tė krimve jetonin nė Indonezi dhe qeveria refuzonte qė t’i ekstradojė tė dyshuarit tek autoritetet e Timorit Lindor.

 

Me iniciativat dhe rekomandimet e bashkėsisė ndėrkombėtare, qeveria Indoneziane krijoi njė tribunal tė tė drejtave tė njeriut nė Xhakartw pėr t’i persekutuar krimet kundėr njerėzimit tė kryera nė vitin 1999. Tribunali ishte krijuar qė t’i gjykojė zyrtarėt qeveritarė dhe anėtarėt e forcave tė sigurimit.

 

Shumė nga monitoruesit e kanė kritikuar dėshtimin e tribunalit qė tė akzuojw tė dyshuarin kryesor, Gjeneralin Uiranto, shefin e forcave tė armatosura Indoneziane gjatė kohės sė masakrave. Pėrveē kėsaj, zyrtarėt tė cilėt ishin gjykuar, ose ishin shfajėsuar ose kishin marrė dėnime tė lehta.

 

Komisioni i Kombeve tė Bashkuara pėr tė drejtat e njeriut dhe grupet e tjera tė tė drejtave tė njeriut si Amnesty International apo Human Rights Watch kanė sjellė prova se gjykimet ishin thellė tė kurdisura, qė nga fillimi i tyre.

 

Avokatėt e tė drejtave tė njeriut kanė argumentuar se tribunali ndėrkombėtar i sponsoruar nga KB duhej tė krijohej pėr Timorin Lindor njėsoj, siē ėshtė krijuar pėr krimet e kryera nė ish-Jugosllavi apo Ruandė.

 

Liderėt e Timorit Lindor, megjithatė, janė tė ndarė nga fati i anėtarėve tė milicisė tė cilėt kishin kryer krimet.

 

Nė njė pėrpjekje qė tė promovojė shpirtin e unionit nacional dhe pajtimit, presidenti Guasmo ka thėnė se ata qė janė akuzuar pėr dhunė duhet tė amnistohen. Megjithatė, kryeministri Mari Alkatit argumenton se drejtėsia duhet ēuar nė vend.

 

Mė shumė sfida nė tė ardhmen

Qeveria duhet po ashtu tė pėrballet me sfidėn pėr riatdhesimin e mijėra refugjatėve.

 

Mė shumė se 250 000 timorezė lindor kishin ikur nė Timorin Pėrendimor pas votimit tė pavarėsisė nė vitin 1999, shumica nėn kėrcwnimin e forcės. Edhe pse shumica janė kthyer nė Timorin Lindor nė muajt e tashėm, ėshtė llogaritur se 30 000 timorezė lindorė ende jetojnė nė kampet e refugjatėve nė Indonezi.

 

KB ka deklaruar se ēdo refugjati i cili mbetet nė Timorin Pėrendimor deri nė fund tė vitit 2002 do tė konsiderohet si qytetar indonezian.

 

Shumė sfida gjenden pėrpara tė kombit tė ri, pėrfshirė kėtu edhe mėnyrėn se si tė sillen me kryesit e krimeve, qindra mijėra refugjatė dhe varfėrinė, dhe kuptohet, detyrėn qė tė kujden pėr strukturat demokratike tė reja.

 

BURIMI:

ADAPTUAR NGA: BBC WORLD SERVICES, NĖ DISPOZICION NĖ HTTP://WWW.BBC.CO.UK/WORLDSERVICE/PEOPLE/FEATURES/IHAVEARIGHTTO/INDEX.SHTML.

 

PYETJE PĖR DISKUTIM

 

1.      A njeh ndonjė shtet qė lufton pėr demokraci? Cilat janė problemet me tė cilat pėrballen ato?

2.      Cilėt janė elementet kryesore qė duhet t’i parashohė dhe pėr tė cilėt duhet tė pėrkujdeset procesi i demokratizimit?

3.      Si mund tė zgjidhen nė mėnyrė demokratike sfidat me tė cilat pėrballet administrata e re nė Timorin Lindor?

4.      Si mund tė kontribuojnė qytetarėt aktivė nė procesin e demokratizimit nė vendet e tyre? Mundohu tė japėsh sygjerime konkrete! 

 

E DOMOSDOSHME TĖ DIHET!?

1.      DEMOKRACIA NĖ RRITJE?

 

E drejta pėr pjesėmarrje ėshtė nė zemėr tė tė drejtės njerėzore, dhe ėshtė themel i parimeve, vizioneve dhe vlerave tė reflektuara nga Rrjeti i Sigurisė Njerėzore. Agjenda speciale e politikave, e ndjekur nga vendet anėtare, pėr pėrparimin e sigurisė njerėzore, mbėshtetet nė pjesėmarrje dhe demokraci.

 

Demokracia zakonisht shpjegohet si sundim i popullit. Megjithatė, demokracia ėshtė shumė e vėshtirė qė tė definohet – ėshtė formė e qeverisė, por po ashtu ėshtė ide e cila thekson organizimin sociopolitik dhe juridik tė shtetit, dhe tė mund tė shihet edhe si ideologji, mund tė shfaqet si formė e modeleve tė ndryshme nė realitet dhe nė teorinė shkencore – sė bashku ėshtė njė shenjė tė kutpimeve tė ndryshme dhe tė panumėrta.

 

Demokracia ėshtė e ndėrlidhur fuqishėm me parimet e tė drejtave tė njeriut dhe nuk mund tė funksionojw pa garantimin e respektimit tė plotė dhe pa mbrojtjen e dinjitetit njerėzor. Ėshtė njė lidhje e qartė nė mes strukturave jodemokratike dhe shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut. Deri mė tani demokracia ėshtė pakontestueshėm sistemi mė i pėrēueshėm pėr garantimin e mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut dhe sigurisė njerėzore.

PROGRESI DEMOKRATIK GLOBAL

 

Qė nga viti 1980, 81 shtete kanė ndwrmarrė hapa tė rėndėsishėm drejt demokracisė, me ndėrrimin e 33 regjimeve ushtarake me qeveri civile.

 

NDARJA GLOBALE

 

Nga 81 demokracitė e reja, vetėm 47 janė plotėsisht demokratike. Shumė tė tjera nuk shihen se janė nė tranzicion drejt demokraci apo janė kthyer pėrsėri nė autoritarizėm ose konflikt.

140  nga 200 shtetet e botės sot mbajnė zgjedhje shumėpartiake – mė shumė se kurdoherė nė histori

 

Vetėm 82 shtet me 57 % tė popullatės botėrore janė plotėsisht demokratike

 

 

125 shtete me 62% tė popullatės botėrore kanė shtyp tė lirė apo pjesėrisht tė lirė

 

 

61 shtete me 38% tė popullatės botėrore ende nuk kanė shtyp tė lirė

 

Numri i shteteve qė kanė ratifikuar gjashtė konventat e tė drejtave tė njeriut dhe konvetat ėshtė rritur nė mėnyrė tė shpejtė qė nga viti 1990. Ratifikimi i KNDCP dhe KNDESK ėshtė rritur nga 90 nė afėrsisht 150 shtete.

 

106 shtete ende ndalojnė liritė tė rėndėsishme civile dhe politike.

 

38 shtete nuk kanė ratifikuar apo nėnshkruar  KNDCP, dhe 41 nuk e kanė ratifikuar apo nėnshkruar KNDESK

 

Nė tė gjithė  botėn 14% e parlamenatėve janė femra – dhe nė 10 vende nuk ėshtė asnjė femėr.

 

Nė 10 vende mė shumė se 30% e parlamentarėve janė femra

 

 

BURIMI:

UNDP, RAPORTI I ZHVILLIMIT NJERĖZOR, 2002.

 

Demokracia varet  nga interesi dhe pjesėmarrja aktive e pėrfituesve tė  saj. Duke qenė i informuar dhe duke pasur qasje nė njohuritė, si parakusht pėr pjesėmarrje tė kuptimtė nė sistemin demokratik. Vetėm ata qė kanė njė kuptim themelor se si punon sistemi, dhe dijeninė e mekanizmave dhe institucioneve nė njė shoqėri demokratike mund tė kontribuojnė dhe tė pėrfitojnė. Kujtimi i kėsaj porosie ėshtė njėra nga funksionet mė tė rėndėsishme tė edukimit mbi demokracinė, qėllimi i tė cilave ėshtė krijimi i qytetarėve tė pėrgjegjshėm.

 

Ky modul ka pėr qėllim skicimin e njė pasqyre tė demokracisė dhe tė drejtave tė njeriut e cila e bėn tė qartė se demokracia nuk ėshtė gjė qė arrihet njėherė e pėrgjithmonė, por ėshtė njė proces qė kėrkon punė tė pėrhershme dhe pėrkushtim.

 

Demokracia dhe siguria njerėzore. 

Agjenda e sigurisė njerėzore fokusohet nė mbrojtjen e lirisė nga krcėnimet qė pėrhapen pėr jetėt e njerėzve dhe mjeteve tė jetesės, politike, sociale apo ekonomike, dhe fillon me idenė se respekti pėr tė drejtat e njeriut dhe liritė demokratike si dhe fuqizimin e zhvillimit njerėzor janė tė domosdoshėm pėr mbrojtje dhe promovim tė sigurisė njerėzore.  Pėrparimi i tė drejtave njerėzore, zhvillimit njerėzor dhe sigurisė njerėzore – koncepte tė ndėrlidhura dhe qė plotėsojnė njėra-tjetrwn tė cilėt janė bėrthama e vizionit pėr njė rend botėror tė pėrzirer – me tė vėrtėtė mund tė zėnė rrėnjė vetėm nė shoqėri ku vlerat demokratike janė jo vetėm tė propoganduara por edhe tė praktikuara.

Vetėm nė demokraci, respekti pėr tė drejtat e njeriut nėnkupton lirinė nga frika dhe nga kėrcwnimet pėr ekzistencėn themelore tė tyre: zhvillimi njerėzor kėrkon kėrkesė pėr burimet dhe liritė tė cilat duhen qė tė zhvillohet plotėsisht potenciali njerėzor: siguria njerėzore pėrfshin lirinė nga uria, lufta, katastrofės ekologjike, qeverisė sė korruptuar dhe kėrcwnimeve tė tjera ndaj jetės sė jetuar nė drejtėsi, solidaritet, me barazi dhe shans pėr tė gjithė.

Ta pėrmbledhim tė twrwn - vetėm me pjesėmarrje demokratike tė barabartė, tė lirw nė jetėn sociale dhe ekonomike tė shtetit apo bashkėsisė mund shtyjė sigurinė njerėzore.  Vetėm garantimi i plotė i tė drejtave tė njeriut, qeverisė pjesėmarrėse, dhe qasje tė barabartė nė burime mund tė garantojnw sigurinė njerėzore tė kthyer nga njė model i ri diplomatik nė bazat e gjera tė vendimmarrjes demokratike dhe kooperimit ndėrkombėtar.

 

2.      DEFINIMI DHE PĖRSHKRIMI

Ēka ėshtė demokracia dhe si ėshtė zhvilluar !?

Demokracia ėshtė njė formė e qeverisjes me tė cilėn autoriteti shtetėror rrjedh nga populli. Fjala “demokraci” vjen nga fjala e vjetėr greke demos- qė do tė thotė njerėz dhe kratos qė do tė thotė fuqia. Parimet e demokracisė moderne janė zhvilluar gradualisht nga lėvizjet religjioze tė kalvinizmit gjatė shekullit 17 veēanwrisht nė Skoci, Angli dhe Holandė ku bashkėsitė filluan tė mbėshtesin dhe tw ndajnw jo vetėm idetė religjioze, por edhe ato politike.  Filozofia e lirisė dhe barazisė u shtua edhe mė tej gjatė periudhės sė iluminizmit qė pastaj do tė njihen si vlerat thelbėsore tė demokracisė.

 

Shteti i parė demokratik ishte themeluar nė SHBA, kure Franca ishte shteti i parė evropian i themeluar me parime demokratike, pas revolucionit francez.

 

Pas vitit 1945 kishte njė pėrhapje tė demokracisė perėndimore nė Evropė dhe nėpėr botė, e cila zėvendėsoi format autoritare tė qeverisjes. Pas mundjes sė qeverive fashiste, dukej se kriza tė cilėn e pėrjetoi demokracia gjatė shekullit 20 u tejkalua. Procesi i gjatė i dekolonizimit nė tė cilin e drejta pėr vetėvendosje u njoh nga vendet perėndimore rezultoi me sjelljen e demokracisė nė ish kolonitė e tyre. Diktaturat nė Spanjė, Portugali, Greqi, Argjentinė dhe Uruguaj, tė gjitha u bėnė demokraci nė dekadat e fundit. Me rrėzimin e murit tė Berlinit nė vitin 1989 dhe kolapsin e sistemit stalinist nė Evropėn Qendrore dhe Lindore, u pa se demokracia me tė vėrtetė ka triumfuar. Megjithatė, jo tė gjitha vendet tė cilat teorikisht pėrkrahin demokracinė si njė formė tė qeverisjes nuk i respektojnė parimet demokratike apo jetėn e praktikės demokratike. Ky mė tepėr si njė zhvillim paradoksal, demonstron se mbajtja e debatit kritik mbi demokracinė dhe demokratizimin ėshtė njė nevojė.

 

>> Nocioni im i demokracisė ėshtė se mė i dobėti duhet tė ketė shansin e njėjtė sikurse mė i forti.<<

MAHATMA GANDI

 

Elementet thelbėsore tė demokracisė moderne

Ėshtė vėshtirė tė matet se si ėshtė shoqėria demokratike. Megjithatė, ėshtė njė numėr i elementeve kyēe tė cilat konstituojnė bazat e ēdo shoqėrie demokratike. Pėr tė kuptuar mė mirė kėto elemente, arsimimi dhe mėsimi nė tė gjitha nivelet luajnė njė rol kyē.

 

·        Barazia – parimi i barazisė nėnkupton se tė gjitha qeniet njerėzore janė tė lindura tė barabartė, duhet tė gėzojnė mundwsi tė barabarta, pjesėmarrje nė jetėn politke tė bashkėsisė si dhe titullim i trajtimit tė barabartė pėrballė ligjit. Kjo pėrfshin po ashtu barazinė sociale dhe ekonomike nė mes femrave dhe meshkujve.

·        Pjesėmarrja – demokracia ėshtė e pakuptimtė pa pjesėmarrje, pjesėmarrja nė bashkėsi dhe ēėshtjet e politikave ėshtė njė parakusht i ndėrtimit tė sistemit demokratik. Demokracia ėshtė njė formė e pjesėmarrjes, ndonjėherė pjesėmarrja ėshtė njė koncept i gjerė dhe nuk pėrmban vetėm nėnkuptime tė fuqishme politike, por, po ashtu, ato sociale dhe ekonomike. Por pjesėmarrja vetėm nuk mund tė garantojė demokracinė.

·        Sundimi i shumicės dhe tė drejtat e pakicės- edhe pse demokracia ėshtė nga definiconi sundimi nga populli, nė fakt ėshtė sundimi i shumicės. Kjo po ashtu nėnkupton njė obligim tė shumicė qė tė marrė parasysh tė drejtat dhe nevojat e ndryshme tė grupeve tė pakicave. Shkalla nė tė cilėn obligimet janė plotėsuar janė njė indikator i shtimit tė mėtutjeshėm i vlerave demokratike nė shoqėri.

 

Moduli i diskriminimit

 

·        Sundimi i ligjit dhe gjykimi i paanshėm – demokracia nėnkupton mbrojtje tė njė personi apo grupi tė vogėl nga sundimi arbitrar. Sundimi i ligjit siguron barazi pėrpara ligjit, kufizimi tė fuqisė apo autoritetit publik dhe ofrimi i qasjes sė barabartė nė juridiksion tė pavarur dhe tė paanshėm

Moduli i gjykimit tė paanshėm dhe sundimit tė ligjit

 

·        Respekti pėr tė drejtat e njeriut- pranimi se tė gjitha qeniet njerėzore janė tė lindura tė barabarta dhe tė lira nė dinjitet dhe tė drejta ėshtė themeli i funksionimit tė bashkėsisė demokratike. Njė shtet demokratik ka pėr obligim sigurimin qė tė sigurojė dhe tė respektojė, tė mbrojė dhe tė pėrmbush tė gjitha tė drejtat e njeriut nė mėnyrė qė tė sigurojė se tė gjithė qytetarėt e tij mund tė jetojnė tė lirė nga frika dhe tė lira nga kėrkesa. Lidhur me demokracinė, njė pėrqendrim special duhet tė shtrihet nė ato tė drejta tė cilat janė kyēe pėr pjesėmarrje civile, siē ėshtė e drejta pėr grumbullim, liria e tė shprehurit, liria e tė menduarit, ndėrgjegjes dhe religjionit. Ende, tė drejtat civile dhe politike nuk mund tė garantojnė paqe dhe siguri njerėzore. Njė ambient i favorshėm pėr demokracinė mund tė krijohet vetėm nėse merren parasysh nevojat themelore ekonomike, sociale dhe kulturore.

 

·        Pluralizmi politik - trandicionalisht, ėshtė detyrė e partive poltike qė tė konsolidojnė diversitetin e ideve dhe opinoneve dhe t’i pėrfaqwsojnė ato nė debatin publik. Vetėm pluralizmi politik mund tė sigurojė struktura mjaft fleksibile qė tė pėrshtat nevojat e ndryshme, por ende mbetet bazė pėr qeverisje demokratike. Megjithatė, liritė politike mund tė keqpėrdoren pėr pėrhapjen e ideve qė nxisin urrejtje, provokojė dhunė dhe pastaj shkaktojnė kėrcėnim pėr rendin shoqėror demokratik. Nė fakt ėshtė shumė vėshtirė t’u bėhet ballė tendencave tė tilla nė mėnyrė demokratike pa nėpėrkėmbjen e lirisė sė tė shprehurit, por po ashtu duke mbrojtur interesin e shoqėrisė nė pėrgjithėsi. Nė masė tė caktuar, demokracive u duhet ta mbrojnė vetveten, p.sh. kundėr terrorizmit.

 

·        Zgjedhje tė lira dhe paanshme- zgjedhjet janė karakteristika mė themelore e demokracisė. Asnjė lloj i regjimit tjetėr nuk lejon vendimin mbi udhėheqjen politike pėr ata tė cilėt janė tė influencuar nga sistemi qeverisės - populli. Nė ēdo zgjedhje, ata mund tė shprehin dėshirat e tyre pėr ndryshim si dhe pėlqimi i tyre pėr politikat e tanishme dhe pjesėmarrjen e vazhdueshme tw procesit tė evaluimit. Megjithatė, historia ka treguar se nuk ėshtė mjaft evidente kush e ka mundėsinw e pjesėmarrjes e kush nuk e ka. Pėr shembull femrat ishin tė pėrjashtuara nga sistemi pėr njė kohė tė gjatė. Nė Apencell Inehuden, pjesė e Zvicrės, vend mjaft i njohur pėr struktura tė larta demokratike, ato e morėn tė drejtėn votuese nė fillim tė vitit 1999. Ėshtė  element i domosdoshėm tė sigurohet qė e drejta e votės tė jetė universale, e lirė, e barabartė, sekrete dhe direkte.

 

·        Ndarja e pushteteve – ndarja e pushteteve u  paraqit si koncepti nga Loku (“Dy traktate pėr qeverisė”. 1690) dhe u pėrparua nga Montekje (“ Fryma e ligjeve”, 1748). Nė luftėn e tyre kundėr shtetit absolut, ėshtė njė parim themelor pėr demokracitė moderne. Sipas parimit tė ndarjes sė pushtetit shtetėror nė trupat  ekzekutive, legjislative dhe gjygjėsore, ato funksionojnė tė pavarura, por i japin pėrgjegjėsi njėri-tjetrit dhe popullit. Sistemi i kontrollit dhe balancit ofron njė mekanizėm adekuat tė kontrolli dhe si i tillė parandalon keqpėrdorimin e pushtetit tė shtetit.

 

Teoritė e demokracisė

Kompleksiteti veprues i realitetit demokratik ka prodhuar grupe tė mėdha teorish dhe modelesh.

 

Njė dallim nė mes tė grupeve tė teorive do tė pėrmendet, sepse roli i saj ėshtė tradiconal dhe  pavarėsisht nga tė qenit shumė e thjeshtė nė debatin e sė sotmes ka dallim nė mes tė identitetit dhe teorisė sė konkurrencės tė demokracisė. Shkurt, tė konsideruarit e demokracisė si konkurrencė, lejon opinione tė ndryshme legjitime, tė cilat konkurrojnė (me konkurrencėn e opinioneve tė varguar zakonisht nė anėn e sundimit tė shumicės). Demokracia si identitet e sheh njė identitet nė mes tė sundimit dhe tė qenit i sunduar dhe kundėrshton ekzistimin e dallimeve tė justifikueshme, por lufton qė ta gjejė atė qė Ruso e quante volonte generale (vullnet i pėrgjithshėm) dhe qė mė pas tė vihet nė legjislacion.

 

Format e demokracisė

Sot demokracitė dallohen pėr nga disenji dhe struktura e tyre. Dallimi tradicional ndėrmjet demokracive liberale ėshtė ai nė mes modeleve tė demokracisė direkte dhe tė pėrfaqėsimit.

 

Demokracia direkte ėshtė njė formė e qeverisjes nė tė cilėn e drejta pėr tė marrė vendime politike ushtrohet direkt nga i gjithė trupi qytetar, duke vepruar nėn procedurat e sundimit tė shumicės.  Kjo formė ėshtė e mundshme vetėm pėr etnitete tė vogla. Pėr kėtė arsye asnjė sistem modern demokratik nuk ėshtė sistem i pastėr demokratik edhe pse tė gjithė ata kanė elemente tė demokracisė direkte. Institucionet e demokracisė direkte janė asambletė popullore, iniciativat legjislative popullore, dorėheqjet, referendumi etj.

 

Forma e dytė ėshtė ajo e demokracisė pėrfaqėsuese. Kjo ėshtė njė formė e qeverisjes nė tė cilėn qytetarėt ushtrojnė tė njėjtėn tė drejtė, jo personalisht, por nėpėrmjet pėrfaqėsuesit tė zgjedhur nga ata dhe tė pėrgjegjshėm ndaj tyre. Dy elementet mė qenėsore tė demokracisė pėrfaqėsuese janė ndarja nė mes tė sunduesit dhe tė tė qenit i sunduar, dhe zgjedhjet periodike se njė mjet kontrolli e sundimit nga tė sunduarit.

 

Demokracia pėrfaqėsuese ėshtė e ndėrlidhur me dy forma themelore tė qeverisjes: demokracinė parlamentare dhe presidenciale.

 

-Demokracia parlamentare: nė kėtė formė demokratike parlamenti ka rol qendror; ekzekutivi uhdėhiqet nga kryeministri apo lideri i kabinetit dhe ėshtė i varur nga besueshmėria e parlamentit; kryetari i shteti zakonisht ka pak apo nuk ka fare fuqi ekzekutive, por vetėm funksion pėrfaqėsues,

-Demokracia presidenciale: ekzekutivi udhėhiqet nga vetė kreu i shtetit i cili zgjidhet direkt nga populli dhe nuk ndėrvaret nga besueshmėria e parlamentit.

Kur dy modelet krahasohen, dallimet qė dalin nė pah pėrfshijnė:

-         Nė sistemin presidencial, bėhen zgjedhje tė ndara pėr qeverinė dhe pėr asamblenė parlamentare, kurse nė demokracitė parlamentare njė palė zgjedhje vendosin pėr tė dyja (kurse kryetari i shtetit mund tė zgjidhet ndaras).

-         Nė sistemin parlamentar qeveria autorizohet nga parlamenti, i cili mund ta thėrresė tė japė dorėheqje. Ky opcion i refuzohet parlamentit nė sistemet presidenciale, pėrveē procedurės sė impiēmentit.

-         Nė anėn tjetėr, kreu i shtetit nė sistemin parlamentar zakonisht ka mundėsi qė tė shpėrndajė asamblenė parlamentare nė kushte tė veēanta.

-         Anėtarėsimi nė parlament ėshtė parakusht pėr anėtarėsim nė qeveri nė shumė sisteme parlamentare, ndėrsa ėshtė jokompatibil mė shumė sisteme presidenciale.

-         Parlamenti dhe qeveria zakonisht janė mė shumė tė ndėrlidhura mė demokracitė parlamentare, kurse nė sistemet presidenciale ka njė ndarje mė tė qartė tė pushtetit. Sidoqoftė, pushteti ekzekutiv ėshtė i ndarė shpesh ndėrmjet kreut tė shtetit nė njėrėn anė dhe kryeministrit, nė anėn tjetėr.

-         Iniciativa legjislative nė demokracitė parlamentare ėshtė shumė e mbėshtetur mė iniciativėn e qeverisė.

-         Partitė, nė veēanti partitė opozitare luajnė njė rol shumė tė fuqishėm nė demokracitė pėrfaqėsuese.

 

Sot, forma mė e zakonshme nė mes tė tė gjitha formave tė modeleve tė pėrziera ėshtė ajo e demokracisė parlamentare me njė rol tė shtuar tė kreut tė shtetit.

 

Format e demokracisė nė realitet.

Shumica e formave ekzistuese tė demokracisė janė tė kombinuara me kėto dy tipe ideale dhe tiparė tė elementeve  nga tė gjitha format.

 

Shembujt: Shembujt klasikė ilustrojnė modelet e poshtėshėnuara: demokracia parlamentare si njė model qė nėnkupton sistemin e Britanisė sė Madhe dhe shumicės sė shteteve pėrendimore evropiane; dhe nė anėn tjetėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė shembulli mė i mirė i demokracisė presidenciale. Edhe nė Evropė modelet e veēanta janė shumė tė shpeshta: Zvicraa, Franca (demokraci gjysmėpresidenciale), Portugalia. Dallimi, po ashtu, mund tė zbatohet nė tė gjitha demokracitė e tjera pėrrreth botės, megjithėse ato nuk shfrytėzojnė traditat tė cilat vijnė nga liberalizmi.

 

 

 

3.                  PRESPEKTIVAT NDĖRKULTURORE DHE ĒĖSHTJET KONTRAVERSE

Demokracia merr forma tė ndryshme, ka manifestime tė ndryshme dhe kuptohet ndryshe nė kultura tė ndryshme. Pėrderisa disa demokraci i japin prioritet ndarjes sė pushteteve dhe sundimit tė ligjit, tė tjerat mund tė ndėrtohen nė mėnyrė dominuese pėrreth konceptit tė pjesėmarrjes. Dallimet qė dalin janė tė bazuara nė bashkėveprimin e elementeve thelbėsore, pėrbėrėse tė demokracisė.

 

Njė vijė e madhe e kritikės nė pėrmbajtje i referohet “eurocentrizmit” i pėrfshirė nė shumė mendimi politike, teori dhe praktika nė lidhje me demokracinė.

 

Nuk ekziston njė gjė e tillė si “demokraci e pėrkryer”, as nė hemisferėn lindore dhe as nė atė perėndimore.

Pėr njė tė gjithė mumd tė pajtohemi – mbi elementet pėrbėrėsr tė demokracisė, por rėndėsia e vendosur nė kėto elemente dhe realizimi i tyre dallon shumė nė mes kulturave. Kuptimi perėndimor i demokracisė ėshtė i bazuar nė nocionin e individit, i cili merr lirinė maksimale dhe zėrin nė relacion me tė tjerėt nė shoqėrinė demokratike. Theksimi i pakalueshėm mbi tė drejtat civile dhe politike qė ndodhen nė kėtė model janė problem pėr disa shtete tė tjera.

 

Debati pėr “vlerat aziatike”

Disa modele shoqėrore aziatike janė bazuar nė konceptet e pjesėmarrjes qė pak kanė tė bėjnė me demokracinė e kuptuar nė perėndim. Ato bazohen nė njė sens tė orientimit tė bashkėsisė dhe koncepteve tradicionale tė udhėheqjes oligarkike mė parė se nė idenė e lirisė maksimale pėr individin. Ky model nuk ėshtė domosdoshmėrisht i papajtueshmėm me pjesėmarrjen nė demokraci.

 

Ai rrjedh nga mėsimet e mbėshtetura nė traditėn konfuciane, dhe kėrkon pjesėmarrje aktive tė njė elite sunduese morale dhe racionale qė vepron pėr tė mirėn e pėrbashkėt. E ashtuquajtura pėrplasje nė mes tė vlerave dhe nocioneve  “aziatike” dhe “perėndimore”  tė arsyeve demokratike buron nga keqkuptimi i demokracisė dhe pjesėmarrjes. Lideri/filozof i Singaporit Lii Kuan Yeu dhe tė tjerėt i adresojnė kritikat e tyre kundėr rregullit shoqėror dhe kulturor tė SHBA dhe tė disa vendeve perėndimorė mė parė sesa tė jenė kritikė pėr vetė demokracinė.

 

Sfidat e demokracinė nė shtetet islame

Pėrcaktimi i marrdhėnieve ndėrmjet islamit dhe demokracisė ka qenė problematik pėr myslimanėt dhe jomyslimanėt.  Monitoruesit perėndimor tė cilėt kanė pohuar se islami dhe demokracia janė jokompatibile, argumentet e tyre i kanė bazuar nė kuptimin islamik tė sovranitetit tė Zotit, i cila ėshtė burimi i vetėm i autoritetit politik dhe nga i cili profetohen se vijnė tė gjitha ligjet dhe regulloret qė qeverisin bashkėsinė e besimtarėve.

 

Myslimanėt, po ashtu, janė tė ndarė rreptėsisht nė kuptimin dhe qasjen e tyre kundrejt demokracisė. Pėrderisa liderėt e rrymave qendrore tė lėvizjeve islamike dhe shumė dijetarė mendojnė qė islami dhe demokracia janė  kompatibile, ekstremistėt apo islamistėt radikalė propagojnė tė kundėrtėn. Refuzimi i fundit i demokracisė, duke thėnė se koncepti i sovranitetit tė populllit kundėrshton besimin themelor tė islamit qė mbėshtetet nė sovranitetin e Zotit. Kjo kornizė legjislative mund tė argumentohet se Allahu nuk mund tė modifikohet. Ēdonjėri qė zbaton ligjet e tij mund tė jetė pėrfaqėsuesi i tij.  Kjo qasje radikale ėshtė kundėrshtuar nga vlerat themelore demokratike, siē ėshtė tė qenit i hapur, pluralizmi dhe ndarja e pushtetit.

Vizioni islamik i demokracisė ėshtė manifestuar nė Shura, njė koncept islamik i kėshillimit nė drejtim tė ēėshtjeve tė pėrbashkėta. Kėshillimi kėrkohet nė ēėshtje tė ndėrlidhura, tė cilat ndikojnė nė jetėn kolektive, ku njerėzit duhet tė kenė lirinė e tė shprehurit. Megjithatė, Shura ėshtė e kufizuar nga legjislatura e Allahut, duke thėnė se pjesėmarrja islamike ėshtė edhe njė pengesė e demokracisė dhe e kuptimit pėrendimor.

            Moduli i lirisė sė religjionit.

 

PYETJE PĖR DISKUTIM

 

·        Pse disa elemente tė demokracisė janė mė tė rėndėsishme sesa tė tjerat nė mesin e  kulturave tė ndryshme?

·        A ėshtė e pranueshme qė tė ketė nocione tė ndryshme tė demokracisė nė kulturat e ndryshme?

·        Nėse interpretimet e ndryshme tė demokrcisė janė tė pashmangshme dhe tė pranueshme, ku janė kufijtė, p.sh. cilat elemente thelbėsore duhet tė ruhen nėn ēdo situatė, nė mėnyrė qė tė pėrceptojmė shtetin pėrkatės si “demokratik”?

·        Cili ėshtė roli i mediave nė definimin e nocionit tė demokracisė nė shtetet e ndryshme?

 

Disa pika pėr mendim tė mėtutjeshėm

·        Marrėdhėniet nė mes shumicės dhe pakicės, dhe nė veēanti nė mbrojtjen e minoritetit politik, janė ēėshtje qenėsore. Parimi demokratik i zgjedhjes mbi bazat e votės sė shumicės e cila kėshtu fiton tė drejtėn pėr ushtrimin e votės nėnkupton se minoriteti i krijuar shpesh pėrjashtohet nga vendimarrja politike. Ky minoritet duhet tė pajtohet me vendimin e shumicės. Minoritetet prandaj duhet tė kenė mbrojtje speciale, nė mėnyrė qė t’u garantohet respektimi i tė drejtave tė tyre dhe shkalla e paanėsisė nė raport me dėshirėn e tyre politike.

 

·        Shoqėria civile,  ėshtė bėrė njėra nga temat kryesore nė debatin e praktikimit tė demokracisė. Demokracia ka nevojė pėr qenie njerėzore tė lira dhe aktive, si dhe pėr njerėz tė pėrgjegjshėm. Berthold Brecht ka sygjeruar njėherė nė mėnyre ironike se nė qoftė se qeveria ėshtė e pakėnaqur me popullin, duhet ta shpėrndajė popullin dhe tė zgjedhė njė tė ri. Vetėm qytetari i lirė dhe aktiv mund ta sfidojė qeverinė dhe t’i mbajė tė pėrgjegjshėm pėr premtimet paraelektorale.

 

·        Mediat e lira dhe tė pavarura, janė njė shtyllė e rėndėsishme e demokracisė. Kontrolli i mjeteve tė informimit pothuajse ėshtė sinonim i kontrollit tė vendimmarrjes nė demokrci. Mediat luajnė rol tė rėndėsishėm nė demokracitė e sotme, ēfarėdo qė tė jetė ai medium-gazetė, televizion, radio, industri e argėtimit dhe natyrisht internet.

Individėt, shoqėritė dhe shtetet duhet qė tė jenė tė gatshėm pėr komunikim me njėri-tjetrin. Qė tė ndihmojnė vendimarrjen e elektoratit ata duhet t’i informojnė pėr qėllimet dhe pikėsynimet e atyre qė kėrkojnė tė zgjidhen. Liria e tė shprehurit pothuajse ėshtė edhe njė e drejtė themelore njerėzore pėr realizimin dhe funksionimin e demokracisė.

 

Moduli i lirisė sė tė shprehurit dhe lirisė sė mediave.

·        Demokracia dhe tė drejtat e njeriut janė tė pandashme- marrėdhėnia lėkundet nga bashkėveprimi i njėrit tek indentiteti i tjetrit. Nė kėtė kuptim, tė gjitha tė drejtat njerėzore kanė rėndėsi tė veēantė pėr demokracinė. Sistemi juridik i disa shteteve i dallon tė drejtat qytetare prej tė drejtave njerėzore, duke nėnkuptuar se disa tė drejta politike nė veēanti u janė garantuar vetėm qytetarėve tė tyre, ndėrsa tė tjerat tė gjitha qenieve njerėzore. Tė drejtat njerėzore mund tė garantohen vetėm me funksionimin e demokracisė, por demokracia e brishtė nuk garanton tė drejtat e njeriut dhe sigurinė njerėzore. Realizimi i tė drejtave tė njeriut, si pasojė, ėshtė njė indikator i vitalitetit tė demokracisė.

 

4.         ZBATIMI DHE MONITORIMI

Nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston asnjė demokraci e pėrsosur. Tė gjitha demokracitė moderne pėrbėhen, deri nė njė shkallė, nga elementet thelbėsore tė demokracisė nė jetėn publike tė tyre, si njė masė e barazisė, mosdiskriminimit dhe e drejtėsisė sociale. Demokracia ėshtė njė proces i bashkėveprimit konstant, i prefeksionimit dhe pėrshtatje ndėrmjet nevojave themelore tė shoqėrisė dhe strukturave sociale pėr t’i plotėsuar kėto nevoja.

 

Nė shkallė rajonale, ekzistojnė mekanizma tė ndryshme tė parimit tė mbrojtjes sė demokracisė. Konventa Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut, e cila ofron mundėsi pėr paditje ndaj shteteve tė cilat shkelin konventėn, ėshtė njė shembull i mirė brenda sistemit. Mė 1967 Danimarka, Norvegjia dhe Suedia morėn vendimin qė tė ankohen kundėr Greqisė pasi qė njė regjim i ashpėr ushtarak mori kontrolin atje. Qeveria greke menjėherė hoqi dorė nga konventa, por pa marrė parasysh kėtė fakt, gjykimi u mbajt dhe pėrfundoi me suspendimin e Greqisė nga Kėshilli i Evropės. Me rithemeliminin e qeverisė demokratike nė vitin 1974, Konventa hyri nė fuqi pėrsėri, dhe u desh tė kompensohen viktimat e regjimit ushtarak.

 

Me sa duket, tė gjithė mekanizmat nuk janė efektive siē ėshtė vėndosur nga Kėshilli i Evropės, por po ashtu ka organizata tė ndryshme qė luftojnė pėr mbrojtjen e demokracisė. Nė vitin 1990, OSBE themeloi Zyrėn pėr Institute Demokratike dhe tė Drejta tė Njeriut (ZIDDN) nė Varshavė, e cila kishte pėr detyrė qė, pėrveē tė tjerash tė ndihmojė shtetet pjesėmarrėse tė OSBE pėr ndėrtimin, forcimin dhe mbrojtjen e institucioneve demokratike. Kjo zyrė ėshtė nė krye tė monitorimit tė zgjedhjeve nacionale, nė mėnyrė qė tė sigurojė bindjen nė parimet demokratike.

 

Nė nivel ndėrkombėtar, Unioni Ndėrparlamentar (UNP) luan njė rol tė rėndėsishėm. UNP pėrbėhet nga parlamentet e shteteve sovrane dhe kėrkon qė tė kujdeset pėr dialogun dhe bashkėpunimin ndėrmjet njerėzve, pėr forcimin e demokracisė nė tė gjithė botėn. Ajo u themelua nė vitin 1889 dhe deri mė tani ėshtė njė organizatė qė ndihmon ndėrlidhjen e parlamenteve nacionale dhe nxit demokracinė.

 

Programi i Zhvilimit i Kombeve tė Bashkuara (PZHKB- UNDP) ka prezantuar nė raportin e tij pėr zhvillim njerėzor tė vitit 2002, njė numėr tė indikatorėve objektivė pėr matjen e pėrparimit tė demokracisė. Kėtu pėrshihen:

 

·        Data e zgjedhjeve tė fundit

·        Pjesėmarrja e votuesve

·        Numri i femrave pėr vit, tė cilat kanė fituar tė drejtėn pėr votė

·        Numri i ulėseve nė parlament qė mbahet nga femrat

·        Anėtarėsimi nė sindikata

·        Organizatat joqeveritare

·        Ratifikimii i Konventės Ndėrkombėtare mbi tė Drejtat Civile dhe Politike

·        Ratifikimi i Konventės sė ONP tė Shoqėrimit dhe Mbledhjes Kolektive

 

Si shtesė, njė numėr i indikatorėve subjektiv, pėrfshirė edhe liritė civile dhe tė drejtat politike, liria e shtypit dhe pėrgjegjėsia, stabiliteti politik dhe mungesa e dhunės, sundimi i ligjit dhe kutpimi i treguesve tė korrupsionit, pėrbėjnė njė mjet ndihmės qė tė vlerėsojnė qeverisjen demokratike. Tė gjithė kėta indikatorė reflektojnė njė nivel nė tė cilin elementet thelbėsore qė e formojnė demokracinė bashkėveprojnė dhe zhvillohen njėkohėsisht. Ata ofrojnė bazat krahasuese pėr demokracitė dhe regjimet e tjera dhe vlerėsojnė progresin drejt demokracisė, si dhe cilat masa kualitative dhe kuantitative nė shkallė tė pėrmirėsimit i ka arritur apo me cilat kėrcėnime pėrballet vendi.

 

Nė tė gjitha demokracitė e vėrteta, vota e popullit nė nivel nacional apo lokal, ėshtė mekanizmi mė i fortė monitorues, i pėrcjellė nga mediat e lira dhe tė pavarura dhe njė shoqėri civile vigjilente. Ndėrrimi nė agjendat qeveritare dhe strukturat fuqimbajtėse mund tė rezultojnė ashtu qė njė votė e tillė popullore, e cila kontrollon nė mėnyrė tė pavarur shkallėn e zbatimit tė zotimeve tė ndėrmarra nga pėrfaqėsuesit e zgjedhur nė mėnyrė demokratike.

 

Standardet e domekracisė qė duhen tė pėrmbushen nuk janė tė dakorduara nė mėnyrė universale. Megjithatė, standardet mbi tė cilat njė koncenzus i gjerė mund tė arrihet janė ato tė tė drejtave tė njeriut. Sigurimi i tė drejtave tė njeriut ėshtė njė pjesė qenėsore e sigurimit tė demokracisė. Prandaj, garantorėt institucional tė tė drejtave tė njeriut janė me tė vėrtetė garantuesit e demokracisė.

 

Zbatimi botėrore i demokracisė varet nga ēdo individ, nė shtet dhe institucione ndėrkombėtare i duhur qė tė vėrė jetėn nė tė dhe tė ndihmojė t’i pėrballojė zhvillimet autoritare. Me rėndėsi tė veēantė ėshtė tė pėrfitohet nga e drejta pėr votė, shprehja e opinioneve dhe kėshtu tė merr pjesė nė jetėn politike dhe vendimmarrje.  Pjesėmarrja nė njė shoqėri civile aktive ėshtė ndihmė pėr demokracinė si tėrėsi. Arsimimi luan njė rol kyē nė kėtė proces dhe krijon edhe dijen qė e bėn tė mundshme pjesėmarrjen efektive nė rend tė parė. Kėto janė elementet themelore tė ndėrtimit tė demokracisė ku duhet tė pėrqendrohet vėmendja dhe duhet tė ketė zhvillime tė mėtutjeshme nė mėnyrė qė tė lejojė demokracinė qė tė lulėzojė dhe t’i vjelė rezultatet pėr tė gjithė nė mėnyrė tė barabartė dhe paanshėm.

 

E DOBISHME TĖ DIHET

1.      PRAKTIKA TĖ MIRA

Nė rrugėn pėr demokraci

 

Nė shkurt tė vitit 1990 nė njė fjalim historik Frederik Uilliem de Klerk foli nė favor tė  pėrfundimit tė regjimit tė aparteidit dhe pėr demokraci nė Afrikėn Jugore. Politika e tij u konfirmua me referendum, ku 70% e popullsisė sė bardhė pėrkrahu reformat e tij. Zgjedhjet e para demokratike nė Afrikėn Jugore u mbajtėn nė prill tė vitit 1994, kurse nė maj tė po atij viti Nelson Mandela u bėrė presidenti i parė i zi i Afrikės Jugore. Me kėtė u hap njė kapitull i ri i zhvillimit tė vendit.

 

Evropa Qendrore dhe Lindore, Azia Qendrore:

Qė nga viti 1989 vendet e bllokut komunist pėrjetuan njė valė tė demokratizimit. Parti tė reja demokratike u krijuan nė Poloni, Bullgari, si dhe dhe nė Republikėn Ēeke, Gjermaninė Lindore, Hungari, Rumani, Sllovaki dhe njė numėr tė ish-republikave tė Bashkimit Sovjetik, dhe nė paqe, tranzicioni demokratik filloi tė ndryshojė tablon e politikave nacionale. Pas kėsaj, zgjedhjet demokratike parlamentare dhe presidenciale filluan nė intervale tė regullta, mbi baza tė sistemit shumėpartiak.

 

Kili: Ndryshe nga vendet e Amerikės jugore, Kili ka njė histori 150 vjeēare tė republikės kushtetuese me njė qeveri tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike. Rivendosja e demokracisė nė Kil nė vitin 1990, pas 17 vjetėsh tė sundimit ushtarak nėn gjeneralin Augusto Pinoēe, i dha njė nxitje tė re dialogut demokratik dhe koopermit rajonal dhe ndėrkombėtar. Sot Republika e Kilit ėshtė njė demokraci e konsoliduar dhe nė mėnyrė aktive ajo promovon tė drejtat e njeriut dhe sigurinė njerėzore nė tė gjithė rajonin.

 

Diktatura e Ferdinand Markosit nė Filipine zgjati nga viti 1965 deri mė 1986. Nė vitin 1986 Korazon Akuino u bė presidente dhe ktheu liritė civile themelore (lirinė e tė shprehurit, lirinė e shoqėrimit dhe lirinė e shtypit) – Filipinet iu kthyen rrugės pėr stabilizimin e demokracisė sė vėrtetė.

 

2.      TRENDET

Pjesėmarrja politike e femrave

Sot, pjesėmarrja e femrave nė jetėn politike ėshtė shumė joproporcionale me atė tė meshkujve, edhe pse femrat pėrbėjnė mė shumė se gjysmėn e popullsisė sė botės. Ky debalanc i dukshėm vė nė pah mungesa tė veēanta nė njė numėr tė insitucioneve nacionale qė konsiderohen si demokratike.

 

Hyrja nė kuotat pėr nxitje dhe mbėshtjetje tė pjesėmarrjes sė femrės nė jetėn politike ėshtė pėrdorur si vegėl pėr pėrmirėsimin e situatės, e cila ėshtė konsideruar me pėrfaqėsim joproporcional dhe status tė pabarabartė tė burrave dhe tė grave nė parlamentet nacionale. Deri mė tani, 10 vende nė botė kanė arritur pėrfaqėsimin e femrave nė parlament deri nė 30 %, shumica me mjete tė futjes sė kuotave (pėrqindjeve fikse qė tė sigurojnė praninė e femrave nė parlament dhe nė legjislaturė). Nėse pėrmirėsimi vazhdon sipas kursit tė tanishėm, mund tė marrė mė shumė se 50 vite pėr tė arritur njė pėrfaqėsim tė plotė proporcional tė femrave.

 

Diskuto ēėshtjen: a mund tė mendoni pėr ndonjė stimulim dhe vegla tė tjetra pėr ngushtimin e hapėsirės ndėrmjet meshkujve dhe femrave nė jetėn politike?

 

Femrat nė parlament: 1945 – 1995

Nė 50 vjet, nga vitit 1945 deri mė 1995:

·        Numri i shteteve sovrane tė cilat kishin parlament u rrit pėr shtatė herė

·        Pėrqindja e femrave si anėtare tė parlamentit u rrit pėr katėr herė

·        Rekordi nė shkallė tė pėrgjithshme u arrit nė vitin 1988 me 14,8% femra nga numri i pėrgjithshėm i tė gjithė anėtarėve tė parlamentit nė botė.

 

Moduli i tė Drejtave tė Njeriut

 

Demokr@cia Drejtpėrdrejt (Online)

Kur pėrdorimi i internetit filloi tė pėrhapej nė mesin e viteve ‘90, te disa u rritėn ėndrrat e njė bote mė tė mirė– pėr njė botė ku tė gjithė mund tė marrin pjesė nė procesin politik tė vendimmarrjes, falė komunikimit tė drejtėpėrdrejt, pėr njė botė mė afėr idealeve greke tė demokracisė, mė shumė se asnjėherė. Pėr tė pėrmbledhur, kėto ėndrra ende nuk janė bėrė realitet. Nė tė vėrtetė, ėshtė shumė e dyshimtė nėse do tė bėhen ndonjėherė.

 

Viti                                               1945        1955         1965        1975         1985       1995

 

 

Numri i parlamenteve                   26          61              94            115          136          176

 

 

% e femrave nė Parlament          3.0          7.5             8.1           10.9        12.0         11.6

 

 

% e femrave si senatore                2.2          7.7             9.3           10.5        12.7          9.4

 

BURIMI:

UNIONI NDĖRPARLAMENTAR, WWW.IPU.ORG,2003

 

                                                   Dhomė njėjės                 dhoma e lartė              tė dy dhomat

                                                     Ose e ulėt                       ose senat                          kombinim

 

Vendet nordike                                 39.7 %                             --                                     39.7%

 

 

Shtetet anėtare tė OSBE tė

Evropės pėrfshirė edhe                  18.1 %                            14.8%                              17.4%

Vendet nordike

 

 

Amerikanėt                                      16.2%                             18.4%                             16.5%

 

 

Shtetet anėtare tė OSBE tė             15.7%                            14.8%                             15.5%

Evropės, pa vendet nordike

 

 

Azia                                                    15.4 %                            13.0%                            15.3%

 

Afrika nėn Saharė                             13.7%                             12.7%                           13.6%

 

 

Paqėsori                                            13.7%                              25.9%                           15.2%

 

 

Shtetet Arabe                                       6.1%                                2.6%                             5.7%

 

 

BURIMI:

WWW.IPU.ORG, SIPAS 23 DHJETORIT 2002.

 

Disponueshmėria e qasjes nė internet nuk ėshtė surrogat pėr strukturat demokratike dhe si e tillė  nuk krijon vetėdijėsim politik, por prapėseprapė ka disa pėrparėsi. Informata mund tė hulumtohet dhe rigjendet nė tė gjithė botėn nė kohė reale, dhe ēka ėshtė mė me rėndėsi, mund tė ndėrrohet dhe pėrdoret pėr krijimin e strukturave organizative joformale. Kjo ka ndodhur shumė shpesh nė vitet e fundit.

 

Aktivitetet e OJQ-ve anembanė botės janė rritur nė mėnyrė tė shpejtė falė komunikimit tė drejtpėrdrejtė, duke themeluar lidhje nė mes tė lėvizjeve nė tė gjitha pjesėt e botės.  Fushatat mund tė mbledhin njerėz mė shumė se kurrė mė parė, duke mobilizuar forma tė reja tė kooperimit tė orientuar pėr ēėshtje pėrtej kufijve. Regjimet totalitare nuk kanė apo nuk kanė fare mjete tė kufizuara pėr ta ndaluar shkėmbimin e ideve “revolucionare” nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė. Individėt mund tė shprehin opinionin e tyre mė lehtė dhe ta bėjnė tė njohur botėrisht, duke gjetur pėrkrahje nga njerėzit me mendime tė njėjta.

 

No kohėn e tashme, afėrsisht 400 milion njerėz anembanė botės pėrdorin internetin, kurse 5.8 miliardė ende jo. E ashtuquajtura ndarje digjitale nė mes tė vendeve tė zhvilluara dhe atyre nė zhvillim (si dhe nė mes vendeve urbane dhe atyre rurale pėrbrenda vendeve tė zhvilluara) ka njė ndikim serioz nė modelin e demokracisė – nėse shumica e popullatės janė analfabetė tė kompjuterit, nuk mund tė marrin pjesė nė aktivitetet online (tė drejpėrdrejta).

 

Sfidat demokratike nuk janė vetėm pėr sigurimin e qasjes, por edhe pėr pėrmbajtjen. Pėr shembull, Ku Klux-Klani ultraracist nė SHBA pohon se ē’prej se ka njė prezencė  tė drejtpėrdrejtė (online ), numri i anėtarėve tė tij ėshtė rritur konsiderueshėm, dhe kėshtu niveli i organizimit vazhdon tė rritet. Nė Francė dritarja e internetit “Yahoo!” ėshtė paditur pėr ofrimin e shenjave pėrkujtuese tė neonacizmit nė faqen e tyre tė ankandeve – por ofertat ishin bėrė nė SHBA, dhe atje njė sjellje e tillė nuk ėshtė ilegale. Ndėrkohė, “Yahoo!” ka deklaruar nė baza vullnetare qė tė monitorojė dhe tė ndalojė aktivitetet e tilla.

 

Demokracia ėshtė njė proces kompleks, dhe nė mėnyrė qė tė funksionojė si duhet, i nevojitet zotimi ynė i plotė. Interneti mund tė jetė njė medium qė e lehtėson komunikimin, por kurrė nuk do tė jetė zėvendėsues pėr mungesėn e angazhimit nė botėn ofline (tė pakyēur drejtpėrdrejt nė internet).

 

Moduli i lirisė sė tė shprehurit dhe lirisė sė mediave

 

Globalizmi dhe demokracia

Tradicionalisht, pjesėmarrja politike ka linjėn e saj ndarėse nė kufijtė nacionalė, vendimet qė ndikojnė nė jetėt e njerėzve bėhen nė bazė tė territoreve specifike.

 

Nė kohėn e globalizimit shumė vendime dhe rezultatet e tyre shtrihen pėrtej kufijve kombėtar. Veē kėsaj, faktorėt e mėdhenj global, siē janė kompanitė multinacionale dhe organizatat ndėrkombėtare janė tė pėrgjegjshme pėr ndėrrimet e arritura socio-ekonomike nė botėn tonė. Globalizimi po ashtu mund tė ndihmojė pėr shpėrndarjen e demokracisė, duke i bėrė mė tė arritshme pėr tė tjerrėt teknologjitė e reja dhe informatat.

 

Pakujdesia e demokracisė nė kėtė botė tė globalizuar, ku vendimmarrja shpesh ėshtė nė duart e forcave ekonomike apo instituteve tė fuqishme, ėshtė pėrgjigje e njė grupi mė tė madh ndėrkombėtar tė lėvizjeve sociale tė kohėve tona- lėvizja antiglobaliste. Adhuruesit e antiglobalizimit protestojnė pėr njė numėr qėllimesh, pėrfshirė kėtu mbrojtjen e ambientit, faljen e borxheve, tė drejtat e kafshėve, mbrojtjen e fėmijėve, antikapitalizmin, paqen dhe tė drejtat e njeriut. E pėrbashkėta e tyre ėshtė ndjenja se botės sė globalizuar i mungon iniciativa demokratike.

Mėnyra themelore e kėsaj lėvizjeje ėshtė demonstrimi masiv. Sė pari u vėrejt nga mediat ndėrkombėtare nė vitin 1999, kur 100.000 demonstrues marshuan nė ceremoninė e hapjes sė takimit tė tretė tė ministrave nė Qendrėn Botėrore Tregtare (QBT) nė Sietėll. Pastaj, protesta tė tjera u shfaqėn nė takimin e Bankės Botėrore dhe tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN) nė Uashington dhe Pragė, Forumi Botėror Ekonomik nė Davos (Zvicėr), Samiti u Bashkimit Evropian nė Gotheburg (Suedi) dhe Samiti e G-8 nė Gjenovė (Itali).

 

Pėrderisa shumica e protestuesve  nuk janė tė dhunshėm, ėshtė njė pjesė e protestuesve radikalė, tė cilėt nė mėnyrė aktive provokojnė dhunėn nė demonstrata, duke gjuajtur gjėsende apo duke shkatėrruar pasuri. Ata e devijojnė qėllimin e protestave, sepse e tėrheqin pjesėn mė tė madhe tė mediave drejt tyre, gjė pėr tė cilėn shumica mendojnė qė ėshtė fatkeqėsi.

Prandaj, nė shkurt tė vitit 2002, disa aktivistė organizuan mbledhjen nė Forumin Social Botėror nė Porto Alegre nė Brazil, si njė alternativė tė demonstratave masive shpėrthyese. 60.000 pjesėmarrėsit si pėrfundim diskutuan alternativat e kapitalizmit global, opozitėn ndaj militarizmit dhe mbėshtetjen pėr paqe dhe drejtėsi sociale.

 

Duke ushtruar tė drejtėn e tyrė pėr t’u mbledhur, shoqėria civile ka provokuar njė debat publik mbi qeverisjen demokratike globale, mbi demokratizimin e marrėdhėnieve ekonomike ndėrkombėtare dhe pjesėmarrjen e shoqėrisė civile nė institucionet ndėrkombėtare. Lėvizja thėrret pėr vėmendje ndaj rrezikut konstant qė liberalizmi eknonomik mund tė minojė themelet e tij, me liritė civile dhe politike, duke u tallur me rėndėsinė e tė drejtave eknonomike dhe sociale.

 

Megjithėse ndryshimet e pamjes nė tė cilėn vendimmarrja ndėrkombėtare bėhet edhe njė valė e re e pjesėmarrjes duket se ėshtė njė ėndėrr e pazakontė, aktorėt (e rinj) global nė mėnyrė tė shtuar duhet tė japin llogari se ēka janė duke bėrė nė saje tė pėrkujdesjes sė rritur publike dhe po ashtu janė tė detyruar tė mendojnė pėr mėnyra tė reja tė pėrfaqėsimit demokratik, transparencės dhe pėrgjegjėsisė.

 

Moduli i lirisė nga varfėria dhe moduli i punės.

 

Deficiti demokratik nė organizatat ndėrkombėtare, korporatat multinacionale dhe organizatat joqeveritare

Roli i shteteve nė nivelin rajonal dhe global po ndryshon. Organizatat ndėrkombėtare, korporatat multinacionale dhe organizatat joqeveritare kanė hyrė nė skenė si aktorė tė rėndėsishėm nė politikėn botėrore. Vendimet dhe rregullat e tyre ndikojnė nė politikat e shteteve dhe nė jetėt e miliona njerėzve. Prandaj, njė pyetje kyēe tė cilės duhet t’i pėrgjigjemi ėshtė: Sa janė demokratikė/jodemokratikė kėta aktorė joshtetėrorė? T’i gjesh pėrgjigjen kėsaj pyetjeje do tė thotė tė hulumtosh veprimet dhe politikat, si dhe procesin e vendimmarrjes tė ēdo organizate, KMN apo OJQ dhe gjurmimi nėse parimet e demokracisė (pėrgjegjshmėria, legjitimiteti, pjesėmarrja, pėrfaqėsimi dhe transparenca) janė pėrmbushur. Projekt-propozimet pėr demokratizimin e aktorėve joshtetėrorė janė diskutuar gjerėsisht. Shmbujt pėrfshijnė: reformėn e Kėshillit tė Sigurimit; krijimin  e Asamblesė Globale tė Popujve, si dhe  mė shumė sisteme demokratike dhe efektive pėr OTB, FMN dhe Bankėn Botėrore; themelimi i njė parlamenti pėr OTB; futjen e Kodeve tė Sjelljes dhe Kodeve tė Etikės pėr OJQ dhe KMN.

 

AKTIVITETE TĖ ZGJEDHURA

AKTIVITETI I:  FUSHATA

PJESA I: HYRJA

Ky ėshtė njė aktivitet i bazuar nė diskutim, qė adreson tė drejtat dhe pėrgjegjėsitė tė ndėrlidhura me demokraci dhe debatin demokratik.

 

Lloji i aktivitetit: Diskutim

 

PJESA II: INFORMATA TĖ PĖRGJITHSHME MBI DISKUTIMIN

Qėllimet dhe pikėsynimet:

·        Tė praktikohen dhe zhvillohen aftėsitė tė cilat janė tė kėrkuara pėr dėgjim, diskutim dhe bindje

·        Tė inkurajohet bashkėpunimi dhe puna grupore

 

Grupi i synuar: tė rinjtė dhe tė rriturit

Madhėsia e grupimit / organizimi shoqėror: ēdonjėri

Koha: rreth 60 minuta

Materialet: Letėr dhe lapsa me ngjyrė, pėr t’i pėrgatitur shenjat, shirit ngjitėse, letėr dhe lapsa pėr t’i pėrgatitur shkrimet.

Pėrgatitja:

 

Aftėsitė e pėrfshira: Komunikimi, bashkėpunimi, shprehja e mendimeve tė ndryshme pėr njė ēėshtje dhe respektimi i opinioneve tė tjera.

 

PJESA III: INFORMATA SPECIFIKE PĖR DISKUTIMIN

-         Vėr  tė dy shenjat nė mur apo nė dysheme dhe shpjego se ju do tė lexoni njė komunikatė, me tė cilėn pjesėmarrėsit mund tė pajtohen nė shkallė tė gjerė apo tė ulėt.

-         Zgjidhe komunikatėn nga lista e mėposhtme dhe lexoje me zė pėr grupin.

-         U thuaj pjesėmarrėsve qė tė pozicionohen afėr murit sipas shenjave, nėse pajtohen apo nuk pajtohen.

-         Kur pjesėmarrėsit tė janė pozicionuar, thėrrisni dy personat tė ekstremeve tė kundėrta qė tė ulen nė karrige. Ēdokush tjetėr duhet tė mblidhet rreth karrigeve duke u radhitur pas personit me tė cilin pajtohen nė shkallė tė gjerė; apo tė rrinė nė qendėr, kur janė tė pavendosur.

-         Ua jepni pjesėmarrėsve qė janė tė ulur nė karrige njė minutė qė tė deklarohen pėr arsyet e tyre pėr pajtimin apo mospajtimin me komunikatėn origjinale. Askush nuk duhet t’i ndėrpresė ata apo t’u ndihmojė. Ēdonjėri duhet tė mbajė qetėsi.

-         Pas komunikatave tė tyre, kėrko nga tė tjerėt nė grup qė tė  lėvizin pas njėri-tjetrit pas folėsve (ata nuk mund tė mbeten tė pavendosur), pra do tė kemi njė grup “pėr” dhe njė grup “kundėr” komunikatės. Ua jepni tė dyja grupeve dhjetė minuta qė t’i pėrgatisin argumentet e tyre pėr tė mbėshtetur pozicionin e tyre dhe tė zgjedhin folėsit e veēantė tė cilėt do tė paraqesin argumentet e tyre.

-         Ua jepni kėtyre folėsve tė rinj nga 3 minuta qė t’i thonė argumentet e tyre. Pas fjalimeve tė tyre, pėrkrahėsit pėr njėrėn apo tjetrėn anė mund t’i ndėrrojnė pozitat e tyre dhe tė dalin nė grupet opozitare nė qoftė se argumentet e opozitės i kanė bindur ata.

 

Vlerėsim:

E bėni sėrish bashkė grupin pėr vlerėsim. Tash vazhdoni tė pasqyroni procesin dhe qėllimin e diskutimit si formė, dhe arsyet e respektimit tė shoqėrisė pluralistė si njė vlerė e lartė. Mundohuni qė tė mos ktheheni mbrapa nė diskutim pėr vetė ēėshtjen.

·        A kishte ndonjė qė e kishte ndėrruar mendimin gjatė bisedės? Nėse po, cilat ishin argumentet qė e bindėn atė?

·        A mendojnė pjesėmarrėsit se ndonjė faktor tjetėr, pėrveē argumenteve kishin ndikim tek ata. Shembujt mund tė shfaqin presionet, gjuhėn emocionale dhe ndjenjat e rivalitetit.

·        Pėr ata tė cilat nuk i kanė ndėrruar qėndrimet, a kishte ndonjė qėllim pas kėsaj dhe brenda ushtrimit? A mund tė imagjinojnė ata ndonjė fakt qė mund t’i bindė qė tė ndėrrojnė mendimet e tyre?

·        Pse njerėzit mbajnė opinione tė ndryshme? A ėshtė kjo e pranueshme apo duhet tė bėhet diē nė shoqėrinė demokratike?

·        A duhet tė tolerohen tė gjitha opcionet nė demokraci?

 

Kėshilla metodologjike:

Pjesa e parė e aktivitetit ku pjesėmarrėsit pozicionojnė vetveten nuk duhet tė zgjasė mė shumė se disa minuta. Ky aktivitet ngrohės ka pėr qėllim qė tė themelojė “pozicionin nismėtar” dhe t’i vetėdijėsojė pjesėmarrėsit se ku qėndrojnė. Synimi i aktivitetit ėshtė qė tė praktikojnė aftėsitė e komunikimit dhe tė bindjes, duke menduar pėr qėshtjet nė vetvete. Pjesėmarrėsit duhet tė inkurajohen qė tė mendojnėē jo vetėm pėr pėrmbajtjen dhe bindjen e mendimeve tė tyre, por edhe pėr llojin dhe formėn e argumentit, i cili do tė jetė mė bindės.

Shėnim: Do tė shpenzohen rreth 30 minuta qė tė diskutohet pėr  njė formulim i cili duhet tė sillet nė disa runde tė diskutimit. Kėshillohet tė jetė elastik pėr renditjen e ngjarjeve,  qė do tė thotė se varet nga grupi. Pėrgjithėsisht, shqetėsimet nė grup duhet t’i paraprijnė diskutimit.

 

Sygjerime pėr ndryshim

Ju mund tė ngritni ēėshtjen nėse “pluralizmi” apo liria e tė shprehurit mund tė jetė subjekt i kufizimeve tė ēfarėdo lloji qofshin ato nė shoqėrinė demokratike. A duhet tė lejohen, pėr shembull, protestat nacionaliste apo raciste? Ku dhe si mund ta pėrkufizojė  demokracia linjėn nė mes tė pranueshmėrisė dhe papranueshmėrisė? Nė kėtė kontekst, mund tė diskutoni nocionin e “tolerancės” dhe mėnyrėn se si njerėzit e kuptojnė atė.

 

PJESA IV: VAZHDIMI:

Zgjidhni fotografi nga gazetat dhe revistat, tė cilat pasqyrojnė ēėshtje kontraverse tė lidhura me debatin e tashėm. Mundohuni t’i mbuloni temat si diskriminimi i grupeve tė veēanta (fėmijėt, femrat, tė huajt, grupet religjioze, personat e hendikepuar etj.), ndotjen e ambientit, papunėsinė, varfėrinė, shtypjen nėpėrmjet shtetit, dhe shkeljen e tė drejtave tė njeriut nė pėrgjithėsi. Preji fotografitė nga revistat dhe tregojua pjesėmarrėsve. Lejoni qė Lejoni qė ēdonjėri prej tyre tė zgjedhė njė fotografi tė cilėn mund ta tolerojnė dhe njė tė cilėn nuk mund ta tolerojnė. Pjesėmarrėsit duhet tė tregojnė arsyet se pėrse e kanė zgjedhur fotografinė e caktuar para sė tė fillojė diskutimi. Shpjegojua tė tjerėve se ata duhet ta respektojnė opinionin e pjesėmarrėsve.

 

BURIMI:

KJO PJESĖ ĖSHTĖ MARRĖ NGA: SUZANĖ ULRIH. 2000. ACHTUNG (+) TOLERANZ – WEGE DEMOKRATISCHER KONFLIKTLOSUNG. VERLAG BERTLESMANN STIFTUNG.

 

Tė drejtat e ndėrlidhura / fusha tė tjera tė hulumtimit:

Liria e tė shprehurit dhe ēdo e drejtė e njeriut.

 

BURIMI:

KY DISKUTIMI ĖSHTĖ ADAPTUAR NGA: KOMPAS- DORACAKU MBI ARSIMIMIN E TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT ME TĖ RINJ.2002. PUBLIKIME TĖ KĖSHILLIT EVROPIAN: STRASBOURG.

 

Qėndrimet qė mund tė pėrdoren pėr diskutim:

-         Ne kemi obligim moral qė tė pėrdorim votėn tonė nė zgjedhje

-         Ne duhet t’i respektojmė tė gjitha ligjet, edhe ato qė janė tė njėanshme.

-         Tė vetmit njerėz qė kanė pushtet nė demokraci janė politikanėt

-         Njerėzit i zgjedhin udhėheqėsit qė i meritojnė.

-         “Nė demokraci ēdokush ka tė drejtė qė tė pėrfaqėsohet, edhe budallenjtė.” (Kris Paten)

-         51% e popullit mund tė pėrbėjė njė regjim totalitar, tė shtyp pakicat dhe prapėseprapė tė mbetet demokratik.

-         “Puna e qytetarit ėshtė qė ta mbajė gojėn e tij tė hapur” (Gynter Gras. shkrimtar)

-         “Argumenti mė i mirė kundėr demokracisė ėshtė njė bisedė pesė minutėshe me njė votues mesatar.” (Uinston Ēerēil)

 

Shėnim: Ju mund tė gjeni edhe thėnie tė tjera qė ndėrlidhen me ndonjė tė drejtė tjetėr njerėzore. Thėniet duhet tė jenė tė formulura nė mėnyrė qė tė provokojnė tė shprehurit e opinioneve tė ndryshme.

 

2 AKTIVITETI II: Njė minare nė bashkėsinė tonė?

PJESA I. HYRJE

Ky aktivitet simulon njė asamble tė hapur kėshilluese nė bashkėsinė tuaj apo nė njė fshat tė vogėl tė imagjinuar. Nė kėtė skenė interesant dhe brengat e lėvizjeve tė ndryshme sociale dhe politike pėrplasen nė tė ashtuquajturat “tema tė nxehta. Shtypi e pėrcjell dhe e dokumenton mbledhjen.

 

Lloji i aktivitetit: Lojė simuluese

 

PJESA II: INFORMATA TĖ PĖRGJITHSHME MBI SIMULIMIN

 

Qėllimet dhe synimet:

·        Tė pėrjetohet procesi ku njerėzit/ bashkėsia tentojnė tė kuptojnė se ēka ėshtė duke ndodhur

·        Tė identifikohen dhe tė kuptohen mekanizmat dhe pėrmbajtja politike

·        Tė elaborohet rasti dhe tė hidhen pikėpamje tė ndryshme

·        Tė identifikohen kufizimet e sjelljes demokratike dhe tė respektueshme

·        Tė kujdesesh pėr simpatinė pėr tė gjitha palėt nė njė konflikt

 

Grupi i synuar: tė rinjtė dhe tė rriturit

Madhėsia e grupimit / organizimi shoqėror: 15-30

Koha: 2-3 orė

Pėrgatitja: Fletė pėr shėnim tė emrave, hamerė dhe letra tė mėdha

Aftėsitė e pėrfshira:

Komunikimi, kooperimi, shprehja e pikėpamjeve tė ndryshme pėr ēėshtjen dhe respektimi i opinionit tė tė tjerėve.

 

PJESA III: INFORMATA SPECIFIKE MBI SIMULIMIN

Hyrje nė temė:

Fillo tė prezantosh aktivitetin dhe tė shpjegosh pėr njė situatė tė imagjinuar, dhe pėr njė grup i cili merr pjesė nė kėtė situatė.

 

Ndėrtimi i njė minareje po e lėkund bashkėsinė tuaj.  Me njė njoftim tė shkurtėr, kėshilli i bashkisė ėshtė thirrur qė tė vendosė pėr kėrkesėn e komunitetit islam qė tė ndėrtojė minarenė nė njė lartėsi e cila do tė jetė mė e madhe sesa kėmbanarja e kishės.

 

Radhitni nė hamerė rolet e ndryshme qė do t’ua shpėrndani pjesėmarrėsve. Njerėzit qė do tė marrin pjesė nė kėshill janė:

 

·        Kryebashkiaku, si kryesues i asamblesė

·        Anėtarėt e kėshillit tė qytetit (3-5 persona) qė pėrfaqėsojnė palė tė ndryshme

·        Anėtarėt e grupit punes “pėr njė botė- kundėr ksenofobisė” (3-6 persona)

·        Anėtarėt e komisionit veprues tė qytetarėve “mirėseerdhėt nė bashkėsinė tonė tė dashur!” (3-5 persona)

·        Anėtarėt e bashkėsisė islame (3-5 persona)

·        Shtypi: gazetarėt e dy gazetave lokale tė cilat i kundėrshtojnė qasjet politike (1-2 persona pėr ēdonjėrėn)

·        Qytetarėt, tė cilėt do tė marrin pjesė nė asamble (nėse ka pjesėmarrės tė mjaftueshėm)

 

A keni parasysh se, sa mė mirė t’i pėrshkruani karakteret e ndryshme, aq mė efektiv do tė jetė simulimi. Nėse dėshironi, ju mund t’i shkruani disa karakteristika tė njerėzve tė ndryshėm nė hamer. Tento tė themelosh njė mori rolesh qė pėrmbajnė llojllojshmėrinė e karaktereve tė ndryshme, nė mėnyrė qė tė simulosh njė diskutim mė tė mirė.

 

Skico orarin: para se tė fillojė simulimi, pjesėmarrėsit duhet tė zhvillojnė karakterin e ri dhe duhet t’i shkruajnė fjalėt kryesore ( rreth 15 minuta). Tė gjithė pjesėmarrėsit duhet t’u pėrmbahen me rigorozitet roleve tė tyre dhe tė zvogėlojnė pozicionin e tyre personal.

 

Simulimi:

Futja e elementeve pėrafėrsisht nė shumėn qė pėrputhet me kohėn e kėrkuar.

 

Faza 1: Pėrgatitja (20 minuta)

Kėrkoni nga   pjesėmarrėsit qė tė bėhen bashkė nė grupet qė i kanė zgjedhur. Nėse ėshtė e mundur, atyre do tė ishte mirė qė t’ua lini klasėt e tyre dhe tė kenė hapėsirė tė mjaftueshme. Karakteret duhet tė njihen me njėri-tjetrin dhe tė tė vendosin pėr strategjinė e tyre pėr kėshillin e hapur. Shtypi duhet tė fillojė editimin e gazetės sė tyre tė parė dhe marrjen e intervistave tė para. Gjatė kėsaj faze, ju duhet ta pėrgatitni dhomėn e konferencave pėr takim. Grupet duhet tė jenė tė ulura nė katėr tavolina tė ndryshme. Tabelat me emra duhet tė vihen nė ēdo tavolinė. Kryebashkiaku duhet tė ulet nė njė pozitė mė tė lartė dhe duhet tė ketė njė zile dhe tė shikojė nė tavolinėn e tij/saj. Ia shpjego ndaras rregullat e procedurės personit qė do tė aktrojė kryebashkiakun gjatė kohės sė takimit.

 

Faza 2: Takimi i hapur i Kėshillit (45 minuta)

Kryebashkiaku ėshtė drejtues i asamblesė dhe ai e hap takimin me njė fjalim tė shkurtėr. Hap ēėshtjen dhe i pėrshėndet pjesėmarrėsit. Detyra e tij/saj kryesore ėshtė qė tė moderojė takimin. Grupeve njėrit pas tjetrit u kėrkohet t’i japin opinionet dhe qėllimet e tyre. Karakteret, rolet e pėrgatitura pėr ta duhet tė jenė udhėzimet pėr veprime tė tyre. pastaj, kryebashkiaku thėrret votuesit qė tė vendosin se a do t’i jepet leja bashkėsisė islame pėr ndėrtimin e minaresė sė plotė.

 

Faza 3: Vlerėsim (45 minuta)

Mblidh pjesėmarrėsit pėrsėri nė rrethin i cili mundėson diskutimin dhe fillo rundin e vlerėsimit, duke i pėrshėndetur tė gjithė me emrat e vėrtetė. Kjo ėshtė me rėndėsi tė veēantė qė t’i lejojė pjesėmarrėsit tė dalin nga rolet qė i luajtėn dhe t’i ktheni prapė nė sjelljen e tyre normale.

 

Nė nivel personal pyetini pjesėmarrėsit

·        A reflektohet rezultati i simulimit nė qėllimin e rolit tuaj?

·        Sa influencė keni pasur (nė rolin tuaj) mbi rezultatin?

·        Ndėrveprimi me tė tjerėt, a kėrkon ndryshimin e strategjisė suaj?

 

Mundohuni t’i shmangeni ndjekjes sė simulimit edhe te qėndrimi i reflektimit tė vetvetes.

 

Analizo simulimin nė krahasim me  kėshillin e hapur tė jetės sė pėrditshme, pyet:

 

·        Ēka ishte e vėshtirė qė tė identifikohet nė rolin tuaj?

·        Sa afėr ishte simulimin me situatėn reale?

 

Kėshilla metodologjike:

Nėse ėshtė e mundur duhet ta bėni kėtė aktivitet bashkė mė njė trajner tjetėr nė mėnyrė qė tė bėni tė mundshėm pyetjen dhe tė koordinoni ēdo hap tė aktivitetit nė kohė tė njėjtė. Kur i ngarkoni rolet, mbani mend se roli i kryebashkiakut ėshtė shumė i nevojshėm si strukturues i kahut tė simulimit. Ju duhet tė ushtroni simulimin e kryebashkiakut me pjesėmarrėsin qė e luan kėtė rol, para simulimit pėrfundimtar. Mbani mend se ju jeni udhėheqėsi i aktivitetit dhe ndoshta do tė ishte e nevojshme qė tė ndėrhyni nė kahjen e simulimit, nė qoftė se pjesėmarrėsit fillojnė tė mos e respektojnė njėri-tjetrin. Po ashtu, ndėrhyj kur simulimi del jashtė kontrollit (zbulimi i fakteve tė reja, ndėrrimi i temės etj). Nėse kėshilli i hapur nuk arrin marrėveshje, thekso se kjo mund tė reflektohet nė jetėsn e pėrditshme dhe do tė thotė se aktiviteti ka dėshtuar.

 

Sygjerime pėr ndryshim

Nė bazė tė pėrbėrjes sė bashkėsisė, ju duhet ta ndėrroni temėn si “Kisha nė bashkėsinė tonė” apo “ Tempulli budist nė bashkėsinė tonė nė vend tė minaresė.

 

PJESA IV: VAZHDIMI:

Nėse ėshtė e mundur personi qė luan rolin e “shtypit” nė simulim, tė mund tė incizojė apo tė xhirojė takimin e kėshillit tė hapur dhe tė pėrdorė kėtė dokumentim si bazė pėr njė analizė tė diskutimit dhe tė rregullave tė tij njė ditė mė vonė.

 

Nė qasje tė temės pėr demokracinė lokale nė ambiente tė ndryshme, pjesėmarrėsit duhet tė shikojnė nė rrethinat e tyre, tė gjejnė njė rast real tė jetės dhe tė dokumentojnė atė. Rezultatet e tyre mund tė shėnohen nė njė plan apo njė ekspozitė tė vogėl.

 

Tė drejtat e ndėrlidhura / fusha tė tjera tė hulumtimit:

Diskriminimi, liritė e religjionit, liria e tė shprehurit dhe liritė e mediave

 

BURIMI:

KJO PJESĖ ĖSHTĖ MARRĖ NGA: SUZANĖ ULRIH.2000. ACHTUNG (+) TOLERANZ – WEGE DEMOKRATISCHER KONFLIKTLOSUNG. VERLAG BERTLESMANN STIFTUG.

 

BIBLIOGRAFIA

 

Kofi Anan. 2002. Ne Njerėzit. Roli i Kombeve tė Bashkuara nė shekullin 21. New York: Kombet e Bashkuara, nė dispozicion online nė adresėn:

 

http://www.un.org.millenium/sg/report/

 

Projekti i Koalicionit Demokratik:

http://www.democoalition.org/html/home.html

 

Xhonoathan Foks. 1999. Tabloja e inspektimeve tė Bankės Botėrore: A do tė rritė pėrgjegjėsinė e bankės? Santa Kruz: Universiteti i Kalifornisė: nė dispozicion online nė:

http://www.hypatia.ss.uci.edu/brysk/foz.html

 

IDEA International: www.idea.int

 

Unioni Ndėrparlamentar: www.ipu.org

 

UNDP. 2002. Raporti i Zhvillimit Njerėzor. Oksford: Shtypi Universitar i Oksfordit.

 

INFORMATA PLOTĖSUESE:

 

Beetham David dhe Kevin Boyle. 1995. Duke Paraqitur Demokracinė: 80 pyetje dhe pėrgjigje. Kembrixh: Polity press.

 

Inoguchi Takashi, Newman Edward, Keane John. 1998. Karakteri ndryshues i demokracisė. Shtetet e Bashkuara: Shtypi i Universitetit tė Kombeve tė Bashkuara.

 

David Held. 1995. Demokracia dhe rendi global: Nga shteti modern deri te qeverisja kosmopolite. Oksford: Polity Press.

 

Robert O. Keohane, Nye S. Joseph. 2001. Qeverisja Globale dhe Pėrgjegjėsia Demokratike. Dokument. Durham: Universiteti Duke. Nė dispozicion online nė:

http://www.poli.duke.edu/people/Faculty/docs/millpaper.pdf

 

Hetty Kovach, Neligan Caroline, Benall Simon. 2003. Raporti i Pėrgjegjėsisė Globale 2003: Fuqia pa pėrgjegjėsi?. Londėr: One World Trust. nė dispozicion online nėn :

http://www.wto.org/english/news_e/news03_e/gar2003_e.pdf

 

Deepak Nayyar, Court Julius. 2002. Drejtimi i Globalizimit: Ēėshtjet dhe Institucionet. Helsinki: UNU/WIDER.

 

Joseph S Nye. 2001. Deficiti Demkratik i Globalizimit: Si t’i bėjmė Institutet ndėrkombėtare mė tė pėrgjegjshme. Foreign Affairs (Vėllimi 80, Edicioni 4). New York: Kėshilli mbi ēėshtjet e jashtme.

 

Toni Porter. 2001. Deficiti demokratik nė marrėveshjet institucionale pėr rregullimin e financave globale. Qeverisja Globale: Rishikim i multilaterizmit (Vėllimi 7, Edicioni 4, 2001). Kaliforni: Lynne Reinner Publishers, ACUNS+UNU.

 

Helmut Reinalter. 2002. Die Zukunft der Demokratie. Innsbruk: Studien Verlag.

 

Rezoluta themeluese e tablosė inspektuese: Rezoluta Nr. IBRD 93-10 + Rezoluta Nr. IDA 93-6

 

Aart Jan Scholte. 2002. Shoqėria Civile dhe Demokracia nė Qeverisjen Globale. Qeverisja Globale: Rishikim i multilaterizmit (Vėllimi 8, Edicioni 3, 2001). Kaliforni: Lynne Reinner Publishers, ACUNS+UNU.

 

UNDP. 2002. Raporti i zhvillimit njerėzor 2002: Thellimi i demokracisė nė njė botė tė ndarė. Nju  Jork: Oksford: Polity Press. Nė dizpozicion pėrmes faqes sė internetit:

http://www.hdr.undp.org/reports/global/2002/en/

 

Uiēard Uojke. 2000. Handėorterbuch Internationale Politik. Opladen: Leske + Budrich.

 

Qendra Informuese Bankare: www.bicusa.org

 

Karta 99. www.charter99.org

 

Punėt e jashtme nė fokus. www.foreignpolicy-infocus.org

Tabloja Inspektuese e Bankės Botėrore:

www.inspectionpanel.org

 

One World Trust: www.oneworldtrust.org

 

Fondacioni pėr shoqėri tė hapur: www.soros.org

 

Kombet e Bashkuara: www.un.org

 

Programi i Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillim:

www.undp.org

 

Banka Botėrore: www.worldbank.org

 

Organizata Botėrore e Tregėtisė: www.wto.org