TĖ DREJTAT E NJERIUT NĖ KONFLIKTET E ARMATOSURA
E DREJTA NDĖRKOMBĖTARE HUMANITARE:
EDHE LUFTĖRAT KANĖ KUFIJ
..aktet nė vazhdim jane dhe duhet tė mbeten tė
ndaluara nė ēdo kohė, nė ēdo vend, ēfarėdoqoftė [...]
-
Dhuna mbi
jetėn dhe personin, nė veēanti vrasjet e tė gjitha llojeve, gjymtimi, trajtimi
mizor dhe tortura;
-
Marrja e
pengjeve;
-
Cenimi i
dinjitetit personal, nė veēanti trajtimi poshtėrues dhe degradues:
-
Dėnimi
dhe ekzekutimi pa aktgykim tė dalė nga gjykata e rregullt, duke dhėnė tė gjitha
garancitė juridike [...]
-
Tė
plagosurit dhe tė sėmurėt duhen mbledhur dhe duhet kujdesur pėr ta.
NENI 3 (1) DHE (2), UNIK PĖR TĖ KATĖR KONVETAT E
GJENEVĖS TĖ VITIT 1949
TREGIM ILUSTRUES
Isha 19 vjeē kur shkova nė Vietnam. Isha specialist i rangut tė katėrt i pushkės. Isha i ushtruar pėr tė vrarė, por realiteti pėr vrasjen e dikujt ėshtė ndryshe nga ushtrimet dhe tėrheqja e kėmbėzės.
Nuk e dija se do ta bėja kėtė. Unė e dija se kishte gra dhe fėmijė,
por tė thosha se do ti vrisja ata, nuk e dija se do tė bėja, deri sa ndodhi.
Unė nuk e dija se do tė vrisja ndokė. Nuk dėshiroja ta vras askė. Nuk isha i
edukuar pėr tė vrarė.
Ajo po vraponte me shpinėn e kthyer nga drunjtė, por bartte diēka.
Unė nuk e dija se a ishe armė apo diēka tjetėr. E dija se ėshtė grua, dhe nuk
doja qė tė qėlloja kundėr njė gruaje, por mė urdhėruan tė shtija. Dhe, unė
mendoja se ajo vraponte me armė dhe e qėllova. Kur e ktheva pėrpara, ishte njė
foshnje. Unė shtiva rreth katėr herė nė
tė dhe plumbat kishin kaluar nėpėr trupin tė saj, duke e qėlluar edhe fėmijėn.
Dhe, kur e ktheva atė, e pashė fytyrėn e foshnjės qė ishte pėrgjysmuar. Unė u
zverdha. Ushtrimi erdhi tek unė- programimi pėr tė vrarė- dhe unė fillova tė
vras.
Varando Simpson, veteran Amerikan i luftės sė Vietnamit, duke rrėfyer ngjarjet qė kanė ndodhur nė vitin 1968.
BURIMI:
MARRĖ NGA DAVID DONNOVAN, NJĖ HERĖ MBRET I LUFTARĖVE: KUJTIMET E NJĖ OFICERI NĖ VIETNAM, I KUOTUAR NĖ TE DREJTEN HUMANITARE TĖ NJOHUR, MODULET E EDUKIMIT PĖR TĖ RINJĖ, ICRC 2001.
Pyetjet pėr diskutim
Duke ditur[...]
se i vetmi synim i legjitimuar pėr tė cilin shtetet duhet tė pėrpiqen
gjatė luftės ėshtė qė ti dobėsojnė forcat ushtarake tė armikut;
pėr kėtė qėllim ėshtė e mjaftueshme pėr tė bėrė tė paaftė numrin mė
tė madh tė mundshėm tė meshkujve;
qė ky synim do tė jetė i tejkaluar me pėrdorimin e armėve tė cilat
padobishėm ashpėrsojnė vuajtjet e njerėzve tė paaftė, apo e bėjnė tė
paevitueshme vdekjen e tyre.
PREAMBULA E DEKLARATĖS SĖ SHĖN PETERSBURGUT, 1868
E DOMOSDOSHME TĖ DIHET!?
1. EDHE LUFTĖRAT KANĖ KUFIJ
Disa situata e kėrcėnojnė sigurinė njerėzore mė shumė sesa ato tė luftės. Nė rrethana ekstreme tė konfliktit tė armatosur, qeveritė e gjejnė vetveten nė pozitė tė marrjes sė vendimeve tė vėshtira nė mes tė njė situate tė nevojave tė shoqėrisė dhe atyre individuale. Tė drejtat e njeriut pushojnė tė jenė aktuale, por dhuna sistematike dhe e organizuar, si veēori e vėrtetė e konflikteve tė armatosura, pėrbėn fyerje pėr parimet e thella tė kėtyre tė drejtave. Si e tillė, situata e konfliktit tė armatosur kėrkon njė pako rregullash plotėsuese tė veēanta, duke u bazuar nė njė ide tė thjeshtė, e cila ėshtė se edhe lufta ka kufij. Kėto rregulla zakonisht pėrmenden si e Drejta Ndėrkombėtare Humanitare (DNH) apo E Drejta nė Konfliktet e Armatosura. DNH-ja mund tė pėrmblidhet si parime dhe rregulla qė rregullojnė kufirin e pėrdorimit tė dhunės gjatė konflikteve tė armatosura nė mėnyrė qė tė:
Shumė njerėz e kanė
vėnė nė dyshim dhe shumė tė tjerė kanė
mohuar se ligji mund ta rregullojė sjelljen nė njė realitet tė pėrjashtuar,
anarkik dhe tė dhunės tė konfliktit tė armatosur. Si mund tė pritet se ku
mbijetesa e individit apo shoqėrisė ėshtė nė majė, konsiderata juridike do ta
kufizojnė sjelljen e njeriut? Sado qė do tė duket befasuese nė shikim tė parė,
ka arsye shumė tė mėdha pėr agresorėt dhe mbrojtėsit qė njėlloj ti ndjekin
rregullat e vėna nga DNH. Ndėrsa, shpėrthimi i dhunės anulon idenė pėr siguri,
megjithatė ėshtė me rėndėsi tė kuptohet se DNH i kontribuon sigurisė njerėzore,
duke e mbrojtur idenė se edhe luftėrat kanė kufij. DNH njeh realitetin e
konflikteve tė armatosura dhe u pėrgjigjet nė mėnyrė pragmatike, me rregulla tė
detajuara dhe praktike drejtuar individėve. Kjo degė e ligjit nuk tenton tė pėrcaktojė se ēka ka apo nuk
ka tė drejtė shteti apo grupi i rebeluar gjatė konfliktit tė armatosur. Mė
shumė synon qė ti kufizojė vuajtjet qė lufta mund ti shkatojė. Nė orvatjet
pėr tė ruajtur dinjitetin njerėzor, DNH mund tė thotė po ashtu se i kontribuon
njė paqeje eventuale, duke i rritur mundėsitė e pajtimit.
Lufta gjithmonė duhet tė zhvillohet me njė vizion pėr
paqe.
HUGO DE GROOT (GROTIUS)
Origjina e DNH
Ndonėse dijetarėt mendojnė se DNH-ja moderne lindi mė 1864, me miratimin e Konventės sė Parė tė Gjenevės, ėshtė e qartė se rregullat pėrmbajtėsore tė Konventės nuk ishin tėrėsisht tė reja. Nė realitet, njė pjesė e madhe e Konventės sė Parė tė Gjenevės kishte rrjedhur nga e drejta ekzistuese zakonore ndėrkombėtare. Nė fakt, kishte rregulla tė cilat mbronin kategori tė caktuara tė viktimave nė konflikte tė armatosura, dhe zakonet e lidhura me mendimet dhe metodat e luftės se autorizuar apo tė ndaluar gjatė armiqėsisė, mė herėt se viti 1000 para Krishtit.
Deri nė mesin e shekullit XIX, kodet dhe zakonet tė cilat e bėnė DNH kanė qenė gjeografikisht tė kufizuara dhe nuk kanė shprehur njė koncensus universal. Nxitja e parė pėr traktatin e parė universal mbi te Drejtėn Humanitare, nė masė tė madhe, erdhi nga ndėrmarrėsi zviceran Henry Dunant. Duke qenė dėshmitarė i kėrdisė sė bėrė nė Solferino mė 1859, gjatė njė beteje, me ērast forcat franceze dhe austriake iu kundėrvunė njėra- tjetrės nė Italinė veriore, Dunant vendosi ta shkruajė njė libėr nė tė cilin ai pėrshkruante tmerrin e betejės dhe mundohej qė tė sygjeronte dhe tė publikonte masat pėr pėrmirėsimin e fatit tė viktimave tė luftės. Miratimi i Konventės sė Gjenevės sė vitit 1864 pėr Korigjimin e Kushteve tė tė Plagosurve nė Ushtri nė terren, pėrfundoi nė njė traktat ndėrkombėtar tė hapur pėr ratifikim universal, nė tė cilin shtetet pranonin vullnetarisht qė ta kufizonin fuqinė e tyre nė tė mirė tė individit. Pėr herė tė parė, konfliktet e armatosura u bėnė tė rregulluara me shkrim nė njė ligj tė pėrgjithshėm.
Rregullat dhe parimet e DNH janė rregulla juridike tė njohura pėrbotshėm e nuk janė vetėm norma morale dhe filozofike apo zakone shoqėrore. Konkluzioni i natyrės juridike i kėtyre rregullave ėshtė, natyrisht, ekzistimi i njė regjimi tė detajuar tė tė drejtave dhe detyrimeve tė ngarkuara mbi palė tė ndryshme nė njė konflikt tė armatosur. Individėt tė cilėt nuk i respektojnė rregullat e DNH do tė sillen para drejtėsisė.
E drejta ndėrkombėtare humanitare duhet tė kuptohet dhe analizohet si njė pjesė e veēantė e njė kornize tėrėsore: rregullat dhe parimet tė cilat rregullojnė koordinimin dhe kooperimin nė mes tė anėtarėve tė bashkėsisė ndėrkombėtare, nė veēanti, E Drejta Ndėrkombėtare Publike.
Kur dielli lindi nė njėzetė e pesė qershorin e vitit 1859 shpalosi
pamjet mė lemeritėse tė pėrfytyruara ndonjėherė. Trupa tė burrave dhe kuaj
mbulonin fushėbetejėn: kufomat ishin tė shtruara mbi rrugė, kanale, pėrroska,
shkurre dhe fusha... tė gjorėt burra tė plagosur qė barteshin tėrė
ditėn ishin shpirtėrisht tė dobėt dhe tė lodhur. Disa prej tė lėnduarve shumė
keq, kishin njė shikim tė mpirė, ndonėse ata nuk mund ta kapnin se ēka u
thuhej... Tė tjerėt ishin tė shqetėsuar dhe tė ngacmuar nga forca e nervozės
dhe dridheshin nga fėrgėllimet e ngėrēeve. Disave, qė kishin plagė tė hapura,
tashmė kishin filluar tiu shfaqeshin infeksionet, ishin gati tė ēmendeshin nga
vuajtjet. Ata luteshin qė tiu shkurtoheshin vuajtjet, dhe pėrpėrliteshin me
fytyrat e tyre tė ērregulluara nė shtrėngimin e luftės pėr vdekje.
HENRY DUNANT, KUJTIMET E SOLFERINOS, KNKK.
DNH dhe tė Drejtat e Njeriut
Nė orvatjet pėr ti kufizuar vuajtjet dhe dėmin e shkaktuar nga konflikti i armatosur, DNH mund tė thuhet se mbron thelbin e tė drejtave tė njeriut nė konflikt. Kėta mbrojtės tė thelbit, pėrfshijnė tė drejtėn pėr jetė, ndalimin e skllavėrisė, ndalimin e torturės dhe tė trajtimeve jonjerėzore, si dhe ndalimin e zbatimit tė ēdo ligji prapaveprues. Ndryshe nga gjėrat e tjera (si ėshtė liria e tė shprehurit, lėvizjes dhe shoqėrimit), tė cilat mund tė shfuqizohen nė kohėt e gjendjeve tė jashtėzakonshme, mbrojtja e thelbit, e dhėnė nga DNH kurrė nuk mund tė suspendohet. Pasi qė DNH aplikohet nė situata tė veēanta tė cilat i pėrbėjnė konfliktet e armatosura, pėrmbajtja e thelbit tė tė drejtave tė njeriut kujdeset qė tė pėrputhet me garancitė themelore dhe juridike tė dhėna nga ligji humanitar. Kėtu janė disa mėnyra kur DNH mbron tė drejtat themelore nė konflikte tė armatosura:
DNH ėshtė i aplikueshėm nė dy situata. Me fjalė tė tjera, ai ofron dy sisteme tė mbrojtjes: njė i aplikuar nė konfliktet e armatosura ndėrkombėtare dhe tjetri i aplikueshėm nė konfliktet e armatosura jondėrkombėtare. Para se ti definojmė kėto dy situata tė pėrdorimit, disa fjalė duhet tė thuhen pėr nocionin e konfliktit tė armatosur, i cili qė nga viti 1949, ka zėvendėsuar nocionin tradicional tė luftės.
Konfliktet e armatosura ndėrkombėtare janė ato nė tė cilat dy apo mė shumė shtete janė ndeshur duke pėrdorur armėt dhe ato shtete nė tė cilat njerėzit janė ngritur kundėr fuqive kolonizuese, okupimit tė huaj apo krimeve raciste, zakonisht tė thirrura si luftėra pėr ēlirim nacional. Lart dhe pas aplikimit te dokumentave mbi tė drejtat e njeriut, kėto situata janė subjekt i njė vargu rregullash tė gjera tė DNH, pėrfshirė edhe ato tė shkruarat pėrpara nė Katėr Konventat e Gjenevės sė vitit 1949 dhe Protokolin Shtesė I.
Rregulla mė shumė tė kufizuara janė tė aplikueshme nė konfliktet e brendshme tė armatosura. Ato pėrfshihen nė Nenin 3 tė pėrbashkėt pėr Katėr Konventat e Gjenevės dhe Protokolin Shtesė II. Neni 3 paraqet standardin mė tė vogėl tė humanitetit, kėshtu qė ėshtė i aplikueshėm nė ēdo situatė tė konfliktit tė armatosur. Sėrish, kjo strukturė rregullash ėshtė e aplikueshme nė ato aspekte tė dispozitave tė tė drejtave tė njeriut, qė vazhdojnė tė aplikohen nė situata emergjente.
Nė situata tė dhunės, duke mos matur intensitetin e konfliktit tė armatosur, DNH nuk aplikohet. Nė raste tė tilla, dispozitat e tė drejtave tė njeriut dhe legjislacioni i zbatueshėm vendor vendosin pėr fatin e atyre qė janė tė pėrfshirė nė aktet e dhunės.
2. DEFINICIONI DHE PĖRSHKRIMI I TĖ DREJTAVE TĖ MBROJTURA
Tė plagosurit dhe tė sėmurėt duhet tė mblidhen dhe pėr
ta tė kujdeset pala nė konlikt e cila i ka ata nėn fuqinė e tyre. Mbrojtja
po ashtu mbulon personelin mjekėsor, vendvendosjet, transportin dhe pajisjet.
Emblema e kryqit tė kuq apo e gjysmėhėnės ėshtė shenja e njė mbrojtjeje tė
tillė dhe duhet tė respektohet.
Shėnim: Kėto rregulla, tė hartuara nga KNKK, pėrmbledhin thelbin e DNH. Ato nuk kanė autoritet tė instrumenteve juridike dhe nė asnjė mėnyrė nuk kėrkojnė qė ti zėvendėsojnė traktatet nė fuqi. Ato janė tė skicuara me njė qėllim qė tė ndihmojnė promovimin e DNH.
Humaniteti
Duke e ruajtur sferėn e humanitetit nė zemėr tė konfliktit tė armatosur, e drejta ndėrkombėtare humanitare e mban tė hapur rrugėn e pajtimit dhe kontribuon jo vetėm qė tė vendoset paqja nė mes tė ndėrluftuesve, por po ashtu, kujdeset pėr harmoni ndėrmjet njerėzve.
INTERPARLIAMENTARY UNION, KONFERENCA E
90-TĖ, SHTATOR 2003
E drejta humanitare ndėrkombėtare mbron individėt tė cilėt nuk janė apo mė nuk janė duke marrė pjesė nė luftime, si civilėt, tė plagosurit, tė sėmurėt, robėrit e luftės, tė mbijetuarit e fundosjes sė anijeve, dhe personeli mjekėsor dhe religjioz. Mbrojtja garantohet duke i detyruar palėt nė konflikt qė tu ofrojnė atyre ndihmė materiale dhe ti trajtojnė nė mėnyrė njerėzore nė tė gjitha kohėt dhe pa dallime armiqėsore. Vendet dhe objektet e veēanta si spitalet dhe ambulancat, po ashtu, janė tė mbrojtura dhe nuk duhet tė sulmohen. DNH pėrcakton njė numėr tė emblemave dhe shenjave qė dallohen lehtė nė veēanti emblemat si Kryqi i Kuq dhe Gjysmėhėna e Kuqe tė cilat mund tė pėrdoren pėr identifikimin e njerėzve dhe tė vendeve tė mbrojtura. Monumentet historike, dhe punėt artistike apo vendet e kultit janė po ashtu tė mbrojtura. Pėrdorimi i kėtyre sendeve pėr mbėshtetje tė fushatės ushtarake ėshtė rreptėsisht i ndaluar. Gjithashtu, ambienti ėshtė brengė e DNH qė ndalon metodat dhe mjetet e betejės, tė cilat janė tė menduara, apo qė mund tė pritet tė shkaktojnė dėm me shtrirje tė gjerė dhe tė ashpėr mbi ambientin natyror.
Dallimi duhet tė bėhet ndėrmjet ushtarėve dhe civilėve nė sjelljen armiqėsore, por edhe nė mes tė caqeve civile dhe ushtarake. Kjo do tė thotė se jo vetėm civilėt si tė tillė janė tė mbrojtur, por po ashtu, tė mirat e nevojshme pėr ekzistencė (ushqimet, bagėtia, uji pėr pirje, etj.).
DNH mbron nga vuajtjet e panevojshme duke ndaluar pėrdorimin e armėve efekti i tė cilave do tė ishte jashtė mase nė krahasim me avantazhet ushtarake tė parashikuara, siē janė plumbat eksplodues qėllimi i tė cilėve ėshtė qė tė krijojnė plagė tė pashėrueshme. Parimet e humanitetit, nevojės ushtarake dhe proporcionalitetit janė vendimtare pėr tė siguruar synimet e mbrojtjes sė civilėve kundrejt forcės sė rastit apo anėsore dhe pėr tė mbrojtur ushtarėt nga vuajtja e panevojshme. Nevoja ushtarake ėshė definuar si veprim qė i nevojshėm pėr tė mbizotėruar kundėrshtarin, dhe ligji ėshtė skicuar qė ti marrė parasysh tė gjitha. Rezultati ėshtė se njė pjesė e mirė e ligjit humanitar mund tė mos duket shumė humanitar pėr njė avokat tė tė drejtave tė njeriut, por ky ligj e ka pėrparėsinė e tė qenit i saktė dhe realist.
Dallimi
Viktimat e konflikteve tė tanishme nuk janė thjesht anonim, por
vėrtet tė panumėrt (...). E vėrteta e tmerrshme ėshtė se civilėt sot nuk janė
vetėm tė ngujuar nė mes tė shkėmbimit tė zjarrit. Ata nuk janė aksidentalisht
viktima apo humbje tė dyanshme siē e ka efuemizmi (hijeshia/sjellja
momentale). Tė gjithė, shumė shpesh, janė caqe tė qėllimshme.
KOFI ANAN, SEKTRETARI I PĖRGJITHSHĖM I KOMBEVE TĖ BASHKUARA
Vetėm shtetet mund tė jenė palė pėr traktate ndėrkombėtare dhe ndaj Konventės sė Gjenevės sė vitit 1949 dhe dy Protokoleve Shtesė tė vitit 1977. Prapėseprapė, tė gjitha palėt nė njė konflikt tė armatosur qoftė focat e armatosura tė shtetit apo forcat rebeluese- janė tė kufizuara nga ligji ndėrkombėtar humanitar. Nė fillim tė vitit 2003, gati tė gjitha shtetet e botės, 189, pėr tė qenė tė saktė- ishin palė tė Konventės sė Gjenevės tė vitit 1949. Fakti se traktet u pranuan nga shumica e vendeve, dėshmon universalitetin e tyre. Deri mė tash, 160 shtete janė palė tė Protokolit Shtesė, i cili ndėrlidhet me mbrojtjen e viktimave tė konflikteve tė armatosura ndėrkombėtare, deri sa Potokoli Shtesė II ndėrlidhet me mbrojtjen e viktimave tė konflikteve tė armatosura jondėrkombėtare, tė cilen e kanė nėnshkruar 153 palė shtetėrore. Pėr tė verifikuar nėse shteti i juaj ėshtė palė nė traktate kontaktoni KNKK apo shikoni web faqen e tyre: http://www.icrc.org
3. PERSPEKTIVAT NDĖRKULTURORE DHE ĒĖSHTJET KONTAVERSE
Rėndėsia e vetėdijėsimit kulturor
Pėrpjekjet e njeriut pėr ti kufizuar brutalitetet e luftės janė
universale. Shumė kultura nėpėr histori janė munduar qė ta kufizojnė pėrdorimin
e forcės nė mėnyrė qė ti zvogėlojnė vuajtjet e panevojshme dhe ta kufizojnė shkatėrrimin. Edhe pse Konventat
Filluese tė Gjenevės dhe tė Hagės nuk kanė qenė universale nė zanafillė, pasi
ato janė skicuar dhe miratuar nga juristėt dhe diplomatėt tė cilėt i kanė
takuar kulturės sė krishterė evropiane, vlerat themelore tė kėtyre konventave
janė universale. Kjo matje universale DNH kurrė nuk duhet tė nėnvlerėsohet apo
harrohet: shumė shpesh respekti dhe zbatimi i rregullave, nė fakt do tė varet
nga themelimi i njė korrespondence tė qartė nė mes traktateve tė aplikueshme apo
zakoneve dhe traditave lokale.
Vėshtrimet e kundėrta lidhur me aplikueshmėrinė e DNH
Derisa parimet e DNH-sė, kanė pasur njė aprovim kuazi-universal, problemet e zbatimit mund tė ngriten si rezultat i ideve konkurrente tė pikės nė tė cilėn manifestimet e dhunės bėhen njė konflikt i armatosur. Kualifikimi i konfliktit si i armatosur ėshtė me rėndėsi primare, siē ėshtė edhe kėrkesė bazė pėr DNH-nė qė tė aplikohet. Kur shtetet pėrballen me aktet e dhunės nė territorin e tyre, ato preferojnė qė tė merren me kėto ndodhi brendapėrbrenda shtetit. Kjo ėshtė kėshtu, edhe nė qoftė se njė shtet tjetėr ėshtė i pėrzier nė probleme. Pranimi se situata e konfliktit tė armatosur po merr masė nėnkupton pranimin e pėrgjegjėsisė pėr bartjen e dhunės e cila mund tė jetė e vlefshme pėr mbrojtje nėn rregullat e DNH-sė, lart dhe pas mbrojtjes bazė tė ofruar nga ligji i tė drejtave tė njeriut. Autoritetet qeveritare jo befasisht dėshirojnė ti karakterizojnė kėta guximtarė si kriminelė, banditė apo terroristė, mė parė se luftėtarė, si rrjedhojė e shmangies nga rregullat e DNH-sė.
Njėra nga mėnyrat me tė cilat DNH e bėn vetveten tė pranueshme pėr shtetet nė kėto situata ėshtė garantimi se aplikueshmėria e rregullave nuk do tė negociojė asnjė legjimitet mbi grupet e pėrfshira nė armiqėsi. Njė qasje realiste dhe pragmatike e DNH ėshtė pėrdorur qė ti mbrojė viktimat e konfliktit pa marrė parasysh anėt. Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se DNH ėshtė njė drejtpeshim ndėrmjet koncepteve tė konfliktit: nevojės ushtarake nė njė anė dhe brengave humanitare nė anėn tjetėr.
4. ZBATIMI DHE MONITORIMI
Pėrfaqėsuesit e shteteve janė pėrballur me vėshtirėsi pėr fuqizimin e te drejtes nė konfliktet e armatosura, dhe ata tė cilėt kanė skicuar traktatet e DNH-sė dhe ėshtė dashur qė tė sajojnė mekanizma specifik pėr zbatim dhe miratim tė mekanizmave tė pėrgjithshėm tė sė drejtės ndėrkombėtare pėr nevojat e veēanta tė viktimave tė ėkonfliktetve tė armatosura. Fatkeqėsisht, mekanizmat e pėrgjithshme specifike tė kombinuara, nuk mund tė garantojnė asnjė respekt minimal pėr individėt nė konfliktete e armatosura. Kjo mund tė arrihet kur trajnimi dhe arsimimi i vetėdijėson tė gjithė se armiqtė e konfliktetev tė armatosura janė qenie njerėzore qė e meritojnė respektin.
Gjerėsisht tė themi, janė tri lloje strategjish tė pėrdorura nga DNH pėr tė siguruar zbatimin:
Shtetet palė tė Konventės sė Gjenevės - qė do tė thotė gati tė gjitha shtetet e botės - nuk kanė asnjė detyrim qė tė zgjerojnė diturinė e tė drejtės humanitare ndėrkombėtare, sa mė gjerė qė tė jetė e mundur. Nuk ėshtė e mjaftueshme qė forcat e armatosura tė shtetit tė jenė tė mėsuara me DNH: shoqėria civile dhe rinia duhen, po ashtu, tė vetėdijėsohen pėr
perspektivėn humanitare nė konfliktin e armatosur. Pėrqendrimi i menjėhershėm i DNH ėshtė mbrojtja e jetės dhe dinjitetit njerėzor nė kohėt e luftės; por megjithatė, aty pėrfshihet edhe mbrojtjea e vlerave tė tilla, nė tė gjitha pėrvojat tona. Si e tillė, sė bashku me mėsimin e tė drejtave tė njeriut, DNH jep njė kontribut tė veēantė pėr edukimin qytetar nė nivel lokal, nacional dhe internacional. Edukimi dhe trajnimi duhet tė fillojnė nė kohėn e paqes, nė mėnyrė qė tė ngulitet nė mendje njė reflektim i vėrtetė humanitar.
>> ne mund tė mėsojmė se sa lehtė njė person, pa marrė parasysh nacionalitetitn, mund tė kurthohet nga psikologjia e brutalitetit, kur ėshtė pjesėmarrės i luftės. Ky brutalitet, shpesh ėshtė i shkaktuar nga urrejtja e tė tjerėve, siē ėshtė i ilustruar qartė nė aktete racizmit. Problemi mė themelor tė cilin ne duhet ta shqyrtojmė kur merremi me ndonjė krim lufte ėshtė frika e pakufishme nga vdekja, tė cilėn e pėrjetojnė ushtarėt. Nė mėnyrė qė ta tejkalojnė frikėn gjatė luftės, njerėzit priren qė tė mbėshteten mbi dhunėn, e cila si shpagesė e degradon moralin e tyre dhe e shfaq vetveten pėrmes shpėrthimit tė brutalitetit. <<
YUKI TANAKA, DIJETAR JAPONEZ
Komiteti Ndėrkombėtar i Kryqit tė Kuq (KNKK) luan rol tė madh duke ua rikujtuar shteteve se duhet tė ndėrmarrin masat pėr ti bėrė ligjet humanitare tė njohura dhe duhet bėrė tė gjithė hapat e nevojshėm pėr tė siguruar se ligji ėshtė efektivisht i aplikuar dhe plotėsisht i respektuar.
Ligji humanitar ndėrkombėtar detyron shtetet qė ti pezullojnė tė gjitha shkeljet e tyre. Shkeljet e mėdha tė tė drejtave tė njeriut tė quajtura krime tė luftės janė tė sanksionuara nga DNH, qė nė tė vėrtetė ėshtė kėrkesė qė shtetet tė pasivizojnė legjislacionin vendor pėr tė dėnuar krimet e luftės, pėr kėrkimin e njerėzve tė cilėt gjoja kanė bėrė kėso krimesh, dhe pėr ti sjellė ata para gjyqeve tė tyre apo pėr ti ekstraduar ata nė njė shtet tjetėr pėr persekutim. Kėto masa represive mund tė shėrbejnė, po ashtu, si njė sigurues qė parandalon rishfaqjen e shkeljes sė tė drejtave tė njeriut. Bashkėsia ndėrkombėtare tani ka krijuar njė Gjykatė Ndėrkombėtare pėr Krimet (GJNK) e cila do tė jetė kompetente pėt gjykimin e krimeve tė luftės, krimeve kundėr njerėzimit dhe gjenocidit. Ndryshe nga Tribunalet ad-hoc tė krijuara pėr konfliktet nė ish-Jugosllavi dhe Ruandė, GJNK ka juridiksion universal.
E DOBISHME TĖ DIHET
Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar dhe Lėvizja e Gjysmėhėnės sė Kuqe pėrbėhen nga Komiteti Ndėrkombėtarė i Kryqit tė Kuq (KNKK), shoqatat nacionale tė Kryqit tė Kuq dhe Gjysmėhėnės sė Kuqe, tė pėrafėrsisht 180 shteteve, dhe Federatės Ndėrkombėtare tė Shoqatave tė Kryqit tė Kuq dhe Gjysmėhėnės sė Kuqe. Shoqatat nacionale veprojnė si ndihmė pėr autoritetet publike tė shteteve tė tyre nė fushė humanitare dhe ofrojnė njė mori shėrbimesh, pėrfshirė kėtu ndihmėn pėr katastrofėn dhe programet sociale dhe tė shėndetėsisė. Federata ėshtė njė organizatė qė promovon bashkėpunimin ndėrmjet mes shoqėrive nacionale dhe forcon fuqinė tyre.
Si mbrojtės dhe promovues i DNH-sė, KNKK luan njė rol udhėheqės nė kėrkim tė masės sė humanitetit nė mes tė konfliktit tė armatosur.
Mbrojtja e civilėve
E Drejta humanitare ėshtė
themeluar mbi parimin e imunitetit tė popullsisė civile. Njerėzit qė nuk marrin
pjesė nė armiqėsi nuk mund tė sulmohen nė asnjė situatė; ata duhet tė kursehen
dhe tė mbrohen. Nė konfliktet e ditės sė sotme, megjithatė, civilėt shpesh
pėsojnė dhunė tė tmerrshme, nganjėherė si caqe direkte. Masakrat, pengmarrjet,
dhuna seksuale, shqetėsimi, dėbimi, transferi dhe grabitja me forcė, mohimi i
qėllimshėm i qasje pėr ujė, ushqim, dhe kujdes shėndetėsor, janė disa nga praktikat
qė mbjellin terror dhe vuajtje nė mesin e civilėve. KNKK mban njė prezencė
konstante nė rajonet ku civilėt janė nė rrezik. Vėmendje e posaēme u ėshtė kushtuar
grave dhe fėmijėve, pėr arsye se DNH ofron pėr ta mbrojtje
specifike.
Femra e pėrjeton konfliktin e armatosur nė mėnyra tė ndryshme nga pjesėmarrja aktive si luftėtare deri nė rastet kur bėhet shėnjestėr si anėtare e popullatės civile, apo sepse ėshtė femėr. Pėrvoja e femrės nė luftė ėshtė e shumanėshme ajo nėnkupton ndarjen, humbjen e anėtarėve tė familjes dhe jetesės, dhe rrezikun nė rritje nga dhuna seksuale, plagosja, vuajtja dhe vdekja. Pėrgjigja ndaj kėtij realiteti pėrfshin:
Fėmijėt shumė shpesh janė dėshmitarėt e parė tė krimeve tė bėra kundėr prindėrve tė tyre apo anėtarėve tė tjerė tė familjes. Ata janė vrarė, gjymtuar, burgosur apo nė raste tė tjera janė ndarė nga familjet e tyre. Largimi nga ambienti familjar pėr ta, edhe pėr ata tė cilėt arritėn tė ikin nga kjo gjendje, shkakton mungesėn e ēdo sigurie pėr ardhmėrinė e tyre dhe pėr ardhmėrinė e tė dashurve tė tyre. Ata shumė herė janė detyruar tė ikin duke braktisur gjėrat e tyre dhe refuzohen pa ndonjė dallim. Veē kėsaj, fėmijėt qė jetojnė me familjet e tyre apo qė janė lėnė vetė nė zonat e konfliktit, janė kandidatė potencialė pėr rekrutim si ushtarė. Tė rrėmbyer nga familja, kėta rekrutė-fėmijė nuk mund ta paramendojnė jetėn pa luftė. Bashkimi me njė grup tė armatosur ėshtė mėnyrė qė ta sigurojė mbijetesėn e tyre. Pėrgjigja ndaj kėtij realiteti pėrfshin:
Ka fėmijė tė cilėt u bashkohen tė ashtuquajturave arsye vullnetare. Por, unė mendoj se njėra duhet tė jetė se nuk ka gjė tė tillė si bashkimi vullnetar, nė kuptim se shumica e madhe e fėmijėve tė cilėt bashkangjiten me dėshirė pėr tė bėrė kėtė nga nevoja apo viktimizimi ėshtė frika pėr siguri. Fėmijėt jetimė tė cilėt nuk kanė fare prindėr qė ti mbrojnė, njerėz tė cilėt janė tė frikėsuar se do tė vdesin nga uria apo qė nuk kanė shėndet tė mjaftueshėm, mund tė kėrkojnė aktivitet ushtarak.
DR. MIKE WESSELLS
Njėra nga pasojat e konfliktit tė armatosur ėshtė marrja dhe mbajtja e tė burgosurve. Privimi nga liria i bėn njerėzit tė prekshėm pėrballė autoriteteve ndaluese dhe brenda ambientit tė burgut. Kjo prekje apo lėndueshmėri ėshtė nė veēanti e theksuar nė kohėt e konfliktit dhe dhunės sė brendshme, kur pėrdorimi i tepruar dhe ilegal i forcės ėshtė gjė e rėndomtė dhe pamjaftushmėritė strukturore janė tė keqėsuara. DNH pėrfshin masat qė kanė qėllim specifik mbrojtjen e tė burgosurve. Mėnyrat pėr tė siguruar respekt pėr jetėn dhe dinjitetin e tė burgosurit pėrfshijnė:
Rivendosja e lidhjeve familjare
Nė tė gjitha krizat- konfliktet e armatosura, zhvendojet e mėdha tė popullsisė, dhe situata tė tjera tė krizės - fėmijėt mbeten tė ndarė nga prindėrit e tyre, familjet dhe tė rriturit e tjerė. Pėr shkak se statusi i tyre rrallėherė ėshtė shumė i qartė, atyre u referohet statusi si fėmijė tė ndarė apo tė vetmuar mė tepėr sesa jetimė. Edhe tė tjerėt, siē janė pleqtė apo tė hendikepuarit, mund tė jenė nė situata tė vėshtira gjatė konfliktit. Ata mund tė mbeten mbrapa, tė jenė tė izoluar, tė ndarė nga tė afėrmit e tyre dhe tė paaftė qėr tė kujdesen pėr vetveten. Pėr arsye tė lėndueshmėrisė sė tyre, KNKK do tė ndėrmarrė, kur ėshtė e nevojshme, masa tė veēanta, me qėllim tė mbrojtjes sė tyre dhe ribashkimit familjar. Disa nga kėto masa pėrfshijnė:
· Avancimin e lajmeve pėr familje pėrmes porosive tė Kryqit tė Kuq, transmetimeve tė radios, pėrmes telefonit dhe internetit, nėpėrmjet Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar dhe Lėvizjes sė Gjysmėhėnės sė Kuqe.
· Organizimi i riatdhesimit dhe ribashkimit familjar.
· Ndihma pėr vizita familjare pėr tė afėrimit e arrestuar apo pėrgjatė vijės sė frontit.
· Dhėnia e dokumentave tė udhėtimit tė KNKK atyre qė falė konfliktit nuk kanė apo nuk kanė mė letra identifikuese, dhe janė pėr riatdhesim apo rivendosje nė vend tė tretė.
· Informimi dhe mbėshtetja e familjeve tė personave tė zhdukur.
Konventa e Gjenevės
pėrmend tri emblema: Kryqin e Kuq, Gjysmėhėnėn e Kuqe dhe Luanin e Kuq dhe
Diellin, edhe pse vetėm dy tė parat pėrdoren. DNH rregulllon pėrdorimin,
madhėsinė, qėllimin dhe vendin e emblemės, njerėzit dhe pronėn qė mbron ajo,
kush mund ta pėrdorė atė, ēfarė respekti detyrohemi tė kemi pėr emblemėn, dhe
ēfarė janė dėnimet pėr keqpėrdorime.
Nė kohėt e konfliktit
tė armatosur, emblema mund tė pėrdoret si mjet mbrojtės vetėm nga:
Tri tipet e
keqpėrdorimit tė emblemės:
Shtetet duhet ti marrin tė gjitha masat pėr tė parandaluar dhe pėr tu pėrmbajtur nga keqpėrdorimi i emblemės. Rastet mė tė rėnda tė keqpėrdorimit trajtohen si krime lufte.
Nė mėnyrė qė tė kualifikohet si humanitare, njė organizatė duhet tė pajtohet me njė numėr parimesh. Parimet mė tė rėndėsishėm tė punės janė neutraliteti dhe objektiviteti. Neutraliteti mund tė kuptohet si paanėsi. Ky parim i lejon punėtorėve humanitarė qė ta fitojnė dhe mbajnė besimin e ēdonjėrit qė ėshtė i pėrfshirė nė konflikt. Objektiviteti nėnkupton se pėrparėsia do tė jepet nė bazė tė nevojave. Nė tė vėrtetė, punėtorėt humanitarė nuk bėjnė dallime nė bazė tė nacionalitetit, racės, religjionit, klasės shoqėrore apo opinioneve politike. Ata janė tė udhėhequr vetėm nga nevojat e individėve dhe duhet tu japin pėrparėsi rasteve mė urgjente. Pėr arsye tė natyrės sė ndieshme tė punės sė KNKK-sė, qoftė ajo vizita e tė burgosurve apo veprimi ndėrmjetėsues neutral nė mes palėve ndėrluftuese, dhe nga qė ajo dėshiron tė jetė e pranishme, dhe sė paku tė jetė e toleruar nga tė gjitha palėt, mirėbesimi luan njė rol tė rėndėsishėm nė punėn e organizatės. Ky parim, bashkė me neutralitetin dhe objektivitetin ngre dilemė etike pėr punėtorėt humanitar tė cilėt nuk mund tė denoncojnė shpėrdorimet tė cilat i shohin gjatė punės sė tyre, sepse mund ta vėnė nė rrezik jetėn e viktimave apo tė vėshtirėsojnė mundėsinė pėr tė hyrė te ata qė kanė nevojė pėr ndihmėn etyre.
Parimet fundametale
tė Kryqit tė Kuq dhe Gjysmėhėnės sė Kuqe.
Humaniteti mbrojtja e jetės,
shėndetit dhe sigurimi i respektit pėr qeniet njerėzore.
Objektiviteti - asnjė diskrimin sa i pėrket nacionalitetit,
racės, religjionit, opinioneve klasore apo politike: udhėhequr vetėm nga
nevojat.
Neutraliteti - nuk duhet tė mbahet ana nė armiqėsi.
Pavarėsia - autonomi e plotė nga tė gjitha llojet e
autoritetit tė jashtėm.
Shėrbimi vullnetar organizata
joprofitabile.
Uniteti mund tė jetė vetėm
njė shoqėri e Kryqit tė Kuq dhe Gjysmėhėnės sė Kuqe nė ēfarėdo shteti.
Univesaliteti organizatė botėrore.
Tabela nė faqen 221 tė librit.
Ndalimi i minave antikėmbėsorike
Gjatė viteve tė 90 Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar dhe Lėvizja e Gjysmėhėnės sė Kuqe, organizatat ndėkombėtare dhe koalicioni i gjerė i OJQ-ve kanė punuar pėr ndalimin e minave antikėmbėsorike, dhe pėr tė ndihmuar viktimat e minave dhe komunitetet e dėmtuara nga minat. Kjo punė u kurorėzua mė 1997 me miratimin e Traktatit tė Otavės, Konventa pėr Ndalimin e Pėrdorimit, Magazinimit, Prodhimit dhe Transferit tė Minave Antikėmbėsorike dhe mbi shkatėrrimin e tyre, e cila hyri nė fuqi mė 1 mars 1999. Ėshtė konventa e parė qė ndalon, nėn ligjin ndėrkombėtar humanitar, njė armė qė pėrdoret gjerėsisht, dhe ėshtė bėrė ligj mė shpejt sesa ēdo marrėveshje multilaterale pėr armėt.
Rrjeti Humanitar i Sigurisė u shfaq dhe u konsolidua si rezultat i procesit tė pėrgatitjes dhe miratimit tė Konventės sė Otavės. Pjesėmarrja shpjegon prioritetet e agjendės sė RRHS, dhe angazhimin e shteteve anėtare tė RRHS pėr reduktimin e armėve tė vogla dhe ndalimin e minave fushore.
Deri nė dhjetor tė vitit 2002, 130 shtete e kanė ratifikuar Traktatin e Ndalimit tė Minave, dhe 16 shtetė shtesė e kanė nėnshkruar atė. Shtetet anėtare tė Rrjetit Humanitar tė Sigurisė ishin ithtarėt mė tė zjarrtė tė traktatit, duke e udhėhequr koalicionin ndėrkombėtar pėr zbatimin e plotė dhe nė kohė tė traktatit.
Vizita tė burgjeve
346,807 tė arrestuar ishin vizituar nė 1,998 vendarreste nė mbi 70 vende, pėrfshirė
24,479 tė arrestuar tė cilėt ishin regjistruar dhe vizituar pėr herė tė parė.
70,164 njerėz vizituan njė tė afėrt tė burgosur me ndihmėn e KNKK.
32,815 certifikata tė arrestimeve janė lėshuar.
Rivėnia e lidhjeve familjare
447,004 porosi tė Kryqit tė
Kuq ishin mbledhur
418,461 porosi tė
Kryqit tė Kuq ishin shpėrndarė
1,897 njerėz,
familjet e tė cilėve kishin bėrė kėrkesa pėr gjetje ishin gjetur
1,662 njerėz ishin
ribashkuar me familjet e tyre
7,463 njerėz ishin pajisur
me dokumente udhėtimi pėr ti lejuar ata qė tė kthehen nė shtėpi apo tė
vendosen diku tjetėr.
Ndihma
1,000,000 njerėz kishin marrė
ndihmė direkte dhe asistenca mujore ishte ofruar pėr mesatarisht 320,000 njerėz
tė zhvendosur brenda shteteve dhe pėr 260,000 tė popullatės rezidente.
96,000 njerėz tė privuar nga liria e tyre kanė marrs asistencė direkte, me gjithsej 135,000 tonė ushqime, rroba, batanije, tenda etj.. po ashtu 29 milion franga zvicerane, sasi e materialeve mjekėsore, sanitarisė, dhe ortopedisė ishin shpėrndarė nė 60 vende.
3. KRONOLOGJIA
Disa konflikte tė armatosura kanė pasur mė shumė ose mė pak ndikim tė menjėhershėm nė zhvillimin e ligjit humanitar.
Lufta e Parė Botėrore (1914-1918) ka dėshmuar se pėrdorimi i metodave tė luftės ishte nėse jo komplet, sė paku i shpėrndarė nė pėrmasa tė gjera. Kėtu pėrfshihen gazrat helmuese, bombardimet e para nga ajri dhe kapja e qindra mijėra tė burgosurve. Si pėrgjigje pėr kėto zhvillime u nėnshkrua traktati i vitit 1925 i cili ndalon pėrdorimin e disa metodave tė luftės dhe traktatet e vitit 1929 qė merren me trajtimin e tė burgosurve tė luftės.
Lufta e Dytė Botėrore (1939 1945) shfaqi shifra tė njėjta tė civilėve dhe tė ushtarėve tė vrarė, kundrejt shifrės 1:10 nė Luftėn e Parė Botėrore. Mė 1949, bashkėsia ndėrkombėtare iu kundėrvu kėtyre shifrave tragjike, dhe mė konkretisht tė themi efekteve tė tmerrshme qė kishte lufta mbi civilėt, duke i rishikuar konventat qė ishin nė fuqi atėherė dhe duke miratuar njė instrument tė ri: Katėr Konventat e Gjenevės pėr mbrojtjen e civilėve.
Nė vitin 1977, Protokolet Shtesė ishin pėrgjigje ndaj sfidave tė reja pėr mbrojtje nė luftėrat dekolonizuese, si dhe zhvillimit tė teknologjisė sė re ushtarake. Veēmas, Protokoli Shtesė II, pėrfshin forcat e armatosura disidente apo grupe tė tjera tė organizuara tė armatosura, tė cilat nėn njė komandė tė pėrgjegjėsisė, ushtrojnė kontroll mbi njė pjesė tė territorit.
1864: Konventa e Gjenevės
pėr pėrmirėsimin e kushteve pėr tė plagosur nė armatat nė terren.
1868: Deklarata e Shėn
Petersburgut (ndalimi i pėrdorimit tė predhave tė veēanta nė luftė)
1899: Konventa e Hagės
pėr respektimin e ligjeve dhe zakoneve tė luftės nė tokė dhe adaptimi pėr
beteja detare i Konventės sė Gjenevės sė vitit 1864.
1906: Rishikimi dhe zhvillimi
i Konventės sė Gjenevės sė vitit 1864.
1907: Rishikimi i
Konventės sė Hagės sė vitit 1899 dhe miratimi i konventave tė reja.
1925: Protokoli i
Gjenevės pėr ndalimin e pėrdorimit nė
luftė tė helmeve vdekjeprurėse apo gazrave tė tjera dhe metodave
bakteriologjike tė luftės.
1929: Dy Konventat e
Gjenevės:
·
Rishikimi dhe zhvillimi i Konventės sė Gjenevės sė vitit 1906
·
Konventa e Gjenevės pėr trajtimin e tė burgosurve tė luftės (e re)
1949: Konventat e Gjenevės:
I Pėrmirėsimi i kushteve
pėr tė plagosurit dhe tė sėmurėt nė fushbetejė nė konfliktet e armatosura
II Pėrmirėsimi i kushteve
pėr tė plagosurit, tė sėmurėt dhe tė pėrmbyturit e forcave tė armatosura nė det
III Trajtimi i robėrve tė
luftės
IV Mbrojtja e personave
civilė nė kohė lufte ( e re)
1954: Konventa e Hagės pėr
mbrojtjen e trashėgimisė kulturore nė kohė tė konfliktit tė armatosur
1972: Konventa mbi
ndalimin e zhvillimit, prodhimit dhe ruajtjes sė armėve bakteriologjike
(biologjike) dhe toksike, si dhe pėr shkatėrrimin e tyre.
1977: Dy protokolet
shtesė pėr Katėr Konventat e Gjenevės tė vitit 1949, tė cilat forcuan mbrojtjen
e viktimave tė konflikteve ndėrkombėtare (Protokoli I) dhe ndėrkombėtare
(Protokoli II)
1980: Konventa pėr
ndalimin apo zvogėlimin mbi armėt e veēanta konvencionale, pėr tė cilat
mendohet se kanė efekte jashtė mase apo tė rrėmujshėm (KAK), e cila pėrfshinė:
·
Protokolin (I) mbi pjesėt e pazbulueshme
·
Protokolin (II) mbi ndalimin apo kufizimin e pėrdorimit tė minave,
grackave shpėrthyese dhe mjeteve tė tjera tė kėtij lloji
·
Protokolin (III) mbi ndalimin apo kufizimin e pėrdorimit tė armėve
ndezėse
1993: Konventa pėr ndalimin
e zhvillimit, prodhimit, ruajtjes dhe pėrdorimit tė armėve kimike dhe mbi
shkatėrrimin e tyre
1995: Protokoli lidhur
pėr armėt verbuese laserike (Protokoli IV (i ri ( i Konventės sė vitit 1980)))
1996: Protokoli i Korrigjuar
mbi ndalimin dhe kufizimin e pėrdorimit tė minave, grackave shpėrthyese, dhe mjeteve tė tjera tė kėtij lloji
(Protokoli II (i korrigjuar ( i
Konventės sė vitit 1980)))
1997: Konventa pėr
ndalimin e pėrdorimit, ruajtjes, prodhimit dhe transferit tė minave
antikėmbėsorike dhe mbi shkatėrrimin e tyre
1998: Statuti i Romės
pėr Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Krimeve
1999: Protokoli shtesė
pėr Konventėn e vitit 1954 pėr trashėgiminė kulturore
2000: Protokoli
Fakultativ pėr Konventėn mbi tė drejtat e njeriut tė fėmijėve, qė merret me
pėrfshirjen e fėmijėve nė konfliktet e armatosura
2001: Amandamentimi i
Nenit 1 tė KAK
2002: Hyrja nė fuqi e
Statutit tė Romės, duke themeluar Gjykatėn e parė Ndėrkombėtare tė Pėrhershme
tė Krimeve
2002: Hyrja nė fuqi e
Protokolit Fakultativ pėr Konventėn mbi tė drejtat e njeriut tė fėmijėve, qė merrret
me pėrfshirjen e fėmijėve nė konfliktet e armatosura
BURIMI:
HULUMTIMI I LIGJIT HUMANITAR, MODULET EDUKATIVE PĖR TĖ
RINJ, KNKK 2002
ATIVITETE TE ZGJEDHURA
AKTIVITETI I:
PJESA I: HYRJA
Pėr shumė njerėz, ideja se mund tė ketė rregulla nė luftė duket absurde, sepse ata besojnė se vetė ideja e luftės ėshtė njė kontradiktė e nocionit tė ligjit apo tė drejtave tė njeriut. Por ėshtė fakt se shumica e vendeve nė botė pranojnė dhe fusin nė fuqi rregullat e DNH. Pse ėshtė kėshtu? Nė njė diskutim tė propozuar, pjesėmarrėsve do tu parashtrohen disa pyetje tė cilat do tu ndihmojnė atyre pėr tė punuar nė disa nga arsyet kryesore qė shtetet pajtohen me obligimet e tyre humanitare nė kohėn e konfliktit tė armatosur.
Lloji i aktivitetit: diskutim
Pyetjet pėr diskutim:
1. Nėse jam duke e fituar luftėn, pse duhet tu bindem rregullave qė kufizojnė sjelljen time?
2. Nėse kėto rregulla shkilen gjatė gjithė kohės, pse na duhen ato?
3. A do tė na duhet DNH duke marrė parasysh tė gjitha instrumentet e tė Drejtave tė Njeriut qė ekzistojnė?
Pse shtetet nuk e bėjnė mė tė vėshtirėn dhe ti suspendojnė obligimet e tė drejtave tė tyre tė njeriut gjatė kohės sė luftės?
4. Si mund tė pretendojė DNH se bėn pėrmirėsimin e kushteve pėr paqe dhe sigurinė njerėzore nėse e pranon realitetin e luftės?
Synimet
Grupi i synuar: tė rinjtė, tė rriturit
Madhėsia e Grupimit / organizmi shoqėror: nė mes 12 dhe 20 vetė
Koha: 90 minuta
Pėrgatitja dhe Materiali:
Aftėsitė e pėrfshira:
Hyrje nė temė
Ky diskutim adreson disa pyetje shumė tė vėshtira pėr tė cilat nuk ka pėrgjigje tė lehta. Pjesėmarrėsit duhet tė inkurajohen tė mendojnė nė mėnyre kreative dhe kritike, dhe nuk duhet ta humbin kohėn duke kėrkuar pėr pėrgjigjen e drejtė. Duhet, po ashtu, qė pėrgjigjet kritike tė mos injorohen, sepse qėllimi i aktivitetit ėshtė qė pjesėmarrėsit tė zbulojnė qė shtetet janė tė nxitura ti respektojnė DNH mbi dhe pėrtej arsye morale dhe legale pėr ta bėrė kėtė. Komentet cinike mund tė pėrdoren pėr ti nxjerrė nė pah kėto nxitje dhe tė demostrojnė natyrėn pragmatike tė DNH.
Pjesėmarrėsit ndahen nė katėr nėngrupe dhe ēdo nėngrup ka pėr detyrė njėrėn nga katėr pyetjet e diskutimit. Grupet i kanė nga tridhjetė minuta prė diskutim, gjatė tė cilave instruktori mund tė ndėrhyjė dhe tė ndihmojė duke vėnė nė pah ēėshtjet e poshtėshėnuara. Ēdo nėngrup duhet ta emėrojė njė raportues qė ti raportojė pjesės tjetėr tė grupit pas pėrfundimit tė tridhjetė minutave. Pėr orėn e mbetur, hapet biseda pėr tė gjithė grupin qė tė diskutohet ēdo pyetje, duke marrė parasysh atė qė raportuesit kanė thėnė.
Pyetja 1
Pyetja 2
Pyetja 3
Pyetja 4
Vlerėsim
Dhjetė minuta nė fund tė sesionit duhet ti kushtohen vlerėsimit tė marrė nga grupi se ēka u ka pėlqyer e ēka jo lidhur me diskutimin. Nė qoftė se janė bėrė pyetje tė tjera gjatė diskutimit, ato duhen shėnuar nė tabelė dhe, ndoshta, duhen pėrdorur pėr diskutime tė ardhshme.
Kėshilla metodologjike:
Nxiti studentėt qė tė shkojnė pėrtej idesė se ēka ėshtė mirė e ēka ėshtė gabim dhe orientoi ata drejt zbulimit se pėrse ėshtė nė interes tė shteteve respektimi i DNH.
Pas pėrfundimit tė diskutimit nė nėngrupe, organizo njė akt dramatik nė tė cilin ēdo gurp ka 10 minuta qė ti pėrdorė pėrgjigjet nė mėnyrė qė ti bindin qeveritė e tyre pėr ratifikimin e traktateve tė DNH. Njė pjesėmarrės mund ta luajė rolin e Kryetarit tė Shtetit tė supozuar i cili nuk e sheh qėllimn e DNH.
PJESA IV: VAZHDIMI
Shiko lajmet botėrore nė njė gazetė ditore dhe identifiko shkeljen e DNH qė ėshtė bėrė nė konflikte tė ndryshme. A e pranojnė kėtė mediat dhe Kombet e Bashkuara si fakt tė luftės, apo vėreni se ėshtė dėnuar njė sjellje e tillė?
Pėrmbushja e tė drejtave tė njeriut dhe DNH.
BURIMI
HULUMTIMI I TĖ DREJTĖS HUMANITARE, MODULET EDUKATIVE PĖR TĖ RINJ, KNKK 2002, FQ.93.
2 AKTIVITETI II: ETIKA E
VEPRIMEVE HUMANITARE
PJESA I: HYRJE
Dilema etike mund tė definohet si njė situatė ku kėrkimi i njė qėllimi tė vlefshėm bie ndesh me njė qėllim tjetėr tė vlefshėm dhe ēon te lėndimi si dhe tek e mira. Punėtorėt humanitarė shpesh pėrballen me dilemat etike gjatė punės sė tyre. Si rezultat i kėsaj, nė pėrgjithėsi shumė kritika u janė drejtuar veprimeve humanitare. Ėshtė me rėndėsi tė kuptohet se cilat lloje tė dilemave janė pėrfshirė nė ofrimin e asistencės humanitare dhe tė diskutohet se a ekzistojnė alternativa tė qėndrueshme. Nė aktivitetin e propozuar, pjesėmarrėsit duhet ti analizojnė situatat tė cilat prezantojnė njė dilemė etike dhe tė vendosin se ēfarė veprimi do tė ndėrmarrin. Duke bėrė kėshtu, ata, po ashtu, do tė ndėrtojnė argumentet pėr mohim dhe kritikė.
Lloji i aktiviteti: rast pėr studim
PJESA II: INFORMATA TĖ PĖRGJITHSHME
Synimet:
Grupi i synuar: tė rinjtė, tė rriturit
Madhėsia e Grupimit / organizmi shoqėror: prej 12 deri 20 vjet
Koha: 60 minuta
Pėrgatitja dhe materiali:
Shpėrdani kopje pėr rastet e poshtėshėnuara dhe vini pyetjet qė ilustrojnė ēdo situatė, nė njė vend ku mund ti shohin tė gjithė.
Aftėsitė e pėrfshira:
Hyrje nė temė
Pyetni nėse ndokush ka njohuri pėr kodet e veēanta tė drejtimit tė
cilat lidhen me mėnyrėn e sjelljes sė njeriut gjatė punės nė profesionet e
tyre. Pėrgjigja mund tė pėrfshijė rregullat dhe detyrat tė cilat duhet ti
ndjekė mjeku apo kodi i etikės sė gazetarisė qė i parandalon ata qė tė zbulojnė
emra tė njerėzve tė cilėt ua kanė ofruar informatėn nė qoftė se ajo mund tua rrezikojė informatorėt apo dėshira e
tyre pėr intimitet. Rishikoni pjesėn e modulit tė titulluat Parimet e Punės sė
Veprimit Humanitar dhe sigurohuni qė pjesėmarrėsit ti kuptojnė pjesėt e
neutralitetit dhe objektivitetit. Shkruani nė tabelė faktorėt kryesoreė tė
punėtorit humanitar gjatė dhėnies sė asistencės.: ndihma dhe mbrojtja atyre
qė kanė nevojė.
Rastet shpėrndahen dhe lexohen me zė nga pjesėmarrėsit. Dilema etike duhet tė identifikohet nga pjesėmarrėsit. Debati duhet tė pėrqendrohet nė afaktin nėse orvatja humanitare duhet tė vazhdojė duke marrė parasysh dilemat e shfaqura.
A. Ajencitė e ndihmės shpėtuan civilėt e pashpresė nė njė rajon tė luftimeve tė ashpra. Pasi qė agjencite ofruan mbėshtetje nga jashtė pėr mbijetesėn e civilėve, grupet tė cilat ishin duke e bėrė luftėn mund ti injoronin nevojat e civilėve tė tyre. Ndihmė nga jashtė u mundėsonte atyre qė ti shfrytėzonin tė gjitha burimet e vendit pėr ti frunizuar ushtarėt e tyre. Dhe kjo ndihmonte qė mos tė pėrfundonte lufta.
Ų A po e zgjasim ne luftėn?
B. Civilėt kishin ikur nė njė Zonė tė Mbrojtur e cila ishte bėrė si njė parajsė pėr viktimat e pastrimit etnik nė vendin e tyre. Nga zona, punėtorėt humanitarė u ndihmonin qė tė evakuoheshin nė qendrat e refugjatėve jashtė vendit. Ky veprim humanitar nė kėtė mėnyrė i kontribuonte pastrit etnik dhe zhvendosjes sė viktimave nga vendi i tyre.
Ų A i asistojmė ne politikat e ndarjes etnike?
C. Dy vende janė nė luftė, dhe dėmet nė mes popullatės civile janė tejet tė mėdha. Disa zėra nga shtetet e tjera e qortojnė gjendjen e vėshtirė tė viktimave, por asnjė qeveri e huaj nuk ėshtė e gatishme pėr tė intervenuar apo qė ti bėjė bashkė palėt luftuese qė ta ndalojnė presionin e tyre dhe ta kursejnė popullatėn civile. Ēka do tė thotė qė tė tentohet tė sillet asistenca humanitare kur e dini shumė mirė se do tė jetė vetėm njė pikė uji nė oqean dhe se pa presion tė jashtėm politik apo intervenim ushtarak, ne organizatat humanitare mund tė ofrojmė vetėm ndėrgjegje pėr botė? Keqardhje e njė punėtori humanitar.
Ų A ofron veprimi humanitar pretekst tė mospėrfshirjes pėr
politikanėt?
D. Pėr ta futur nėn kontroll njė fshat qė luftėtarėt kryengritės e kanė pėrdorur si ēerdhe, nė njė zonė tė luftimeve civilėt ishin detyruar qė tė zhvendoseshin nė njė kamp, 30 kilometra nga shtėpitė e tyre. Nga agjencionet e ndihmės humanitare ishte kėrkuar qė tu dėrgojnė ushqim dhe asistencė mjekėsore nė kamp. Dukė bėrė kėshtu, megjithatė, do tė miratonim zhvendosjen me forcė tė civilėve.
Ų A jemi duke e miratuar zhvendosjen me forcė tė civilėve?
Pėr tu ndihmuar pjesėmarrėsve qė tė mendojnė pėr kėto situata, instruktori duhet tė pyesė nėse mosveprimi nė kėto situata ėshtė njė alternativė e vlefshme.
Dhjetė minuta nė fund tė sesionit duhet ti kushtohen vlerėsimit tė marrė nga grupi se ēka u ka pėlqyer dhe ēka jo nė lidhje me diskutimin. Nė qoftė se gjatė diskutimit janė bėrė pyetje tė tjera pėr punėn e organizatave tė veēanta, ato duhet tė shėnohen dhe mund tė formojnė bazė pėr njė detyrė tė re.
Kėshilla metotologjike:
Ky aktivitet mund tė jetė frustrues pėr pjesėmarrėsit pasi ata nuk do tė marrin asnjė pėrgjigje tė qartė. Ėshtė me rėndėsi se analiza pėrqendrohet nga prespektiva e punėtorit humanitar dhe se pjesėmarrėsit gjithmonė i referohen mbrojtjes dhe ndihėms pėr ata qė kanė nevojė si dhe parimeve tė neutralitetit dhe objektivitetit. Nėse ky diskutim ka dalė nga kėto pika, instruktori mund tė theksojė faktin se ka shumė akterė nė konfliktin e armatosur veprimet e tė cilėve i pengojnė ato tė punėtorėve humanitar.
Pas diskutimit, disa pjesėmarrės do tė pyeten qė tė veprojnė nė kėto situata:
Njė punėtorė humanitar po qėndron nė dyert e njė kampi tė refugjatėve. Ai ėshtė pėrballur me njė familje qė do tė hyjė nė kamp, frikohet nga armiqet brenda kampit. I ati kėrkon qė ta mbajė revolen e tij pėr ti mbrojtur gruan e sėmurė dhe foshnjen e tij. Familja po ashtu tmerrohet nė qoftė se ndahet.
Pasi ta luajnė skenarin, pjesėmarrėsit duhet tė diskutojnė parimet tė cilat punėtori humanitar duhet ti marrė parasysh, dhe nėse disa parime bien nė kundėrshtim me tė tjerat nė kėtė situatė.
PJESA IV: VAZHDIMI
A pėrballen aktivistėt pėr tė drejtat e njeriut me dilemėn etike gjatė kryerjes sė punės?
BURIMI
HULUMTIMI I TĖ DREJTĖS HUMANITARE, MODULET EDUKATIVE PĖR TĖ RINJ, KNKK 2002, FQ.359.
BIBLIOGRAFIA
Antonie Bouvier. 2000. E Drejta Ndėrkombėtare Humanitare dhe e Drejta e Konflikteve tė Armatosura, Lėndė e Mėsimit nga Distanca e Disenjuar pėr Institutin pėr Trajnim dhe Hulumtim tė Kombeve tė Bashkuara, UNITAR POCI.
Gjej KNKK, KNKK Maj 2002
Nė dispozicion nė:
http://www.icrc.org/web/eng/siteeng0.nsf/iėpList2/About_the_ICRC:Discover_the_ICRC.
Dunant Henry. 1986. Kujtimi i Solferinos. KNKK.
KNKK.2001.Tė drejta e njeriut dhe
KNKK, E drejta ndėrkombėtare humanitare, KNKK korrik
2001.
KNKK.2002. Njohja e tė Drejtės Humanitare. Modulet e edukimit pėr tė rinj. KNKK.
KNKK.2002. E drejta Ndėrkombėtare Humanitare: Pėrgjigjet pėr pyetjet tuaja. ICRC.
Komiteti Ndėrkombėtar i Kryqit tė Kuq:
INFORMATAT PLOTĖSUESE
Action contra la Faim (ACF): http://www.av\ct-fr.org
CARE International: http://www.care.org
Caritas Internationalists: http://www.caritas.org
Konferenca e OJQ-ve nė Marrėdhėniet Konsultative me Kombet e Bashkuara (CONGO): http://www.ids.ac.uk/eldis/data/d021/e02162.html
Komiteti pėr Urgjencė tė Sėmundjeve (KUS):
Zyrja Humanitare e Bashkėsisė Evropiane (ZHBE):
http:europa.eu.int/comm/echo/index_en.htm.
Dieter Fleck. 1999. Doracaku pėr tė drejtėn humanitare nė
konflikte e armatosura.
Handicap International:
http://www.handicap-international.org
InterAction: http://www.interaction.org
Kėshilli Ndėrkombėtar i Agjencioneve Vullnetare (KNAV):
Banka Zhvillimore NdėraAmerikane (BZhN):
Inicativa Hulumtuese e tė Drejtės Ndėrkombėtare Humanitare:
www.//www.ilhresearch.org/portal/ihli/portalhome.php
International Save dhe Children:
http://www.savethechildren.net
Komiteti i Ndėrlidhjes se Zhvillimit tė OJQ-ve tė Bashkimit Evropian:
http://www.ids.ac.uk/eldis/data/d021/e02162.html.
Hilarie Mac Coubrey. 1990. E Drejta Ndėrkombėtare Humanitare. Rregullat
e konflikteve tė armatosura.
Mjekėt
e Botės / Medecins Du Mond:
Medecins
sans Frontieres (MSF) / Mjekėt Pa Kufij (MPK):
Forumi i mijėvjeēarit tė OJQ-ve:
http://www.millenniumforum.org
Organizata e Unitetit Afrikan (OAU):
http://www.africa-union.org/fr/home.asp
Organizata e Shteteve Amerikane (OshA):
OXFAM: http://www.oxfam.org
Renae Provost. 2002. Tė drejtat e nderkombėtare tė njeriut dhe e
drejta humanitare.
Save dhe Children UK:
http://www.savethechildren.org.uk
The Food and Agriculture Organization (FAO) Organizata e Ushqimit dhe e Bujqėsisė (OUB)
Zyra e Komisionerit tė Lartė pėr Refugjatė e Kombeve tė Bashkuara (UNHCR):
Departamenti i Misioneve Paqeruajtėse tė Kombeve tė Bashkuara (DMPKB / UNDPKO):
http://www.un.org/depts/dpko/dpko/home.shtml
Komisoneri i Lartė pėr tė Drejtat e Njeriut i Kombeve tė Bashkuara (KLDNKB / UNHCHR): http://www.unchr.ch
Zyra e Koordinatorit pėr Ēėshtje Humanitare tė Kombeve tė Bashkuara (ZKKBQH):
http://www.reliefweb.int/ocha_ol
Programi Botėror i Ushqimit (PBU): http://www.wfp.org
Oragnizata Vullnetare pėr Kooperim nė Kriza (OVKK): http://www.ngovoice.org
World Vision International: http://www.wvi.org