TĖ DREJTAT E FĖMIJĖS

 

MUNDĖSIA DHE MBROJTJA E FĖMIJĖS

PJESĖMARRJA DHE DISPOZITAT

MOSDISKRIMINIMI I FĖMIJĖVE

INTERESI MĖ I MIRĖ I FĖMIJĖS

 

>> Nė tė gjitha veprimet kundrejt fėmijėve, qoftė tė marra nga institucionet e mirėqenies publike apo nga ato private, gjyqet e drejtėsisė, autoritetet administrative apo trupat legjislative, interesi mė i mirė i fėmijės duhet tė jetė element primar...<<

 

NENI 3,  KONVENTA E KOMBEVE TĖ BASHKUARA PĖR TĖ DREJTAT E FĖMIJĖS

 

TREGIM ILUSTRUES

Fėmijėt e prekur nga konfliktet e armatosura

“Unė u rrėmbeva (nga Armata e Rezistencės sė Zotit) kur unė dhe nėna ime ishim duke shkuar nė fushė.... Njėra nga vajzat e rrėmbyera tentoi tė ikte, por u kap. Rebelėt na thanė se ajo tentoi tė ikte, prandaj duhej vrarė. Ata i shtynė fėmijėt e rinj qė ta vrasin atė. Ata na thanė se nė qoftė se do tė iknim, do tė na i vrisnin familjet.

Ata nė detyruan tė ecnim me javė tė tėra . . . . Disa prej fėmijėve tė vegjėl nuk mund ta mbanin hapin kaq gjatė pa pushuar, dhe u vranė. . . . Disa prej fėmijėve vdiqėn nga uria. Unė ndihesha pa jetė, duke parė aq shumė fėmijė duke u vdekur dhe duke u vrarė. Unė mendova se do tė vritem.”

 

BURIMI:

“MBRESAT E VDEKJES: FĖMIJĖT E RRĖMBYER NGA ARMATA E REZISTENCĖS SĖ ZOTIT  NĖ UGANDĖ”, MBIKĖQYRJA E TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT, SHTATOR 1999.

 

Sharona 13 vjeēare ishte rrėmbyer nga Armata e Rezistencės sė Zotit, njė grup rebelėsh tė vendosur nė Ugandėn veriore, tė cilėt luftojnė kundėr qeverisė, por po ashtu terrorizojnė popullsinė lokale, duke grabitur dhe pėrdorur fėmijėt nė forcat e tyre rebeluese.

 

PYETJET PĖR DISKUTIM?

 

Nė mė shumė se 85 vende pėrreth botės, fėmijėt mė tė rinj se 18 vjeē rekrutohen nė armata kombėtare apo grupe tė armatosura kundėrshtuese. 300.000 fėmijė marrin pjesė nė mėnyrė aktive nė konflikte tė armatosura. Cilat mund tė jenė arsyet pėr pėrdorimin e fėmijėve pėr tė luftuar nė luftėrat e tė rriturve?

 

Pėrdorimi seksual i fėmijėve pėr pėrfitime

“Duke qėndruar nė njė kafene nate nė hotelin e errėt Del Roj, njė natė, banakieri kalifornian, 33 vjeēari i quajtur Dejvid tha se ishte pėr herė tė dytė nė Kosta Rika nė kėto vitet e fundit. Ai fliste gjėra tė pacipa se si i kishte hulumtuar disa web-faqe tė internetit tė cilat reklamonin prostituta vajza- fėmijė nė Kosta Rika, nė orvatjet e tij pėr tė pasur marrėdhėnie seksuale me vajza fėmijė tė virgjėra. Dejvidi, njė trupngjeshur i pakrehur, i cili insistonte tė pėrdorej vetėm emri, mburrej se si e kishte rregulluar me njėrin nga shoferėt e shumtė tė taksive tė cilėt ishin ndėrlidhur me tregtinė seksuale, qė t’ ia sjellė njė vajzė 13 vjeēare nga shtėpia e prindėrve tė saj nga lagjia e varfėr e San Hoses nė hotelin e tij. Babai dhe nėna e vajzės kishin kėrkuar 400$ pėr shpėrdorim tė vajzės sė tyre, tė cilat Dejvidi i paguajti me etje.”

 

BURIMI:

“ SHPĖRDORIMI SEKSUAL I VAJZAVE DHE DJEMVE NĖ NUMĖR TĖ MADH NGA BURRAT AMERIKANĖ, KA ARRITUR PĖRMASA ALARMUESE NĖ AMERIKĖN QENDRORE,” UASHINGTON POST, 2 JANAR 2000.

 

PYETJET PĖR DISKUTIM?

A mendoni se fėmijėt kanė tė drejtė tė shpėtohen nga lėndimet?

Si mund tė mbrohen ata nga kėto forma tė shpėrdorimit?

A keni dėgjuar pėr ndonjė rast nė shtetin tuaj nė tė cilin turistėt janė gjykuar para gjyqeve nacionale pėr shpėrdorim tė fėmijėve nė shtetet e tjera?

 

E DOMOSDOSHME TĖ DIHET!

1. BETEJA PĖR MBROJTJEN E TĖ DREJTAVE TĖ FĖMIJĖVE

 

Diskutimi pėr tė drejtat e fėmijėve nganjėherė ėshtė njė temė e ēuditshme. Nė tė parė, tė gjithė do tė pajtoheshin mbi tė drejtėn pėr banim, pėr tė jetuar me familje dhe shokė, pėr mundėsi tė zhvillimit tė personalitetit dhe talentit, qė tė jetė i respektuar dhe tė trajtohet seriozisht. Prapėseprapė, edhe pse tė drejtat e fėmijėve duken mjaft tė rregulluara, ka shumė probleme nė zbatimin e tyre. Dikur, pyetjet e ngritur pėr pėrgjegjėsinė e realizimit tė kėtyre pikėsynimeve, tė fromuluara si tė drejtat e detryeshme tė fėmijėve, janė mbyllur.  Shikoni njė herė Konventėn e Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtat e Fėmijės (KDF). Ky traktat ndėrkombėtar, i miratuar nga Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara  nė vitin 1989,  pėrbėn themelimin e mbrojtjes ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut tė fėmijėve. Dhe, deri mė tani ėshtė njė sukses sepse KDF 14 vjet pas miratimit ėshtė ratifikuar nga 192 vende, duke pėrfshirė tė gjithė anėtarėt e KB-sė, pėrveē dy shteteve (Somalisė dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės). Pra KDF rregullon me tė vėrtetė standardet universale tė tė drejtave tė njeriut pėr fėmijėt. Mirėpo, lajmi i mirė pėr anėn e satandardeve, ashpėr ballafaqohet me tablon shkatėrrimtare nė anėn e zbatimit.  Raporti i pėrbashkėt i gjendjes nė fund tė dekadės nga KB/UNICEF-i pėr Sesionin Special tė KB mbi Fėmijėt, nxjerr nė pah, pėr shembull, se shanset pėr mbijetesė tė fėmijėve nė Afrikėn nėn Saharė madje janė dėmtuar, deri sa globalisht, 149 milion fėmijė mbeten tė ushqyer keq, dhe 100 milion fėmijė nuk ndjekin arsimimin fillor => faktet dhe figurat janė tė poshtėshėnuara. Pritjet ishin tė mėdha si rrjedhim, kur 3355 delegatė qeveritarė, 1732 pėrfaqėsues nga organizatat joqeveritare (OJQ-tė) dhe mė shumė se 600 tė rinj (mosha prej 7 deri 18)  u takuan nė maj tė vitit 2002 nė New York gjatė Sesionit Special tė Asamblesė sė Pėrgjithshme mbi Fėmijėt. Konferenca miratoi njė plan tė ri ndėrkombėtar, Planin pėr Veprim (“Njė botė e pėrshtatshme pėr fėmijėt”)’ e cila bėri qė  qeveritė, UNICEF-it, organizatat e tjera ndėrqeveritare dhe OJQ-tė tė zhvillojnė gati dy vjet bisedime, me njė sukses tė pėrzier. Dhe, ēėshtja mė problematike dhe padiskutim mė e vėshtira nė kėtė debat ishte pozita e Konventės pėr tė Drejtat e Fėmijės nė dokumentin pėrfundimtar, me disa shtete, si Shtetet e Bashkuara, tė cilat e refuzonin si tėrėsi nga kjo konventė, deri te dokumenti pėrfundimtar i dalė pėr tė drejtat e fėmijėve.

 

Tė drejtat e fėmijės dhe siguria njerezore/e fėmijėve

Koncepti mbi sigurinė njerėzore ėshtė pėrshkruar si njė dokument i cili promovon lirinė e qenies njerėzore nga frika dhe kėrkesa, me mundėsi tė barabarta pėr zhvillim tė plotė tė potencialit tė tij njerėzor. Kėshtu, ai fokusohet nė situatėn e pasigurisė tė shkaktuar nga dhuna dhe varfėria, tė acaruar mė tutje nga diskriminimi dhe pėrjashtimi shoqėror. Kėrkesa pėr prioritet dhe elementi i  emergjencės pėr t’iu kundėrvėnė kėrcėnimeve tė drejtpėrdrejta ndaj sigurisė sė personit ėshtė qartė nė tė njėjtėn vijė me atė tė konceptit tė sė drejtave sė fėmijės, nė veēanti me parimin e konsiderimit si prioritet tė interesit mė tė mirė tė fėmijės.

Megjithatė, disa dilema vazhdojnė tė ekzistojnė.

E para, korniza ligjore pėr tė drejtat e njeriut tė fėmijėve, si pjesė e qeverisjes sė pėrgjithshme tė sė drejtės sė njeriut ekziston, duke ofruar pėr tė drejtat gjithėpėrfshirėse njė lidhshmėri pėrgjegjėse mbi shtetin – pėrderisa deri mė tani sigurisė njėrėzore i mungon kjo normativė.  E dyta, siguria njerėzore/siguria e fėmijės i qaset nganjėherė prirjes pėr (mbi) proteksionizmin, duke theksuar cenueshmėrinė dhe varėsinė e fėmijės – pėrderisa mospėrfill mundėsitė dhe shkathtėsitė e fėmijės. Prandaj, sfidat konceptuese pėr sigurinė e fėmijės mbeten se si mė sė miri tė harmonizojmė aspektin e autorizimit/mundėsisė,  i/e cili/a ėshtė thelbėsore pėr debatin e tė drejtave tė njeriut. Duke u nisur nga kjo, plotėsimi i tė drejtės sė fėmijės dhe qasjet pėr sigurinė e fėmijės duhet tė theksohen si nė pėrmbajtjen e diskutimit tė tashėm mbi pjesėmarrjen e fėmijėve nė proceset e paqes dhe rindėrtimit, pas konflikteve.

Prej fillimit, Rrjeti pėr Siguri Njerėzore (RrSN) i ka kushtuar vėmendje tė posaqme sigurisė sė fėmijės, e veēanarisht nė raport me konfliktet e armatosura (pėrfshirė kėtu armėt e lehta, ēėshtjet e minave fushore). Ky zotim ėshtė reflektuar, po ashtu, nė prioritetet e kryesimit austriak nė vitin 2002/03 tė Rrjetit pėr Siguri Njerėzore: fėmijėt e prekur nga konfliktet e armatosura dhe arsimimin pėr tė drejtat e njeriut.

 

2. DEFINIMI DHE PĖRSHKRIMI I ĒĖSHTJES

Natyra dhe pėrmbajtja e tė drejtave tė njeriut tė fėmijėve Textfeld: >> Ēdo shoqėri qė dėshiron t’i mohojė fėmijėt, apo ēdo grup, tė drejtat e tė cilėve janė pronė e pėrbashkėt e grupeve tė tjera, duhet tė ofrojė arsye tė qarta dhe tė qėndrueshme pėr ta bėrė kėtė. Ngarkesa e provave gjithmonė mbetet tek ata tė cilėt dėshirojnė t’i pėrjashtojnėtė tjerėt nga pjesėmarrja; fėmijėt nuk duhet tė detyrohen tė argumentojnė rastin e tyre pėr posedimin e tė drejtave tė njėjta si ēdokush tjetėr. <<
BOB FRANKLIN (1995)

Koncepti i tė drejtave tė fėmijėve ka evoluar nga njėra anė nga lėvizja e gjerė pėr tė drejtat e njeriut, por poashtu ka rrjedhur nga zhvillimet e tjera nė fushėn sociale, arsimore dhe psikologjike nė 300 vitet e fundit.  Kėtu pėrfshihen edhe ndikimi i pėrkrahjes institucionale shtetėrore pėr arsim tė obliguar nė shkolla, efektet negative tė industrializimit nė fėmijė (pėr shembull shpėrdorimi i fėmijėve nė fabrika apo miniera) dhe pasojat e luftės. Njė kuptim i ri mbi zhvillimin e fėmijės ka evoluuar, nga koncepti i ri i mėsimit dhe modelet e ngritjes sė fėmijės nė “lėvizje liberale fėmijėnore” nė vitet e ‘70. Ata ndihmuan qė ta zhvendosnin cenueshmėrinė e fėmijės dhe nevojat e mbrojtjes nė njė diskutim tė ri mbi autonominė e fėmijės, kompetėncėn,  vetėvendosje dhe pjesėmarrjen e fėmijės, duke i refuzuar botėkuptimet atėrore tė fėmijėve si objekte tė kontrollit prindor/madhor. Pėrfundimisht, tė gjitha kėto zhvillime sė bashku kanė pasur njė ndikim tė madh nė proceset politike, tė cilat filluan brendapėrbrenda Kombeve tė Bashkuara: skicimi i njė trupi tė ri ligjor detyrues pėr tė drejtat njerėzore tė fėmijės – Konventėn pėr tė Drejtat e Fėmijės (KDF). Viti i miratimit tė saj - 20 Nėntori 1989 – ėshtė pėrvjetori i Ditės Ndėrkombėtare tė tė Dejtave tė Fėmijės.

 

KONCEPTET PARĖSORE TĖ KONVENTĖS MBI TĖ DREJTAT E FĖMIJĖVE

Fuqizimi i fėmijės, aspektet  gjinore dhe tė brezave

Duke u bazuar nė respektin pėr dinjitet tė tė gjitha qenieve njerėzore, KDF e njeh ēdo fėmijė si bartės tė tė drejtave tė tij njerėzore: kėto tė drejta nuk rrjedhin apo ndėrvaren nga tė drejtat e njeriut apo ndonjė tė rrituri tjetėr. Kjo ėshtė mbėshtetja pėr konceptin e autorizimit tė fėmijės, duke i mundėsuar fėmijės si njė subjekt i respektuar dhe qytetar i shoqėrisė, qė tė sfidojė dhe tė ndėrrojė kufizimet e perceptimeve diskriminuese dhe pritjet nga tė rinjtė. Faktikisht, fėmijėt mbeten tė varur nga tė rriturit (falė zhvillimi tė tyre fizik dhe psikik, mungesa e tė mirave materiale/tė ardhurave dhe ndryshimeve nė situatat ekonomike dhe sociale tė prindėrve si papunėsia, shkurorėzimi i prindėrve etj.), tė qė kanė ndikim tė mėnjėhershėm nė standardin e jetesės tė fėmijės.

 

>>njėqind fėmijė, njėqind individė, ne jemi njerėz – jo njerėz qė duhet tė bėhemi, jo njerėz tė sė nesėrmes, por njerėz tani menjėherė – sot <<

JANUZS KORCZAK, “ SI TĖ DUHET FĖMIJA” ( 1919)

 

Garantimi i tė drejtave tė njeriut pėr fėmijėt, si rrjedhim, nuk krijon njė grup shoqėror tė “privilegjuar”. Pėrkundrazi, ėshtė njė parakusht pėr ngritjen e statusit tė tyre nė shoqėri nė njė shkallė qė tė mund tė mbrojnė interesin e tyre nė hapa tė njėjtė me tė rriturit. Vetėm atėherė fėmija mund tė dėshmojė para gjygjit pėr rastet e kujdestarisė, ku vajza duhet tė ndihet e sigurt pėr raportimin e shpėrdorimit seksual. Kjo, po ashtu, nxjerr nė pah preventivėn e aspektit tė ngritjes sė vetėdijėsimit tė autorizimit tė fėmijėve.  Vetėm atėherė duhet qė intereset e fėmijėve si njė grup social tė merren seriozisht – njė sfidė vendimtare, duke marrė parasysh situatėn demografike tė “shoqėrive tė moshuara “ nė Pėrendim, por, po ashtu, edhe nė hemisferėn jugore, ku tė rinjtė pėrbėjnė njė numėr deri 50% tė tė gjithė popullatės. Veē kėtij aspekti tė brezave, dimensioni gjinor ėshtė me rėndėsi primare pėr autorizimin e fėmijėve. Trafikimi i vajzave pėr pėrdorim seksual, vrasja e vajzave nė emėr tė “nderit familjar”, pėrjashtimet dhe pengesat nė arsim dhe nė punė, si dhe stereotipet degraduese nė media dhe nė industrinė zbavitėse, qartė tregojnė diskriminimin e dyfishtė pėr to, si vajza dhe si fėmijė.

 

Pamja e tėrėsishme e fėmijės

KDF si unik ėshtė traktati i parė universal pėr tė drejtat e njeriut qė kombinon tė drejtat ekonomike, sociale, kulturore, si dhe ato civile dhe politike nė njė dokument tė vetėm. KDF ndjek njė qasje gjithėpėrfshirėse pėr adresimin e situatės pėr fėmijė; ai shkon pėrtej deklaratave mė tė hershme pėr fėmijė, tė cilat ishin fokusuar nė nevojat e mbrojtjes gjatė zhvillimi tė fėmijės, si dhe pėrfshin kushtet e garantimit tė respektit pėr identitetin e fėmijės, vetėvendosjes dhe pjesėmarrjes.

 

Marrėdhėnia – fėmijė- prind- shtet

Nė tė njėjtėn kohė ėshtė me rėndėsi tė theksojmė se kėto dimesione tė dyfishta – tė drejtat e mbrojtjes dhe tė autonomisė – nuk janė reciprokisht tė veēamta, por reciprokisht pėrforcuese: Konventa nuk favorizon p.sh. tė drejtėn e autonomisė apo atė tė mbrojtjes, siē ėshtė pretenduar nga kritikėt, duke e quajtur KDF-nė “anti-familjare” dhe frikė tė shpėrndarjes sė familjes, duke garantuar tė drejtat njerėzore pėr fėmijė. KDF njikuptimisht njeh “pėrgjegjėsitė, tė drejtat dhe detyrimet” e tė (dy!)  prindėrve pėr ofrimin e “drejtimit tė duhur dhe udhėheqjen”  pėr fėmijėn. Megjithatė, kjo pėrgjegjėsi prindore ėshtė kualifikuar duke qenė “e pajtueshėme me evoluimin e aftėsive tė fėmijės”,  duke nėnkuptuar se kjo pėrgjegjėsi nuk garanton asnjė fuqi absolute mbi fėmijėn, por ėshtė vazhdimisht dinamike dhe relative. Gjthashtu, pėrballė shtetit, prindėrit bartin pėrgjegjėsinė primare tė arsimimit, por nė qoftė se nuk janė tė aftė apo nuk kanė dėshirė qė t’i pėrmbushin obligimet e tyre, ėshtė legjitime pėr shtetin / shoqėrinė qė tė ndėrhyjė.

 

Mosdiskriminimi i fėmijėve

Konventa shpall qartė ndalesėn e diskriminit tė fėmijėve, duke ofruar njė listė tė gjatė me bazat qė nuk pranojnė dallime (po ashtu lidhur me prindin/rojėn e fėmijės) si “raca, ngjyra, seksi, gjuha, religjioni, mendimi politik, nacional, origjina sociale apo etnike, prona, paaftėsia, lindja apo pozita tjetėr” (Neni 2).

 

>> Kam ėndėrruar se katėr fėmijėt e mi tė vegjėl njė ditė do tė jetojnė nė komb ku nuk do tė gjykohen pėr nga ngjya e lėkurės sė tyre, por nga pėrmbajtja e karakterit tė tyre.<<

MARTIN LUTER KING JR.

 

Nuk ka kusht tė caktuar pėr mosdiskriminimin e fėmijėve nė raport me tė rriturit (diskriminim nė bazė tė moshės). Megjithatė, duke marrė parasysh katalogun e gjerė tė tė drejtave nė KDF, ēdo masė kufizuese pėr kėto garanci, e cila bazohet nė moshė, do tė jetė e vėshtirė tė mbėshtetet nė bazė tė Nenit 1 dhe 3(1).

 

Interesi mė i mirė i fėmijės

 

>>Ardhmėria e ēdo pupulli mund tė matet drejtpėrdrejt nga gjendja prezente e rinisė sė tij.<<

XHON F. KENEDI

 

Neni 3(1) formulon ligjin udhėzues pėr tė gjithė Konventėn, i emėruar “interesi mė i mirė i fėmijės.” Ky nen thekson nevojėn pėr t’i kushtuar vėmendje prioritare interesit tė fėmijės. Ai nuk ėshtė i kufizuar me veprimet qė merren nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me fėmijėn (p.sh. arsimimi, gjyqet pėr rastet e kujdestarisė, etj), por nė vend tė kėsaj, ėshtė pėrshtatur pėr tė gjitha veprimet, tė cilat nė mėnyrė direkte apo indirekte mund tė kenė ndikim nė fėmijėn (politikat punėsuese, shpėrndarja e buxhetit etj.). Prandaj, kjo le tė kuptohet si njė obligim nga secili faktor (shtetėror apo privat) pėr tė udhėhequr “vlerėsimin e efekteve te  fėmija” sė pari, t’i parashohė pasojat e mundshme tė ēfarėdo mase  dhe alternative dhe qė mė tutje tė monitorojė zbatimin e asaj mase. Veē kėsaj, parimi i “interesit mė tė mirė tė fėmijės” shėrben si njė masė mbrojtėse pėr udhėheqjen e ēfarėdo situate, e cila kundėrshton tė drejtat e KDF-sė apo ku asnjė ligj i KDF-sė nuk mund tė zbatohet.

 

Definimi i “fėmijės” nga KDF-ja

Sė fundi, mbetet pyetja: kush ėshtė konsideruar “fėmijė” nė Konventėn pėr tė Drejtat e Fėmijės? Pra, KDF-ja e definon “fėmijėn” nė mėnyrė tė pėrgjithshme si ēdo qenie njerėzore nėn moshėn 18 vjeēare (pos nėse ėshtė arritur shumica nė shtetin pėrkatės pėr ta ndryshuar kėtė, Neni 1). Kėtu e tutje zgjedhim qasje mė tė thjeshtė, duke i ndarė tė rriturit nga adoleshentėt. Nuk ka ndonjė pėrmendje tė kufizimeve tė moshės nė Konventė (pėrveē Nenit 38) dhe Komiteti pėr tė Drejtat e Fėmijės – trup ndėrkombėtar pėr mbikėqyrjen e zbatimit tė Konventės- vazhdimisht  ka theksuar se qasja e KDF-sė po ashtu urdhėron shtetet qė t’i rishikojnė ligjet e tyre nacionale pėr pėrkufizimet e moshės nė  pėrputhje dhe justifikim tė vazhdueshėm.

Ndarė nga definimi i Nenit 1, ka disa kurthe pėr zbatimin e KDF-sė, sepse grupi “nėn moshėn 18 vjeē” pėrbėn njė grup tė llojllojshėm, llojllojshmėri johomogjene sociale, e cila e bėn tė nevojshėm pėr tė qenė i qartė pėr grupin e synuar apo masat.

 

Tė Drejtat e Konventės : pjesėmarrja – mbrojtja - dispozitat

Struktura e pėrdorur mė sė shpeshti pėr pėrshkrimin e Konventės ndarė nga parimet udhėheqėse dhe konceptet e pashtėshėnuara vijon mė tė tri “P-tė” Pjesėmarrja – Mbrojtja (Proteksionizmi) –  Provizionet (Dispozitat) (PPP)

 

 

>> Nė qoftė se dėshirojmė tė krijojmė njė paqe tė qėndrueshme, duhet tė fillojmė nga fėmijėt.<<

MAHATMA GANDI

 

 

Veē kėsaj, KDF, po ashtu, zhvillon standarde tė reja, duke formuluar tė drejtėn e fėmijės pėr mbrojtje tė identitetit, marrėdhėnieve familjare apo sociale e tė tjera (pėrfshirė kėtu ribashkimin familjar), ndalesat pėr adoptime ndėrkombėtare tė fėmijėve, e drejta e fėmijės pėr pushim, kohė tė lirė, lojė dhe aktivitete kulturore dhe obligim shtetėror pėr tė siguruar shėrimin dhe rehabilitimin pėr tė gjithė fėmijėt viktima tė ēfarėdo forme tė dhunės apo shfrytėzimit.

 

Pėrmbledhje: Pse pėrdorimi i tė drejtės pėr fėmijė – qasje e bazuar?

 

3.  PRESPEKTIVAT NDĖRKULTURORE DHE ĒĖSHTJET KONTRAVERSE

Mbrojtja e tė drejtave tė fėmijėve reflektohet nė statusin e fėmijės nė shoqėri,  nė konceptet mbizotėruese pėr fėmijėrinė, shembujt e mveshjeve pėr fėmijė, kushteve tė jetesės dhe infrastrukturės tė ndėrlidhur me ta. Gjithashtu, shfaq njė ēėshtje tė madhe sa i pėrket statusit tė familjes dhe po ashtu statusit tė femrės nė atė shoqėri.

 

Njė shembull tipik i kėndvėshtrimeve kundėrshtuese ndėrlidhet me ndėshkimin trupor tė fėmijėve. Pėrderisa ēdo kod penal nė tė gjithė botėn pėrshkruan se goditja me qėllim lėndimi ėshtė njė akt kriminal nė mes tė tė rriturve, parmi i njėjtė nuk ėshtė i aplikuar te fėmijėt. Nė vend tė kėsaj mund tė gjeni diskutime nė njė numėr tė “arsyeshėm” tė goditjeve me kamxhik,  regullore mbi madhėsinė dhe materialin e shufrės, apo kėrkesėn e pranisė sė mjekut gjatė ndėshikimit. Ėshtė shokuese tė shohėsh se deri mė tani janė vetėm dhjetė shtete nė botė, tė cilat plotėsisht e kanė hequr dėnimin trupor. Komisioni mbi tė Drejtat e Fėmijės ėshtė fokusuar nė dhunėn mbi fėmijė nga shteti, nė familje dhe shkollė gjatė dy diskutimeve tematike mė 2000 dhe 2001.  Sipas rekomandimeve tė tyre, njė studim i madh i KB mbi dhunėn ndaj fėmijėve u fillua nė vitin 2002 nė mėnyrė qė tė tėrheqė vėmendjen politike botėrore pėr kėtė problem.

 

Edhe njė ēėshtje brengosėse e diskutueshme, pėr shembull, statusi i vajzave (p.sh. “parapėlqimi i djalit” nė familje, arsimim, punėsim,  interpretimet restriktive tė ligjeve religjioze, praktikat tradicionale si prerja e gjenitaleve tė femrės, qasje nė shėrbimet e shėndetsiė gjinekologjike), => Moduli pėr tė Drejtat e Femrave apo problemi i fuqisė punėtore tė fėmijėve, tė cilėt janė tė lidhur me faktorė dhe kushte tė ndryshme nė shtetet pėrkatėse, duke pėrfshirė strukturėn ekonomike, shkallėn e papunėsisė, varfėrinė, kualitetin e sistemit arsimor, statusin e familjeve dhe femrave. => Moduli i punės.

 

>> A mund tė ketė njė detyrė mė tė frikshme sesa obligimi ynė pėr tė mbrojtur tė drejtėn e fėmijės me njė vigjilencė tė njėjtė siē i mbrojmė tė drejtat e ēdo personi tjetėr? A mund tė ketė njė test mė tė madh pėr udhėheqje sesa kėrkesa pėr sigurimin e kėtyre tė drejtave pėr ēdo fėmijė, nė ēdo shtet, pa pėrjashtime?<<

 

KOFI ANNAN, SEKRETAR I PĖRGJITHSHĖM I KOMBEVE TĖ BASHKUARA

 

4. ZBATIMI DHE MONITORIMI

Zakonisht, nė fushėn e tė drejtave tė njeriut, njė zbraztėsirė ekziston nė mes tė parimeve dhe praktikės, nė mes zotimeve dhe zbatimit aktual, por mund tė debatohet se kjo zbrazėtirė nuk ėshtė askund mė e madhe se nė tė drejtat e fėmijėve. Arsye tė ndryshme mund tė jepen pėr kėtė situatė (ēėshtjet e tė drejtave tė fėmijėve janė tė ndėrlidhura nė diskutimet kontraverse pėr “vlerat familjare” / kulturore/ traditat religjioze, mungesės sė infrastrukturės pėr fokusim tė fėmijėve, mbėshtetjes pėr autorizim tė fėmijėve apo iniciativė politike), por njė faktor mė kontribues mund tė gjendet nė sistemin e dobėt monitorues tė KDF-sė.

 

>>zbatimi i Konventės nuk ėshtė ēėshtje e zgjedhjes, mirėqenies apo bamirėsisė, por e pėrmbushjes sė detyrimeve juridike.<<

 

KOMITETI DREJTUES I TĖ DREJTAVE TĖ FĖMIJĖVE

(PLATFORMA NDĖRKOMBĖTARE E OJQ-VE PER MONITORIMIN SI VAZHDIM I SESIONIT SPECIAL MBI FĖMIJĖT), 2002

 

Konventa ofron vetėm njė mekanizėm pėr mbikėqyrje nė pajtim me kushtet e saj, domethėnė raportimin e shteteve pėrballė trupit mbikėqyrės, Komiteti mbi tė Drejtat e Fėmijės. Nėn kėtė procedurė, shtetet janė tė obliguara t’i dorėzojnė raportet nė Komision mbi programet e tyre pėr zbatim tė Konventės (protokolet fakultative). Komisioni, si pjesė e “dialogut dobiprurės” me qeverinė pėrkatėse, duke ua treguar deklaratat kritike dhe rekomandimet, i rishqyrton kėto raporte.

 

Nuk ka asnjė mekanizėm tjetėr mbikėqyrės, sikurse edhe me traktatet e tjera tė tė drejtave tė njeriut (ankesa individuale apo shtetėrore, apo procedurė hetuese), pėrderisa lobimi nga OJQ tashmė ka filluar  pėr mekanizmin e ankesave indivduale, e cila do ta lejojė Komitetin qė ta zhvillojė punėn e vet juridike, qė ėshtė njė shtytje e fuqishme pėr mė shumė ligjėrim nė elaborim juridik mbi tė drejtat e fėmijėve.

Mirėpo, Komiteti ka qenė mjaf inovativ pėr kompensimin e mungesės sė mekanizmave tradicionale. Sė pari, ai ka marrė njė pozicion mjaft tė hapur pėrballė pjesėmarrjes sė OJQ-ve , duke i thirrur ato qė t’i dorėzojnė raportet e tyre mbi tė drejtat e fėmijėve tė vendeve tė tyre, pėr tė pasur njė pasqyrė mė tė qartė pėr ēėshtjet kryesore. Sė dyti, Komiteti ka nisur forume vjetore (“ Ditėt e diskutimit gjeneral”) pėr tema specifike (p.sh. “ fėmija dhe familja”, “drejtėsia pėr tė rinj”, “HIV/AIDS”) nė mėnyrė qė ta pėrqendrojė vėmendjen ndėrkombėtare nė kėto ēėshtje.

 

Gjithnjė e mė shumė, megjithatė, numri nė rritje i standardeve, instrumenteve dhe institucioneve ka sfida tė reja pėr monitorim, dhe kėrkon koordinim mė tė afėrt nė mes tė tė gjithė akterėve tė pėrfshirė.

 

Nė shkallė nacionale, procesi pas Sesioneve Speciale mbi Fėmijėt tė KB 2002 pėrmban njė fakt tė rėndėsishėm pėr zbatim dhe monitorim. Dokumenti i lėshuar i thėrret tė gjitha shtetet pėr t’i dorėzuar Planet Nacionale pėr Veprim si bazė e politikave dhe masave tė fokusuara pėr fėmijėt, jo mė vonė se deri nė fund tė vitit 2003, “nėse ėshtė e mundur”.

 

>> Nėpėrmjet kėsaj zotohemi se nuk do tė kursejmė asnjė orvatje nė vazhdimit tė krijimit tė njė bote tė pėrshtatshme pėr fėmijėt, tė ndėrtuar nė arritjet e dekadės sė kaluar dhe tė udhėhequr nga parimet e grishjes sė parė pėr fėmijėt.<<

 

“NJĖ BOTĖ E PĖRSHTATSHME PĖR FĖMIJĖT”, DEKLARIMI DHE PLANI PĖR VEPRIM, I MIRATUAR NGA ASAMBLEJA E PĖRGJITHSHME E KB SESIONIT SPECIAL MBI FĖMIJĖT, 10 MAJ 2002.

 

Ky dokument i dalė nga ky samit po ashtu pėrmban angazhimin nga shtetet qė ta themelojnė dhe forcojnė mbėshtetjen dhe monitorimin kombėtar tė fokusuar nė fėmijė, siē ėshtė, njė ombdusperson pėr fėmijė. Ombduspersonėt mund tė ofrojnė mekanizma tė ankesave dhe korrigjimeve, kėshillime pėr fėmijėt dhe prindėrit, informim dhe lobim si dhe funksione mbikėqyrėse – nė pėrgjithėsi duke vepruar si njė lobi i institucionalizuar dhe i pavarur. Nė parim, mbrojtja e tė drejtave tė fėmijėve ėshtė ende njė fushatė e uhdėhequr nga tė moshuarit, pra duhet tė gjednen forma tė reja pėr pėrkrahje tė fėmijės  dhe tė hulumtohen iniciativa tė tė rinjve. Pėr mė tepėr, nė shumė shtete ka filluar lobimi pėr pėrfshirjen e parimeve tė KDF nė kushtetutat shtetėrore, nė mėnyrė qė tė ofrojė njė kornizė mė tė fuqishme ligjore pėr tė drejtat e fėmijėve. Nė kėto shtete, si Franca dhe Belgjika, ligjet e KDF-sė janė zbatuar direkt nė rastet gjyqėsore.

 

Sė fundi, orvatje promovuese duhet tė bazohet nnė informata efektive dhe tė besueshme, strategji tė arsimimit dhe kualifikimit (trajnimit), me mėsimet pėr tė drejtat e fėmijės dhe tė njeriut tė cilat i arrijnė nė mėnyrė direkte fėmijėt dhe tė rinjtė. Siē ka deklaruar Komiteti i KDF nė vitin 2001 nė Komentin e parė tė pėrgjithshėm mbi “Qėllimet e Arsimimit” (Neni 29): “Njė mėsim me pėrmbajtjen e tij qėndron i rrėnjosur nė vlerat e Nenit 29(1) qė ėshtė pėr ēdo fėmijė njė vegėl e domosdoshme pėr orvatjet e saj apo atij pėr tė arritur drejtimin e njė pėrgjigjeje jetėsore miqėsore tė tė drejtave tė njeriut pėrballė sfidave tė cilat pėrcjellin periudhėn e ndryshimeve fundamentale tė udhėhequra nga globalizimi, teknologjitė e reja dhe fenomene tė tjera tė ndėrlidhura.”

 

E DOBISHME TĖ DIHET

1. PRAKTIKA TĖ MIRA

Shembujt nė vazhdim pėr iniciativė dhe projekte kanė forcuar me sukses zbatimin e Konventės mbi tė Drejtat e Fėmijės, => Referencat dhe informatat shtesė

 

“Ndėrlidhni njerėzit” – njė projekt i sponsoruar pėr refugjatė tė rinj nė Austri, i organizuar nga Asylkoordination Osterreich (OJQ Austriake pėr koordinim pėr refugjatė dhe organizata pėr migrim), nė mbėshtetje nga Komiteti Austriak pėr UNICEF.

 

Ideja themelore e kėtij projekti ishte tė silleshin sė bashku refugjatėt e rinj tė pashoqėrueshėm me tė rriturit qė jetonin nė Austri tė cilėt kanė dėshirė qė tė ndajnė diēka me ta, ofrojnė mbėshtetje praktike pėr refugjatė, si nė arsim, kurse gjuhėsh, punė, paraqitje pėrpara autoriteteve, aktivitete sportive etj. Njė lidhje besimi nė mes tė fėmijės dhe sponsorit ishtė thmeluar, duke ndihmuar refugjatin qė tė stabilizohet nė ambientin e tij/saj dhe pasurimi i sponsorit me njė pėrvojė personale. Tė gjithė sponsorėt janė zgjedhur me kujdes dhe shkojnė nė njė trajnim paraprak nė ēėshtjet juridike, ēėshtjet psiko-sociale, punėn me autoritete etj. Prej fillimit tė saj nė vitin 2000, grupe tė reja tė sponsorėve janė themeluar ēdo vit, duke marrė vlerėsime pozitive nga pjesėmarrėsit  dhe nga publiku, autoritetet dhe mediat.

 

“ Recht hat jede/r – Trainings zum alltaglichen Umgang mieteinander” [Ēdonjėri ka tė drejtė-Trajnim pėr pėrditshmėrinė tonė] – seri tė mbledhjeve tė punės tė organizuara (uorkshope) nga  WUK Kinderkultur (njė nismė e hapėsirės kulturore pėr aktivitetet e fėmijėve) dhe Qendra Shėrbyese pėr Arsim pėr tė Drejtat e Njeriut nė Institutin Boltzmann pėr tė Drejtat e Njeriut. Kėto seri tė mbledhjeve tė punė sė organizuar synojnė fėmijėt  (nga 7 deri 15) nga tė dy grupet shkollore dhe fėmij/rini, duke u fokusuar nė zgjidhjet paqėsore tė konflikteve,  tolerancė dhe komunikim npėrmjet diskutimit, aktrim, aktivitete grupore; ēdo uorkshop zgjat pre 2 ½ orė dhe ndihmohet nga ekipi i dy ekspertėve (ndėrmjetėsues tė trajnuar, motivues argėtimit,  psikologė, aktorė, mėsues, etj). Prej vitit 2001 modulet mbi “Pėrgjegjėsinė” “Zgjidhjen e konflikteve” dhe “Respektit”  janė zhvilluar dhe janė prezantuar nė mė shumė se 80 uorkshope, duke i pėrfshirė mė shumė se 1600 fėmijė.

 

“Raportet hije“ joqeveritare  dhe “Koalicionet Nacionale” nė zbatimin vendor tė KDF.

Palėve shtetėrore tė Konventės mbi tė Drejtat e Fėmijės u kėrkohet qė tė dorėzojnė raportet e pėrparimit nė zbatimin e kėsaj konvente rregullisht pranė Komitetit pėr tė Drejtat e Fėmijės tė KB. Nė mėnyrė qė tė ndihmohet njė rishikim gjithėpėrfshirės i raporteve shtetėrore, Komiteti i mirėpret “raportet hije” tė pėrgatitura nga OJQ apo rrjetet e OJQ-ve (“koalicione nacionale”) nė vlerėsimin e tyre pėr gjendjen e fėmijėve dhe adoleshentėve nė shtetin nėn rishikim. Nė mė shumė se 90 vende janė themeluar koalicione nacionale pėr tė drejtat e fėmijės, duke promovuar dhe monitoruar zbatimin e KDF. Veē kėsaj, njė grup i OJQ-ve ndėrkombėtare pėr KDF-nė ofron mbėshtetje pėr OJQ-tė dhe koalicionet nė procesin e raportimit dhe monitorimit.

 

 

Aspekti mė i shquar i Samitit tė dytė tė KB mbi Fėmijėt nė New York ishte pjesėmarrja direkte e diku rreth 600 fėmijėve dhe tė rinjve (pothuajse 10% e 7000 pjesėmarrėsve) nga mė shumė se 150 vende nė ngjare. Nga 5 deri mė 7 maj u mbajt njė forum i ndarė i fėmijėve; porosia e lėshuar pastaj u prezantua nė Sesionin Special tė Asamblesė sė Pėrgjithshme 98-10 maj) nga njė pėrfaqėsues tė tė rinjve (madje me kėrkesė pėr njė rezolutė speciale tė AP pėr t’ua dhėnė atyre fjalėn). Pavarėsisht nga ndalesat e qarta pėr ndikim tė “nėn 18 vjeēarėve” nė negociata politike brenda KB-sė, kėto orvatje (pėrfshirė kėtu “versionin e fėmijės miqėsor” tė dokumenteve tė mėdha)  reflektojnė shpirtin e KDF pėr tė drejtėn e pjesėmarrjes dhe strukturimit tė standardeve nė proceset e ardhshme tė KB.

 

2. TRENDET

 

Korniza e KDF-sė pėr mbrojtjen e tė drejtave tė fėmijės nuk ėshtė njė dokument “statik”, por njė dokument nė zhvillim. Ky proces po forcohet, pėr shembull. Nga Komiteti pėr tė Drejtat e Fėmijės nėpėrmjet interpretimit tė KDF apo miratimit tė standardeve tė reja siē janė Protokolet Fakultative (2000) tė KDF mbi pėrfshirjen e fėmijėve nė konfliktet e armatosura dhe shitja e fėmijėve, prostitucioni i fėmijėve dhe pornografia e fėmijėve (tė dyja hynė nė fuqi nė vitin 2002).

 

>>Njerėzimi i detyrohet fėmijės me mė tė mirėn qė ka pėr t’i dhuruar<<

DEKLARATA E KOMBEVE TĖ BASHKUARA PĖR TĖ DREJTAT E FĖMIJĖS, 1959

 

Disa nga TRENDET  e tanishme nė fushėn e tė drejtave tė fėmijėve pėrfshijnė:

 

Fakte dhe tė dhėna- informata statistikore pėr tė drejtat e fėmijės

 

BURIMI:

RAPORTI I SEKRETARIT TĖ PĖRGJITHSHĖM TĖ KOMBEVE TĖ BASHKUARA, “NE FĖMIJĖT”, I PĖRGATITUR PĖR SESIONIN SPECIAL MBI FĖMIJĖT, SHTATOR 2001.

 SHIKO NĖ

WWW.UNICEF.ORG/SPECIALSESSION

 

3. KRONOLOGJIA

 

1923/24     Deklarata pėr tė Drejtat e Fėmijėve (Gelantyne Jebb / Lidhja e Kombeve)

1959    Deklarata pėr tė Drejtat e Fėmijės e KB

1989    Konventa pėr tė Drejtat e Fėmijės e KB ( e miratuar: 20 nėntor, 1989; hyri nė fuqi: 2 shtator 1990)

1990    Komiteti pėr tė Drejtat e Fėmijės i KB cakton Raportuesin Special mbi Trafikimin e Fėmijėve, Prostitucionin dhe Pornografinė e fėmijėve

1990    Samiti Botėror pėr Fėmijėt nė New York ( 29-30 shtator); miratimi i Deklaratės Botėrore  dhe Plani pėr Veprim pėr Mbijetesė, Mbrojtje dhe Zhvillim tė Fėmijėve

1990    Karta Afrikane pėr tė Drejtat dhe Mirėqenien e Fėmijėve u miratua (hyri nė fuqi: 29 nėntor 1999)

1996    Graēa Machel dorėzon raportin e lirshėm studimor “Ndikimi i konfliktit tė armatosur mbi fėmijėt” nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė KB

1998    Gjashtė OJQ ndėrkombėtare bėjnė njė koalicion pėr tė ndaluar shfrytėzimin e fėmijėve si ushtarė, nė mėnyrė qė tė lobonte pėr tė ndjekur shfrytėzimin e fėmijėve nė luftė dhe konflikte tė armatosura

1999    Rrjeti Ndėrkombėtar i Sigurisė zhvillon njė grup tė shteteve tė menēura, me njė shprehje tė fuqishme pėr situatėn e fėmijėve tė prekur nga konfliktet e armatosura

1999    Konventa nr. 182 pėr Format mė tė Rėnda tė Punės sė Fėmijėve e miratuar nga Organizata Ndėrkombėtare e Punės (hyri nė fuqi: 19 nėntor 2000)

2000    Miratimi i dy protokoleve fakultative pėr Konventėn: pėr pjesėmarrjen e fėmijėve nė konflikte tė armatosura (hyri nė fuqi: 12 shkurt 2002) dhe pėr trafikimin e fėmijėve, prostitucionin dhe pornografinė e fėmijėve (hyri nė fuqi: 18 janar 2002)

2002    Komisoni pėr tė Drejtat e Njeriut i KB urdhėron studimin mė tė madh pėr dhunėn kundrejt fėmijėve

2002    Forumi i Fėmijėve (5-7 maj) dhe Sesioni Special i Asamblesė sė Pėrgjithshme pėr Fėmijėt i KB nė Nu Jork (8-10 maj);  Miratohet Deklarata e re dhe Plani pėr Veprim (Njė botė e pėrshtatshme pėr fėmijėt)

 

AKTIVITETE TĖ ZGJEDHURA

 AKTIVITETI 1. TAVOLINA E RRUMBULLAKĖT PĖR VEPRIM PĖR TA ZVOGĖLUAR  PUNĖN E FĖMIJĖVE

 

PJESA I: HYRJE

Lloji i aktivitetit:  Akti dramatik pėr punėn e fėmijėve

 

PJESA II: INFORMATA TĖ PĖRGJITHSHME PĖR AKTRIMIN

Qėllimet dhe synimet:  tė rritet kuptimi pėr interesa dhe motive tė ndryshme tė pėrfshira nė fuqinė punėtore tė fėmijėve dhe pasojat e saj pėr zhvillimet strategjike dhe alternativat e mundshme; ky akt dramatik ėshtė si vazhdim nga diskutimet e mėhershme pėr ēėshtjet e fuqisė punėtore tė fėmijėve pėr t’i familjarizuar pjesėmarrėsit me histroikun

 

Grupi i synuar: tė rinjtė, tė rriturit

Madhėsia e grupit: 15-20 pjesėmarrės

Koha: 1-2 orė (duke u bazuar nė gjerėsinė e “planit pėr veprim”)

Pėrgatitja:  pėrgatitje nė klasė/dhomė, kartat me emrat dhe funksionin e pjesėmarrėsve; pėrdorimi i pjesėve tė gazetave tė tanishme pėr informimin pėr historikun dhe llojet e ndryshme tė roleve dhe pozicioneve, raportet e UNICEF / ONP (ILO) / OJQ-ve pėr fuqinė punėtore tė fėmijėve. => Informimi shtesė.

 

>> Njerėzimi i detyrohet fėmijės me mė tė mirėn qė mund ta ofrojė<<.

DEKLARATA E KOMBEVE TĖ BASHKUARA E TĖ DREJTAVE TĖ FĖMIJĖS 1959

 

Materiali: letėr, hamerė, e gjėra tė tjera pėr dokumentim

Aftėsitė e pėrfshira: aftėsitė pėr komunikim dhe analizė

 

PJESA III: INFORMATA SPECIFIKE MBI AKTIN DRAMATIK

 

Hyrje nė temė:  Tregoni se problemi i fuqisė punėtore tė fėmijės nė shtetin X ka pasur njė kritikė nė rritje nga organizatat vendore tė tė drejtave tė fėmijės dhe asaj ONP ndėrkombėtarisht; qeveria ka vendosur ta mbajė njė tryezė tė hapur pėr tė diskutuar pėr masat kundėr fuqisė punėtore tė fėmijėve; pjesėmarrėsit pėrfaqėsojnė akterė tė ndryshėm  (ekipe mundėsisht), kryesisht (nuk ėshtė e dhėnė tė pėrfshihen) fėmijė qė punojnė, fėmijė nė shkollė, prindėr, mėsues, organizata tė punėsimit, unione tė tregtisė, zyrtarė tė qeverisė, OJQ pėr tė drejtat e fėmijėve, UNICEF/ONP. Qėllimi i fundit i diskutimit duhet tė jetė njė strategji pėr procesit tė vazhdueshėm (alternativė: elaborimi i planit pėr veprim)

 

Shfaqja e aktit dramatik:  zgjidhni pjesėmarrėsit e tryezės sė hapur, u jepni deri nė 20 minuta qė t’i zhvillojnė pozitat/strategjitė pėr diskutim (alternative, u jepni materialin pėr lexim pėrpara); pėrfaqėsuesi e UNICEF/ONP apo OJQ-ve mund tė aktrojnė si kryetar tė takimit, duke i prezantuar pjesėmarrėsit dhe “funksionet” e tyre. Diskutimi mund tė fillojė me njė pėrmbledhje tė gjendjes momentale tė fėmijėve, nė pėrgjithėsi “fėmijėt qė punojnė nė fabrikė tė rrobave” apo prindėrit e brengosur pėr trajtimin e fėmijėve. Pjesėmarrėsit duhet tė shfaqin qėndrimin e tyre nė diskutimin e mbledhjes. Si rezultat njė strategji duhet tė elaborohet apo njė plan pėr veprim i zhvilluar ndaras nė grupe tė studimit.

 

Vlerėsimi, kėshilla metodologjike: pyetni pjesėmarrėsit pėr ndjenjat, mendimet dhe reagimet gjatė lojės; mendo nė veēanit pėr rolin “fėmijėt”, qė tė luhet nė diskutim.

 

PJESA IV: VAZHDIMI

Tė drejtat e ndėrlidhura / fusha tė mėtejshme tė kėrkimit:

Neni 3 (interesi mė i mirė i fėmijės), 6 (mbijetesa dhe zhvillimi), 32 (shfrytėzimi ekonomik), 24 (shėndeti), 26-27 (sigurimi social, standardet e mjaftueshme tė jetesės), 28-29 (arsimimi), 31 ( koha e lirė dhe loja), tė Konventės pėr tė Drejtat e Fėmijės, Konventa e ONP (ILO) mbi Format mė tė Rėnda tė Punės tė Fėmijės mė 1999. Diskuto pėr punėn e ONP (iniciativėn PNEP - Programi Ndėrkombėtar pėr Eliminimin e Punės sė Fėmijėve). Shiko pėr fėmijėt qė punojnė, nė vend qė tė shkojnė nė shkollė nė bashkėsinė tėnde lokale.

 

2. AKTIVITETI II. MOSPĖRFILLJA PRINDORE DHE KEQTRAJTIMI

 

Lloji i aktivitetit: rast pėr studim mbi tė drejtėn pėr mbrojtje nga dhuna/mospėrfillja/keqtrajtimi.

 

PJESA II: INFORMATA TĖ PĖRGJITHSHME PĖR RASTIN E STUDIMIT

 

Qėllimet dhe synimet:  tė kuptohet marrėdhėnia ndėrmjet pėrgjegjėsisė shtetėrore dhe asaj prindore pėr tė drejtat e fėmijės dhe mbrojtjen.

 

Grupi i synuar: tė rriturit, tė rinjtė

Madhėsia e grupit: 10-20 pjesėmarrės

Koha: 1-2 orė

Pėrgatitja:  teksti i rastit pėr studim

Materiali: letėr, tekstet pėr normat e ndėrlidhura me tė drejtat e njeriut.

 

Aftėsitė e pėrfshira: aftėsitė pėr analiza

 

PJESA III: INFORMATA SPECIFIKE MBI RASTIN PĖR STUDIM

Hyrje nė rast, identifikimi i ēėshtjeve kryesore:

Tre fėmijė prej moshės tre deri pesė vjeēare, kanė jetuar me prindėrit e tyre nė periferi tė qytetit. Fqinjėt filluan tė ankohen te policia lokale dhe tek autoritetet e mirėqenies, se prindėrit e tyre grinden shpesh, dhe fėmijėt janė dukur tė lėnė pasdore dhe janė parė duke qajtur shpesh.  Nė muajt nė vijim ka pasur edhe mė shumė raportime pėr fėmijėt tė cilėt vjedhin ushqim, shkojnė nė shkollė tė palarė dhe ka pasur shenja se ata ishin rrahur ose keqtrajtuar. Autoriteti i mirėqenies sė fėmijėve organizoi njė takim pėr shqyrtimin e gjendjes dhe zbuloi se kushtet nė shtėpi ishin mjaft tė kėqija (sanitari e keqe, shtretėr tė thyer, etj), por ofroi njė asistencė vetėm pėr prindėrit, pa njė veprim tė menjėhershėm sa u pėrket fėmijėve. Megjithatė, fėmijėt filluan tė shfaqin shenja tė shqetėsimeve psikologjike dhe logjike, duke u bėrė josocialė me tė tjerėt; prandaj u mbajtėn takimet tė tjera ndėrmjet autoriteteve legale, prindėrve, psikologėve dhe punėtorėve socialė. Kjo vazhdoi katėr vjet deri kur fėmijėt ishin larguar pėrkohėsisht nga shtėpia pėr tė qėndruar me prindėr e kujdestarė pėr disa muaj. Sapo u kthyen, prindėrit e fėmijėve u divorcuan dhe nėna u tha autoriteteve se ata duhet tė pėrkujdesen pėr fėmijėt, sepse ajo nuk mund tė bashkėpunonte mė tutje dhe do t’i rrihte nė qoftė se nuk do tė largoheshin nga ajo. Mė nė fund, autoritetet e mirėqenies dhanė urdhėr dhe tė gjithė fėmijėt u morėn nga prindėr kujdestarė. Njė psikologe pėrshkruajti pėrvojat e fėmijėve si  ”pėr tė thėnė troq, tmerruese”, duke  shtuar se ky rast ishte rasti mė i rėndė i mospėrfilljes dhe shpėrdorimit emocional qė e kishte parė ndonjėherė nė karrierėn e saj profesionale. Pėrfundimisht, me ndihmėn e disa avokatėve, fėmijėt i paditėn autoritetet lokale duke kėrkuar kompensim pėr vuajtjet e tyre traumatike, nė bazė tė faktit se autoritetet kanė qenė tė vetėdijshme pėr mospėrfilljen e vrazhdė tė tyre, shpėrdorimin dhe keqtrajtimin nga prindėrit e tyre dhe qė nuk kanė ndėrhyrė me kohė qė ta ndalojnė kėtė. Por gjykata deklaroi se nuk ka asnjė kompetencė juridike qė tė vendosė pėr kompensim pėr kėtė ēėshtje dhe e pezulloi rastin. Fėmijėt tash po kėqyrin tė bėjnė njė ankesė nė organet ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut. Ēka do tė kėshillohen ata? Cilat tė drejta tė Konventės pėr tė Drejtat e Fėmijės mund tė jenė shkelur? Cilėt traktate tė tė drejtave tė njeriut mund tė zbatohen pėr kėtė rast? Cilat mekanizma duhet tė pėrdoren pėr tė shqyrtuar ankesėn?

 

Analiza e rastit/tė drejtat e ndėrlidhura: Tė dyja konventat, Konventa pėr tė Drejtat e Fėmijės dhe Konventa Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut mund tė pėrdoret pėr analizė- Nenet nė lidhje tė KDF-sė pėrfshijnė: Nenin 3 (interesi mė i mirė i fėmijės, pėrgjegjėsia e shtetit), Nenet 5.9.18 (pėrgjegjėsitė e prindėrve, mbrojtja e mardhėnieve familjare), Nenet 19, 37 (mbrojtja nga dhuna dhe nga trajtimi jonjerėzor dhe degradues), Neni 27 (standardet e mjaftueshme pėr jetesė). Nenet nė lidhje tė KEDN pėrfshijnė: Neni 3 (mbrojtja nga dhuna dhe nga trajtimi jonjerėzor dhe degradues), Neni 8 (mbrojtja e jetės private dhe integritetit personal), Neni 6 (qasje nė drejtėsi), Neni 13 (kompenzimi i efektshėm); mekanizmi pėr ankesė individuale ofrohet vetėm nga KEDN.

 

Sygjerime pėr ndryshim: Rasti mund tė pėrdoret pėr aktin dramatik: nga tė tri grupet: kandidatėt – zėdhėnėsit qeveritarė- gjykatėsit – lejo tė diskutojnė rastin dhe mundohu qė tė arrihet zgjidhja.

 

PJESA IV: VAZHDIMI

Burimet:  Rasti pėr studim i bazuar nė Rastin e Z-sė dhe tė tjerėt nė V. Britani e Madhe, Aktgjykimi i Gjykatės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut i datės 10 Maj 2001, Padia nr. 29392/95; shih po ashtu rastin e tashėm tė K.A. kundėr Finalandės, Aktgjykimi i datės 14 Janar 2003, Padia nr. 277751/95 (ndarja e fėmijėve nga prindėrit e tyre si vazhdimėsi e deklaratave pėr shpėrdorim seksual nga prindėrit e tyre – dhunim tė Nenit 8 KEDN pėr autoritetet dėshtim pėr tė ndėrmarrė hapa efikas pėr ribashkimin e familjes).

 

BIBLIOGRAFIA

 

Kofi Annan / UNICEF 2001. “Ne Fėmijėt”, raporti i Sesionit Special tė Asamblesė sė Pėrgjithshme mbi Fėmijėt. UNICEF, New York.

 

Asylkoordination Austria / Projekti i Ndėrlidhjes sė Njerėzve: http://www.asyl.at

 

Instituti pėr tė Drejta tė Njeriut Boltzman / Qendra pėr Shėrbim pėr Arsimimin pėr tė Drejtat e Njeriut: http://www.humanrights.at/

 

Koalicioni pėr Ndalimin e Pėrdorimit tė Fėmijėve si Ushtarė. 2001. Raporti botėror. Publikim i koalicionit, Londėr.  

 

Mishell Freman. 1997.  Statusi moral i fėmijės: Ese mbi tė drejtat e fėmijės. Publikime tė Martinus Njihoff, Dordrecht/Boston/Londėr.

 

 Garēa Machel. 2001. Ndikimi i luftės te fėmijėt. C. Hrust & CO., Londėr.

 

Amartya Sen. 2002. Edukimi fillor dhe siguria njerėzore. Deklaratė nė Komisonin mbi Sigurinė Uorkshopi i Kalkutės, nė dispozicion nė: http://www.humansecurity-chs.org./

 

Komsioni mbi tė Drejtat e Fėmijės i KB: http://www.unhchr.ch/html/menu2/6/crc/

 

Sesioni Special i Asamblesė sė Pėrgjithshme mbi Fėmijėt i KB 2002: http://www.unicef.org/specialsession 

 

UNICEF ( i pėrgatitur nga Hodgkin, rachel dhe Peter Neėell). 2002. Doracaku pėr zbatim tė Konventės mbi tė Drejtat e fėmijės (verzioni i korigjuar plotėsisht), UNICEF, Gjeneva-Njy Jork.

 

WUK-Werkstatten – dhe Kulturhaus Vienė:

http://wuk.at/index/id/7/index.htm

 

INFORMATA PLOTĖSUESE

 

Rrjeti Afrikan pėr Parandalim dhe Mbrojtje Kundėr Keqpėrdorimit dhe Mospėrfilljes sė Fėmijės (RrAPKKMF):

http://www.anppcan.org/

 

Filip Alston (ed.). 1994. Interesat mė tė mira tė fėmijės: Bashkėrendimi i kulturės me tė Drejtat e Njeriut. Shtypshkronja Claredon. Oksford.

 

Amnisty International Children’s Action 1999: http://amnesty.org/ailib/intcam/children/kids99/kidindex.htm

 

Asquith, Stewart dhe Malcolm Hill (edukatorė) 1994. Drejtėsi pėr fėmijėt. Publikime tė Martinus Njihoff, Dordrecht/Boston/Londėr.

 

Brett, Rachel dhe Margaret McCallin. 1996. Fėmijėt – ushtarėt e padukshėm. Shpėto Fėmijėt, Suedi, Stokholm.

 

Casa Alianza (Guatemalė): http://www.casa-alianza.org/

 

Qendra Evropian pėr Fėmijė:

http://eurochild.gla.ac.uk/

 

Child-hood.com (fėmijėria.com) (platforma e internetit kundėr turizmit seksual):

http://child-hood.com/

 

Shtėpia e fėmijėve:

http://www.child-abuse.com/childhouse/

 

Rrjeti Informativ pėr tė Drejtat e Fėmijės (RrIDF):

http://www.cring.org/

 

Koalicioni i Fėmijėve- Ushtarė: http://www.child-soldiers.org/

 

Rrjeti Hulumtues Ndėrkombėtar pėr Mbikėqyrje fėmijėsh:

http://www.childwatch.uio.no/

 

Kėshilli i Evropės / Qendra Evropiane e Rinisė. 1995. Tė gjithė ndryshe – tė gjithė tė barabartė (pako edukative). Nė dispozicion nė: http://coe.int/T/E/human_rights/Ecri/3-Educational_resources/

 

Mbrojtja e Fėmijės:

http://www.defence-for-children.org/

 

Sharon Detrick (ed.) 1992. Konventa mbi tė Drejtat e Fėmijėse KB. Udhėrrėfyes drejt “Travaux Preparatoires”. Publikime tė Martinus Njihoff, Dordrecht/Boston/Londėr.

 

Sharon Detrick (ed.) 1999. Pėrshkrim pėr Konventėn e Kombeve tė Bashkuara mbi tė Drejtat e Fėmijės. Publikuesi Akademik Kluwer, Hagė.

 

Gabriele Dorsch. 1994. Die Konvention der Vereinten Nationen Convention uber die Rechte der Kindes [Konventa per tė Drejtat e Fėmijės e KB). Berlin: Dunker & Humblot.

 

Fund Prostitucionit, Pornografisė dhe Trafikimi tė Fėmijės {FPPTF [ECPAT]}: http://www.ecpat.net/

 

Rrjeti Evropian i Fėmijėve (EURONET)

http://europeanchildrensnetwork.gla.ac.uk/

 

Rrjeti Evropian pėr Ombudspersonin pėr Fėmijė (RrEOF): http://www.ombudsnet.org/

 

Iniciativa Globale pėr Fundin e tė Gjitha Dėnimeve Trupore pėr Fėmijė (IGFGjDFT): http://www.endcorporalpunishment.org/

 

Goodwin-Gill, Guy dhe Ilene Cohn. 1994. Ushtarėt Fėmijė. Oxford University Press, Oxford.

 

Susan Fountain. 1993 . Ėshtė vetėm e drejtė!. UNICEF, New York.

 

Bob Franklin (ed.). 2001. Doracaku i ri i tė drejtave tė fėmijėve: Politikat dhe praktikat krahasuese (botimi i dytė). Routledge, Londėr/New York.

 

Michael Freeman (ed.). 1996. Tė drejtat e fėmijėve: njė prespektivė krahasuese. Kompania botuese Dartmouth, Aldershot.

 

Michael Freeman dhe Philip Veerman (ed.). 1992. Ideologjitė e tė drejtave tė njeriut. Publikime tė Martinus Njihoff, Dordrecht/Boston/Londėr.

 

Tomas Hammarberg. 1995. Tė drejtat e fėmijėve tė hendikepuar: Konventa mbi tė Drejtėn e Fėmijės e KB. Nė: Degner/Koster-dreese (ed.). Tė drejtat e njeriut dhe personat e hendikepuar: Ese dhe instrumentet e tashme tė tė drejtave tė njeriut. Publikime tė Martinus Njihoff, Dordrecht/Boston/Londėr.

 

Ruth Finney Hayward. 2000. Thyerja e qypit tė argjiltė: Mėsime nga Azia jugore pėr pėrfundimin e dhunės kundrejt femrave dhe vajzave. Katmandu: zyra rajonale e UNICEF-it pėr Azinė juglindore.

 

James R. Himes. 1995. Zbatimi i Konventės mbi tė Drejtėn e Fėmijės: Mobilizimet e burimeve nė shtetet me tė ardhura tė vogla. Publikime tė Martinus Njihoff, Dordrecht/Boston/Londėr.

 

Divizioni i Mbikėqyrjes sė tė Drejtave tė Fėmijės: http://hrw.org/children

 

Programi Ndėrkombėtar pėr Eliminimin e Punės tė Fėmijės (PDEP): http://www.ilo.org/public/english/standards/ipec/

 

An-Magritt Angelo Saporiti Jensen. 1992. A llogarisin fėmijėt? Fėmijėria si njė Fenomen Social – Njė pėrmbledhje statistikore (Raportet EUROSOCIAL-e nr. 36). Qendra Evropiane pėr Politikat e Mirėqenies Sociale dhe Hulumtim, Vjenė.

 

Jenny Kuper. 1997. Ligji ndėrkombėtar rreth fėmijėve civilė nė konfliktet e armatosura. Shtypshkronja Claredon. Oksford.

 

Koalicioni Nacional pėr Shfuqizimin e Dėnimit me Vdekje (SHBA): http://ncadp.org/

 

Grupi i OJQ-ve pėr KDF:

http://www.crin.org/NGOGroupforCRC

 

Lista-kontrolluese e OJQ-ve pėr Fėmijėt nė Konfliktet e Armatosura:

http://watchlist.org/

 

Aleanca pėr Shpėtimin e Fėmijėve. 1997. Pakot trajnuese tė KDF –sė. Londėr.

 

Helmut Christian Hainzl Sax. 1999. Die verfassungsrechtiliche Umsetzung der UN-Kinderrechtskonvetion in Osterreich [Zbatimi Kushtetues i KDF nė Austri]. Botimi Osterrreich, Vienė.

 

Programi pėr Fėmijė e Ndarė nė Evropė: http://sce.gla.ac.uk/

 

SOS (fshati ndėrkombėtar i fėmijėve) SOS Kinderdorf International:

http://sos-childrensvillages.org/

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė KB pėr ndikimin e konflikteve tė armatosura mbi fėmijėt:

http://un.org/special-rep/children-armed-conflict

 

Terre de Hommes: http://www.terredeshommes.org/

 

UNICEF: Raporti mbi gjendjen e fėmijėve tė botės (publikimi vjetor)

 

Baza Statistike e UNICEF: http://www.childinfo.org/

 

Geraldine Van Bueren. 1995. Kuptimi i tė drejtave tė fėmijės.  Ghent: Qendra e tė Drejtave tė Njeriut.

 

Lisa Woll. 2000. Konventa Ndėrkombėtare mbi tė Drejtėn e Fėmijės Studim i Efekteve. OJQ Shpėto Fėmijėt, Suedi, Stokholm.  

 

Grupet Punuese pėr Vajza: http://grilsrights.org/

 

Organizata Botėrore Kundėr Torturės (OBKT)

Programi pėr tė Drejtat e Fėmijėve: http://omct.org/

 

World Vision International: http://www.wvi.org/

 

Kongresi Botėror kundėr Shfrytėzimi Komercial dhe Seksual tė Fėmijėve:

http://csecworldcongress.org/